spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
21:56
Home Blog Page 215

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi ynë do të karakterizohet sot nga mot kryesisht i vranët me mundësi për reshje të dobëta shiu në disa rajone.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 16°C, varësisht nga zona gjeografike.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, duke ndikuar në një ndjesi të freskët të motit gjatë ditës.

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku i ndodhur mëngjesin e sotëm mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur akisdent trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, njoftoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin e Prizrenit, Bajram Krasniqi.

PDK forca e tretë, por Gani Hajdari i pari në vota – qytetarët e Gjakovës shpërblejnë punën e tij!

Në zgjedhjet e fundit lokale në Gjakovë, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gani Hajdari, ka dalë si më i votuari nga të gjithë kandidatët e partive politike në qytet, duke shënuar një rezultat të jashtëzakonshëm me rreth 900 vota personale, sipas rezultateve të deritanishme.

Ky sukses vjen pavarësisht se PDK është renditur si forca e tretë politike në nivel të përgjithshëm në Gjakovë, ndërsa votat masive për Hajdarin tregojnë për një mbështetje të gjerë qytetare në të gjithë territorin e komunës.

Gani Hajdari ka drejtuar me sukses Drejtorinë për Bujqësi në Komunën e Gjakovës, ku, sipas burimeve lokale, është dalluar për përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe qeverisje me duar të pastra. Pikërisht kjo mënyrë e punës, thuhet se ka ndikuar që qytetarët t’i japin një besim të veçantë dhe votë shpërblyese në këto zgjedhje.

Analistët lokalë e cilësojnë këtë rezultat si një sinjal të fortë për ndryshim në raportin mes individit dhe partisë politike, duke treguar se kredibiliteti personal dhe puna konkrete në terren po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në zgjedhjet lokale.

Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në ditët në vijim, por tashmë është e qartë se Gani Hajdari ka dalë fitues moral dhe politik i garës në Gjakovë.

“Oficeri fantazmë” i Illinois-it: jetoi ilegalisht për një dekadë, tani e zbuloi DHS!

0

Sipas një deklarate nga fshati (komuna), Bojoviç paraqiti një leje pune të vlefshme të lëshuar nga Shërbimi i Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së në momentin e punësimit të tij; u krye një kontroll i plotë i biografisë dhe komuna konfirmoi se statusi i tij i imigracionit i lejon atij të mbajë armë zjarri gjatë detyrës.

“Në thelb, të gjitha informacionet që morëm nga qeveria federale tregonin se oficeri Bojoviç është i autorizuar ligjërisht të punojë në Shtetet e Bashkuara si oficer policie. Qartazi, pa këtë autorizim, komuna nuk do ta kishte punësuar atë,” thuhej në deklaratë.

“Për më tepër, komuna nuk ka marrë asnjë njoftim nga ndonjë agjenci federale apo shtetërore që statusi i tij i autorizimit të punës është revokuar ndonjëherë,” shtohej në deklaratë.

Bojoviç është pezulluar nga detyra administrative gjatë procesit të imigracionit dhe do të rikthehet në detyrë të plotë nëse i lejohet të qëndrojë në SHBA, njoftoi komuna.

Sipas regjistrave online të të ndaluarve të ICE-it, Bojoviç ndodhet aktualisht në paraburgim, por nuk specifikohet vendndodhja e tij. Nuk dihet kur apo ku është arrestuar.

Sipas dokumenteve komunale, Bojoviç u pranua në Fondin e Pensionit të Policisë së Hanover Park në janar, me një pagë fillestare prej gati 79,000 dollarësh.

Ai u diplomua nga Akademia e Zbatimit të Ligjit Suburban në muajin gusht, sipas një postimi në rrjetet sociale nga Departamenti i Policisë së Hanover Park.

Një ceremoni betimi për Bojoviç ishte planifikuar të zhvillohej gjatë mbledhjes së bordit të Hanover Park të enjten në mbrëmje, sipas rendit të ditës. Presidenti i Komunës, Rodney Craig, e trajtoi çështjen e arrestimit të oficerit në fillim të mbledhjes, duke thënë se është “me interes për shumë njerëz në komunitetin tonë” dhe vjen në një kohë me rritje të aktivitetit të zbatimit të ligjit të imigracionit në rajon.

