spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
06:41
Home Blog Page 234

KQZ publikon rezultatet për secilin kandidat të Prishtinës

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve të para, ndërsa s’ka shumë që ka nisur numërimi i votave.

Në Prishtinë, nga 1,12% të votave të numëruara, Përparim Rama i LDK-së prin me 44,27%.

I dyti, aktualisht, është Hajrulla Çeku i LVV-së me 26,74%.

Uran Ismaili i PDK-së është i treti me 25,39%

Policia e Kosovës jep detaje për procesin zgjedhor

0

Plani operacional i Policisë së Kosovës, i paraparë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i cili kishte për qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve u realizua me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës, vlerëson policia.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se “angazhimi dhe zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa incidente madhore që do të kishin penguar apo cenuar procesin zgjedhor, andaj vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze”.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, ka iniciuar dy (2) raste “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, njëri në fshatin Bare – Mitrovicë Jugu dhe tjetri në Kllokot – DRP Gjilan, përderisa rastet mbi dyshimet për “fotografim të votës”,  me autorizim të prokurorëve kompetent kanë mbetur si ‘shënim zyrtar’ njëmbëdhjetë (11) raste/informata”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Lidhur me rastet personat e shoqëruar në stacione policore, pas intervistimit me autorizim të prokurorëve kompetent janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa sa i përket rastit të gjuajtjes me armë zjarri në Komoran, ku ishte dëmtuar një veturë dhe ishin shoqëruar për intervistim dy persona, vlen të potencohet se ky rast nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor. PK-ja me autorizim të prokurorisë kompetente është duke kryer kontrolle si dhe duke vazhduar me hetime intensive për rastin, përderisa personat e shoqëruar pas intervistimit janë liruar”, thekson policia.

“Po ashtu, janë trajtuar rreth dhjetë (10), informacione të natyrave të ndryshme që ndërlidhen me procesin zgjedhor, për të cilat në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorët kompetent është vlerësuar se nuk ka pasur elemente apo dëshmi që ndërlidhen me vepra penale dhe janë evidentuar vetëm si informacion”, vijon njoftimi.

“Policia e Kosovës, vlerëson se plani policor është realizuar me sukses, falë bashkëpunimit ndërinstitucional, falë punës dhe angazhimeve të zyrtarëve policorë si dhe kulturës së lartë të treguar nga qytetarët e Republikës së Kosovës, andaj falënderon të gjitha institucionet, qytetarët dhe mediat për bashkëpunim e treguar më PK-në”, përfundon njoftimi.

Ismajli i LDK-së: Gjilani shkon në balotazh

0

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se rezultatet e deritanishme tregojnë qartë se Gjilani shkon në balotazh.

Ai ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për besimin.

“Të dashur qytetarë, Sot, qyteti ynë tregoi pjekuri, kulturë të lartë qytetare dhe besim në ndryshim. Faleminderit nga zemra secilit prej jush që e ushtruat të drejtën tuaj kushtetuese dhe besuat në një të ardhme më të mirë për Gjilanin. Rezultatet e deritanishme tregojnë qartë se Gjilani shkon në balotazh. Ky është një hap i madh drejt fitores përfundimtare dhe drejt ndryshimit që qyteti ynë e meriton dhe e kërkon me ngulm. Rruga jonë është e drejtë, vullneti qytetar është i qartë dhe ndryshimi për Gjilanin e ri është i domosdoshëm! Faleminderit shumë për besimin”, ka thënë Ismajli.

Reagon Ramiz Lladrovci

0

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve.

Ai nuk ka përmendur nëse ka fituar zgjedhjet, por ka thënë se ka vërejtje për procesin, duke kërkuar nga organet përgjegjëse t’i ndërmarrin masat.

Postimi pa ndërhyrje
Qytetarë të dashur, përgëzime!

Përgëzoj qytetarët e komunës së Drenasit për procesin zgjedhor.

