spot_img
E enjte, 30 Prill, 2026
12:20
Home Blog Page 2178

Kryetari, Perparim Rama e “konfirmon” lajmin e Storm-rks

0

Reagimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për shkarkimin e aksionarëve nga koalicioni i papritur PDK-VV: “Veprime destruktive kundër projekteve zhvillimore të Kryeqytetit”

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka reaguar fuqishëm ndaj lajmit ekskluziv të publikuar nga Storm-rks.com mbi bashkëpunimin e papritur mes PDK-së dhe VV-së për shkarkimin e aksionarëve të ndërmarrjeve publike “Trafiku Urban” dhe “Stacioni i Autobusëve”. Rama e cilësoi këtë veprim si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj projekteve të rëndësishme zhvillimore të Kryeqytetit.

Në një reagim publik, kryetari Rama tha se: “PDK dhe VV kanë ndërmarrë veprime që dëmtojnë qytetarët dhe të ardhmen e Kryeqytetit”, duke theksuar shkarkimin e aksionarëve të Stacionit të Autobusëve, si dhe ndryshimet në Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave.

“Sot, të gjithë qytetarët e Kryeqytetit dhe të Republikës së Kosovës ishin dëshmitarë të veprimeve destruktive të Vetëvendosjes dhe PDK-së në Prishtinë. Të bashkuar dhe në koordinim të plotë, ata votuan dy vendime që kanë pasoja të mëdha për Kryeqytetin dhe të gjithë qytetarët,” deklaroi Perparim Rama.

Foto: ilustrim

Dy vendimet kryesore që sipas Ramës dëmtojnë Prishtinën:
1. Shkarkimi i aksionarëve të Stacionit të Autobusëve – Rama theksoi se me këtë vendim ndalen projektet zhvillimore të rëndësishme në zonën përreth Stacionit, përfshirë “ndërtimin e Unazës Qendrore të Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik, pa asnjë kosto për buxhetin e Kryeqytetit. Ky shkarkim, sipas tij, ndalon investimet nga diaspora dhe pengon përparimin e Prishtinës.

2. Ndryshimi i Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave – Rama paralajmëroi qytetarët se ky veprim do të sjellë një rikthim të problemit të mbeturinave në gjendjen e rëndë që ka qenë para vitit 2023. Ai tha se situata ishte përmirësuar me kontraktimin e një operatori privat dhe menaxhimin më të mirë të kompanisë “Pastrimi”, por tani VV dhe PDK po përpiqen të rikthejnë kushtet e vështira që qytetarët kishin përjetuar më parë.

Rama përfundoi duke thënë se këto veprime janë një “pengesë për përparimin e Kryeqytetit”, dhe u bëri thirrje qytetarëve të Prishtinës të mos bien pre e interesave të ngushta politike që, sipas tij, po dëmtojnë të ardhmen e qytetit.

by: Storm-rks + burimet afër zhvillimeve

Putin i përndjekur nga fantazmat e Çausheskut, Sadamit dhe Bin Ladenit

0

“Putin i përndjekur nga fantazmat e Çausheskut, Sadamit dhe Bin Ladenit”: Aktorja Macha Méril parashikon fundin e afërt të liderit rus

Në një debat të ashpër në televizionin francez LCI, aktorja franko-ruse, Macha Méril, e cila ruan kontakte të shumta në Rusi, shfaqi optimizmin e saj për një ndryshim të afërt në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Foto: Aktorja franko-ruse, Macha Méril

Sipas saj, Vladimir Putin po përballet me frikën e një fundi të tmerrshëm, të ngjashëm me atë të Çausheskut, Sadam Huseinit dhe Bin Ladenit. “Putin do të përfundojë keq, ndoshta shumë shpejt. Këto imazhe e përndjekin dhe fundi mund të vijë brenda natës,” tha Méril, duke shtuar se opozitari Vladimir Kara Murza po mbjell shpresë për një ndryshim regjimi në Rusi.

