spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
01:21
Home Blog Page 231

Zbulohet oferta 400 milionë eurosh për Lamine Yamalin

0

Lamine Yamal është në qendër të një stuhie mediatike pas një oferte historike prej 400 milionë eurosh nga klubi saudit Al-Hilal.

Ky transferim i talentit të jashtëzakonshëm të FC Barcelona, mund të shënojë shifrën më të lartë në historinë e futbollit botëror.

Vetëm 18 vjeç, Yamal ka lënë gjurmë të pashlyeshme te Barcelona. Performanca e tij mbresëlënëse në UEFA Euro 2024, ku Spanja fitoi titullin, e ka konsoliduar si një nga talentet më premtuese në futbollin botëror.

Zgjatja e kontratës së tij me Barcelona deri në vitin 2031, me një pagë vjetore afërsisht 21 milionë euro, tregon besimin e klubit te potenciali i tij. Megjithatë, oferta e Al-Hilal ka hedhur hije mbi të ardhmen e tij në Camp Nou.

Klubi saudit ka ofruar 400 milionë euro për Yamal, një shumë që tejkalon ndjeshëm vlerën e tij aktuale në treg, dhe gjithashtu përfshin një kontratë prej shtatë sezonesh për talentin e ri spanjoll, raportojnë mediat spanjolle.

Ato shkruajnë se Barcelona ka refuzuar fillimisht këtë propozim, duke theksuar dëshirën për ta mbajtur Yamal si një pjesë kyçe të projektit sportiv. Megjithatë, presioni financiar dhe ambiciet e lojtarit mund të komplikojnë këtë qëndrim.

Burime pranë ekipit sugjerojnë se Lamine Yamal ndihet i frustruar nga kritikat publike të trajnerit Hansi Flick, i cili ka theksuar nevojën për më shumë intensitet dhe përqendrim nga ekipi.

Kjo ka krijuar tensione të brendshme, dhe disa lojtarë, përfshirë Yamal, kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e mbështetjes dhe kuptimit.

Kjo situatë ka nxitur spekulime për dëshirën e mundshme të Yamal për të lënë Barcelona-n nëse rrethanat nuk përmirësohen.

Oferta e Al-Hilal shihet si një mundësi shumë e lakmueshme, si në aspektin sportiv ashtu edhe ekonomik.

E ardhmja e Lamine Yamal mbetet e pasigurt. Ndërsa Barcelona shpreh dëshirën për ta mbajtur, madhësia e ofertës saudite dhe tensionet e mundshme të brendshme mund të ndikojnë në vendimin e lojtarit.

Dritarja e ardhshme e transferimeve pritet të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse talenti i ri do të vazhdojë karrierën te Camp Nou apo do të nisë një aventurë të re në Arabinë Saudite.

E sigurt është që Lamine Yamal është bërë një nga figurat më të kërkuara në futbollin botëror, dhe hapi i tij i ardhshëm mund të rishkruajë standardet e transferimeve në sport.

Kurti thotë se rezultati i këtyre zgjedhjeve është shumë i mirë

0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se LVV ka fituar Podujevën, Kamenicën e Shtimen, derisa shtoi se me votat në diaspora mund ta fitojnë edhe Gjilanin pa balotazh.

“Jemi në 12 komuna në balotazh nëse e përfshijmë edhe Gjilanin aty”, tha  Kurti.

“Të vetmet komuna që LVV nuk është në balotazh janë Kllokoti, Sharri, Juniku, Klina dhe Theranda”, tha ai.

Kurti shtoi se “pritet numërimi i votave të diasporës dhe me kusht”.

“Këto rezultate tregojnë se lëvizja jonë jo vetëm që e ka ruajtur rritjen, por është rritur si forca kryesore politike edhe në nivelin lokal”, tha ai.

