spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
14:00
Home Blog Page 219

Rotacione në qeverinë “Rama 4”

0

Qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë një seri ndryshimesh në nivelet e larta të administratës shtetërore, vendime që u miratuan në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në kuadër të këtij rotacioni, janë bërë lëvizje në poste zëvendësministrash në Ministrinë e Jashtme, atë të Drejtësisë, të Infrastrukturës, të Bujqësisë dhe Arsimit.

Kush ikën dhe kush vjen

Vilma Premti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke zëvendësuar Silda Çepen, e cila është liruar nga detyra. Ky ndryshim vjen në një moment të rëndësishëm për diplomacinë shqiptare, në kontekstin e marrëdhënieve me BE-në dhe integrimit evropian.

Në Ministrinë e Drejtësisë, vendin e Klajd Karametës do ta marrë Elona Hoxha, e cila vjen në këtë rol në një periudhë ku drejtësia mbetet një nga kolonat kryesore të reformës institucionale në vend.

Besjan Kadiu është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në një kohë kur sektori po kalon nëpër investime strategjike dhe transformime të rëndësishme në energjinë e rinovueshme dhe transport.

Në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri është emëruar zëvendësministër, duke marrë përsipër sfidat e zhvillimit rural dhe rritjes së qëndrueshme të sektorit bujqësor.

Ndërkohë, është liruar nga detyra Ana Kapaj, që mbante postin e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit. Nuk është emëruar ende një zëvendësues për këtë post.

VENDIM / 6 autobusë për transportimin e veteranëve për protestën në Tiranë

0

Komuna e Prishtinës ua ka siguruar gjashtë autobusë veteranëve, për transport drejt Tiranës për protestën e së hënës. Vendimin e ka nënshkruar kryetari, Përparim Rama.

“Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë”, ka shkruar Rama.

Rama tha se veteranët janë pjesë e ndërgjegjës kombëtare.

“Veteranët tanë nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës por janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, do të mbetet shembull i respektit institucional, i kulturës politike dhe i mirënjohjes publike”, ka shkruar Rama.

“Me nderim të thellë për të gjithë veteranët, për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që e mbajnë ende gjallë kujtesën e lirisë sonë, shihemi në Tiranë.

Ju takon respekti i një kombi të tërë”, theksoi i pari i kryeqytetit.

Mund të jetë një imazh i amë e biletës, plan dhe teksti që thotë "Republika Kosoves Republika Kosova Republic Kosovo PRISHTINA Komuna Prishtines Opština Priština -Municipality Prishtina Te baze dispozitave nenit Statutit Komunes Prishtines 01. Ligjit 110- 391, 03/L 040, per vetéqeverisje lokale dhe 25.02.2010, Kryetari Kryeqytetitm KeH: VENDIM 1. Miratohet kerkesa dates 14.10.2025 sigurimin gjashte pjesëmarrje nẽ protestén Organizates autobusëve transportin Veterančve tẽ Luftes per ti Vendimi, ky vendim merret nẽ funksion te perkrahjes institucionale për protestễn organizuar ne Tirane, mbahet "Skënderbej" 2025, oren 17:00. 3. Per zbatimin këtij vendimi, do Vendimi hyn fuqi kujdeset Drejtoria Mobilitetit. diten nënshkrimit dorëzohet: Drejtorisë Mobilitetit; Qendres per Sherbim Qytetarë; Ne dosje. KRYETARI KRYEQYTETIT Perparim Rama"

Krasniqi tregon se cili do të jetë pozicioni i PDK-së në balotazhin mes Ramës e Çekut

0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për pozicionin që do të mbajë PDK në procesin e balotazhit ku janë një numër i madh i komunave.

Krasniqi ka thënë se është normale që PDK do të ketë nevojë për partitë e tjera në disa komuna, por edhe partitë e tjera do të kenë nevojë për PDK-në në komuna të tjera.

Kur ka folur për Prishtinën, ka thënë se është temë e veçantë dhe se do ta diskutojnë në parti nëse do të marrin qëndrim për ta përkrahur ndonjë prej partive që do të jenë në balotazh.

Ai ka thënë se fillimisht i takon Uran Ismailit të merr qëndrim, e më pas për të vendosur bashkaraisht rreth pozicionimit për balotazhin e Prishtinës.

“Kryeqyteti është temë në vetvete, do të merr trajtimin meritor në kohën e duhur. I takon Uran Ismailit si kryetar i degës, normalisht besoj shumë që Urani ka qenë kandidati më i mirë dhe më i duhur për Prishtinën, për pak s’e arriti balotazhin. Jemi në një situatë, ku si në komunat tjera, Uranit i takon ta thotë fjalën e tij e ta marrim pastaj vendimin bashkë”, ka thënë Krasniqi.

