Home Blog Page 2243

Ekstremi i djathtë po rritet në zemër të Evropës

Social-Demokratët kryesojnë ndaj ekstremit të djathtë në Brandenburg: Sondazhet paraprake

Një luftë pa epilog: Hezbollah dhe Izraeli mes…

0

Një luftë pa epilog: Hezbollah dhe Izraeli mes përshkallëzimit të tensioneve dhe goditjeve të përsëritura


storm-rks.com
Një pjestare e Policisë Izraelite, ambientet janë pas shperthimit të raketave te lansuara nga Hezbollahu

Storm- Izrael: Lufta e ashpër midis Hezbollahut dhe Izraelit ka hyrë në një fazë të re pa epilog të ditur, teksa grupi militant lëshoi më shumë se 100 raketa drejt veriut të Izraelit. Këto sulme të intensifikuara ndodhën pas një seri goditjesh izraelite që kanë vrarë dhjetëra persona, përfshirë dy komandantë të lartë të Hezbollahut dhe shkatërrimin e pajisjeve të tyre të komunikimit. Nga ana tjetër, ushtria izraelite u kundërpërgjigj me qindra sulme, duke goditur 400 objektiva në Libanin jugor. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi një goditje të fortë, duke deklaruar se Hezbollahu po merr një mesazh të qartë përmes këtyre sulmeve.

Hezbollahu përdori raketat e reja Fadi 1 dhe Fadi 2, të cilat nuk janë përdorur më parë, duke shprehur vendosmërinë për të vazhduar përplasjet deri në arritjen e një armëpushimi në Gazë. Nga ana e saj, Koordinatorja e OKB-së në Liban, Jeanine Hennis-Plasscharet, paralajmëroi për rrezikun e një lufte gjithëpërfshirëse, teksa tensionet kanë çuar rajonin në prag të katastrofës.

Konflikti i fundit shpërtheu pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, i cili vrau 1,200 izraelitë dhe mori rreth 250 pengje. Si kundërpërgjigje, Izraeli kreu një valë bombardimesh në Gaza, duke shkaktuar mbi 41,000 viktima palestineze dhe zhvendosur pothuajse gjithë popullsinë prej 2.3 milionë banorësh.

Tensionet mes Hezbollahut dhe Izraelit janë një tjetër shenjë e përshkallëzimit të konfliktit në rajon, me frikën për një luftë të gjerë që vazhdon të rritet, ndërsa asnjëra palë nuk tregon shenja të tërheqjes/ storm-rks

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci: Përkujtimi i Heroizmit të pashuar mes (mos)reagimeve të liderëve institucional dhe politik

0

Storm/Perkujtimor: Në përkujtim të dëshmorëve kombëtarë, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, shumë liderë politikë shprehën respektin dhe mirënjohjen e tyre për kontributin e jashtëzakonshëm të çiftit në luftën për liri.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ishte ndër të parët që reagoi, duke i cilësuar Fehmiun dhe Xhevën si themeltarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shembuj të idealit të pastër të luftëtarëve për liri. Haradinaj kujtoi përjetimet e tij personale me ta, sidomos gjatë betejave të ashpra të luftës, duke theksuar vendosmërinë dhe guximin e tyre deri në rënien heroike në Drenicë.

storm-rks.com
Fotoja vetëm për ilustrim

Poashtu, nga opozita, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu mirënjohjen e tij për sakrificën sublime të Fehmiut dhe Xhevës, duke theksuar rolin e tyre kyç në luftën për liri dhe rëndësinë e përjetësimit të veprës së tyre.