Craig tha se kishte “besim të plotë” se punësimi i Bojoviç ishte i përshtatshëm.

“Para së gjithash, komuna dhe departamenti i policisë kryen një proces të plotë verifikimi dhe kujdesi gjatë këtij punësimi, ashtu siç bëhet me çdo oficer policie,” tha ai.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, reagoi në rrjetet sociale për arrestimin, duke thënë:

“Politikanët radikalë të strehave të sigurta kanë lejuar që të huajt e paligjshëm kriminalë të depërtojnë në distriktet tona shkollore, komunitetet dhe madje edhe në departamentet e policisë. Presidenti Trump dhe unë do të vazhdojmë të vendosim sigurinë e amerikanëve në REND TË PARË.”

Protesta në Tiranë, Haliti: Po i afrohet fundit gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka mbështetur fuqishëm protestën e ditës së nesërme në Tiranë të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Haliti, në Debat Plus në RTV Dukagjini, u shpreh se nuk duhet të harrojmë që ka pasur shumë njerëz që kanë ardh nga Shqipëria për të mbështetur Kosovën në luftë.

“Ka pas më shumë më shumë njerëz që kanë ardh me luftu në Kosovë nëpërmjet Tiranës dhe janë përgatit për me ardh në Kosovë me ardh me luftu, ka pas nga Tirana që janë përgatit atje dhe kanë ardh me luftu në Kosovë në kohën më të përshtatme që është dashtë me ardh. Protestën në Tiranë e shoh si protestë e një vendi demokratike që OVL e UÇK-së Shqipëri-Kosovë kanë organizuar bashkërisht diçka të tillë për t’ju dhënë mesazh qytetarëve për rëndësinë që ka kjo protestë dhe që nëpërmjet kësaj proteste mesazh mund të marrin edhe Hashimi, Kadria, Rexhepi, Jakupi në Sheveningen të Holandës ashtu edhe sic mund ta marrë ketë mesazh gjykata që është duke i gjykuar”, tha Haliti.

Haliti, mes tjerash, u shpreh se është i bindur që fundi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së është afër.

“Pres mobilizim të madh që ky mesazh të dëgjohet dhe besoj që fundi po i vjen këtij procesi dhe jam disi i bindur që do të dalin të pafajshëm nga burgu”, u shpreh Haliti.

Ali Ahmeti paralajmëron revoltë mbareshqiptare nëse Haga dënon ish-krerët e UÇK-së

0

Lideri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar Gjykatën Speciale në rast dënimi të ish-krerëve të UÇK-së.

Në një intervistë në Frontal, Ahmeti ka thënë se askush nuk mund ta kontrollojë revoltën shqiptare nëse Specialja në Hagë dënon Thaçin dhe të tjerët.

“Është mëse e vërtetë që askush nuk mund të jap garanca që njerëzit e pakënaqur, njerëz që kanë qenë në vijat e frontit bashkë me ta, që kanë ndarë të keqën dhe të mirën bashkë. Këtë garancë askush nuk mund ta jap. Nuk mund ta jap as unë – se mund të ketë grupe të tilla që mund të grumbullohen për ta shprehur revoltën e tyre sepse nuk është revoltë që dikush mund ta kontrollojë”, ka thënë lideri i BDI-së.

Ai ka thënë se vet akuza që i bëhet UÇK-së, është fyrje për kombin shqiptarë. “Sepse ta akuzosh UÇK-në se është ndërmarrje e përbashkët kriminale është një fyerje jo për ushtrinë, por për kombin në tërësi jo vetëm për Kosovën por për tërë kombin shqiptar”, ka thënë Ahmeti.

Njësiti i FSK-së shkeli sot Veriun, KFOR-i jep detajet

0

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është deklaruar pasi njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë parë në veri të vendit, duke sqaruar se bëhet fjalë për një devijim të gabuar dhe të përkohshëm nga itinerari i planifikuar.

