spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
17:17
Home Blog Page 2152

Trump mund të jetë sikletosur nga kandidati të cilin e ka mbështetur për…

0

Të dhënat e reja zbulojnë lidhje më të ngushta të Robinson me faqet pornografike dhe ato të takimeve


Storm/SHBA: Donald Trump, i cili e ka mbështetur publikisht Mark Robinsonin për Guvernator, ka qëndruar i heshtur për problemet që po përballon nënkryetari i guvernatorit të Karolinës së Veriut.

Liderët kryesorë republikanë në Karolinën e Veriut kanë kërkuar që Robinson të ofrojë prova që ai nuk qëndron pas postimeve komprometuese në një faqe pornografike. Megjithatë, informacione të reja vazhdojnë të tregojnë për përfshirjen e tij në aktivitete online seksuale, të cilat ai vazhdon t’i mohoj.

Sipas të dhënave të shqyrtuara nga mediat amerikane, personi që përdorte llogarinë “Nude Africa“, që thuhet se i përkiste Robinsonit, ka aksesuar faqen pornografike nga një vendndodhje pranë shtëpisë së tij. Adresa e emailit të Robinsonit është gjithashtu e regjistruar në disa faqe takimesh, të cilat nuk ishin raportuar më parë, sipas po këtyre mediave.

Robinson ka mohuar raportet që e lidhin me përmbajtje P’grafike dhe të dhëna nga e kaluara, duke përfshirë edhe një raport të CNN ku ai përshkruhet si “NAZI i zi” dhe pretendimet për shikimin e pornografisë transgjinore. Ai gjithashtu mohon akuzat e mediave që ai kishte një llogari në faqen Ashley Madison, që është e njohur për personat e martuar që kërkojnë aventura.

Sipas një rishikimi të ri nga mediat amerikane, të dhënat e llogarive të lidhura me emailin e Robinson tregojnë që adresa IP-ve e lidhur me llogarinë e tij “Nude Africa” ndodhet në rajonin Piedmont Triad, afër vendbanimit të tij. Të dhëna të ngjashme tregojnë që adresa e tij e emailit është regjistruar në disa faqe të tjera takimesh si “Adult Friend Finder” dhe “Mate 1“, por nuk ka prova që ai ka qenë aktiv së fundmi në këto faqe.

Robinson vazhdon të mohojë postimet, duke u shprehur për CNN se ato nuk ishin të tijat, pavarësisht provave që e lidhin me këto llogari.

Një zëdhënës i fushatës së Robinsonit nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këto akuza. Ndërkohë, disa nga këshilltarët kryesorë të fushatës së tij kanë dhënë dorëheqje, duke e lënë pa ekipin e tij më të afërt në një moment të rëndësishëm për karrierën e tij politike.

Gjithashtu, Robinson është përballur me kërkesa nga figura të njohura republikane, si senatorët Thom Tillis dhe Ted Budd, për të ofruar prova të mashtrimit mediatik, në vend që të vazhdojë të mohojë akuzat pa veprime konkrete.

Edhe pse ai nuk ka ngritur padi për këto akuza, Robinson ka përmendur mundësinë e marrjes së masave ligjore kundër CNN për raportet e tyre.

Bienalja e Kurtit me 3 pulla të shpërthekura dhe me ‘Shizitë’ e xhinseve!

0

Kurti shpalos elegancën e Tij në bienale: 3 pulla të shpërthekura dhe ‘Shizitë’ e tij të xhinseve!


Storm/Funny: Në një vizitë të fundit në Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venecias, Kryeministri Albin Kurti vendosi të sjellë një frymë të re të modës. Me tri pulla të kemishës të zbërthyera, ai u prezantua si një përfaqësues i politikës që ndoshta, bashkë me mesazhet e tij për përparim dhe progres, pëlqen të lëshohet paksa më lirshëm. “xhinset shizi” të Kurtit, një kombinim i stilit të rastësishëm apo edhe si mesazh politik, na lënë të mendojmë: ndoshta ky është “simboli i ri i qeverisjes së çliruar”?