Nga ana tjetër, reagimet e liderëve institucionalë erdhën më vonë gjatë ditës. Kryeministri Albin Kurti, në një postim të mëvonshëm, nderoi kujtimin e çiftit Lladrovci dhe bashkëluftëtarëve të tyre, duke theksuar që sakrifica e tyre mbetet themeli mbi të cilin u ndërtua liria e Kosovës. Megjithatë, vonesa në reagimet nga disa liderë të institucioneve shtetërore, si dhe mosreagimi i të tjerëve, siç janë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Konjufca, janë për t’u kritikuar nga opinioni publik.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci mbeten ndër figurat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, duke u kujtuar çdo vit për sakrificën e tyre të përbashkët dhe përpjekjet e palodhura në rrugën drejt lirisë së vendit/ storm-rks

Sot, “Autumn day one” – Dita e parë e Vjeshtës

0

Storm/Stina: Stina e vjeshtës gjithmonë ka simbolizuar një periudhë të qetësimit të natyrës, me ditë të buta dhe të freskëta. Dikur, kjo stinë sillte me vete ajrin e pastër, gjethe të artëra që binin ngadalë, dhe një ndjenjë ngrohtësie në përgatitje për dimrin. Fermat përgatiteshin për vjelje, dhe toka dukej e qetë dhe e gatshme për të pritur ftohtësinë e dimrit.

Megjithatë, me ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale, stina e vjeshtës është ashpërsuar. Ngjarjet ekstreme klimatike, si valët e të nxehtit në mes të shtatorit dhe shirat e rrëmbyeshëm që shkaktojnë përmbytje, janë bërë më të shpeshta. Temperaturat e vjeshtës që dikur ishin të qëndrueshme, tani luhaten me intensitet, duke ndikuar negativisht në bujqësi dhe ekosisteme. Shumë zona përjetojnë periudha të zgjatura të thatësirës, ndërkohë që ndryshimet e papritura në mot i kanë bërë dimrat gjithnjë e më të paparashikueshëm.

Kjo ashpërsim i klimës tregon pasojat e drejtpërdrejta të veprimeve të njeriut, si përdorimi i lartë i karburanteve fosile dhe shpyllëzimi masiv, të cilat kanë çuar në rritje të gazeve serrë dhe përshpejtimin e ngrohjes globale. Vjeshta, si shumë sezone të tjera, përballet me ndryshime të papritura dhe të shpejta, që ndikojnë në çdo aspekt të jetës sonë dhe natyrës/ Storm-Stina

“Luiza Gega shkëlqen në maratonën e Prishtinës 2024, mposht atletet keniane dhe ndërkombëtare”

0

Atletja shqiptare Luiza Gega triumfoi në Maratonën e Prishtinës 2024, duke mposhtur garueset nga Kenia dhe të tjerë pjesëmarrës të nivelit të lartë. Ajo përfundoi garën si fituese në kategorinë e femrave, ndërsa në kategorinë e meshkujve, fitoren e mori atleti kenian, Laban Cheruiyot. Maratona u mbajt në kryeqytetin e Kosovës me pjesëmarrjen e mbi 1200 atletëve nga e gjithë bota.

Ky aktivitet sportiv, i cili organizohet çdo vit, u përball me disa kritika lidhur me organizimin, pasi u raportuan pengesa nga automjetet në rrugë dhe mungesë e stacioneve të furnizimit me ujë për garuesit.

Luiza Gega vazhdon të tregojë performancë të jashtëzakonshme, duke sjellë edhe një tjetër fitore pas sukseseve të saj në garat ndërkombëtare.

Dëshira e madhe për t’i bërë të tjerët si veten, e përjashtoi nga TikTok-u

0

Kontent-krijuesja Liv Schmidt, e përjashtuar nga TikTok për promovimin e këshillave të rrezikshme shëndetësore

Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë: Drejtësi apo kërcënim për hakmarrje politike në Kosovë?

Qeveria Kurti, përmes Ligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, po përballet me kritika të ashpra, ku shumë njohës të procesit dhe politikanë(kryesisht të opozitës) e shohin më shumë si një përpjekje për nënshtrimin e kundërshtarëve politikë dhe biznesmenëve sesa një luftë të mirëfilltë kundër korrupsionit. Debati për këtë ligj është bërë temë qendrore në Kosovë që disa kohë, duke e ndarë opinionin publik në dy fronte të qarta: ata që e mbështesin si një mjet për “pastrimin” dhe ose konfiskimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, dhe ata që dyshojnë në qëllimet e vërteta të Qeverisë.