KFOR tha se pranon deklaratat e Policisë së Kosovës dhe të FSK-së, sipas të cilave njësia përkatëse e FSK-së kishte dalë nga rruga e saj “gabimisht për disa minuta” dhe më pas ishte kthyer menjëherë në itinerarin origjinal, në jug të Kosovës.

“KFOR mirëpret respektimin e vazhdueshëm nga FSK-ja të marrëveshjes së gjatë që ndalon dislokimin e personelit të FSK-së në veriun e Kosovës pa njoftim paraprak dhe pa miratimin e Komandantit të KFOR-it,” thuhet në përgjigjen e dhënë për Express.

Sipas misionit të NATO-s, kjo çështje është diskutuar edhe gjatë një bisede telefonike sot ndërmjet Komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash dhe Komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari ku ky i fundit ka përsëritur se devijimi ishte i pavullnetshëm dhe i përkohshëm.

KFOR theksoi se mbetet i pozicionuar në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun, dhe është i gatshëm të reagojë ndaj çdo zhvillimi të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij nga Kombet e Bashkuara për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në vend.

Fatmir Mediu: Do jem në protestën për UÇK-në në Tiranë

0

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën mbarëkombëtare që do të zhvillohet të premten në Tiranë, në orën 17:00, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Përmes një deklarate për mediat, Mediu u shpreh se do të marrë pjesë si qytetar dhe jo si përfaqësues partie, duke theksuar se mbështetja për UÇK-në është mbi çdo llogari politike.

“Nuk të pyes ty Taulant, dhe s’pres ftesë nga ty. Unë do të jem aty ku është Kosova. Do të jem në protestë si qytetar”, tha Mediu sot, pas thirrjes së socialistit Taulant Balla në Kuvend.

Deklarata e Mediut vjen asi Partia Demokratike njoftoi se nuk do të marrë pjesë në protestë, për shkak të paralajmërimit se i pranishëm do të ishte edhe kryeministri Edi Rama.

67 vjet pjesë e UNESCO-s, Shqipëria përkujton përvjetorin e anëtarësimit

0

Më 16 tetor 1958 Shqipëria u bë pjesë e organizatës së UNESCO-s.

Me 193 vende anëtare, UNESCO merr në mbrojtje pasuri botërore të paçmueshme të cilat janë dëshmi e jetës njerëzore në rrjedhën e shekujve.

Në listën e trashëgimisë botërore të kësaj organizate bëjnë pjesë tetë pasuri shqiptare, materiale e shpirtërore, që në ansambël përfaqësojnë tharmin e kulturës dhe të natyrës vendase.

Në mesin e pasurive materiale shqiptare të regjistruara në kujtesën e botës bën pjesë Butrinti, për peizazhin e larmishëm dhe artefaktet e kulturës greko-romake; për hir të vlerave arkitekturore, qyteti i një mbi një dritareve, Berati; qyteti i gurtë, Gjirokastra.

Ato janë qendra historike të trashëgimisë së përbotshme të UNESCO-s, ku figurojnë gjithashtu liqeni i Ohrit si më i thelli në Ballkan, si dhe lumi i Gashit dhe Rrajca me pyjet e hershme të ahut.

Ndërsa në listën e trashëgimisë jomateriale botërore janë përfshirë: isopolifonia shqiptare, xhubleta dhe Kodiku i Purpurt i Beratit, me ungjijtë Beratinus 1 dhe 2 që strehohen dhe ruhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Osmani dhe Tërnava bisedojnë për kontributin e BIK-ut në fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Presidenca thotë se, Osmani me kryemyftiun Tërnava diskutoi për angazhimin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojën për vazhdimin e kultivimit të saj.

Mund të jetë një imazh i Zyra Ovale dhe teksti

“Presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e harmonisë ndërfetare, e cila përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë kosovare dhe një model i dallueshëm në rajon. Ajo theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare është thelbësor për një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Republikës së Kosovës.