Nëse arti është interpretim, me siguri dhe ky stil shprehja e një lideri që mendon jashtë kornizave të zakonshme, duke provuar diçka të freskët, qoftë në pavijonin e artit, qoftë në modë. Ndërsa të tjerët ishin të zhytur në artin “Heshtjet Kumbuese”, Kurti na jep dhe një leksion të ri: arti është edhe në detajet e kemishës së hapur! Si inxhinjer i elektros i shkon apo jo?

Vonë, por duhet dhënë lajmin e takimit të Kurtit me Von-en e Komisionit Evropian – Pjesa tjetër agjendë elektorale

0

Kryeministri Kurti në Venecia: Diplomimi i studentëve të EMA dhe takimi me diasporën


Storm/Italy: Pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi për në Venecia, ku pati një axhendë të ngjeshur me aktivitete (që më shumë i ngjajnë para-elektorale).

Kurti zhvilloi një takim me diasporën shqiptare, ku diskutoi për progresin e qeverisë gjatë tre viteve e gjysmë të fundit, duke vlerësuar kontributin e madh të mërgatës në zhvillimin e vendit. Ai theksoi rëndësinë e projekteve të përbashkëta si “Shkolla për Diplomaci të Diasporës” dhe “Dritare për Investime të Diasporës” , që kanë një impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe politike të Kosovës – (që nuk ka të dhëna të konfirmuara, për ndikimin e tyre, as në investime nëse kanë ndodhur, e as për shkollim).

Gjithashtu, Kryeministri vizitoi “Pavijonin e Kosovës” në Bienalen e Artit të Venecias, i cili këtë vit u vlerësua me “Mirënjohje të Veçantë” për instalacionin artistik të Doruntinë Kastratit, duke nxjerrë në pah vlerat artistike dhe kulturore të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Kurti shprehu krenarinë e tij për këtë sukses dhe i ftoi të gjithë vizitorët të përjetojnë këtë pjesë të rëndësishme të jetës artistike në Venecia.

Vizita (elekotrale) përmbyllëse e Kryeministrit në Venecia ishte në “ceremoninë e diplomimit të studentëve të Programit Evropian të Masterit në të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizimin (EMA)”, ku ai mbajti një fjalim, duke vënë theksin në rëndësinë historike të përvjetorit të 75-të të miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Ai përmendi edhe lidhjet e fuqishme që programi EMA ka pasur me Kosovën, duke theksuar se për 20 vite me radhë studentët kanë vizituar vendin tonë për të mësuar mbi përpjekjet dhe arritjet e Kosovës që nga çlirimi.

Vuçiq dekoratori…

0

Storm/OKB: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se do të dekorojë përfaqësuesit e vendeve që mbështetën Serbinë duke votuar kundër një rezolute të Kombeve të Bashkuara që përkujton gjenocidin në Srebrenicë. Kjo rezolutë, e miratuar më herët këtë vit, shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, një tragjedi e njohur si vrasja e mbi 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë nga forcat serbe të Bosnjës në vitin 1995.

Deklarata e Vuçiqit erdhi si përgjigje ndaj kritikave ndërkombëtare, ndërsa ai mbrojti qëndrimin e Serbisë duke e cilësuar atë si çështje të “politikës së brendshme.” Ai theksoi se ata që “mbrojtën ligjin ndërkombëtar” dhe “mbrojtën Serbinë” meritojnë të nderohen. Vendet që pritet të nderohen përfshijnë Rusinë, Kinën dhe vende të tjera si Nikaragua dhe Kongo, të cilat votuan kundër ose abstenuan gjatë votimit në OKB.