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri gjerman, Rainer Rudolph

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph.

Osmani i uroi ambasadorit të ri gjerman mirëseardhje dhe suksese në angazhimin e tij diplomatik në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë.

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë, Rainer Rudolph

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph.

Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Rudolph mirëseardhje dhe suksese në angazhimin e tij diplomatik në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të vendit tonë.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleate e fuqishme e Kosovës dhe një mbështetëse e palëkundur në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, si dhe kontributi i çmuar i mërgatës sonë në Gjermani, e cila përmes angazhimit dhe investimeve të saj po forcon lidhjet mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Presidentja Osmani shprehu bindjen se partneriteti i ngushtë ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë gjatë mandatit të ambasadorit.

AGK-ja i reagon Pecit për padinë ndaj gazetarëve

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka dënuar paralajmërimin intimidues të Faton Pecit kundër disa gazetarëve për shkak të exit-polleve.

AGK ka potencuar se është thellësisht i shqetësuar me paralajmërimin e kandidatit të Vetëvendosjes për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci se do të padisë disa gazetarë për shkak të publikimit të exit-polleve.

AGK-ja e vlerëson paralajmërimin për padi kriminale ndaj gazetarëve si përpjekje e hapur për intimidim dhe pengim të punës së tyre si gazetarë.

“Ky akt i zotit Peci është sulm brutal ndaj lirisë së raportimit në Kosovë, dhe përpjekje për të dekurajuar punën e gazetarëve”, thuhet në reagim.

AGK e sheh këtë veprim edhe si përpjekje për ta kaluar betejën politike në mediale, gjë që është e papranueshme.

“Zoti Peci ka një histori të sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe AGK-ja e fton që të heqë dorë nga kjo praktikë shumë e dëmshme për demokracinë në Kosovë”, përfundon reagimi.

Faton Peci paralajmëron padi penale për falsifikim dhe cenim të votës në Mitrovicë

Faton Peci paralajmëron padi penale për falsifikim dhe cenim të votës në Mitrovicë

0

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Mitrovicën e Jugut, Faton Peci njofton dorëzimin e një padie penale ndaj disa mediave dhe individëve për manipulim dhe ndikim të paligjshëm në votën e qytetarëve.

Ai thekson se do të paraqesë prova të tjera dhe bën thirrje për reagim të drejtë dhe urgjent nga institucionet e drejtësisë, duke garantuar transparencë dhe mbrojtje të votës së qytetarëve.

Postimi i plotë:

Padi penale

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës dhe të Kosovës.

Pas analizës së thellë të procesit zgjedhor në Mitrovicën e Jugut dhe shqyrtimit të dëshmive e argumenteve të manipulimeve dhe ndikimit të palejueshëm e kriminal në votën e qytetarëve, njoftojmë opinionin se do të dorëzojmë padi penale ndaj personave të mëposhtëm:

Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj, Ilir Mirena, Valon Syla, Ermal Panduri, Valon Feka, Shkumbin Kajtazi dhe të tjerë për dyshimin e bazuar të Cenimit të Përcaktimit të Lirë të Votuesve, të sanksionuar me nenin 210 dhe të Falsifikimit të Rezultateve të Votimit sipas nenit 216 të Kodit Penal të Kosovës.

Ndërkohë që institucioneve të drejtësisë iu bëjmë thirrje për trajtim urgjent, të drejtë dhe meritor të këtyre krimeve, gjatë ditëve në vijim do të paraqesim edhe fakte, argumente e dëshmi të tjera, të bazuara në deklarimet e qytetarëve dhe entiteteve të tjera.

Gjatë fushatës zgjedhore, e veçanërisht gjatë ditës së zgjedhjeve, pa pritur, ashtu siç e përcakton Ligji për Zgjedhjet, të përfundojë procesi zgjedhor, disa “”medie“ dhe individë të lidhur me grupe të jashtëligjshme interesi, gjatë tërë ditës kanë ndërmarrë veprime të sinkronizuara – përmes shpifjeve, linçimeve, akuzave të rreme, numrave të manipuluar e duke kulmuar me publikimin e të ashtuquajturve “exit poll” të paligjshëm, që shumë shpejt u dëshmua që jo vetëm që nuk e pasqyrojnë aspak vullnetin real të votuesve në Mitrovicë, por madje qëndrojnë shumë larg. Qëllimi i vetëm i këtyre veprimeve ishte krijimi i konfuzionit, duke tentuar të ndikojnë dhe devijojnë jashtëligjshëm vullnetin e qytetarëve në Mitrovicë dhe të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës dhe të Kosovës, do t’ju mbajmë të informuar për gjithçka.  Transparenca është tipar që na dallon si individë, si politikanë e si parti politike dhe respektimi dhe mbrojtja e votës së qytetarëve të Mitrovicës është parimi dhe prioriteti ynë kryesor.

