spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
17:48
Home Blog Page 217

Prokuroria e Pejës nis hetime për dyshime të manipulimit me vota në Junik

0

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve për parregullsi gjatë procesit të votimit në Komunën e Junikut, në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Sipas Prokurorisë në Pejë, dyshohet se në këtë komunë kanë votuar persona që nuk janë banorë të Junikut, çka ka ngritur shqetësime për manipulim të mundshëm të rezultatit zgjedhor.

“Me të pranuar informatat lidhur me pretendimet se kanë votuar persona që nuk janë banorë të Komunës së Junikut, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, znj. Lumturije Vuçetaj, ka përpiluar një shënim zyrtar dhe ka autorizuar një prokuror nga Departamenti për Krime të Rënda për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme,” deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, për RTK.

Osmani: Kosova po udhëheq në skenën globale të inovacionit dhe teknologjisë

0

Në konferencën ndërkombëtare “Expand to US + AI Conference 2025”, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se sukseset e Kosovës në sektorin e inovacionit dhe teknologjisë janë rezultat i një gjenerate që ka refuzuar të definohet nga kufizimet dhe që me guxim po hap dyer të reja në skenën botërore.

Presidentja theksoi se fokusi i konferencës inteligjenca artificiale po transformon çdo aspekt të jetës dhe shoqërisë, nga arsimi e deri te siguria. Ajo nënvizoi rëndësinë që kjo teknologji të përdoret për të fuqizuar njerëzit dhe jo për t’i zëvendësuar ata, duke theksuar se vizioni i Kosovës është që teknologjia të reflektojë vlerat e vendit dhe të krijojë mundësi, jo pabarazi.

Osmani bëri thirrje për gjithëpërfshirje në sektorin e teknologjisë, duke theksuar se e ardhmja duhet t’i japë secilës grua një ulëse në tryezat ku merren vendimet, sepse gratë, siç tha ajo, udhëheqin me standard dhe inovacion.

Duke përmendur CreativeHub si shembull të një vizioni përfshirës, presidentja Osmani tha se kjo iniciativë, e vetmja shkollë e akredituar në Miami dhe Prishtinë, ka rol të rëndësishëm në ndërlidhjen e Kosovës me ekosistemin global të inovacionit dhe ndërtimin e urave përtej Atlantikut.

Ajo bëri të ditur se në vitin 2026, një grup biznesesh nga Kosova do të udhëtojë në Miami për të ndërtuar partneritete të reja dhe për të prezantuar potencialin e Kosovës në tregun amerikan, duke dëshmuar se vendi është gati të garojë dhe të udhëheqë në skenën globale.

Në fund, Osmani theksoi se resursi më i madh shtetëror i Kosovës është potenciali i të rinjve, kreativiteti dhe liria e tyre, duke e cilësuar Kosovën si një shtet të ndërmarrësve, inxhinierëve e shkencëtarëve që po e ridefinojnë identitetin e saj në botë. Ajo ftoi pjesëmarrësit e konferencës që ta shohin këtë ngjarje si mundësi për bashkëpunim dhe ndërtim të një vizioni të përbashkët për progres përtej kufijve dhe kulturave.

Përpiqen të fusin ilegalisht mbi 27 mijë euro në Shqipëri, kapen në kufi

0

Dy shtetas të Kosovës kanë tentuar që të fusin në Shqipëri 27 550 euro, pa i deklaruar ato.

Policia e Shqipërisë, ka bërë të ditur se njërit person, A.G., 51 vjeç, banues në Suedi, i janë gjetur 12 550 euro; dhe, A. G., 44 vjeç, banues në Suharekë, i janë gjetur 15 000 euro.

Mund të jetë një imazh i para dhe teksti

Postimi i plotë:

PKK Morinë/Goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave, në pikën e kalimit kufitar.

Vihen në hetim 2 shtetas kosovarë që tentuan të futnin në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar, 27 550 euro.

Sekuestrohet shuma e eurove.

Në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë konstatuan 2 raste të tentativës për të futur në Republikën e Shqipërisë, shuma parash, pa i deklaruar konform ligjit. Konkretisht, për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit kosovarë:

-A. G., 51 vjeç, banues në Suedi, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 12 550 euro;

-A. G., 44 vjeç, banues në Suharekë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 15 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Ish-deputeti i LVV-së, Humolli: Kurti s’e meriton ta formojë qeverinë

0

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fatmir Humolli, ka vlerësuar se sjellja arrogante e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj kundërshtarëve politikë dhe partive të tjera mund ta dëmtojë procesin e formimit të qeverisë së re.

