spot_img
E diel, 26 Prill, 2026
10:38
Home Blog Page 2163

Dr.Haxhisë, ”…ju jeni SERVILI i të gjitha partive”

0

Servilizëm apo pasqyrë e realitetit politik? Statusi i deputetit, Haxhi Avdylit në facebook, “bombardohet nga komentet e qytetarëve!”


Një postim i fundit i deputetit Haxhi Avdyli, i cili “ka bërë kalime të shumta mes partive politike në Kosovë”, ka ngjallur një valë të madhe reagimesh. Avdyli, në statusin e tij, ka komentuar mbi situatën politike në vend dhe rolin e opozitës ndaj qeverisë Kurti, duke theksuar se të njëjtët kanë gabuar rëndë duke i quajtur edhe aleatë të Vuçiqit. Ndërkohë që ai i fton të mos ndërhyjnë në “gabimet” e kundërshtarëve, komenti i tij është përballur me kritika nga komentuesit në profilin e tij në “Facebook”.

Shumë komentues e kanë akuzuar Avdylin për “servilizëm” ndaj çdo partie politike, duke përmendur kalimet e tij të herëpashershme nga LDK-ja, te PDK-ja, dhe më pas te Guxo e tash së fundmi edhe në VV, duke e quajtur atë “servil të të gjitha partive”. Reagimet e ashpra nën postim përfshijnë kritika mbi pozicionimet e tij politike dhe mënyrën sesi ai ka levizur me qëndrimet e tij, duke e quajtur të paprinciptë dhe oportunist.

Komentuesit e kanë quajtur Avdylin “servil” dhe “zvarranik” të partive politike, duke e akuzuar për tradhti nga një lider tek tjetri, nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Vjosa Osmani e deri tek Albin Kurti. Kritikat më të forta erdhën nga një komentues, Ilir Fetahu, i cili e quajti Avdylin një politikan pa dinjitet dhe etikë, duke e kritikuar për pozicionimet e tij oportuniste. Në përgjigje, Avdyli u mbrojt por edhe e mbrojten komentues të tjerë, duke e quajtur veten “shërbëtor i të vërtetës,” por jo-të gjithë qytetarët duket se janë bindur nga arsyetimet e tij.

Ky status dhe komentet pas tij tregojnë një nevojë të madhe të publikut për të diskutuar mbi moralin politik dhe qasjen e partive ndaj qeverisjes së vendit.

by: Storm-rks

Mesazhe me viruse – “malware“, në emër të Postës së Kosovës?!

0

Qytetarët kanë shenuar për disa mesazhe të dyshimta në emër të “Posta e Kosovës”. Këto mesazhe që i kanë marrë duken qartë si një përpjekje për mashtrim ose “phishing” (virus-mesazh), që për synim kanë të mashtrojnë njerëzit që të klikojnë në këto lidhje të rrezikshme. Këto lloje të mesazheve shpesh përdoren për të vjedhur informacionin personal ose për të infektuar telefonat me viruse dhe malware.

Disa shenja që tregojnë se është mashtrim:
1. Lidhja që të dërgon në një uebfaqe që duket e pasigurt.
2. Mesazhi përdor gjuhë të paqartë ose gramatikisht të gabuar.
3. Udhëzimet për të futur informacion personal.

Rekomandime:
Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta që i sygjeron ky mesazh. Të mos jepin informacione personale në uebfaqe që nuk i njohin. T’i raportojnë mesazhet e tilla tek autoritetet përkatëse ose operatori i telefonisë.

Gjithashtu, do të ishte e dobishme nëse “Posta e Kosovës”, do të bënte një njoftim zyrtar për të paralajmëruar qytetarët ndaj këtyre mashtrimeve të mundshme.

by: Storm-rks

Ukraina shkatërron arsenalin më të madh të raketave të Rusisë: Një shpërthim që shihej nga hapësira

0

Ushtria ukrainase ka bombarduar një depo armësh në Toropets, në rajonin rus të Tverit, rreth 165 kilometra në veriperëndim të Moskës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkaktoi edhe një tërmet.