“Pjesa e parë e garës përfundoi mbrëmë, prej sot i përvishemi punës për balotazh, synimi ynë është i qartë që kandidatët tonë të fitojnë në këto komuna dhe të kthehet e të vazhdojë qeverisja e mirë”, tha ai.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve është shumë i mirë”, tha ai më pas.

Tahiri vs Peci: Luftë politike në veri, vendoset në balotazh!

0

Mitrovicë e Jugut, 13 Tetor 2025 – Vetëm 28 vota ndajnë dy kandidatët kryesorë në një nga garat më të tensionuara të zgjedhjeve lokale: Arian Tahiri i PDK-së dhe Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tahiri kryeson lehtësisht me 47.89%, përballë 47.80% të Pecit.

Në një qytet ku pjesëmarrja ishte vetëm 37.89%, fitorja nuk i buzëqeshi asnjërit prej kandidatëve në raundin e parë. 700 vota më shumë do të kishin mjaftuar që PDK të ruante bastionin e saj në veri, por mbështetja e fragmentuar dhe votat e shpërndara e kanë çuar garën drejt një epilogu të madh.

Fati në duart e votave të veçanta – por balotazhi duket i pashmangshëm

Aktualisht, të gjitha kutitë janë numëruar (105/105), por rezultatet mbeten jo përfundimtare, pasi pritet ende numërimi i votave me kusht, votave për personat me nevoja të veçanta, si dhe votave përmes postës.

Megjithatë, meqenëse asnjëri prej kandidatëve nuk e ka kaluar pragun prej 50% të votave, gjithçka po shkon drejt një balotazhi vendimtar, i caktuar për 9 Nëntor 2025.

Përballje e madhe: Qeveria qendrore përballë modelit të ri të PDK-së

Nëse konfirmohet balotazhi, Mitrovica e Jugut do të jetë skena e një përballjeje titanike. Në njërën anë, qëndron Faton Peci, i mbështetur fuqishëm nga koalicioni në pushtet – LVV, Guxo dhe Alternativa – dhe nga qeveria qendrore në detyrë. Në anën tjetër, qëndron Arian Tahiri, një figurë e re politike, që përfaqëson brez të ri të PDK-së, dhe që kërkon të vazhdojë trashëgiminë e Bedri Hamzës, kryetarit aktual të komunës.

Ky duel i 9 Nëntorit shihet si test jo vetëm për të ardhmen e Mitrovicës së Jugut, por edhe për ndikimin politik të qeverisë në zgjedhjet lokale dhe për fuqinë organizative të një PDK-je që përballet me sfida të mëdha për të ruajtur bastionet tradicionale.

A votuan ish-krerët e UÇK-së nga Haga në zgjedhjet lokale?

0

Dhomat e Specializuara të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’ua lejuar të paraburgosurve në Hagë që të votojnë në zgjedhjet lokale, pra për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare.

Kështu ka deklaruar në një përgjigje për Klankosova, zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle.

“Në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KSK-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat brenda fushëveprimit të autoritetit të saj në mënyrë që të gjithë të paraburgosurit në Qendrat e Paraburgimit të KSK-së që dëshirojnë ta bëjnë këtë, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e Doyle.

Megjithatë, ai për arsye të privatësisë, nuk bëri të ditur nëse e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët.

Befason modelja: Serbia ka lëshuar urdhër arrest ndaj meje

0

Modelja Juliana Nura ka reaguar pas ndeshjes Serbi–Shqipëri, për të cilën ajo kishte premtuar se do të ishte prezente në stadium.

Por ky premtim nuk u mbajt nga modelja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Juliana ka zbuluar arsyen e mungesës.

“Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje dhe tre personave të tjerë, ndaj ndikimi im nga burgu nuk do të kishte qenë në favor të askujt (veç serbëve). Për këtë arsye vendosa të festoj dhe të gëzoj fitoren nga liria”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Modelja pretendon gjithashtu se, pavarësisht rrethanave, roli i saj në mediet e rajonit është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm.

