spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
11:53
Home Blog Page 220

PDK shpreh shqetësime për manipulime në Shtime: Dyshime për “tren bullgar”

0

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi ka shprehur shqetësim lidhur me parregullsitë, sipas tij të evidentuara në vendvotimin në fshatin Belinc, komuna e Shtimes.

Bazuar në të dhënat e paraqitura, ekzistojnë sipas tij, indikacione të qarta për shkelje të rëndë të procesit zgjedhor, përfshirë dyshimet për përdorimin e metodës e njohur si “Treni Bullgar”.

“Në këtë drejtim, ftoj organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe organet e tjera hetimore, që të ndërmarrin hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm për këtë rast, në mënyrë që të sigurohet transparencë dhe përgjegjësi institucionale”, shkruan ndër të tjera ai.

Rritje e raportimeve për dhunë në familje në 24 orët e fundit

0

Gjithsej pesë raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në komuna të ndryshme të vendit. Të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprime ligjore, në bashkëpunim me prokuroritë përkatëse.

Në Prishtinë janë raportuar dy raste, ku në njërin prej tyre është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Po ashtu, në të njëjtën ditë është arrestuar edhe një person tjetër për dhunë ndaj një gruaje Në të dy rastet, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në Kamenicë, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj disa anëtarëve të familjes. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit.

Edhe në Pejë, është arrestuar një burrë për dhunë në familje ndaj një femre kosovare. Pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, në Vushtrri, është raportuar një rast i dhunës në familje ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Prokurori kujdestar është njoftuar dhe ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Ish-Presidentja e Kosovës viziton Komandën e NATO-s, diskutuan për rolin e Kosovës në paqen rajonale

0

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka realizuar një vizitë zyrtare në Komandën e Forcave të Përbashkëta të NATO-s, që mbulon Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, me ftesë të Admiralit Stuart B. Munsch, komandant i kësaj strukture të rëndësishme ushtarake.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Jahjaga ka bërë të ditur se gjatë takimit me Admiralin Munsch është diskutuar për përfshirjen e parimeve të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në operacionet aktuale dhe të ardhshme të NATO-s. Ajo theksoi rëndësinë e rolit që luan Kosova si një partnere e besueshme në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“I shpreha admirimit tim për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë, të cilët për më shumë se 20 vjet kanë siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët tanë. Intervenimi i NATO-s në vitin 1999 ishte një moment vendimtar që i dha fund një tragjedie dhe hapi rrugën drejt lirisë sonë”, u shpreh Jahjaga.

Ajo po ashtu vlerësoi lart bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite mes Kosovës dhe NATO-s, duke theksuar se ruajtja e paqes nuk arrihet vetëm përmes forcës, por edhe përmes vlerave të përbashkëta demokratike dhe partneritetit të qëndrueshëm.

Gara për pjesëmarrje në Kupën e Botës, ja cilat kombëtare kanë siguruar biletën

0

Dritarja e FIFA-s për ndeshjet kualifikuese të tetorit është mbyllur këtë të martë duke dhuruar emra të tjerë skuadrash që siguruan pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

Numri i kombëtareve që kanë siguruar biletën ka arritur në 28, kurse numri total i kombëtareve është 48.

Pjesa më e madhe e emrave për t’u mësuar është në zonën e Evropës, nga e cila ka tani vetëm 1 ekip të sigurt, Anglinë, derisa mbetemi në pritje për t’u njohur edhe me 15 emra të tjerë.

Kush është kualifikuar aktualisht?

Shtetet organizatore: SHBA, Kanada, Meksikë

Shtete aziatike: Arabia Saudite, Australia, Irani, Japonia, Jordania, Katari, Korea e Jugut, Uzbekistani.

Shtetet afrikane: Afrika e Jugut, Algjeria, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gana, Kepi i Gjelbër, Maroku, Senegali, Tunizia.

Shtetet e Amerikës së Jugut: Argjentina, Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Paraguai, Uruguai

Shtetet oqeanike: Zelanda e Re

Shtetet evripiane: Anglia

Vazhdon numërimi i votave për Asamblistë në Prishtinë

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon publikimin e rezultateve për kandidatët e Asamblesë së Komunës së Prishtinës.