Ndërkohë, Gjenerali francez Nicolas Richoux ofroi një perspektivë më të kujdesshme: “Qëllimi kryesor i Perëndimit nuk është ndryshimi i regjimit në Rusi, por ndalimi i Putinit në Ukrainë. Megjithatë, ekziston frika e përçarjes së Rusisë, dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar.”

Gjenerali francez, Nicolas Richoux

by:Storm-rks + mediat Franceze

Kurti “shpërthen” kundër Vuçiqit: Ultimatumet e reja të Serbisë, të orkestruara nga Moska…

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një reagimi në rrjete sociale, ka shpërthyer kundër Vuçiqit, duke thënë se: Ultimatumet e reja të Serbisë, janë të orkestruara nga Moska, dhe bëhën mbi themelet e varrezave masive që serbia i ka shkaktuar kundë popullit të Kosovës.

Pashtu, Kryeministri Kurti, ka akuzuar Serbinë për bashkëpunim me Rusinë në përgatitjen e ultimatumesh të reja kundër Kosovës. Kurti kujtoi gjenocidin e kryer 25 vite më parë, duke përmendur 186 masakra dhe qindra varreza masive, duke nënvizuar se, në vend që të reflektojë mbi krimet, Serbia zgjedh kërcënimet. “Serbia flenë mbi varrezat masive, ndërsa kërcënon sërish,” deklaroi Kurti me tone të rënda.

Më poshtë keni reagimin e plotë të pa redaktuar të Kryeminstrit:

“Vuçiq në koordinim me Rusinë, mbi varrezat masive, po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës.
25 vjet pas gjenocidit në Kosovë, me 186 masakra, rreth 500 varreza masive në Kosovë, 5 varreza masive në Serbi, ku mbetën të vrarë mbi 13 mijë njerëz (1392 fëmijë; 1739 gra; 1882 të moshuar), rreth 20 mijë gra e vajza të dhunuara dhe keqtrajtuara, dhjetëra mijëra qytetarë të persekutuar, mbi 860 mijë të dëbuar nga Kosova dhe qindra mijëra të tjerë që nga malet shihnin qysh po ju plaçkiten e digjen shtëpitë (gjithsej 119,855 sosh), dhe ende 1595 persona të zhdukur me dhunë, qindra familje që jetojnë me ankth e dhembje, ndërsa i mbanë të fshehura informacionet për vendndodhjen e të paktën 11 varrezave masive brenda territorit të saj, Serbia e drejtuar nga ministri i Millosheviqit, në bashkëpunim me Rusinë, po përgatitin kërcënime dhe ultimatume të reja në drejtim të Kosovës.
Serbia flenë mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë. 950 civilë të paarmatosur u masakruan, ua rrëmbyen kufomat dhe i futën në varreza masive në Serbi, përfshirë këtu kamionë frigoriferë që dolën nga fundi i liqeneve atje. Dëshmitë e gjenocidit janë të freskëta gjithandej në Kosovë e Serbi, por kjo nuk po e pengon Presidentin e Serbisë për të kërcënuar sërish.
Në vend që Serbia:
▪️të pendohet për krimet, të kërkojë falje për to dhe të mos i mohojë ato;
▪️t’i hapë arkivat e luftës të policisë dhe ushtrisë jugosllave, sidomos të brigadës së motorizuar 37;
▪️të paguajë dëmshpërblimet;
▪️të bashkëpunojë për të vendosur drejtësi për viktimat e gjenocidit;
▪️të angazhohet për pajtim e paqe duke reflektuar mbi përgjegjësinë që ka;
ajo ka zgjedhur anën e kundërt, duke përsëritur kërcënimet dhe ultimatumet, ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, në bashkëpunim dhe koordinim të afërt me Rusinë. Krimet makabre që Serbia para 25 vjetëve i kreu në Kosovë, sot po përsëriten nga Rusia në Ukrainë dhe po synohen që të kthehen prapë në rajonin e Ballkanit.
Qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovës është tejet dëshpëruese. Fillimisht u normalizua pandëshkueshmëria dhe fushatat propaganduese. E tash po synohen të normalizohen sulmet paramilitare dhe terroriste (Banjska, 24 shtator 2023), kërcënimet dhe ultimatumet, të cilat arsyetohen me lajme të rrejshme dhe fushata dezinformuese, para syve të botës demokratike.
Sot, Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet. Ne mbrojmë të gjithë qytetarët tanë dhe liritë e të drejtat e tyre, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të vendit tonë, progresin demokratik e socio-ekonomik të popullit dhe institucioneve tona. Mirëpo, kjo që po ndodhë aktualisht, tregon se sa larg është Serbia nga vlerat demokratike dhe njerëzore dhe sa e mishëruar mbetet me gjenocidin e kryer në vitet e ‘90-ta.