Një pjesë e opozitës beson se insistimi i Qeverisë për të zbatuar sa më shpejt këtë ligj ka të bëjë më shumë edhe me fushatën zgjedhore që po afrohet, duke përfshirë edhe ndonjë hakmarrje të mundshme nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe Kryeministri Albin Kurti kundër “elitave politike të 20 vjetëve të kaluara”. Këta të fundit shpesh janë kritikuar nga Kurti si “kequdhëheqësit e 20 viteve të kaluara”.

Përplasja mes Qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese është gjithashtu e freskët, pasi Gjykata i ka shpallur “nul” disa nene të ligjit, duke shtuar dyshimet për qëllimin dhe formën e tij. Një nga çështjet më të debatueshme është fakti se ligji nuk kufizohet vetëm në zyrtarët shtetërorë, por përfshin edhe persona të tretë, përfshirë familjarët, kolegët dhe miqtë e të hetuarve, poashtu edhe koha e hetimit (duke përfshirë edhe atë “retro”). Sipas kritikëve, ky ligj ka potencialin të krijojë një atmosferë të frikës dhe pasigurisë, ku çdo qytetar mund të jetë nën hetim respektivisht nën konfisikim të pasurisë.

A është ky ligj një mjet për të mbjellë “drejtësi dhe barazi”, apo një përpjekje për hakmarrje politike?

Vetëm koha do të tregojë se çfarë qëllimesh të vërteta fshihen pas kësaj përpjekjeje të Qeverisë për të “pastruar Kosovën nga korrupsioni”.

by: Storm-rks

Kurti dhe Murati vazhdojnë me “propagandën” për rritjen ekonomike

0

Kurti dhe Murati vazhdojnë me “propagandën” për rritjen ekonomike, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për stagnim


Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë vazhduar sot me promovimin e rritjes ekonomike të Kosovës, duke theksuar arritjet e qeverisë së tyre në përmirësimin e ekonomisë së vendit. Sipas tyre, masat për punësim dhe mbështetjen e bizneseve kanë ndikuar në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.

Në postimin e tij, Kryeministri Kurti deklaroi: “Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tremujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit.”

Ndërkohë, Ministri Murati përmes një postimi tjetër tha: “Ekonomia vazhdon rritjen me 4.27% edhe në tremujorin e dytë të 2024. Pas rritjes prej 5.62% në tremujorin e parë, ekonomia ka performuar mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%.”

Megjithatë, pavarësisht optimizmit të qeverisë, ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e opozitës shprehin shqetësim për stagnimin e vazhdueshëm ekonomik. Sipas tyre, inflacioni vazhdon të ngufasë ekonomitë familjare, duke tkurrur fuqinë blerëse dhe duke përkeqësuar gjendjen e qytetarëve.

Opozita e ka cilësuar këtë si një formë propagande, duke thënë se realiteti i ekonomisë së Kosovës është larg nga përshkrimet pozitive të qeverisë/ storm-rks

Presidentja Osmani: Nxënësit shqiptarë po mbajnë gjallë gjuhen amtare në SHBA

0

Presidentja Osmani viziton shkollat shqipe në SHBA dhe dhuron abetare për nxënësit shqiptarë


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vazhdon vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara, ku këtë herë u takua me nxënës të shkollave shqipe në New York. Gjatë vizitës, ajo dhuroi abetare për disa prej nxënësve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare.

“Një mikpritje e përzemërt nga nxënësit dhe mësimdhënësit e disa shkollave shqipe në New York, të cilat me entuziazëm dhe përkushtim vazhdojnë ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore,” u shpreh Osmani në postimin e saj. Ajo falënderoi Mark Gjonajn për organizimin e këtij eventi të veçantë.

Gjatë këtij takimi, presidentja pati mundësinë të ndante abetaret me nxënësit shqiptarë, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë me zell mësimin e gjuhës shqipe dhe forcimin e lidhjeve me trashëgiminë e tyre kulturore/ Sorm-rks

Një anketë që zbulon sa e pavendosur është bërë Amerika elektorale

Një anketë e realizuar para se të mbahej debati presidentcial, por i publikuar sëfundmi, zbulon pse Trump dhe Kamala duhet t’i kushtojnë vëmendje shteteve të lëkundura?