Deri tani janë procesuar rezultatet për 24 vendvotime. LDK ka deri tash 2,067 vota, e ndjekur nga LVV me 1,424 dhe PDK me 1,417 Vota.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i pari renditet Përparim Rama me 2,067 vota vota si bartës liste, pasuar nga Bujar Bashi me 138 vota, pastaj Bekim Gashi me 133 vota, Milazim Vitija me 118 vota, e të tjerë.

Nga VV i pari renditet Mrika Limani Myrtaj si bartëse liste me 1,424 vota. Pas saj është Gëzim Sveçla me 99 vota, Egzon Azemi me 57, e të tjerë.

Nga PDK, i pari renditet Uran Ismaili si bartës liste me 1,417, pasuar nga Besianë Musmurati me 69, Agron Canolli me 57 vota, Yll Muriqi 50 vota e të tjerë.

Bekë Berisha i AAK-së, si bartës liste, ka 663 vota.

Qeveria e re në heshtje, partitë presin rezultatin e balotazhit

0

Pavarësisht se afati kushtetues prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë së re po i rrjedhë, kryetari i LVV-së Albin Kurti nuk ka filluar ende bisedimet me subjektet e tjera politike për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re.

Kurti ende është duke u marr me çështjet e zgjedhjeve lokale dhe me numrat që ka marr në komuna. I mandatuar për këtë kryeministër nga presidentja, Kurti tha se i ka edhe dhjetë ditë kohë për formimin e Qeverisë.

“Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë”.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i cili deri më 27 tetor duhet të dal para deputetëve në Kuvend për të dëshmuar nëse i ka siguruar votat e nevojshme apo jo, negociatat e vetme i pati zhvilluar me partinë Nisma Socialdemokrate të Fatmir Limajt e cila edhe tash ka shprehur gatishmëri që të ulët për takim nëse Kurti i kërkon takim. Deputetja e Nismës Xhevahire Izmaku tha për rtv21 se gatishmëri për takim nuk ka të bëjë me ermin e përvetshëm, por për zgjidhje të problemeve politike.

‘’Gjithmonë dhe nuk ka të bëjë me emër të përveshëm të zotit Kurtit, mirëpo në raport  me të mirën e vendit dhe në raport në zgjidhjen e problemeve, Nisma do të ishte me secilin kryeministër të vendit  në tavolinë. Tavolina  është ajo që duhet të zgjidhen problemet politike  dhe në këto rrethana ne besojmë plotësisht se duhet të ketë një zgjidhje”, tha Izmaku

‘’Ne mendojmë se kontributi jonë kish qenë më i miri në pozicionin e Kuvendit dhe besojmë se kjo është dashur që të ndodh sepse vendi dhe institucioni ligjvënës ka nevojë me pas një personalitet me kredibilitet të lartë siç është zoti Limaj’’, shtoi ajo.

Për formimin e Qeverisë së re Kurtit i duhen së paku  61 vota dhe partitë parlamentare kanë rezervat e tyre. Në PDK gjatë ditës thanë se nuk kanë ende një qëndrim nëse do të pranojnë të takohen me Kurtin, por janë kundër një Qeverie Kurti tre për shkak se, siç thonë, qeverisja e tij i ka sjellë dëme të mëdha vendit.

Ndërkohë, në LDK kanë qëndruar në pozicionin e tyre që prej disa muajsh kur thanë se duan Qeveri të përkohshme.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sërish ka prezantuar qëndrimin e saj se nuk bën asnjë llooj koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Time Kardiaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se ky subjekt politik nuk do të bashkëpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje për qeverinë e re.

Ajo ritheksoi se AAK është pro një qeverie me partitë ish opozitare, në të kundërtën sipas saj vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Jo nuk duhet të ketë, për shkak të performancës së keqe, për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , për shkak të sanksionit nga Bashkimi Evropian , për shkak të izolimit, të gjithë të këqijave aferave korruptive, izolimit të vendit, për shkak të keqqeverisjes, shtrenjtimit të energjisë elektrike nuk ish dashtë me koalicion i qeverisë.”, deklaroi Kadriaj.

Partnerja e koalicionit të Kurtit, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari, preferon që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në mungesë të besimit të ndërsjellë midis partive politike.