Ky vendim ka tërhequr vëmendje të madhe, sidomos duke marrë parasysh ndjeshmërinë e çështjes së gjenocidit në Srebrenicë në rajon dhe në aspektin ndërkombëtar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e njohu masakrën si gjenocid në vitin 2007, një pikë që Serbia shpesh ka hezituar ta pranojë plotësisht. Veprimi i Vuçiqit për të dekoruar këto vende mund të përkeqësojë marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe organizatat e të drejtave të njeriut që kërkojnë njohjen dhe dënimin e gjenocidit të kryer nga Serbia në vitet e ’90-ta.

Izraeli do t’i intensifikoj sulmet në Liban, paralajmëron ministri i mbrojtjes

0

Storm/Izrael: Izraeli po përshkallëzon sulmet e tij në Liban, deklaroi të hënën ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, teksa ushtria izraelite kreu një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave të Hezbollah-ut. “Ne po intensifikojmë sulmet tona në Liban; kjo seri veprimesh do të vazhdojë derisa të arrijmë qëllimet tona, duke rikthyer banorët e veriut në shtëpitë e tyre të sigurt,” tha Gallant, sipas burimeve lokale.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se të hënën kanë vendosur dhjetëra avionë luftarakë dhe kanë goditur 150 objektiva në Liban. Kjo raund i ri sulmesh erdhi disa orë pasi Hezbollah-u, një grup militant dhe parti politike e mbështetur nga Irani me bazë në Liban, hodhi dhjetëra raketa drejt një baze ushtarake izraelite në veri të vendit.

Përplasjet ndërmjet Izraelit dhe Hezbollah-ut janë bërë thuajse të përditshme që nga sulmi i 7 tetorit nga grupi militant palestinez Hamas në Izrael, por konflikti u përshkallëzua javën e kaluar kur pajisjet e komunikimit të Hezbollah-ut u hodhën në erë në mënyrë të telekomanduar, duke shkaktuar dhjetëra të vrarë dhe mijëra të plagosur.

Zyrtarët e Hezbollah-ut e akuzuan Izraelin për sulmin tejet të sofistikuar, por Izraeli ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për të. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po e minimizojnë publikisht përshkallëzimin e tensioneve, ndërsa frika për një luftë rajonale më të gjerë po rritet.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, paralajmëroi të dielën se Libani mund të kthehet në një “Gaza tjetër” nëse përkeqësohen armiqësitë ndërmjet Izraelit dhe Hezbollah-ut.

Kriza politike e Gjermanisë në prag të “Vjeshtës së Vendimeve”

0

Storm/Gjermani: Koalicioni qeverisës në Gjermani po përjeton një krizë të thellë që mund të jetë e pamundur të tejkalohet, ndërsa vendi po hyn në atë që disa e kanë quajtur “Vjeshta e Vendimeve.” Pavarësisht një fitoreje të ngushtë në zgjedhjet e Brandenburg, kancelari Olaf Scholz përballet me sfida të mëdha brenda koalicionit të tij të përbërë nga tre parti — SPD, Të Gjelbrit dhe FDP.

Pas zgjedhjeve, ku SPD fitoi kundër partisë së djathtë ekstreme AfD, të Gjelbrit dhe FDP u përballën me humbje të mëdha, duke rritur tensionet brenda koalicionit. Christian Lindner, lideri i FDP-së dhe ministri i Financave, paralajmëroi se e ardhmja e koalicionit varet nga vendimet dhe zgjidhjet që do të merren gjatë kësaj periudhe kritike nga koalicioni i të tre partive. Ai theksoi nevojën për zgjidhje të çështjeve kyçe si migracioni, rritja ekonomike dhe buxheti. Një problem madhor është edhe industria automobilistike gjermane, e cila përballet me kërcënimin e një lufte tregtare me Kinën për shkak të tarifave të BE-së për makinat elektrike të prodhuara në Kinë. Lindner paralajmëroi se një luftë tregtare do të dëmtonte ndjeshëm ekonominë e Gjermanisë, e cila është një nga prodhuesit më të mëdhnjë në industrinë automobilistike.