“Me punën time mediatike jam bërë faktor edhe më i madh për mediet e Ballkanit”, shtoi ajo, duke lënë të kuptohet se ndikimi i saj shkon përtej kufijve.

Rezultatet e raundit të parë: Sa komuna fitoi secila parti

0

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 kanë sjellë një garë të ngushtë mes partive kryesore në vend, duke paralajmëruar një raund të dytë zgjedhjesh mjaft të hapur më 9 nëntor.

Lëvizja Vetëvendosje (VV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të përballen në një numër të madh komunash, ndërsa rezultati final do të përcaktohet pikërisht në balotazh.

LVV ka siguruar fitoren pa balotazh në tri komuna: Kamenicë, Podujevë dhe Shtime.

Në 12 komuna të tjera pritet të garojë në raundin e dytë: Gjakovë (kundër AAK), Gjilan (kundër LDK), Fushë Kosovë (kundër LDK), Mitrovicë (kundër PDK), Kaçanik (kundër PDK), Obiliq (kundër LDK), Rahovec (kundër AAK), Pejë (kundër LDK), Prishtinë (kundër LDK), Prizren (kundër PDK), Viti (kundër LDK) dhe Vushtrri (kundër PDK).

Në tri komuna Vetëvendosje prin, ndërsa në nëntë të tjera renditet e dyta, duke ruajtur potencial për rritje në raundin e dytë.

PDK ka fituar po ashtu tri komuna pa balotazh: Skenderaj, Ferizaj dhe Hani i Elezit, ndërsa në gjashtë komuna të tjera do të përballet në raundin e dytë: Dragash (kundër LDK), Kaçanik (kundër VV), Klinë (kundër AAK), Mitrovicë (kundër VV), Prizren (kundër VV) dhe Vushtrri (kundër VV).

Në katër prej tyre PDK prin, ndërsa në dy të tjera renditet e dyta.

LDK ka arritur fitore në dy komuna në raundin e parë – Istog dhe Lipjan – dhe do të marrë pjesë në nëntë balotazhe: Gjilan, Fushë Kosovë, Obiliq, Pejë, Prishtinë, Viti (të gjitha kundër VV-së), si dhe Dragash (kundër PDK), Suharekë dhe Junik (kundër AAK).

Në gjashtë prej këtyre komunave LDK është në epërsi, ndërsa në tri të tjera është e dyta, duke u renditur si një nga partitë me performancën më të qëndrueshme në këtë proces zgjedhor.

AAK ka siguruar fitoren pa balotazh në Deçan, ndërsa do të përballet në pesë komuna të tjera: Gjakovë, Rahovec (të dyja kundër VV-së), Klinë (kundër PDK), Suharekë dhe Junik (kundër LDK).

Ndërkohë, Nisma Socialdemokrate ka ruajtur komunën e Malishevës, ku ka fituar pa balotazh, ndërsa në komunat tjera nuk ka arritur rezultate të dukshme.

Kandidati i pavarur Ramiz Lladrovci ka fituar pa balotazh në Drenas.

Në komunat me shumicë serbe, Lista Serbe ka siguruar fitore në nëntë komuna, kryesisht në veri të vendit, ndërsa në Kllokot do të garojë në balotazh.

Pesë raste penale të lidhura me votimet në raportin 24 orësh

0

Pesë raste janë iniciuar gjatë ditës së djeshme për vepra penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor që u mbajt në të gjitha komunat e Kosovës.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Graçanicë është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka fotografuar fletëvotimin dhe ka deklaruar se për këtë i janë ofruar 50 euro.

“DHËNIE OSE MARRJE E RYSHFETIT NË LIDHUR ME VOTIME – Graçanicë / 12.10.2025 – N.N Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte fotografuar fletën e votimit dhe i njëjti deklaron se per këtë i janë ofruar 50 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Në Kllokot një grua dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore për asistencë gjatë procesit të votimit.