‘’Unë kam deklaruar shumë her edhe gjatë përpjekjeve kur dështonte konstutimi i Kuvendi që në mungesë të një besimi apo mirëbesimin mes partive politike për tu ulur që të diskutojnë, nuk mbetet asgjë tjetër përveçse zgjedhjet”.

Nëse Kurti nuk arrin që t’i sigurojë votat për formimin e Qeverisë brenda afatit kushtetues prej 15 ditësh, radha i lëshohet një shumice tjetër parlamentare të cilën e mandaton presidentja për Qeverinë e re. Por, në mungesë të një konsensusi politik shumica e partive politike parlamentare preferojnë të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në fillim të muajit dhjetor.

Haliti: PDK nuk përjashton koalicione në balotazh, vendimi pas analizës politike

0

Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës dhe eksponent i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka komentuar zhvillimet e fundit në zgjedhjet për pushtetin vendor në Kosovë, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Trialog” në RTSH.

Haliti vlerësoi organizimin e partive opozitare në raundin e parë të zgjedhjeve, duke theksuar se koalicionet paszgjedhore duhet të jenë më të fokusuara tek qytetarët.

Ai përmendi disa nga garat më të forta që pritet të zhvillohen në balotazhin e 12 komunave, duke veçuar Mitrovicën, Prishtinën dhe Prizrenin si më të spikaturat.

“Komunat e mëdha që i kemi pasur në koalicionin e mëparshëm, kemi qenë të organizuar më mirë dhe të fokusuar tek njerëzit. Tashmë është e njëjta gjendje, dhe në Mitrovicë do të kemi balotazh mes Vetëvendosjes dhe PDK-së. Prishtina është gara më interesante e balotazhit pas dy javësh, por edhe Prizreni do të jetë interesant,” tha Haliti.

I pyetur për mundësinë e një koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në balotazh, duke lënë jashtë skemës Vetëvendosjen, Haliti u shpreh se kjo është një çështje që do të shqyrtohet nga partia.

“Nëse Lidhja Demokratike hyn në qeveri, sikurse po pretendon z. Kurti, atëherë nuk besoj se do të duhet të mbështesim asnjërën prej palëve,” deklaroi ai.

Duke folur për performancën e PDK-së në zgjedhjet lokale, Haliti theksoi se partia ka numrin më të madh të anëtarëve të Asambleve përfaqësuese, por kjo nuk duhet të konsiderohet automatikisht si fitore.

“PDK ka numrin më të madh të anëtarëve të Asamblistëve në pushtetin lokal. Por kjo nuk është domosdoshmërisht një fitore. Nuk duhet të shërbejë si justifikim publik në rrethanat kur nuk jemi mirë me fitore në raport me komunat. Ne mund të themi që kemi marrë më shumë vota për Asambleistët, por të tjerët thonë se kanë fituar më shumë komuna,” u shpreh Haliti.

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s kërkojnë më shumë armë për Ukrainën

0

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të takohen gjatë së mërkurës për të bërë përpjekje që të sigurojnë më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën, mes një rënieje të ndjeshme të furnizimeve me armë dhe municione në muajt e fundit në vendin e shkatërruar nga lufta, i cili ende po lufton kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.

Ministrat do të debatojnë gjithashtu një kërkesë nga shefi i NATO-s për të hequr kufizimet në përdorimin e avionëve dhe pajisjeve të tjera të tyre, në mënyrë që ato të mund të përdoren për të mbrojtur kufirin lindor të aleancës me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën në mënyrë më efektive.

Një seri e kohëve të fundit ndërhyrjesh misterioze me dronë dhe shkeljesh të hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë, ka nxitur shqetësime se Presidenti Vladimir Putin mund të jetë duke vënë në provë reflekset mbrojtëse të NATO-s.

Disa udhëheqës e kanë akuzuar atë gjithashtu për zhvillimin e një lufte hibride në Evropë, por Moska e mohon këtë.

Lufta konvencionale e Rusisë ndaj fqinjit të saj tani është përqendruar në rrjetin elektrik të Ukrainës përpara dimrit.