Ju kujtohet kur Zelensky dhe Trump patën një telefonatë dhe diskutuan për luftën në Ukrainë?

0

Storm/SHBA-Ukrainë-Rusia:Më 19 korrik, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump zhvilluan një bisedë telefonike, e cila u konsiderua e vonuar dhe e rëndësishme për të dy palët. Sipas deklaratave të të dy liderëve, biseda ishte produktive, me Trump që theksoi se synon të sjellë paqe globale dhe të përfundojë luftën në Ukrainë nëse rizgjidhet president. Ndërkohë, Zelensky theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane për Ukrainën dhe refuzoi çdo marrëveshje që do të kërkonte lëshimin e territoreve ndaj Rusisë. Kjo telefonatë erdhi në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy liderëve, duke ngritur pyetje mbi planet e Trump për t’i dhënë fund konfliktit brenda 24 orësh nëse fiton zgjedhjet e ardhshme. Më poshtë keni një “Foto-Kronikë”.

Vladimir Putin: Nga një burrë shteti i vjetër te njeriu i vetmuar në Kremlin

0

Storm/Russia: Që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, pozicioni ndërkombëtar i Vladimir Putinit ka ndryshuar ndjeshëm. Nga një udhëheqës i fuqishëm që dikur shfaqej përkrah liderëve botërorë në ngjarje të mëdha ndërkombëtare, ai është bërë gjithnjë e më i izoluar në arenën globale. Kjo analizë (përmes fotografive) shqyrton transformimin e Putinit nga një figurë me ndikim global në një udhëheqës të vetmuar, duke përballuar pasoja të rënda ekonomike dhe politike, si dhe një mbështetje gjithnjë e më të dobët nga aleatët e tij tradicionalë. Me retorikë gjithnjë e më kritike dhe mbështetje të zvogëluar nga aleatët ndërkombëtarë, pozita e Putinit si lider botëror është më e pasigurtë se kurrë më parë.


 

Putin nga distanca, ndërsa Zelensky dorë për dore me kandidatët për President të SHBA-së

0

Putin ironizon përkrahjen ndaj Harris, Zelensky në pritje të takimit me Trump javën e ardhshme

Gjermanja Von,… drejt “presidencializimit” të BE-së

0

Von der Leyen forcon kontrollin në Komisionin Evropian me strukturë të re “përqaj dhe sundo”


Storm/Bruksel: Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka projektuar ekipin e saj për mandatin e dytë për të konsoliduar pushtetin e saj në institucionet evropiane për pesë vitet e ardhshme. Duke krijuar një strukturë komplekse me mbivendosje të portofolëve të komisionerëve, ajo synon të forcojë kontrollin e saj mbi politikat e Komisionit.

Sipas një burimi nga Komisioni Evropian, ndërtimi i këtij ekipi ka qenë një proces i komplikuar, dhe ndërsa duket kaotik në letër, kjo strukturë reflekton nevojën për koordinim më të madh ndërmjet komisionerëve për çështje kyçe si klima, tregtia dhe teknologjia.

Von der Leyen ka emëruar gjashtë nënkryetarë ekzekutivë që do të udhëheqin grupe specifike komisionerësh, me Valdis Dombrovskis dhe Maroš Šefčovič që mbeten figura kyçe, edhe pse janë degraduar nga pozitat e tyre të mëparshme të nënkryetarëve. Ky zhvillim shihet nga kritikët si një përpjekje për të transformuar Komisionin në një zyrë presidenciale.

Megjithatë, ky model është pritur me skepticizëm nga diplomatët evropianë, duke u quajtur një “strategji ndarje dhe sundimi” që mund të krijojë konfuzion në Komision, por gjithashtu mund të japë hapësirë për Von der Leyen që të ketë një rol më të madh në politikat kyçe kur ajo të dëshirojë.