Depoja përmbante rreth “30,000 ton municione”, dhe sulmi u krye me ndihmën e dronëve. Shpërthimet krijuan një pamje spektakolare, me një det zjarri aq të madh sa që ishte i dukshëm nga hapësira. Zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje luftuan për orë të tëra për të vënë flakët nën kontroll. Ukraina përdori rreth njëqind dronë për të shkatërruar këtë depo pranë kufirit me Bjellorusinë.

Kjo depo ishte arsenali më i madh i raketave të Rusisë, duke përfshirë raketa të shtrenjta “Iskander”, raketa kundërajrore -S-300-, raketa balistike nga Koreja e Veriut dhe bombat e frikshme “hover.” Sipas informacioneve zyrtare, çdo njësi e depos mbante deri në -240 ton eksplozivë-. Depoja ishte zgjeruar në vitin 2018, por pothuajse gjithçka u kthye në hi nga sulmet ukrainase.

by: Storm-rks + mediat nderkombetare

“AAK drejt zhdukjes nga Kuvendi” – A është strategji e re e pushtetit, që t’i “zhbëjnë” partitë e opozitës përmes parashikimëve?

Zgjedhjet janë shpallur dhe tashmë kanë filluar të qarkullojnë parashikime dhe sondazhe nga organizata dhe individë që pretendojnë se njohin këto procese. Një nga këta ishte edhe Ministri i Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i cili, në një emision televiziv, dha parashikimet e tij për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Në një stil që ngjante me “BabaVangën e zgjedhjeve”, Çeku e la Kuvendin me vetëm 3 parti politike shqiptare, duke lënë jashtë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe duke parashikuar për partinë e tij një përqindje marramendëse prej 65-70 deputetësh. Ky parashikim ka shkaktuar reagime të ashpra, pasi shihet si pjesë e një propagande të partisë në pushtet për të manipuluar opinionin publik dhe për të mbuluar dështimet e tyre gjatë mandatit aktual.

Hajrullah Çeku, i cili është nën hetime për krime ekonomike, çka e konfirmoj edhe vet gjatë emisionit, është parë si një eksponent kyç i kësaj strategjie, ndërsa njohësit e proceseve zgjedhore thonë se do t’i duhet një stratëgji tërësisht ndryshe PVV-së për të ruajtur pushtetin. Tek e fundit tendencë për manipulime me matje dhe premtime, ka patur në sëcilin prej pushteteve politike të kaluara dhe nuk përbën ndonjë ndryshim as ky i sotmi, të cilit do t’i përfundoj mandati në shkurt 2025.

by: Storm-rks

Taulant Muka, shkencëtari shqiptar në mesin e 1% më me ndikim në botë

0

Taulant Muka, një shkencëtar i ri nga Shqipëria, është renditur në mesin e 1% të studiuesve me më shumë ndikim në botë, sipas një vlerësimi të përvitshëm të publikuar nga Elsevier dhe Universiteti i Stanfordit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Muka përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Jam i nderuar që edhe këtë vit jam listuar ndër 1% të shkencëtarëve me më shumë impakt në botë,” shkruan Muka. “Një falënderim i përzemërt për të gjithë kolegët me të cilët kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj. Ky impakt është i të gjithëve!”

Ky arritje thekson përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj shkencës dhe bashkëpunimin e frytshëm me kolegët në projekte ndërkombëtare, duke ndihmuar në avancimin e njohurive shkencore në mbarë botën. Taulant Muka vazhdon të jetë një frymëzim për të rinjtë shqiptarë dhe një shembull i fuqishëm i kontributit të Shqipërisë në shkencën globale.

Barnier fiton betejën politike: Qeveria e re e Francës në duart e konservatorëve

0

Franca Politike — Kryeministri francez Michel Barnier ka arritur një marrëveshje të re politike me ligjvënësit centristë dhe konservatorë për formimin e një qeverie të re, pas muajsh paralize politike që ka kapluar Francën. Megjithatë, marrëveshja ende duhet të miratohet nga Presidenti Emmanuel Macron.