Lladrovci: Sonte do ta hapim simbolikisht zyrën ku ishte selia e PDK-së në Drenas

0

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili garoi edhe në zgjedhjet e fundit lokale për të parin e kësaj komune me “Për Drenasin Kampion”, duke arritur fitore, ka njoftuar se sot rreth orës 18:30 do ta hapin “simbolikisht zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas”.

Lladrovci, po ashtu, ka falënderuar qytetarët për kontributin e tyre që zgjedhjet në Drenas, të zhvillohen në ‘’mënyrë shembullore’’.

“Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë njerëzore, institucionale e morale, shpreh respektin e thellë dhe falënderimin për çdo qytetar i cili kontribuoi që zgjedhjet në komunën tonë të zhvillohen në mënyrë shembullore.

Megjithëse jemi në pritje të zyrtarizimit të rezultateve, kjo nuk na pengon të kemi një koktej për fitoren, jo vetëm fitore “Për Drenasin Kampion”, por fitore të qytetarëve krenarë e me integritet, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare dhe shtetndërtim.

Me kandidatet dhe kandidatët për Kuvend me anëtarët e Shtabit zgjedhor, do të takohemi bashkë në zyrat ku ishim vendosur përkohësisht në ora 18:00, ndërsa rreth orës 18:30 do ta hapim simbolikisht zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas, zyrë e cila me vite ka qenë burim i fitoreve.

Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh.

Ky koktej nuk është përjashtim për ata që mendojnë ndryshe, as demonstrim i arrogancës së fitores, thjeshtë, është kthim te ambientet nga të cilat kishte dhe do të ketë vetëm fitore, me qytetarin e komunës së Drenasit në qendër dhe vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes.

Krenar me qytetarët kampionë të zemrës së Kosovës. Fitorja e qytetarëve të Drenasit, është fitore e madhe! Faleminderit!

Balotazhi në mungesë energjie, analistët rekomandojnë fushatë të përqendruar dhe të shkurtër

0

Ende nuk është përcaktuar afati ligjor për mbajtjen e fushatës elektorale për komunat që do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor.

Analistët politikë vlerësojnë se partitë politike nuk do të japin premtime të reja, prandaj fushata elektorale për balotazh nuk do të duhej të zgjaste më shumë se 10 ditë.

Qytetarët janë lodhur me fushata të stërzgjatura, thotë për Radio Kosovën analisti politik Dritëro Arifi. Ai vlerëson se zgjedhjet lokale kanë një koncept tjetër dhe janë më të fokusuara në tema përmbajtjesore.

Sipas tij, për balotazh, më shumë se gjashtë ditë fushatë do të ishte e tepërt, pasi qytetarët tashmë i kanë dëgjuar premtimet e partive.

“Praktikisht nuk çon peshë, sepse qytetarët që janë orientuar, tashmë e dinë se çfarë presin. Ata nuk kanë për të shpikur premtime të reja – janë po ato që kanë dhënë më herët. Prandaj, më mirë që fushata të jetë më e vogël, sa më e koncentruar dhe sa më e shpejtë, sepse jemi duke lëvizur me hapa të breshkës dhe jo me shpejtësinë e ditës, për të arritur një standard më normal për mirëqenien e qytetarit. Qytetari duhet të jetë në fokus të çdo fushate, dhe jo e kundërta”, dekalroi Arifi.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani, duke folur për Radio Kosovën, thotë se nuk pret premtime të reja nga partitë politike për të marrë udhëheqjen e komunave. Ai vlerëson se fushata e balotazhit nuk duhet të zgjasë më shumë se 10 ditë, pasi vizioni dhe programet e partive tashmë janë të qarta.

“Nuk pres ndonjë ndryshim në atë që do të thonë partitë politike në balotazh. Më shumë ndoshta do të flitet për ata qytetarë që ende nuk janë përcaktuar se kë do të votojnë. Por unë mendoj se më e drejtë do të ishte që të ketë vetëm 10 ditë fushatë, dhe aty të jepen qëndrime politike për tema të ndryshme, apo ndonjë çështje që nuk është trajtuar më herët, për t’u dhënë qytetarëve mundësinë që të informohen më mirë”, tha Burjani.