Fushata vjetore e Moskës synon të çaktivizojë furnizimin me energji elektrike të Ukrainës, duke u mohuar civilëve ngrohjen dhe ujin e rrjedhshëm ndërsa temperaturat bien.

Në të njëjtën kohë, të dhënat e reja mbi ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën tregojnë se ajo ka rënë me 43% në korrik dhe gusht krahasuar me gjysmën e parë të vitit, sipas Institutit Kiel të Gjermanisë, i cili monitoron mbështetjen e mbrojtjes dhe financiare për Kievin.

Rënia ndodhi edhe pasi aleatët evropianë filluan të blinin armë amerikane për Ukrainën sipas një marrëveshjeje të re financiare të njohur si Lista e Kërkesave të Prioriteteve për Ukrainën (PURL).

Shtetet e Bashkuara nuk i dhurojnë asnjë pajisje Ukrainës, as përmes skemës dhe as në mënyrë bilaterale, por gjashtë vende kishin kontribuar tashmë me 2 miliardë dollarë (1.72 miliardë euro) në fond, tha presidenca ukrainase në fund të shtatorit.

Danimarka, Holanda, Norvegjia dhe Suedia kanë blerë armë amerikane për t’i dërguar në Ukrainë.

Por Italia dhe Spanja, ndër anëtarët e tjerë të aleancës me 32 vende, po dërgojnë shumë pak në krahasim me këta partnerë të NATO-s.

“Herë pas here, disa vende po mbeten shumë prapa asaj që duhet të bëjnë”, tha një diplomat i lartë i NATO-s përpara takimit.

“Nëse Ukraina bie”, tha ai, “shpenzimet e mbrojtjes do të jenë shumë më të larta se 5%” e produktit të brendshëm bruto, objektivi aktual dhe ambicioz i shpenzimeve të NATO-s.

Diplomati i informoi gazetarët rreth shqetësimeve me kusht që të mos identifikohej, pasi atyre nuk u lejohej të flisnin me shtypin.

Shumë vende, ndër të cilat edhe Italia, po përballen me sfida ekonomike. Franca beson se paratë evropiane do të investoheshin më mirë në industrinë mbrojtëse të Evropës sesa në atë të SHBA-së dhe nuk ka ndërmend të marrë pjesë në PURL.

Burime të Euronews thanë se, duke hyrë në bisedimet e së mërkurës, Ukraina synon të inkurajojë vendet që ende nuk kanë kontribuar në PURL ta bëjnë këtë, duke theksuar se ndarja e barrës është një nga çështjet themelore për NATO-n.

Një përparësi e dytë për Kievin, sipas burimeve të Euronews, është të përpiqet të bindë vendet që kanë njoftuar tashmë qëllimin e tyre për të kontribuar në PURL që të rrisin kontributet e tyre, duke shtuar se zyrtarët ukrainas ishin të vetëdijshëm se kjo ishte një temë e ndjeshme sepse çdo vend përballet me problemet e veta të brendshme.

Në fushën e betejës, prioritetet për Ukrainën janë paketat e mbështetjes për të mbajtur vijën e frontit, për të mbrojtur qytetet dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike të vendit, thanë burimet.

Vendosja e mbrojtjes ajrore në krahun lindor të NATO-s nuk e ka privuar ende Ukrainën nga burimet ushtarake. Por oficerët e lartë të aleancës duan që vendet të heqin kufizimet mbi pajisjet që dërguan atje për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s kundër kërcënimeve nga Rusia.

“Ne ende kemi disa nga këto paralajmërime kombëtare dhe ato po na pengojnë. Po na bëjnë më pak efektivë”, u tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ligjvënësve në Slloveni të hënën.

Është një nga tre operacionet e mbrojtjes ajrore përgjatë krahut lindor. I dyti vepron në rajonin e Detit Baltik, ndërsa i treti mbulon kufirin e Polonisë me Ukrainën.

Gjenerali lejtnant amerikan Alex Grynkewich, Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s (SACEUR), beson se përgjigjja ndaj incidenteve të hapësirës ajrore në Poloni dhe Estoni ishte “libër shkollor”.

Por ai dëshiron të jetë i lirë të përdorë avionë në cilindo prej këtyre misioneve gjetkë, duke siguruar një mburojë ajrore të unifikuar me rregulla të përbashkëta angazhimi.