by: Storm-rks + rrjetet sociale te kryeministrit

Gjashtë vjetë me parë Kosova përmbushi legalisht edhe një segment kushtetues

0

Gjashtë vjetë me parë Kosova përmbushi legalisht edhe një segment kushtetues, atë të sigurisë, me FSK-në si të gjitha ushtritë e botës demokratike.

Kosova në rrugën e vet drejt konsolidimit të plotë të institucioneve të sigurisë për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial, transformoj FSK-së në Ushtri, një moment ky historik për të gjithë.

Gjashtë vjet më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës mori një vendim historik për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës, duke e rikonfirmuar vendosmërinë e shtetit për të forcuar sovranitetin e tij. Ky vendim përfshiu gjithashtu transformimin e Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes, një hap që përmbushi një nga aspiratat më të mëdha të Kosovës në rrugën e saj drejt një shteti të plotë dhe të pavarur. Të gjitha këto ndryshime, pas propozimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës i miratoj me votim, thuajse unanim, Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Foto: Njesi Speciale te FSK-se, duke u trajnuar nga Ushtria Shqiptare

Me këtë transformim, Kosova u afirmua edhe më shumë si një shtet që jo vetëm aspiron, por edhe kontribuon në paqen dhe sigurinë globale, duke u radhitur përkrah shteteve të tjera demokratike dhe organizatave përendimore të sigurisë, siç është NATO. Qeveria Haradinaj, (sot kryetar i AAK-së, i cili çuditërisht nuk ka reaguar në këtë përvjetorë të një ngjarje që vet e ka shtyrë përpara para gjashtë viteve) në atë kohë, po e përmbyllte një kapitull të rëndësishëm në bërjen e Kosovës si shtet të plotë, duke ia mundësuar Kosovës kompletimin e të gjitha institucioneve të nevojshme për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe për të kontribuar në stabilitetin e rajonit dhe më gjerë.

Foto: Pjestare te FSK-se ne parakalim manovrues

Ky zhvillim historik shënon një moment të paharruar për Kosovën, duke i hapur rrugën forcimit të institucioneve të saj dhe vendosjes së bazave për një ushtri që do të garantojë sigurinë dhe sovranitetin e vendit.

by: Storm-rks + arkiva e rrejteve sociale

Xi Jinping në Rusi për Samitin e BRIKS-it: Takim Vendimtar me Putinin, Aleanca Lindore përballë Perëndimit!

0

Presidenti kinez Xi Jinping pritet të vizitojë Rusinë muajin e ardhshëm për të marrë pjesë në Samitin e BRIKS-it, konfirmuar nga ministri i jashtëm kinez, Wang Yi. Kjo vizitë ndodh në një kohë kur Moska dhe Pekini po përpiqen të sfidojnë ndikimin global të Perëndimit.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Xi në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku Kina ka ruajtur një pozicion të deklaruar “neutral”, por ka mbështetur pretendimet e Kremlinit se veprimet e Rusisë janë provokuar nga Perëndimi. Ndërkohë, Kina vazhdon të furnizojë Moskën me komponentë kyç për prodhimin e armëve.

Gjatë takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petersburg, Wang Yi tha se Xi “me kënaqësi” e pranoi ftesën për të marrë pjesë në samitin e BRIKS-it në qytetin rus të Kazanit në tetor. Putin njoftoi gjithashtu se ai dhe Xi do të kenë një takim të veçantë për të diskutuar mbi marrëdhëniet ruso-kineze, të cilat, sipas tij, po zhvillohen “me sukses të madh” në të gjitha drejtimet.