Bazuar në të dhënat e fundit nga uebfaqja e KQZ-së, PDK shkon në balotazh në Prizren, Kaçanik dhe Vushtrri.

LDK shkon në balotazh në Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash, Viti dhe Obiliq.

AAK shkon në balotazh në Gjakovë, Rahovec, Klinë, Suharekë dhe Junik, ndërsa VV në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Kaçanik, Fushë-Kosovë, Obiliq, Viti dhe Vushtrri.

Lista Serbe ka fituar 9 komuna me shumicë serbe në raundin e parë, por kryeson në balotazh në Kllokot, e vetmja komunë me shumicë serbe që nuk u fitua drejtpërdrejt.

Spiropali: Zemrat kuqezi në protestë gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës

0

Përmes një publikimi në rrjetet e saj sociale, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor ora 17:00 në sheshin “Skënderbej” Tiranë, duke renditur arsyet pse gjyqi ndaj çlirimtarëve të Kosovës është i pabazuar në fakte dhe i padrejtë.

“Në këtë shekull të shqiptarëve, liria nuk mund të jetë e plotë me pranga në duart e çlirimtarëve. Me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në qeli, ndërgjegjja kombëtare nuk mund të jetë e qetë dhe padrejtësia do të ketë ende hise në hakun e shqiptarit”, ka shkruar mes tjerash Spiropali.

Reagimi i plotë:

“Zemrat Kuqezi kundër Padrejtësisë!

Në këtë shekull të shqiptarëve, liria nuk mund të jetë e plotë me pranga në duart e çlirimtarëve. Me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në qeli, ndërgjegjja kombëtare nuk mund të jetë e qetë dhe padrejtësia do të ketë ende hise në hakun e shqiptarit.

Alkimia djallëzore e shndërrimit të heronjve të djeshëm të moralit dhe aleatëve euroatlantikë, në vrasës, e kthimit përmbys me truke e trike juridike e të vërtetave historike, shpërblimi i agresorit të djeshëm me rivrasjen e viktimës është më shumë se kriminale. Ajo duhet të marrë fund ashtu siç nisi, menjëherë dhe pa kushte.

Në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë e kudo ku rreh zemra e shqiptarit, ne jemi bashkë në një thirrje e një besim: Liria ka emër!

Liria ka emrin e çlirimtarëve të djeshëm dhe luftëtarëve të sotëm, që ndeshen për shumë më shumë se lirinë personale.

Po ndeshen për të vërtetën, kujtesën historike dhe të drejtën e një populli që nuk ka marrë shpagim e as nuk kërkon hakmarrje, por do, lutet e kërkon të marrë e do të marrë, vetëm drejtësi.

Në 17 tetor zemra e shqiptarëve anë e mbanë botës, kudo ku i ka çuar fati e kudo po ndërtojnë fatin e tyre, do të rrahë në sheshin Skënderbej.

Nën hijen e Heroit Kombëtar, ne do të protestojmë kundër padrejtësisë që prek të gjithë shqiptarët, çojmë zërin tonë në Hagë duke kërkuar kthimin në liri të çlirimtarëve.

Ajo që lindi si gjykatë speciale e parimeve të së drejtës nuk mund të jetë pafundësisht sinonim i padrejtësisë e turp i drejtësisë ndërkombëtare, që kërkon të përmbysë historinë, të relativizojë të vërtetën, të përdhosë sakrificën përmes padrejtësive proceduriale, paraburgimit të zgjatur pa gjyq.

E mbi të gjitha kur sot, ka vetëm një grusht akuzash të pabaza, të pafaktuara, pjellë e një raporti të diskretituar tanimë si prodhim fantazie nga hetimet serioze kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fortë dhe i pandashëm në përkrahje të Republikës së Kosovës, por edhe në denoncimin e kësaj padrejtësie, deri në kthimin në shtëpi të luftëtarëve.

Të premten në 17 tetor, në sheshin “Skënderbej”.

Shqiptarët bashkë për Lirinë! Për Drejtësinë! Për Kosovën!

Verifikohen rezultatet e votave për kryetarët e komunave në 845 vendvotime

0

Deri në orën 12:00, të së mërkurës, janë verifikuar rezultatet për 845 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave.

Po në këtë periudhë janë verifikuar edhe rezultatet e zgjedhjeve për asamble nga 792 vendvotime.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Nga po kaq vendvotime, 792, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme, njëkohësisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”, ka thënë Elezi.

“Në platformën e KQZ-së për rezultateve, prezantohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë: -rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, -rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe -votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, tha Elezi.