spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
15:48
Home Blog Page 218

Pesë raste të dhunës në familje raportohen në një ditë

0

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje të ndodhura brenda 24 orëve të fundit në disa qytete të vendit, ku viktimat kryesisht janë gra, ndërsa të dyshuarit janë familjarë të tyre.

Në Prishtinë, është raportuar se një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në Prishtinë, sipas policisë, janë arrestuar dy vëllezër pas një përleshjeje fizike mes tyre. Pas intervistimit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Në Deçan është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje, ku një grua është sulmuar nga një burrë, i dyshuar si anëtar i familjes.

Viktima është dërguar në QKMF Deçan, ku është konstatuar se ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari ndodhet në arrati dhe policia është në kërkim të tij.

Në Gjakovë është arrestuar një burrë pasi kishte shqetësuar në vazhdimësi bashkëshorten e tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është raportuar në Vushtrri, ku një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dy janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

LVV-ja mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë

0

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shprehur mbështetjen e saj për protestën që do të mbahet të premten, më 17 tetor, në Tiranë, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në komunikatën e saj, Vetëvendosje thotë se qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që protestojnë, por përsërit qëndrimin e saj duke kujtuar se “Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011”.

Vetëvendosjes thekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme”, ndërsa pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë.

“UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla. Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës,” thuhet mes tjerash në reagim.

Komunikata e plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që protestojnë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë. Qëndrimi ynë për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar.

Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme. Në anën tjetër, pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë. UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla. Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës.

Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.

Por, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi sikur popujt e tjerë.

Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.

Po ashtu shtetet mike të Kosovës që tashmë gëzojnë anëtarësi në këto organizata, duhet të bëjnë shumë më tepër për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për të çuar përpara drejtësinë. Njëjtë siç duhet bërë më shumë në këto forume për njohjen e gjenocidit dhe gjykimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë e në mbarë Ballkanin.

Jack Smith rrëfen sfidat në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

0

Jack Smith, ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës që ngriti aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur për procesin gjyqësor në Hagë. Ai ka deklaruar se raste të mëdha si ky marrin vite për t’u ndjekur penalisht.

Smith ka folur edhe për praninë e kamerave në sallën e gjyqit, duke theksuar se në raste të tilla, dëshmitarët mund të sillen ndryshe.

“Rasti i fundit që pata në Dhomat e Specializuara të Kosovës përfshinte krime lufte në Kosovë. Përpjekjet për t’i sjellë këto raste në gjykatë ishin pothuajse të pamundura për shkak të kërcënimeve ndaj dëshmitarëve”, ka theksuar ai.

Sipas tij, një nga rastet është ende në zhvillim.

“Këto raste transmetoheshin drejtpërdrejt (live-stream), por identiteti i disa dëshmitarëve ishte plotësisht i mbrojtur. Unë e mbështes transparencën, nuk më pëlqen kjo mënyrë, por nuk mund të vë jetët e dëshmitarëve në rrezik”, ka deklaruar Smith.

Smith ka qenë përgjegjës për ngritjen e aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të gjithë i kanë hedhur poshtë.

Dogana sekuestron 41 telefona të fshehur në një kasafortë në Prishtinë

0

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të kontrollit në terren, njësitë e Doganës së Kosovës kanë realizuar një aksion kontrolli në një subjekt ekonomik në Prishtinë, ku kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të telefonave të padeklaruar.

Gjatë kontrollit, në një nga bodrumet e objektit është gjetur një kasafortë e mbuluar me pako të ndryshme, e cila pas hapjes ka rezultuar të përmbajë pajisje elektronike të reja, të fshehura dhe të pashoqëruara me dokumentacion ligjor për origjinën apo importin e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar nga Dogana e Kosovës, janë sekuestruar gjithsej 41 pajisje elektronike të reja, si më poshtë:

19 telefona të mençur Samsung Galaxy A26 5G

21 telefona të mençur Samsung Galaxy A16

1 tablet Samsung Galaxy Tab A9+ 5G

Dogana ka njoftuar se sekuestrimi është bërë në përputhje të plotë me procedurat ligjore, ndërsa për rastin është përpiluar dokumentacioni përkatës.

Autoritetet kanë nisur procedurat për hetimin e mëtejshëm të subjektit, për të konstatuar shkeljet doganore dhe përgjegjësitë ligjore që dalin nga rasti.

Infantino lavdëron “Dardanët”: Sot askush nuk dëshiron të luajë kundër, frikësohen se do të humbasin

0

Presidenti i Shtëpisë Botërore të futbollit, Gianni Infantino, ka lavdëruar zhvillimin e futbollit kosovar, sidomos gjatë dekadës së fundit.

Ai theksoi se Kosova tashmë është bërë një kundërshtar që askush nuk dëshiron ta ketë përballë.

“Nëse shohim sa shumë është zhvilluar futbolli në Kosovë në dhjetë vitet e fundit, që nga anëtarësimi në UEFA dhe FIFA, është diçka e jashtëzakonshme. Sot askush nuk dëshiron të vijë të luajë kundër Kosovës, sepse kanë frikë se do të humbasin. Ekipi është i fortë dhe keni tifozë gjithandej. Puna që po bëhet është e shkëlqyer,” deklaroi ai gjatë intervistës së tij për “FFK Podcast”.

Shefi i FIFA-s, shtoi se ndihet i nderuar dhe i emocionuar që ka marrë çmim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Infantino tha se këtë çmim ia ka dedikuar Fadil Vokrrit, ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për të cilin ka thënë se personifikon qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit të Kosovës.

Ish-kryeshefi i KEK-ut del para gjykatës

0

Këtë të enjte, nga ora 9:30, pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Krasniqi shkoi në Gjykatën e Prishtinës për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 3 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë.

