spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
04:57
Home Blog Page 233

Ferit Idrizi prin me 46,36% në Vushtrri

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka nisur publikimin e rezultateve të zgjedhjeve komunale të mbajtura sot në vend.

Në Vushtrri, KQZ njofton se atje është duke prirë Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës me 46,36% -p 6,942 Vota.

Pas tij është Sylejman Meholli nga Lëvizja Vetëvendosje me 29,42% – 4,405 Vota.

Ndërsa i treti është Xhafer Tahir nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 20,16% – 3,019 Vota.

Lista Srpska prin me mbi 80% në Zubin Potok

0

Lista Srpska po prin me mbi 80 % në komunën e Zubin Potokut me kandidatin e saj Millosh Peroviq.

Kryetari aktual, Izmir Zeqiri i PDK-së, deri më tani ka vetëm gjashtë vota.

Deri më tani janë numëruar 27,69% e votave në këtë komunë.

Pas daljes nga institucionet e Kosovës dhe bojkotimit të votimeve më 2023, serbët në veri u janë rikthyer kutive të votimit.

Lista Serbe po prin në Leposaviq

0

Nga 16% të votave të numëruara në komunën e Leposaviqit, është duke prirë Lista Serbe.

Ndërsa, Lulzim Hetemi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vetëm 19 vota.

Hetemi ishte izoluar për rreth shtatë muaj në komunën e Leposaviqit pasi zgjedhja e tij ishte kundërshtuar nga serbët me protesta.

LDK po prin në Junik

0

Ruzhdi Shehu i LDK-së ka shkruar në “Facebook” duke falënderuar për përkrahjen

Sipas KQZ-së deri tash janë numëruar 51.38% të votave.

LDK-ja me Ruzhdi Shehun ka 47.91% të votave, ndërkaq Agron Kuçi i AAK-së 40.68%.

Por, Ruzhdi Shehu thotë se kanë fituar pa balotazh në Junik.

“URIME JUNIKU IM Sikurse të gjitha premtimet tjera, sot e kemi mbajtur edhe një tjetër premtim që e kemi thënë nga fillimi: VAZHDOJMË +4 PA BALOTAZH së bashku me mërgatën tonë të dashur. Sonte e kemi festën e fitores historike, për Junikun tonë që e duam pafund. Zoti e bekoftë Junikun dhe junikasit. Rroftë Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Shehu.

Lista Serbe prin në Graçanicë

0

Në Graçanicë janë numëruar 38,24 % të votave.

Lista Serbe është duke prirë 62,32 %

Ndërkaq, Leutrim Ajeti i Aleanca Shqiptare ka 25,78 % të votave.

Krasniqi nuk flet për rezultatet nëpër komuna

0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve.

Ai nuk ka përmendur asnjë prej rezultateve nëpër komuna, por ka folur për demokracinë e treguar në këto zgjedhje.

“Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen. Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale – atë të Partisë Demokratike të Kosovës. Vazhdojmë me përkushtim dhe besim drejt rikonfirmimit të fitoreve në çdo komunë ku jemi në balotazh. Kosova meriton ma mirë!”.

Petrit Hajdari: Presim rezultatet e numërimit të votave

0

Kandidati i PDK-së për komunën e Drenasit, Petrit Hajdari, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Të dashur qytetarë, Ju falemnderit nga zemra për pjesëmarrjen tuaj në zgjedhje. Dita e zgjedhjeve është festë për demokracinë. Ju e ushtruat të drejtën tuaj për të zgjedhur dhe për këtë ju jam mirënjohës, derisa presim rezultatet e numërimit të votave. Falemnderit shumë”.

Nuk u ndalua asnjë person gjatë zgjedhjeve, thotë Prokurori i Shtetit

0

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë ditës së zgjedhjeve lokale nuk është ndaluar asnjë person për veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Rreth 100 prokurorë dhe personel të sistemit prokurorial kanë punuar gjatë gjithë ditës për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Gjatë ditës, Prokuroria ka pranuar disa informata, dhe pas verifikimit, vetëm dy raste kanë paraqitur elemente të mundshme të shkeljeve:

Fshati Bare – Mitrovicë Jugu: Rasti për veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit”, ku i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Kllokot – Gjilan: Rasti për veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”, ku e dyshuara është liruar gjithashtu në procedurë të rregullt.

Prokurorët do të vazhdojnë të jenë të pranishëm gjatë numërimit të votave deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit falënderon qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij procesi, në parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale gjatë zgjedhjeve.

Haradinaj: Ata që fituan sonte, qysh nesër të ia nisin punës

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për mbylljen e vendvotimeve.

Ai u ka kërkuar të gjithë kryetarëve që kanë fituar pa balotazh, të nisin punën qysh nesër.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat. Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës. E pas pak ditësh do t’ia nisin punës edhe kolegët e juaj që më bënë krenar. Urime AAK!”.

Shpejtim Bulliqi organizon festë në Podujevë

0

Kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ftuar qytetarët për të festuar në sheshin e qytetit.

“Të dashur qytetarë, Ju presim në festën e fitores, nga ora 21:00 në Sheshin e Qytetit para Zyreve të Lëvizjes. PODUJEVË TË DUA!”, shkroi Bulliqi.