Sipas deklaratës nga zyra e Barnier, kryeministri paraqiti strukturën e kabinetit të tij të ri qeveritar gjatë një takimi me partitë politike përkatëse. Kryeministri më pas është takuar me Presidentin Macron për të kërkuar miratimin e tij.

Ish-kryeministri Gabriel Attal, që tani udhëheq grupin centriste të Macron në Asamblenë Kombëtare, njoftoi arritjen e marrëveshjes përpara aleatëve të tij politikë. Sipas burimeve, kabineti i ri përbëhet nga shtatë ministra të partisë së Macron, “Renaissance,” dhe tre ministra nga partia e Barnier, konservatorët e “Les Républicains”.

Bruno Retailleau, një nga konservatorët më të spikatur të Francës, do të marrë postin e ministrit të brendshëm. Ndërkohë, Laurent Wauquiez, udhëheqësi i “Les Républicains” në Asamblenë Kombëtare dhe një kandidat i mundshëm për president, ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së re.

Nëse Barnier arrin të sigurojë mbështetjen e plotë nga Macron dhe partitë e përfshira, kjo do të shënojë një fund dramatik të paralizës politike që ka ngërthyer vendin prej muajsh. Tensionet kryesore kanë qenë rreth politikave të taksave të propozuara nga Barnier, të cilat kanë hasur rezistencë të fortë nga centristët.

Marrëveshja e re vjen pasi një zgjedhje e papritur këtë verë rezultoi në një parlament të paqëndrueshëm, ku një koalicion i majtë mori shumicën e vendeve, por pa arritur një shumicë absolute. Macron, duke refuzuar të emërojë kandidatin e majtë për kryeministër, ka zgjedhur Barnier si një kompromis të fundit për të thyer bllokimin politik.

Ky zhvillim pritet të sjellë qetësi në arenën politike franceze dhe të lejojë qeverinë e re të përqendrohet në miratimin e buxhetit për vitin 2025, ndërkohë që sfidë të parë ndërkombëtare konsiderohet ta ketë, se duhet të bindë Komisionin Evropian për një plan të besueshëm për uljen e borxhit të vendit, i cili e tejaklon për 100% pragun e vendosur nga Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes së Bashkimit Evropian, i cili kërkon që borxhi publik i vendeve anëtare të jetë nën 60% të PBB-së.

🆙𝗗𝗔𝗧𝗘: Në shperthimet e “Pager-ve” të Hezbollahut, i plagosur edhe ambasadori Iranian?

0

Ambasadori iranian plagoset rëndë në shpërthimet e organizuara kundër Hezbollahut: Tensionet rriten mes Iranit dhe Izraelit”


Ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani, është lidhur me Hezbollahun për shkak të marrëdhënieve të ngushta mes Iranit dhe grupit militant. I emëruar në vitin 2022, Amani luan një rol të rëndësishëm në koordinimin me Hezbollahun dhe Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), veçanërisht në çështjet ushtarake dhe strategjike. Përfshirja e tij ka përfshirë pjesëmarrjen në takime midis zyrtarëve të Hezbollahut dhe atyre iranianë, si dhe mbikëqyrjen e transferimeve të armëve dhe aktiviteteve të tjera militante në Liban.

Së fundmi, ambasadori u plagos në një seri shpërthimesh të pajisjeve të komunikimit të minuar, të cilat ishin shpërndarë në Liban, Siri dhe Iran. Izraeli dyshohet se ka organizuar këto shpërthime, pas shqetësimeve se operativët e Hezbollahut ishin bërë të dyshimtë për pajisjet. Shpërthimet, që synonin anëtarët e Hezbollahut, plagosën rëndë ambasadorin, duke shkaktuar që Irani të dënojë veprimet e Izraelit dhe të kërkojë veprime ndërkombëtare. Këto shpërthime kanë rritur tensionet midis Iranit, Hezbollahut dhe Izraelit, duke komplikuar më tej situatën tashmë të ndërlikuar në rajon.