Dëshmitari i paraparë nga PSRK, Skender Muqolli, i cili duhej të dëshmonte më 14 tetor, nuk u paraqit fare në gjykatë për arsye shëndetësore.

Gjyqtari Arben Hoti njoftoi se nuk ishte paraqitur asnjë provë që të mbështeste këtë pretendim, por sipas tij, zyra e tij e kishte kontaktuar Muqollin, i cili kishte pohuar pretendimin përmes telefonit.

Për shkak të mungesës së dëshmitarit, seanca u shty dhe pritet të vazhdojë sot, më 16 tetor.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 8 tetor 2025, Krasniqi nuk e kishte pranuar fajësinë për akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Mot i vranët gjatë ditës së sotme

0

Në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me periudha të shkurta me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat pritet të jenë më të theksuara në disa rajone dhe lokalisht mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë, prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Haradinaj: “Pajtohem me Albin Kurtin në një pikë”

0

Daut Haradinaj me ironi: “Pajtohem me Albin Kurtin në një pikë” – Kritikon ashpër matjet në Deçan


Në një paraqitje në emisionin Pressing, kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, komentoi me tone ironike çështjen e exit-polleve dhe sondazheve të realizuara gjatë fushatës zgjedhore, duke thënë se në këtë pikë “pajtohet me Albin Kurtin”.

“Tre herë në ditë me i bë matjet në Deçan, e askush prej pronarëve apo atyre që i kanë realizuar ato sondazhe nuk arrin me e mbulu atë kosto – dikush po i sponsorizon ato. Këto matje i kanë ofendu qytetarët e Deçanit”, tha Haradinaj.

Ai shtoi me ironi se:

“Në këtë pikë pajtohem me Albin Kurtin – gjatë krejt kohës sa është në pushtet!”

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur edhe vetë kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për hetim të exit-polleve, ndërsa kandidati i tij për Mitrovicën, Faton Peci, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj disa prej organizatorëve dhe gazetarëve që kanë qenë të përfshirë në publikimin e këtyre matjeve.

Haradinaj, ashtu si edhe disa aktorë të tjerë politikë, ka vënë në dyshim legjitimitetin dhe financimin e sondazheve të shpeshta, duke i cilësuar si të dyshimta dhe të dëmshme për procesin zgjedhor.

90-vjetori i bibliotekës publike “Mitrush Kuteli” të Pogradecit

0

Biblioteka e Akademisë së Shkencave mori pjesë në aktivitetin jubilar të organizuar me rastin e 90-vjetorit të krijimit të bibliotekës publike “Mitrush Kuteli” në Pogradec, një nga bibliotekat më të vjetra dhe me traditë në vend.

Takimi mblodhi së bashku përfaqësues të bibliotekave publike, universitare dhe speciale nga mbarë Shqipëria, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore.

Veprimtarinë e përshëndetën përfaqësues të bashkisë Pogradec, prefekturës së qarkut Korçë, këshillit të qarkut Korçë, si dhe drejtues e punonjës të bibliotekave, studiues, dashamirës të librit dhe familjarë të shkrimtarit të njohur Mitrush Kuteli.

Në këtë veprimtari, midis të tjerash, u vlerësua roli i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në pasurimin e fondit të bibliotekave të vendit përmes botimeve të saj shkencore, të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin e kërkimit, studimit dhe leximit në institucionet publike, universitare dhe kërkimore.

Për këtë kontribut të qëndrueshëm në fushën e dijes dhe kulturës, biblioteka “Mitrush Kuteli” i dorëzoi “Certifikatën e mirënjohjes” Akademisë së Shkencave.

Drejtuesja e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave, dr. Albana Velianj, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes bibliotekave në shkëmbimin e eksperiencave dhe pasurimin e burimeve të dijes.

Ajo nënvizoi gjithashtu vazhdimësinë e kontributit të Akademisë së Shkencave në mbështetje të bibliotekave universitare, publike dhe speciale, për pasurimin e fondit të tyre me botime shkencore që forcojnë misionin e bibliotekave në fushën e kërkimit, studimit dhe përhapjes së dijes.

Kanos gruan në Leposaviq, fsheh armë e uniforma ilegale, policia jep detajet

0

Sot një grua ka raportuar në stacionin policor në Mitrovicën Veriore se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj dhe se i njëjti posedon armë.

Lidhur me rastin, njësitë policore kanë dalë në vendin ne ngjarjes ku kanë kontaktuar me të dyshuarin i cili e ka pranuar se posedon armë.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mekinice të Leposaviqit policia ka gjetur dhe konfiskuar:

3 Pushkë automatike AK-47

1 Pushkë ajrore

1 Revole

1 Shkrepës (në formë të Revoles)

55 Fishekë

1 Bajonetë

2 Thika

5 Karikatorë i armës AK-47

1 Karikatorë të revoles

1 Këllëf të revoles

1 Jakne ushtarake

2 Këmisha te policisë se Serbisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Ndaj personit të dyshuar ekziston urdhri mbrojtës lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë lidhur me një rast të mëhershëm i cili urdhër është në fuqi nga data 15.10.2024 deri sot me datë 15.10.2025.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari S.T 49 vjeç, është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Kanosje”, “Mospërfillja e urdhrit të gjykatës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Gjatë procesit të kontrollit të shtëpisë, prindi i të dyshuarit ka deklaruar se njëra armë AK-47, pushka ajrore, bajoneta dhe uniforma janë të tij.

Ndaj të dyshuarit N.T 70 vjeç është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, i njëjti pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

Policia Rajonale Mitrovicë Veri mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.