“CENIMI I PËRCAKTIMIT TË LIRË TË VOTUESVE- Kllokot/ 12.10.2025 – N.N. E dyshuara femër kosovare dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore për asistencë gjatë procesit të votimit, e njëjta është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës me dyshimin se me veprimet e saja ka kryer veprën penale. Veprimet e mëtejshme hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit, përderisa rasti vazhdon te trajtohet ne procedure te rregullt.”

Në stacionin policor në Prizren janë shoqëruar dy persona, njëri dyshohet se ia ka dhënë tjetrit 120 euro që të votohet një person i caktuar.

“DHËNIE OSE MARRJE E RYSHFETIT NË LIDHUR ME VOTIME- Prizren / 12.10.2025 – N.N. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri në cilësine e dhënësit dhe tjetri te marrësit të nje shume prej 120 euro në mënyrë që të votohet personi i caktuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.”

Një burrë është arrestuar në Istog pasi dyshohet se i ka marrë 10 euro që ta votojë një person të caktuar

“DHËNIE OSE MARRJE E RYSHFETIT NË LIDHUR ME VOTIM- Istog / 12.10.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka marr 10 euro që të voton personin e caktuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Ndërsa, në Mitrovicë një person dyshohet se e ka fotografuar votën.

“CENIM I FSHETËSISË SË VOTMIT- Mitrovicë / 12.10.2025 – N.N. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke fotografuar votën e tij. I dyshuari është intervistuar dhe më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedure të rregullt.”

Lushtaku fiton bindshëm në Skenderaj me mbi 83% të votave

0

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet për kryetar të komunës së Skenderajt, të mbajtura më 12 tetor 2025.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lushtaku ka marrë 83.45% të votave, përkatësisht 12,433 vota nga gjithsej 14,898 të numëruara deri më tani.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka siguruar vetëm 9.78% të votave (1,457 vota), ndërsa kandidati nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj, Sokol Halili, ka përfunduar i treti me 6.77% (1,008 vota).

Në këtë komunë, deri në orët e mëngjesit të 13 tetorit, ishin numëruar 69 nga 72 vendvotime, që përfaqëson 95.83% të totalit, ndërsa pjesëmarrja në votime ka qenë 27.38% (14,898 votues nga 54,413 të regjistruar).

Garë e fortë po zhvillohet për Prishtinën

0

Garë e fortë po zhvillohet për kryeqytetin. Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas KQZ-së, dallimi mes Përparim Ramës së LDK-së dhe Hajrulla Çekos së LVV-së, aktualisht është veç 730 vota.

Rama ka marrë 34 mijë e 752 vota, kurse Çeko i ka 34 mijë e 22 vota.

Aktualisht janë të numëruara 98.88 përqind e votave, apo kanë mbetur veç edhe tri kuti pa u numëruar.

Meqë asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të sigurojë mbi 50% të votave, Rama dhe Çeku do të përballen në balotazh më 9 nëntor, për të vendosur se kush do ta udhëheqë Prishtinën për katër vitet e ardhshme.

Vetëm 28 vota diferencë: Tahiri dhe Peci në balotazh për Mitrovicën

0

Mitrovica ka përjetuar një nga garat më të ngushta zgjedhore për kryetar komune në zgjedhjet e mbajtura dje.

Rezultatet paraprake tregojnë një duel të fortë mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci.

Sipas të dhënave, Arian Tahiri ka siguruar 47.89% të votave (15,368 vota), ndërsa Faton Peci është shumë pranë me 47.80% (15,340 vota) – një diferencë prej vetëm 28 votash mes dy kandidatëve.

Kandidatët e tjerë në garë ishin:

Gëzim Plakolli nga LDK me 3.57% (1,146 vota)

Qazim Nimani nga AAK me 0.74% (237 vota)

Mitrovica përfundimisht do të shkojë në balotazh, sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.