spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
19:48
Home Blog Page 216

Ankesa e Listës Serbe për konstituimin e Kuvendit, a do të vendosë Kushtetuesja masë të përkohshme?

0

Gjykata Kushtetuese mund të vendosë masë të përkohshme për rrjedhjen e afatit për formimin e qeverisë së re, thotë avokati Ardian Bajraktari.

Sipas tij, Kushtetuesja mund të marrë një vendim të tillë në ditët në vijim, pas ankesës së serishme të Listës Serbe për zgjedhjen e Nenad Rashiq nënkryetar i Kuvendit. Bajraktari deklaron se ankesa e Listës Serbe është brenda afatit kushtetues dhe se procedura e zgjedhjes së Rashiq është e kontestueshme.

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar për KosovaPress të enjten se kanë pranuar ankesën e Listës Serbe. Deputetët e Listës Serbe po pretendojnë se me zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar nga komuniteti serb janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit, dhe një aktgjykim i mëparshëm i Kushtetueses.

Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar. Zgjedhja e tij u bë pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe, ndonëse u hodhën nga tri herë në votim, nuk morën votat e nevojshme.

Një ditë pas zgjedhjes së Rashiq, presidentja Vjosa Osmani, ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për formimin e qeverisë së re.

Avokati Bajraktari thotë se pret që Kushtetuesja të vendosë masë të përkohshme, pasi, siç shton ai, ekzistojnë rrethanat për një gjë të tillë, nëse i referohen arsyetimit të vendimit të këtij institucioni për masë të përkohshme në muajin shtator.

Sipas tij, një veprim i tillë do të bënte që të ndalohet rrjedha e afatit sa i përket çështjes së mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Gjykata Kushtetuese kishte trajtuar ankesën e dorëzuar më herët nga Lista Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kreu i Kuvendit Dimal Basha e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Avokati Bajraktari deklaron se zgjedhja e Rashiq si nënkryetar i Kuvendit është e kontestueshme, derisa ai nuk ka qenë propozim i shumicës së deputetëve që i përkasin komunitetit serb.

Sipas tij, deputetët e Listës Serbe iu kanë drejtuar Kushtetueses brenda afatit kushtetues, derisa i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që ta trajtojë këtë rast në afatin më të afërt optimal.

Në aktgjykimin e tretë, Gjykata Kushtetuese kishte theksuar se Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe dymbëdhjetë ditë kohë për konstituimin e Kuvendit, nga tridhjetë ditshi i paraparë më herët.

Sipas avokatit Bajraktari, nëse Kushtetuesja sërish e konsideron Kuvendin të pa konstituuar, deputetëve do t’u mbeten edhe dhjetë ditë kohë, pasi seanca e 10 tetorit ishte thirrur dy ditë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Kushtetueses.

Kosova nuk ka formuar qeverinë e re edhe mbi tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Ndërkaq, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës kishte nisur më 15 prill, derisa u konstatua nga kryetari i zgjedhur Dimal Basha, i përmbyllur më 10 tetor.

Hasani: Në politikë ka moral, PDK ka gabuar me Lladrovcin

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të partisë, Memli Krasniqi, i cili kishte thënë se Ramiz Lladrovci ka fituar zgjedhjet në Drenas me votat e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Hasani ka mohuar kategorikisht këtë pretendim, duke thënë se fitorja e Lladrovcit është meritë e qytetarëve të Drenasit dhe e elektoratit tradicional të PDK-së.

“Partia Demokratike ka bërë gabimin fillimisht që nuk e kandidoi Ramiz Lladrovcin për kryetar, pavarësisht rrethanave politike. Lladrovci ka shfrytëzuar të drejtën për ta gjetur elektoratin e PDK-së dhe për ta formuar iniciativën, e cila është pjesë e strukturës së PDK-së. Prandaj, fitorja e tij tregon suksesin e jashtëzakonshëm të qytetarëve të Drenasit në mbrojtje të vlerave të tyre”, deklaroi Hasani në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Ai theksoi se “Ramiz Lladrovcin nuk e ka votuar asnjë anëtar i VV-së, sepse ata do ta votonin vetëm nëse do të kishte balotazh. Përkundrazi, të gjithë qytetarët e Drenasit e kanë mbështetur atë kundër Memli Krasniqit dhe strukturave aktuale të PDK-së”.

Sipas Hasanit, kjo fitore tregon se kryesia aktuale e partisë “nuk është më legjitime” dhe se duhet të ndryshojë qasjen politike.

“Kryesia duhet t’i ulë tensionet, të zbutet në politika dhe të reagojë me maturi, jo të fajësojë të tjerët duke thënë se VV-ja e ka votuar Ramiz Lladrovcin”, shtoi ai.