Falënderoj qytetarët të cilët iu përgjigjen detyrimit qytetar dhe morën pjesë në zgjedhje.

Ftoj vëzhguesit dhe komisionerët të jenë në krye të detyrës deri në fund të procesit zgjedhor.

Procesi zgjedhor ka ecur me dinamikë pozitive, kishte ndonjë vërejtje dhe pres që organet përgjegjëse t’i trajtojnë sipas ligjit.

Jemi në pritje të rezultateve zyrtare.

Përgëzime dhe suksese. Faleminderit!

Alban Hyseni: Le të presim numërimin

0

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai ka falënderuar qytetarët për votim.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Gjilanit,

Sot e dëshmuat edhe një herë tjetër që qytetaria dhe përgjegjësia janë pjesë e qytetit tonë.

Pjesëmarrja juaj në këtë proces zgjedhor dhe kultura gjatë votimit është dëshmia më e madhe për dashurinë dhe respektin për qytetin tonë.

Tashmë vendvotimet janë mbyllur dhe presim me maturi numërimin e votave, të cilat do të reflektojnë vullnetin tuaj.

Faleminderit me zemër!

Sami Lushtaku fton qytetarët në festë

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se në orën 21:00 do të mblidhen për festuar sipas tij fitoren e thellë dhe bindëse.

“Fitoren e madhe e festojmë bashkë! Të dashur qytetarë të Skenderajt, sonte nga ora 21:00 në sheshin “Adem Jashari”, e festojmë fitoren tonë të thellë dhe bindëse. Duke ju falënderuar për besimin e madh, ju ftoj në këtë festë të përbashkët!”, ka shkruar Lushtaku.

Reagon për herë të parë kryetari i Kamenicës

0

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka shkruar pasi janë mbyllur vendvotimet.

Ai garoi për një mandat tjetër dhe ka falënderuar qytetarët e Kamenicës si vatër të demokracisë dhe e respektit të ndërsjellë.

“Kamenica jonë sot e dëshmoi veten si vatër të demokracisë dhe e respektit të ndërsjellë. Pjesëmarrja juaj në këtë proces zgjedhor ishte simbol i një shoqërie të pjekur dhe të gatshme për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen tonë. Tani presim me qetësi numërimin e votave dhe rezultatet e para, me bindjen se çdo votë do të numërohet me ndershmëri dhe se vullneti i qytetarëve do të triumfojë. Faleminderit Kamenicë”, ka shkruar Rahimaj.

Kurti reagon pas “rezultateve” të para, s’përmend ndonjë fitore

0

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar duke falënderuar votuesit e Vetëvendosjes, por s’ka përmendur ndonjë fitore të partisë së tij.

Ai pati edhe një porosi për komisionerët e vëzhguesit e zgjedhjeve.

“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara. Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, tha ai.

Arian Tahiri i PDK-së e fitoi me të parën Mitrovicën e Jugut

0

Gjitha exit pollët e kanë nxjerr PDK-në e Arian Tahirin si fitues në Mitrovicë.

Pas kësaj, festa në Mitrovicë ka nisur, dhjetëra vetura janë parë. Këtë fitore e shpallën edhe Bedri Hamza e Arian Tahiri.

Ai ka publikuar një fotografi me familjen në Facebook, duke i falënderuar bashkëvendasit që i besuan.

“Mitrovicë, faleminderit nga zemra!”, shkroi ai, ndërsa i ftoi ata të festojnë më vonë në palestrën e qytetit, “Minatori”.

“Sot fituam së bashku! Së bashku edhe do të festojmë! Ju pres sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori””.

Ilir Ferati e fiton Istogun pa balotazh

0

Ilir Ferati sipas Exit-polleve e ka fituar garën për ta drejtuar Komunën e Istogut pa balotazh.

Ferati ka fituar me mbi 60 % garën për zgjedhje lokale në Istog.

Exit-poll i T7 e nxjerr fitues pa balotazh, gjë që e vërtetojnë edhe matjet e exit-polleve të tjera.