Kjo vizitë e Xi Jinping pritet të thellojë edhe më tej lidhjet mes Rusisë dhe Kinës, të cilat janë forcuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Rusia është bërë gjithnjë e më e varur nga Kina për tregti dhe furnizime teknologjike, ndërsa Pekini ka ndihmuar Moskën të zbutë disa nga pasojat më të rënda të sanksioneve perëndimore.

BRIKS, një bllok ekonomik i krijuar në 2006, përbëhet nga Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrika e Jugut, dhe së fundmi është zgjeruar për të përfshirë Iranin, Egjiptin, Etiopinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky grup synon të forcojë ndikimin e ekonomive në zhvillim dhe të sfidojë dominimin e Perëndimit në arenën globale.

Ky samit i ardhshëm pritet të jetë një moment kyç për të dyja fuqitë lindore, pasi ato po ndërtojnë një front të përbashkët për të formësuar një rend të ri global, përballë presioneve dhe sanksioneve të vazhdueshme nga vendet perëndimore.

by: Storm-rks

Koalicioni i papritur PDK-VV në horizont?

0

Koalicioni i papritur PDK-VV në horizont? Votat e tyre “shkarkojnë” aksionarët në Prishtinë!

Burime të sigurta nga *Storm-rks* brenda Kuvendit Komunal të Prishtinës zbulojnë një lëvizje të papritur politike: PDK dhe VV kanë bashkuar votat për të shkarkuar aksionarët e dy ndërmarrjeve të mëdha publike, Stacioni i Autobusëve SHA dhe Trafiku Urban.

Këto veprime të përbashkëta të partive të ndryshme në nivelin lokal ngjallin spekulime për një bashkëpunim më të thellë mes tyre, duke ngritur pyetjen e madhe: A po paralajmërohet një koalicion në nivel qendror mes PDK dhe VV?

Storm-rks do të vazhdojë t'ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme në lidhje me këtë situatë dramatike.

Tentim hakmarrje: Hezbollah lëshon 20 raketa mbi Izrael, tensionet në rritje pas sulmit të Izraelit në Kafr Yoz!

0

Tensionet në Lindjen e Mesme janë ringjallur me forcë pas një sulmi të fundit, ku grupi Hezbollah, i mbështetur nga Irani, ka lëshuar 20 raketa drejt veriut të Izraelit. Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), raketat kanë goditur qytetin Safed gjatë natës, duke sjellë frikë dhe shqetësime për sigurinë e rajonit.

Fatmirësisht, deri më tani nuk janë raportuar viktima, por dëme të vogla janë shkaktuar në ndërtesa afër Safedit, veçanërisht në qytetin Dalton. Mbeturinat e raketave kanë shkaktuar edhe një zjarr pranë pyllit Birya, i cili është shuar pas orëve të gjata pune nga zjarrfikësit lokalë.

Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke deklaruar se është një akt hakmarrjeje pas sulmit të fundit izraelit në Kafr Yoz. Grupi militant thotë se ka shënjestruar një bazë izraelite të mbrojtjes ajrore me raketat e tipit Katuysha, duke rritur ndjeshëm tensionet midis dy palëve.

Ky zhvillim i fundit vjen në një kohë kur rajoni është gjithnjë e më i tensionuar, me kërcënime të vazhdueshme përshkallëzimi nga të dyja anët. Analistët paralajmërojnë se ky incident mund të jetë fillimi i një përballjeje më të gjerë midis Hezbollahut dhe Izraelit, duke shtuar paqartësinë dhe frikën për një konflikt të mundshëm në shkallë të gjerë.

Nuk janë të kënaqur – “spinerat” e Vuçiqit flasin për nevojen e një ofensivë tjetër

0

“Matiç thërret për veprim: Beogradi të nisë ofensivën diplomatike por jo ushtarake për të mbrojtur serbët në Kosovë!”