“Në kushte normale në bazë të sjelljes arrogante të Albin Kurtit ndaj kundërkandidatëve të partive të tjera politike, në kushte normale nuk duhet të ketë mundësi  të formojë  qeveri sepse ka qenë arrogant’’, tha Humolli për FrontOnline.

Humolli tha se opozita është dashur të vepronte menjëherë të formonte qeverinë, duke mos i lënë hapësirë Kurtit .

Ai vlerëson se opozita ose e formon qeverinë ose i bashkohet Kurtit sepse sipas Humollit shkuarja në zgjedhje të reja nuk i bën mirë askujt.

“Opozita ose do t’i bashkëngjiten Kurtit ose bëjnë qeveri të veten sepse shkuarja në zgjedhje të reja nuk besoj që është në interes të askujt’’, tha ish-deputeti i LVV-së.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur ditë më parë për krijimin e qeverisë së re.

Në konferencën për media, ai tha se dita e fundit për ta prezantuar kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori.

“Dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e kuvendit ku unë prezantoj kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori. Shumë shpejt, qysh në këtë javë do të fillojmë komunikimin dhe bisedat për qeverinë qendrore”.

Nëse nuk ka qeveri të re, Kurti u shpreh i gatshëm për zgjedhje të reja.

“Po bëhemi gati për qeverinë Kurti 3, nëse nuk ka, jemi të gatshëm për zgjedhje të reja. Gatishmëria jonë është e plotë, por një herë plani ynë është për qeverinë Kurti 3”, tha kryetari i LVV-së.

Arti dhe kultura shqiptare prezantohen në Pekin

0

Ambasada e Shqipërisë në Pekin hapi pak ditë më parë dyert për një event kushtuar artit pamor dhe shkëmbimeve kulturore mes Shqipërisë, Italisë dhe Kinës.

Në prani të ambasadorit te Shqiperise në Kinë, Riza Poda, Ambasadorit të Italisë, përfaqësuesve të trupit diplomatik, dashamirësve të artit dhe artistëve pjesëmarrës, u inaugurua një ekspozitë arti pamor, e cila solli në qendër krijimtarinë bashkëkohore shqiptare, italiane, kineze dhe dialogun artistik mes vendeve.

Në fjalën e tij, ambasadori shqiptar Poda theksoi rëndësinë e vijimësisë së këtyre nismave për të ndërtuar ura mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë.

Ndërkohë artistët pjesëmarrës ndanë për publikun emocionet duke folur për procesin krijues dhe kuptimin e veprave të tyre në kontekstin ndërkulturor të kësaj ekspozite.

Eventi u pasurua nga interpretimi i dy instrumentisteve virtuze shqiptare, Kristina Petrollari Dorina Laro, të cilat sollën tingujt e muzikës tradicionale dhe klasike shqiptare për audiencën ndërkombëtare.

Aktiviteti u vlerësua si një shembull i shkëlqyer i diplomacisë kulturore, duke forcuar më tej lidhjet mes popujve përmes artit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, raporton BalkanWeb.

Ceremonia shënoi hapjen zyrtare të ekspozitës “Endless River”, me pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria, Italia dhe emra të tjerë të artit bashkëkohor ndërkombëtar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Kinë deri më 27 tetor.

Verifikohen dhe numërohen rreth 60% e vendvotimeve në nivel vendi

0

Të enjten në mëngjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrat Komunale të Numërimit në komuna të ndryshme të Kosovës.

Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, rreth 60% e vendvotimeve kanë përfunduar procesin e numërimit të votave të kandidatëve për Kuvende Komunale si dhe të verifikimit të rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

“Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 10:00 të ditës së sotme, e enjte, janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,494 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 1,494, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale”, tha Elezi.

Sipas tij, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025 të tilla.

Më tej, ai ka bërë të ditur se nga e hëna deri të enjten në mëngjes, aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 12 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë).

Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe akteve nënligjore të KQZ-së, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave; verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale; dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ janë duke u prezantuar rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi.

Sot shqyrtohet në Gjykatën e Lartë kërkesa e Ilir Metës

0

Gjykata e Lartë e Shqipërisë shqyrton sot rekursin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’.

Meta kërkon në shkallën e tretë të gjyqësorit prishje të vendimeve të GJKKO dhe Apelit të GJKKO.

Kujtojmë se prej tetorit të vitit të kaluar, Meta është në burg, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

SPAK ka kaluar dosjen për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Me të njëjtat akuza përballet dhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi.

Lista Serbe i drejtohet sërish Kushtetueses

0

Më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

“Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Zgjedhja e tij u bë pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe, ndonëse u hodhën nga tri herë në votim, nuk morën votat e nevojshme.