Në fund, Hasani u bashkua me qëndrimin e vetë Ramiz Lladrovcit, duke kërkuar dorëheqjen e Memli Krasniqit dhe drejtuesve të tjerë të PDK-së në Drenicë.

“Në politikë ka moral. Nëse Memli dhe të tjerët kanë moral, bashkë me deputetët në Drenicë që i ka mundur Ramizi, duhet të japin dorëheqje. S’kanë më fytyrë të qëndrojnë aty”, tha Hasani.

Lufta në Ukrainë: Rusia kundër raketave amerikane, BE prezanton planin e mbrojtjes

0

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka kundërshtuar furnizimin e mundshëm të Ukrainës me raketat Tomahawk nga SHBA.

“Ne nuk kemi kërkuar një takim për të bindur administratën amerikane se ky do të ishte një veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ne besojmë se ata janë njerëz të zgjuar dhe me përvojë, të cilët janë plotësisht të vetëdijshëm se kjo do ta çonte situatën në një nivel krejtësisht të ri. Të gjithë ekspertët bien dakord se vetëm personeli i vendit prodhues mund t’i drejtojë këto raketa. Përveçse do ta shndërronte luftën e Bidenit në luftën e Trumpit, kjo do të thoshte një përkeqësim jashtëzakonisht të rrezikshëm të marrëdhënieve Rusi-SHBA. Nuk kam dyshim se ata janë të vetëdijshëm për këtë”, tha Lavrov gjatë një interviste të gjatë në gazetën ruse Kommersant.

Lavrov gjithashtu u përpoq ta përshkruante ndryshimin e fundit në qasjen e Uashingtonit ndaj luftës – dhe presionin që po ushtronte tani mbi Moskën – si rezultat i presionit nga Evropa.

“Le të shohim se si do të ecin gjërat në Uashington – dhe si do të reagojë administrata ndaj joshjes së paturpshme, ultimatumeve pothuajse të paturpshme, që Volodymyr Zelenskyy dhe disa evropianë po i lëshojnë publikisht Donald Trump dhe ekipit të tij”, tha ai.

Nga ana tjetwr, Komisioni Evropian ka përshkruar sot katër projekte kryesore të mbrojtjes evropiane – duke përfshirë një sistem kundër dronëve dhe një plan për të fortifikuar kufirin lindor – si pjesë e një përpjekjeje për ta përgatitur kontinentin për t’u mbrojtur deri në vitin 2030.

Propozimet, pjesë e një “udhërrëfyesi” për politikën e mbrojtjes, pasqyrojnë frikën e nxitur nga lufta në Ukrainë se Rusia mund të sulmojë një anëtar të BE-së në vitet e ardhshme, si dhe thirrjet e Donald Trump që Evropa të bëjë më shumë për sigurinë e saj.

Komisioni tha se dy “projektet kryesore” ishin veçanërisht urgjente – Iniciativa Evropiane e Mbrojtjes nga Dronët, e njohur më parë si “mur nga dronë”, dhe Eastern Flank Watch, e cila synon të “fortifikojë kufijtë lindorë të BE-së” në tokë, ajër dhe det”.

Gjithashtu propozoi një Mburojë Ajrore Evropiane për t’u mbrojtur nga raketat dhe kërcënimet e tjera ajrore, si dhe një Mburojë Hapësinore Evropiane për të mbrojtur asetet dhe shërbimet hapësinore evropiane.

Gjatë ditës, kreu i inteligjencës britanike, MI5 tha se një sërë komplotesh armiqësore të orkestruara nga Rusia janë penguar nga shërbimet e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Sir Ken McCallum përdori një fjalim vjetor në selinë e MI5 në Londër për të thënë se përpjekjet e shteteve – kryesisht Kina, Rusia dhe Irani – për të kryer operacione që përfshijnë dhunë, sabotim, zjarrvënie ose mbikëqyrje po zbulohen “rutinisht”.

Ai tha gjithashtu se Rusia po kurdiste një “rrjedhë të vazhdueshme” komplotesh mbikëqyrjeje me “qëllim armiqësor”.

Jennifer Lopez flet për ish-at: Ata nuk ishin të aftë …

0

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez, ka folur për marrëdhëniet e saj dhe nëse ka qenë ndonjëherë vërtetë e dashuruar.

Gjatë promovimit të projektit “Kiss of the Spider woman”, në “The Howard Stern Show”, foli për dashurinë dhe marrëdhëniet, duke treguar se nuk kishte qënë asnjëherë e dashuruar në të vërtetë sepse sipas saj, ish-partnerët nuk kishin qenë të aftë.