Marko Matiç, drejtor i “Qendrës për Media të Përgjegjshme’ (e cila më shumë se kaq është qendër e spinimit të Vuçiqit), ka bërë thirrje për një ofensivë të gjerë diplomatike nga Beogradi, duke theksuar nevojën urgjente që Serbia të prezantojë “situatën e rëndë me të cilën përballen serbët në Kosovë përballë botës”. Sipas tij, vetëm përmes rritjes së presionit ndërkombëtar mund të arrihet mbrojtja e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe detyrimi i (Kryeministrit) Albin Kurtit të kthehet në tryezën e bisedimeve.

Matiç sugjeron që Beogradi të shqyrtojë mundësinë e marrjes së masave më të ashpra, përfshirë mbylljen e “kalimeve administrative” që përdoren kryesisht nga shqiptarët. Ai pranon se një hap i tillë mund të shkaktojë presion ndërkombëtar ndaj Serbisë, por sugjeron që vendi mund të përballojë këtë presion për një periudhë të shkurtër kohore, me qëllim të rritjes së presionit ndaj Prishtinës.

Megjithatë, Matiç (provon t’ia lehtësoj shefit të tij Vuçiq, para adresimit të këtij të fundit sot pas 72 orëve të paralajmeruara nga vet Vuçiq) është i qartë në një pikë: Serbia nuk duhet të tejkalojë “vijën e kuqe” duke u përfshirë në një konflikt të armatosur me NATO-n. Sipas tij, është e rëndësishme që Serbia të shmangë retorikën ekstreme dhe të vazhdojë të përdorë mjetet diplomatike dhe politike për të mbrojtur interesat e saj dhe të serbëve në Kosovë, duke i qëndruar larg çdo thirrje për shpalljen e një konflikti të armatosur.

Në këtë kontekst, Matiç i bën thirrje qeverisë serbe që të mbajë një qëndrim të matur dhe të forcojë aleancat ndërkombëtare për të arritur qëllimet e saj pa përkeqësuar situatën në terren.

by: Storm-rks + mediat e serbisë

Edhe një goditje e madhe në Leposaviq: Policia e Kosovës zbardh skemën e dyshuar të shpëlarjes së parave!

0

Në një aksion tjetër sot, Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar miliona dinarë serbë, mijëra dollarë amerikanë, euro dhe franga zvicerane në dy institucione financiare serbe në qytetin e Leposaviqit, një zonë e ndjeshme me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ky operacion u zhvillua pas dyshimeve të forta për shpëlarje të parave dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike nga këto institucione.

Me konfiskimin e më shumë se 49,300 eurove në dinarë serbë, 57,600 dollarëve amerikanë dhe dokumenteve kyçe që zbulojnë veprimtari të dyshimta, operacioni vjen si pjesë e një goditjeje të qëndrueshme ndaj strukturave të paligjshme financiare në veri të vendit.

Ky zhvillim tronditës është vazhdim i aksioneve të mëparshme të qeverisë së Kosovës për vendosjen e “rendit dhe ligjshmërisë” në komunat me shumicë serbe, ku autoritetet kishin mbyllur gjashtë objekte të lidhura me Bankën Kursimore të Postës dhe Bankën Popullore të Serbisë. Kjo betejë financiare po zhvillohet në sfondin e një rregulloreje të re të Bankës Qendrore të Kosovës, që ndalon përdorimin e dinarit serb për transaksione financiare brenda Kosovës, duke forcuar përdorimin ekskluziv të euros si monedhë ligjore.

Këto veprime kanë ngjallur reagime të ashpra nga Serbia, e cila vazhdon të ofrojë ndihma të mëdha financiare për komunitetin serb në Kosovë, duke paguar rrogat, pensionet dhe ndihmat shtesë në dinarë serbë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës të shtyjë zbatimin e rregullores për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Pjesëtar i Policisë së Kosovës, nga njesitë e ndërhyrjes para një autoblinde të Policisë së Kosovës.