Kufizimet se kur lejohen avionët luftarakë të qëllojnë me armë paraqesin gjithashtu sfida.

“Sa më shumë paralajmërime kombëtare të jenë në fuqi, veçanërisht asetet tona të avionëve luftarakë, aq më e vështirë është për SACEUR”, u tha gazetarëve i dërguari i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, përpara takimit të së mërkurës.

Grynkewich po kryen një shqyrtim të asaj që ai mendon se i duhet NATO-s për të menaxhuar sfidat e reja me të cilat po përballet, thonë diplomatët.

Ai pritet t’i ndajë planet e tij me vendet anëtare në fillim të vitit të ardhshëm.

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund të zvarritet për shkak të shtyrjes së provave nga mbrojtja

0

Muajt e parë te vitit të ardhshëm ishin parë si vendimtar, për të kuptuar epilogun e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Por, një paralajmërim i bërë nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq se do të kërkojnë t’i  shtyrjen e afateve për të përmbyllur çështjen nga ana e tyre, mund të shtyjë edhe vendimin.

Nga Dhomat e Specializuara, kanë thënë se ende nuk kanë pranuar ndonjë shkresë nga ekipet mbrojtëse.

“Mbrojtja e Thaçit theksoi gjatë seancës gjyqësore se do të dorëzonte një kërkesë të tillë. Deri më tani nuk ka asnjë dosje me shkrim publike lidhur me këtë çështje. Trupi Gjykues do të vendosë për çdo kërkesë të tillë në përputhje me ligjin dhe rregulloren. Në fakt, gjatë gjithë gjykimit, Trupi Gjykues ua ka kujtuar palëve menaxhimin e kohës në një përpjekje për të siguruar që procedurat të jenë sa më të shpejta të jetë e mundur. Trupi Gjykues ka treguar se data e synuar e 14 nëntorit për ekipet e Mbrojtjes për të paraqitur provat e tyre në këtë çështje është vetëm një tregues i vlerësimit të Trupit Gjykues për kohëzgjatjen e çështjes së Mbrojtjes dhe mund të përshpejtohet ose të zgjatet sipas nevojës. Trupi Gjykues u ka thënë gjithashtu palëve se ato duhet të jenë të gatshme të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare para 22 dhjetorit, por gjithashtu ka theksuar se gjykatësit do të caktojnë një datë të saktë në lidhje me këtë çështje sapo çështja e Mbrojtjes të jetë më e avancuar.”

E monitoruesit e punës së Speciales në Hagë thonë se çdo kërkesë e tillë, do të ndikojë në shtyrjen e vendimit përfundimtar.

“Sigurisht që çdo shtyerje e afatit ndikon edhe tek shtyerja të themi e vendimit përfundimtar për arsye se të gjitha këto veprime janë veprime zingjirore të cilat të themi e shtejnë afatin e njëra tjetrës”, ka thënë Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

“Prej fillimit kur është vendosur ky afat është ditur se nuk është afat definiv dhe mund të ndryshojë varësisht prej nevojave të procesit, dhe meqë tashmë ka lindur kjo nevojë sic ka njoftuar mbrotja ata do dorëzojnë kërkesë, dhe nëse është bindëse aprovohet nga trupi gjykues dhe rrjedhimisht afatet ndryshojnë ngjajshëm i bije që edhe dosja përfundimtare të shtyhet në fillim të vitit të ardhshëm gjë që bënë shtyrjen e afatit përfundimtar marrjen e vendimit në këtë rast”, ka thënë Blendina Veliqi nga IDK, raporton Dukagjini.

Seanca e radhës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi, do rinisin më 27 tetor, me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e Thaçit.

Ish-krerët e UÇK-së, janë në paraburgim në Hagë nga viti 2020, nën akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit, derisa gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të 2023.

Von der Leyen viziton Kosovën, zbulohet agjenda

0

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do qëndroj sot në Kosovë.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se Von der Leyen do të takohet me të paren e shtetit, Vjosa Osmani.

Sipas komunikatës për media, ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Po ashtu, gjatë vizitës së saj, ajo pritet të mbajë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.