Këto incidente lidhen me operacionet e Hezbollahut kundër Izraelit, dhe pozicioni i Amani-t është thelbësor në këtë kuadër, duke forcuar spekulimet rreth thellimit të lidhjeve të Iranit me Hezbollahun në Liban.


Izraeli godet papritur përmes teknologjisë: Shpërthimet e Pager-ëve të Hezbollahut ndryshojnë lojën


 By: Storm-rks

Platforma Shtetërore “eKosova” në Instagram pa verifikim dhe i ndjekë vetëm katër persona “privat”

0

Sipas të dhënave të fundit, platforma shtetërore eKosova, e cila mirëmbahet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), përballet me disa çështje të sigurisë dhe transparencës në rrjetet sociale. Në Instagram, platforma duket se ka ndjekur vetëm katër persona të ndryshëm, por këta nuk janë figura publike ose udhëheqës të institucioneve shtetërore. Kjo ngrit dyshime nëse ata janë administratorët e platformës apo thjesht përdorues privatë.

Gjithashtu, ajo që tërheq vëmendjen është mungesa e një “ticku” verifikimi për llogarinë në fjalë, që është shqetësuese për një institucion shtetëror si “eKosova”, i cili ofron shërbime më të dhëna personale të ndjeshme dhe delikate për qytetarët​.

by: Storm-rks

UPDATE: Katër të arrestuar për fajde dhe organizim të skemave piramidale në Prishtinë

0

Në një operacion të përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, katër persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, përkatësisht fajde dhe organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm.

Operacioni policor, i realizuar në mëngjesin e sotëm (më 19 shtator 2024) të cilin lajm e publikoj si eksluzive “STORM-rks“, përfshiu kontrolle në tre lokacione në Prishtinë, ku të dyshuarit A.A., S.A., E.G. dhe A.G. akuzohen për kërcënimin dhe detyrimin e viktimave për përfitime të kundërligjshme financiare përmes fajdes dhe bixhozit të paligjshëm.

Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar prova të shumta, përfshirë sasi të mëdha të parave kesh, pesë automjete, telefona celularë dhe pajisje elektronike. Pas intervistimit, të arrestuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Për më shumë detaje, mund të shihni pamjet e operacionit të Policisë së Kosovës në këtë videolink.

by: STORM-rks + Profili zyrtare i PK-së

Izraeli godet papritur përmes teknologjisë: Shpërthimet e Pager-ëve të Hezbollahut ndryshojnë lojën

0

“Izraeli Godet me Teknologji të Papritur: Shpërthimet e Pager-ëve të Hezbollahut Ndryshojnë Lojën”

Foto: Një përson i plagosur në një motoçikletë në Bejrut pas një prej shpërthimeve të pager-ve.

Pas sulmit të bujshëm të shkatërrimit të pager-ëve dhe pajisjeve elektronike të Hezbollahut nga Izraeli, ekspertët vlerësojnë se aftësia e grupit libanez për të përballur Izraelin është dëmtuar rëndë. Operacioni, që përfshinte shpërthimin e pajisjeve në distancë, erdhi në një kohë kur Hezbollah ka shtuar sulmet ajrore drejt veriut të Izraelit.

Një person i plagosur dhe i ulur në tokë pas një shpërthimi i “Pager-it”.
EyePress News/Shutterstock

Sipas burimeve të inteligjencës, arsyeja kryesore e këtij sulmi është për të siguruar komunitetet izraelite në veri, të cilat janë detyruar të evakuohen për shkak të bombardimeve të përditshme nga Hezbollah. Ky operacion është përgatitur për muaj, në një përpjekje për të dobësuar ndikimin e grupit në luftën rajonale.

Foto: Një nga pajisjet – radioje që “shpërtheu nga Izraeli”

Qeveria izraelite tashmë e ka shpallur rikthimin e sigurt të banorëve të veriut si një objektiv zyrtar lufte, duke përfshirë për herë të parë këtë territor në prioritetet e saj të luftës.

foto: Një makine e dëmtuar nga shpërthimet e “Pager-ve”.
AP

 

 

 

 

by: Storm-rks + media nderkombetare