Ky aksion tregon vendosmërinë e institucioneve kosovare për të vendosur kontroll mbi ekonominë e veriut, por gjithashtu ngre pyetje të thella për të ardhmen e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për ndikimin që mund të ketë kjo situatë mbi komunitetin serb që jeton në Kosovë.

by: Storm-rks + mediat tjera

pj.1 – Jeta pas perdes së hekurt: Nostalgjia Sovjetike në Rusi dhe rrënjët e saj

0

Nostalgjia për epokën sovjetike në Rusi dhe ndikimi i saj në politikat e sotme. Ende edhe sot e kësaj ditë, shumë qytetarë ndiejnë një lidhje të fortë me të kaluarën, ndërsa liderë (autokrat) si Vladimir Putin synojnë të rizgjojnë një frymë të ngjashme me parullat për një Rusi të fuqishme.

1. Back in the USSR, apo Kthehu në Bashkimin Sovijetik (“Back in the USSR” është një këngë e grupit The Beatles, e publikuar në vitin 1968): Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike ekzistoi nga viti 1922 deri më 1991. Për mirë apo për keq, Bashkimi Sovjetik vazhdon të jetë një burim fascinimi për shumë njerëz.
2. “Një hije e madhe e kuqe” – Kanë kaluar mbi 30 vite që nga rënia e Perdes së Hekurt. Megjithatë, Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike ende hedh një hije të madhe të kuqe, nga e cila është e vështirë të shkëputesh edhe sot.
3. Shikimi mbrapa – Me rritjen e tensioneve mes Rusisë dhe vendeve perëndimore, është e vështirë të mos kujtojmë kohën kur Bashkimi Sovjetik sundonte prapa Perdes së Hekurt dhe një Luftë e Tretë Botërore me Shtetet e Bashkuara dukej e pashmangshme.
4. (From tsar to red star) Nga cari te ylli i kuq – Gjatë afro 70 viteve të ekzistencës së tij, Bashkimi Sovjetik mori një shtet të prapambetur, pothuajse feudal, të sunduar nga një car autokrat dhe e shndërroi në një superfuqi moderne globale, e rivalizuar vetëm nga Shtetet e Bashkuara.
5. Revolucioni i Tetorit
Bashkimi Sovjetik u formua në një kohë turbullire politike. Czar Nikolla II, sundimtari absolut i Perandorisë Ruse, u rrëzua dhe qeveria përkohshme që zëvendësoi monarkinë ishte e pafuqishme përballë një revoltë bolshevike të udhëhequr nga Vladimir Lenini.
6. Marshojmë përpara ende
Edhe pse Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më, ceremonia dhe imazhet e “Armates së Kuqe” vazhdojnë të ekzistojnë në paradat dhe ngjarjet ushtarake ruse, veçanërisht gjatë përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore.
7. Xhaxhi Joe
Pafuqia politike shënoi vitet e para të Bashkimit Sovjetik, ndërsa liderët e partisë u përpoqën të përcaktonin se si duhej të ishte shteti i parë socialist në botë. Kur gjërat u qetësuan, Joseph Stalini u bë pasardhësi i Leninit dhe udhëhoqi Bashkimin Sovjetik për dekadat në vijim.
8. Një ikonë sovjetike
Stalini është ndoshta lideri më ikonik i Bashkimit Sovjetik dhe një nga figurat më të rëndësishme në politikën botërore të shekullit të 20-të.
9. 51% e popullit rus ende e duan Stalinin
Ndikimi i Stalinit ndihet ende sot. BBC raportoi në vitin 2019 se një anketë ruse tregoi se 51% e popullit rus ende e admironte Stalinin.
10. Plani i famshëm pesëvjeçar
Nga njëra anë, planet e tij pesëvjeçare përshpejtuan industrializimin e gjerë. Lëvizja Stakhanovite bëri heronj nga punëtorët efikasë, të vetëflijuar, që dhanë gjithçka për të arritur dhe tejkaluar kuotat e prodhimit.
11. Churchill, Roosevelt dhe Stalin