“Ajo që mësova nuk ishte se nuk më donin por ishte se ata nuk ishin të aftë. Më dhanë gjithçka, çdo herë. Të gjitha unazat, të gjitha gjërat që mund të dëshiroja ndonjëherë. Shtëpi, unaza, martesë e të gjitha këto, por një pjesë e problemit ishte se nuk e doja veten në atë kohë”, pranoi ajo.

 

Lopez është martuar dhe divorcuar katër herë, së fundmi me Ben Affleck dhe ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Marc Anthony.

“Kur u divorcova herën e fundit, ishte gjëja më e mirë që më ndodhi ndonjëherë, sepse më bëri të kthehesha në një faqe të re. Dua të them, kisha një trajner fitnesi, kisha një terapist martese, kisha një terapist individual. Kisha gjithçka. Mendova, do ta zgjidh këtë, edhe nëse më vret’“, tha Lopez.

Ajo thotë se tani ka shumë më tepër vetëbesim dhe është më e vetëdijshme për situatat që i kanë ndodhur.

Lopez mbërriti në premierën e “Kiss of the Spider Woman” në New York e shoqëruar nga ish-partneri i saj Ben Affleck, i cili është edhe producenti i këtij projekti.Megjithatë, një burim pranë këngëtares zbuloi se nuk ka më asnjë lidhje romantike mes tyre.

Skadimi i kontratës, Foda flet për të ardhmen

0

Pas një ecurie mbresëlënëse në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka shprehur dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Kosovës edhe përtej afatit aktual të kontratës.

Ish-trajneri i FC Zurich, i cili drejton “Dardanët” që prej vitit 2023, ndjehet shumë mirë në ambientin e ri dhe vlerëson lart profesionalizmin brenda federatës dhe grupit të lojtarëve.

“Po, është e vërtetë që jemi në bisedime. Si trajneri, ashtu edhe federata duhet të jenë të kënaqura me gjithçka – nga mjedisi deri te profesionalizmi. Prandaj, është shumë e mundur që unë të qëndroj më gjatë në Kosovë”, ka deklaruar Foda për mediumin “4-4-2”.

Kontrata e 59-vjeçarit gjerman skadon në korrik të vitit 2026, por rezultatet e fundit kanë shtuar besimin dhe entuziazmin rreth ekipit kombëtar.

Pas fitores së rëndësishme në fushën e Suedisë, Kosova ruan gjallë shpresat për një kualifikim historik në Botërorin e ardhshëm.

Në rast se nuk sigurohet kualifikimi direkt në nëntor, Foda dhe skuadra e tij do të kenë një tjetër mundësi në fazën “play-off”, që do të zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm.

Haradinaj i kërkoi ambasadorit të Gjermanisë mbështetjen për të qenë pjesë NATO-s dhe BE-së

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Ai ka thënë se ka kërkuar mbështetjen e tij dhe të Gjermanisë për të qenë pjesë e NATO’s dhe BE’së.

“Duke e uruar për detyrën e re, Ambasadorin Rudolph e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Gjermania për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës. Njëherësh, vlerësova rolin jetik të Gjermanisë në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Gjermanisë në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar Haradinaj.

Ngritet aktakuzë ndaj tre personave për fajde dhe detyrim

0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve, P.T, A.G dhe M.A, për veprat penale “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri P.T. dhe A.G. akuzohen se gjatë viteve 2022-2023, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë detyurar viktimën B.P, që të ndërmarrë veprime në dëm të pasurisë së tij.

Në aktakuzë, thuhet se P.T., e kishte autorizuar viktimën për shitjen e një lokali në pronësi të tij, duke e mashtruar se i ishte bllokuar llogaria bankare.

Viktima kishte lidhur kontratë për shtijen e lokalit me A.G., në vlerë prej 150 mijë eurosh. A.G., me arsyetimin se nuk është realizuar kontrata, përmes kanosjes e ka detyruar viktimën të paguajë shuma të mëdha parash.

Ndërsa, M.A., e kishte detyruar B.P të paguaj tri herë më shumë sesa shumën e borxhit, të cilin viktima ishte detyruar ta merrte për shkak të gjendjes së rënduar financiare.

Viktima është dëmtuar në shumën mbi 100.000 mijë euro.

Komandanti i FSK-së, Jashari: Do të marrim masa ndaj ekipit që hyri gabimisht në Veri

0

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka deklaruar se kanë kontaktuar me ekipin e FSK-së që ka hyrë “gabimisht” në Veri dhe se për këtë janë duke përgatitur disa masa të brendshme.

“Po, kemi kontaktuar, pasi janë pjesëtarët tanë që kanë ngatërruar rrugën. Do të sqarojmë të gjithë rastin se si ka ndodhur. Sa i përket masave, këto janë procedura të brendshme, sigurisht që ne jemi angazhuar për to dhe besoj se do të arrijmë tek pikat e duhura”, deklaroi Jashari për Albanian Post.

Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës të enjten hynë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut gjatë së enjtes.

Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.

Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe tani, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

FSK në Veri të Kosovës? Elshani: Automjetet e gabuan rrugën

Një biletë, një ëndërr, një familje e lumtur – historia e pabesueshme e kosovarit fitues mbi 600 mijë euro në lotari

0

Një kosovar ka fituar lotarinë në EuroMilions, në vlerë mbi 524 mijë paundë e që në euro i bijë mbi 600 mijë.

Valdet Bujupi, 44 vjeç, nga Barrow, Cumbria, tha se nuk do ta kishte blerë kurrë një biletë “lucky dip” nëse vajza e tij nuk do të kishte këmbëngulur aq shumë për ëmbëlsira gjatë një udhëtimi për në shtëpi.

Babai i dy fëmijëve tha se u dorëzua pas herës së tretë që ajo i tha: “Të lutem babi, a mund të më blesh disa ëmbëlsira?”.

“Jemi të gjithë të lumtur pa masë, dhe vajza jonë, që ishte tashmë princesha e babit, tani është ngritur në mbretëreshë,” tha ai.

Bujupi bleu një biletë “lucky dip” për shortin e 5 Shtatorit dhe arriti të përputhë pesë numrat kryesorë dhe një “lucky star” – 27, 30, 31, 41, 43 dhe 05 dhe 08.

Abacia e Lotarisë Kombëtare Bujupi, me flokë të gjatë bjonde, të shkurtër deri në kaçurrela, e grimuar, me një varëse ari dhe bluzë me lule blu dhe një orë Fitbit, mban një gotë shampanje të artë, në një gjest brohoritjeje pranë një gote tjetër identike që Valdeti po e mban pranë saj. Ai ka veshur një këmishë të bardhë dhe flokë të shkurtër të errët. Të dy qëndrojnë në karuselin e London Eye me pamje të Londrës pas tyre.

Abbey Bujupi, 40 vjeçe, tha se ishte duke pastruar kur mori një telefonatë nga bashkëshorti i saj.

Ajo tregoi: “Isha duke pastruar banjën dhe nuk isha aspak e kënaqur që më duhej të hiqja dorezat e gomës për t’iu përgjigjur telefonit.

Fjalët e para të Valdetit ishin: ‘Rezervo New York-un, fitova lotarinë’.”

Çifti kishte kohë që po kursente për udhëtimin e tyre ëndërr në New York që nga Krishtlindja e kaluar, por Bujupi tha se gjithmonë ndodhte diçka që “na prishte planet”.

Ajo shtoi: “Tani, ajo që na ka ndodhur është një ndryshim i madh në llogarinë bankare. Më në fund mund të realizojmë ëndrrën për New York-un dhe shumë plane të tjera.”

Duke ndarë lajmin me djalin e tyre 12-vjeçar, Bujupi tha se ishte “një nga momentet më të çuditshme” të përpiqej ta bindte se kishin fituar.

“Ai mendoi se ishte një shaka, dhe vetëm pasi i tregova fitimin në aplikacionin e lotarisë pranoi të na besonte,” tha ai.

Përveç udhëtimit në New York, Bujupi tha se po planifikon edhe një dhuratë të madhe për nënën e tij në Kosovë “për t’ia lehtësuar pak jetën”.

“Të jem në gjendje ta ndihmoj mamanë time që të gëzojë rehat vitet e pleqërisë do të thotë shumë për ne të dy,” shtoi ai.

Çifti po mendon gjithashtu të zhvendoset në një shtëpi të re dhe të ndihmojë fëmijët e tyre për të ardhmen.

Andy Carter, këshilltari i lartë i fituesve në The National Lottery, tha:

“Ata padyshim që kanë përpara disa momente të mrekullueshme dhe të paharrueshme, dhe shpresoj që sidomos të kënaqen duke marrë një kafshatë të madhe nga Big Apple (New York-u)”, raporton BBC.

FSK në Veri të Kosovës? Elshani: Automjetet e gabuan rrugën

0

Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u panë sot në Mitrovicë të Veriut.

Pamjet janë publikuar nga mediumi lokal Kossev.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për media se FSK-ja është futur gabimisht.

Sipas Elshanit, pjesëtarët e FSK-së u përgjigjën se kishin gabuar vendndodhjen dhe menduan se ishin në Mitrovicën e Jugut.

“Diku para orës 11.00 në afërsi të stacionit Policor në Mitrovica Veri te ish NIS Petrol, janë parkuar disa automjete të FSK-së. Kur atyre iu është afruar Policia, të njëjtit kanë thënë se e kanë ngatërruar rrugën. Policia i ka përcjell nga ai vend deri te Kërshi i Dudës, ka thënë Elshani.