Kushtetuesja kishte trajtuar ankesën e dorëzuar më herët nga Lista Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kreu i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Në vendimin e Kushtetueses u tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë, në këtë rast të pakicës serbe, duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

Pasi deputetët e Listës Serbe nuk morën numrin e mjaftueshëm të votave, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kërkoi që zgjedhja e nënkryetarit serb të vazhdojë përmes shortit, duke i mundësuar deputetit tjetër serb, Nenad Rashiq nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të zgjidhet nënkryetar.

Rashiq ka qenë ministër në Qeverinë e Albin Kurtit, duke udhëhequr dikasterin për Komunitete dhe Kthim.

Lista Serbe thotë se zgjedhja e Rashiqit është “jolegjitime” dhe paralajmëron se zgjedhjet do të humbasin kuptimin, nëse shumica e deputetëve shqiptarë u imponon serbëve përfaqësues, duke legalizuar ashtu “dhunën e shumicës ndaj pakicës”.

Një ditë pas zgjedhjes së Rashiqit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re. Sipas Kushtetutës, Kurti ka 15 ditë afat për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen dhe programin e qeverisë së re.

Për zgjedhjen e Qeverisë duhen 61 vota të deputetëve dhe Kurti ka thënë se në ditët në vijim do të zhvillojë diskutime me partitë për një koalicion qeverisës. LVV në zgjedhjet e 9 shkurtit ka fituar 48 ulëse në Parlamentin me 120 deputetë.

Nëse Kurti nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme deri më 26 tetor, atëherë Osmani, sipas ligjeve, është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja Osmani duhet të shpallë zgjedhjet e reja.

Trump konfirmon përfshirjen e CIA-s në operacione të fshehta, Maduro kërkon paqe

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se ka autorizuar CIA-n të kryejë operacione të fshehta brenda Venezuelës.

Ky njoftim vjen pasi ushtria amerikane, në javët e fundit, ka kryer një seri sulmesh vdekjeprurëse kundër anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe, duke shkatërruar të paktën pesë anije që nga fillimi i shtatorit, ku janë vrarë 27 persona.

Katër nga këto anije kanë ardhur nga Venezuela.

“Unë autorizova për dy arsye, në të vërtetë. Nr. 1, ata i kanë zbrazur burgjet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Trump në Zyrën Ovale të mërkurën vonë.

“Dhe gjëja tjetër, drogat, kemi shumë droga që vijnë nga Venezuela, dhe shumë droga venezueliane vijnë përmes detit”.

Trump tha se administrata “po shqyrton mundësinë e sulmeve tokësore” ndërsa shqyrton sulme të mëtejshme në rajon, por nuk pranoi të thoshte nëse CIA ka autoritetin për të ndërmarrë veprime kundër presidentit Nicolás Maduro.

Të mërkurën, presidenti Venezuelës, Nicolas Maduro, kritikoi ashpër pjesëmarrjen e agjencisë amerikane të spiunazhit në konflikte të ndryshme në mbarë botën dhe bëri thirrje për paqe.

Por pak orë më vonë ai ndryshoi narrativën.

Megjithatë Maduro nuk pranoi të përgjigjej nëse CIA ka autoritetin për ta ekzekutuar.

Në një mesazh drejtuar popullit amerikan, ai tha në anglisht: “Jo luftë, po paqe. Populli i SHBA-së, ju lutem”.

Ahmeti thotë se Kurti e kontrollon politikën përmes narratives

0

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një analizë të thellë mbi gjendjen politike në nivel qendror, duke thënë se “fituesi i vërtetë” në politikë nuk është gjithmonë ai që mban pushtetin, por ai që arrin ta imponojë narrativën publike.

Sipas tij, në Kosovë këtë e ka arritur kryeministri Albin Kurti, i cili, edhe kur është në krizë politike, arrin të diktojë mënyrën si flitet e si sillet opozita.

“Fitues absolut është Albin Kurti. Ai ka arritur me imponu narrativën e vet. Çdo temë e rëndësishme po zhvillohet brenda agjendës së tij politike”, tha Ahmeti në Telegrafi.

Në përmbyllje, Ahmeti theksoi se debati politik në Kosovë është reduktuar në luftë narrativesh, ku perceptimi publik ka më shumë peshë se politika reale.

“Kjo është arsyeja pse Vetëvendosja mbetet dominuese në komunikim – e ka shndërruar politikën në kontroll të diskursit publik. Fituesi nuk është ai që qeveris më mirë, por ai që i bën të tjerët të flasin me gjuhën e tij”, përfundoi Ahmeti.