Xhaxhi Joe, siç e quajtën mediat anglishtfolëse, gjithashtu udhëhoqi vendin gjatë Luftës së Dytë Botërore.
12. Fronti Lindor
Bashkimi Sovjetik kishte numrin më të lartë të viktimave gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe mbi 24 milion ushtarë dhe civilë humbën jetën duke mbrojtur Frontin Lindor nga Aksi.
13. Stalingradi
Beteja e Stalingradit (në ditët e sotme Volgograd) konsiderohet si një nga konfliktet më të përgjakshme në luftërat moderne, me një vlerësim prej deri në 2,500,000 viktima. Këtu mund të shihni “Monumentin që thërret Atdheun,” në Volgograd, të dedikuar për ata që ranë gjatë rrethimit.
14. Lufta e Madhe Patriotike
Armata e Kuqe ishte thelbësor për disfatën e Gjermanisë Naziste në atë që njihet në Rusi si Lufta e Madhe Patriotike.
PS. Në foto: Ushtarët sovjetikë valëviten flamurin e BS mbi rrënojat e Reichstagut.
15. Metroja e Moskës
Një tjetër simbol i viteve të Stalinit është Metroja e Moskës. E ndërtuar në vitet 1930, kjo ishte konsideruar si “pallate nën tokë për popullin” në krahasim me metrotë e “errëta dhe të mbushura në vendet kapitaliste”.
16. Metroja është akoma në përdorim edhe sot
Në fakt, Metroja e Moskës është akoma në përdorim sot, duke mbajtur shumicën e mrekullive të saj artistike dhe arkitektonike, pavarësisht rënies së komunizmit.
17. Metro-2
Disa madje pretendojnë se nën Moskë ekziston një bunker sekret nën tokë, i lidhur me një linjë metroje, që është ndërtuar për t’u përdorur në rast të një lufte nukleare gjatë epokës së Stalinit.
18. Puna e skllevërve
Megjithatë, kolektivizmi i centralizuar i Stalinit e vendosi atë në kundërshtim me shumë grupe sociale dhe etnike. Këtu mund të shihni fshatarë të dëbuar dhe të burgosur politikë të detyruar të punojnë për të ndërtuar Kanalin e Bardh të Stalinit në Detin Baltik në 1932.
19. Holodomor
Sipas National Geographic, Uria Sovjetike e viteve 1932-1933 kërkoi shtatë milion jetë, kryesisht në Ukrainë.
P.S. Pamjet: Memoriali i Holodomorit (Uria e Madhe) në Kyiv.
20. Këtu po e shikoni…
Shtypja politike gjithashtu u bë një mjet i fortë i qeverisë. Pastrimet, gjyqet e inskenuara dhe censura ishin pjesë e jetës së përditshme nën Stalinin dhe si te tilla ekzistonin, në një mënyrë apo në një tjetër, gjatë shumicës së historisë sovjetike.
21. …Tani nuk e shikoni
Miliona njerëz u ekzekutuan nën akuzat e paqëndrueshme. Shumë të tjerë u dërguan të punonin në kampet e punës me forcë të quajtur gulagë, të vendosura në rajone të largëta dhe të papërshtatshme si Siberia. Qeveria sovjetike madje redaktoi figurat që kishin rënë në turp nga fotografitë dhe filmat zyrtarë.
22. “Shkëputja” e Khrushçovit
Stalini vdiq në vitin 1952. Pasardhësi i tij Nikita Khrushçov e denoncoi sundimin e tij dhe filloi një proces për të çmontuar kultin e personalitetit rreth liderit sovjetik. Kjo filloi një epokë që njihet në historinë sovjetike si “Shkëputja.”
23. Ekonomia e planifikuar nga qendra
Megjithatë, nuk ishte gjithçka bukur. Ekonomia sovjetike u përball me të gjitha llojet e problemeve të lidhura me ekonominë e saj të planifikuar dhe të centralizuar. Këtu mund të shihni njerëz në Moskë duke pritur në radhë për të blerë mallra perëndimore në dyqanin GUM në vitin 1960.
Vazhdon...

by: Storm-rks + The Daily Digest

pj.2 – Jeta pas perdes së hekurt: Nostalgjia Sovjetike në Rusi dhe rrënjët e saj