spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
08:29
Home Blog Page 235

Exit Poll-i nxjerr fitues Imri Ahmetin

0

Imri Ahmeti fiton pa balotazh në Lipjan, sipas Exit Poll-it në T7

Imri Ahmeti po fiton edhe një mandat si kryetar i Lipjanit, sipas Exit Poll-it të sapopublikuar në Pressing në T7.

Kandidati i LDK-së nuk ka nevojë të garojë në balotazh, pasi sipas këtyre matjeve, ka marrë 52,00%

Shukri Buja i PDK-së ka marrë 32.01% të votave, sipas matjeve.

Kandidati i LVV-së, Ilir Qeriqi raportohet se ka marrë 14.00% të votave, sipas matjeve.

Gjini prinë në sondazhe në garën për të parin e komunës

0

Pak më parë, Ardian Gjini, kryetari i Gjakovës, tha se exit-pollet e nxjerrin AAK-në fituese në Gjakovë, duke shtuar se bëhet fjalë “për fitore bindëse”.

Kështu deklaroi Gjini në një paraqitje para gazetarëve, drejtpërdrejtë.

“Sonte kemi fitoren më bindëse ndonjëherë, rezultate kemi nis me i marrë prej terrenit, shumica e exit polleve na nxjerrin fitues…. Asnjëherë fitore më bindëse nuk ka pas…”, deklaroi Gjini.

KQZ: Dalja ishte 39 %, ka nisur numërimi i votave për kryetarë komunash

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për qind të qytetarëve.

Në zgjedhjet paraprake, dalja kishte qenë 43 për qind, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi pranuar nga rreth 95% e Vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është  791 mijë e 123 votues apo 39.07%, nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues. Deri në mbyllje të vendvotimeve, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021, sipas të dhënave preliminare nga 95% e vendvotimeve, kishin votuar 770 mijë e 171 votues apo 43% e votuesve nga 1 milionë 885 mijë e 448 votues”.

“Duke u mbështetur në komunikimet dhe raportimet që kemi pranuar gjatë gjithë ditës nga terreni, vlerësojmë se procesi zgjedhor në Kosovë është zhvilluar në mënyrë të qetë, të rregullt dhe në përputhje me kërkesat ligjore. Deri në këtë kohë që flasim, nuk janë evidentuar incidente të cilat do të mund të cenonin integritetin, besueshmërinë apo mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit.  Gjatë ditës janë evidentuar disa probleme të natyrës teknike, por ato janë adresuar me efikasitet përmes ndërhyrjes së shpejtë, nën koordinimin e drejtpërdrejtë të KQZ-së, duke mundësuar vijimin e votimit pa ndërprerje në funksionimin e qendrave të votimit”.

Çitaku: PDK është fituese e këtyre zgjedhjeve lokale, në Prishtinë jemi në balotazh

0

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK është partia fituese e këtyre zgjedhjeve lokale.

Çitaku pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë Kosovën, ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e dhënë ndaj partisë së saj.

“Kam kënaqësinë të ju konfirmoj se Partia Demokratike e Kosovës është fituese e këtyre zgjedhjeve. PDK ka fituar në më së shumti komuna pa balotazh dhe është në më së shumti komuna në balotazh. Po ashtu, PDK ka marrë numrin më të madh të votave partiake, duke u konfirmuar si forca politike me më së shumti asamblistë nëpër kuvendet komunale të vendit”, ka thënë ajo.

Çitaku duke komentuar rezultatet e parashikuara të exit poll-eve, “me gjithë respektin për to”, ka thënë se e vërteta është në kutitë e votimit.

“Konkretisht, sa i përket Kryeqytetit, Prishtinës, kandidati ynë për kryetar, Uran Ismaili, jemi te bindur se është në balotazh. Këtë na e konfirmojnë ekipet tona nga terreni dhe matjet tona te brendshme. Kjo do të konfirmohet edhe brenda pak orësh, pas përfundimit të numërimit të votave për kryetarët e komunave. Me këtë rast, u bëjmë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve tanë që të ruajnë çdo votë, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë menjëherë çdo parregullsi eventuale. Votat e qytetarëve janë besimi më i shenjtë që duhet mbrojtur deri në fund”, ka theksuar Çitaku.

Ajo tha se qytetarët zgjodhën modelin më të mirë të qeverisjes lokale, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, për cka u shpreh mirënjohëse.

“Në tërësi, sot fituan qytetarët, fituan zgjedhjet e lira dhe të drejta, fitoi demokracia e pjekur e Kosovës. Por mbi të gjitha, fituan qytetet dhe komunat që besuan në punë, në përgjegjësi dhe në vizion. Fituan qytetarët që zgjodhën modelin më të mirë të qeverisjes lokale, atë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi thellësisht mirënjohës për çdo votë të dhënë sot, për çdo qytetar që e ushtroi të drejtën e tij demokratike, që besoi tek ekipi ynë, tek kandidatët tanë dhe tek vizioni ynë për zhvillim e dinjitet. Tani, vazhdojmë me përkushtim dhe me besim drejt rikonfirmimit të fitoreve në çdo komunë ku jemi në balotazh. Energjia dhe mbështetja që pamë sot janë garanci e qartë se qytetarët duan stabilitet, punë dhe rezultate. Faleminderit çdo aktivisti, çdo vëzhguesi dhe çdo qytetari që sot e bëri këtë ditë të madhe për demokracinë tonë. PDK është dhe do të mbetet forca e zhvillimit, e përgjegjësisë dhe e të ardhmes. Sepse Kosova meriton ma mirë!”, ka thënë Çitaku.

DnV: Procesi i votimit i qetë dhe demokratik, qytetarët me sjelljen e tyre i dhanë vlerë procesit zgjedhor

0

Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se dita e zgjedhjeve është zhvilluar në përgjithësi në atmosferë të qetë dhe demokratike.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se përkundër atmosferës së qetë dhe pjesëmarrjes së kënaqshme të qytetarëve në votime, procesi është përcjellë edhe me disa parregullsi.

“Votimi me asistencë ka qenë një dukuri shumë e shprehur, ku shumë votues, sidomos gratë dhe të rinjtë, janë asistuar nga të afërm të tyre dhe persona të tjerë. Madje, në shumë raste, votimi me asistencë nuk është evidentuar fare në Librin e Votimit”, thuhet në njoftim.

“Ndërrimet e Qendrave të Votimit nga KQZ-ja për një numër të konsiderueshëm votuesish kanë shkaktuar telashe serioze në terren, dhe një numër i lartë i votuesve janë kthyer pa pasur mundësi të votojnë, pasi emrat e tyre nuk janë gjetur në Listën e Votuesve. Përkundër ndryshimeve të shumta në listat e votuesve, gjendja është përkeqësuar si rezultat i mungesës së tavolinave ndihmëse në një pjesë të konsiderueshme të qendrave të votimit”.

Ndër tjera, shtohet se vëzhguesit e DnV-së kanë evidentuar edhe prani të materialeve promovuese, posterë e kartëvizita brenda perimetrit prej 100 metrash të Qendrave të Votimit, ndërsa në disa komuna ka pasur edhe votim të organizuar për grupe qytetarësh.

Në prag të fillimit të procesit të numërimit të fletëvotimeve, DnV u bën thirrje të gjithë komisionerëve që të vazhdojnë numërimin me të njëjtin përkushtim, duke ditur se ky proces është po aq i rëndësishëm sa votimi. Gjithashtu, u bëjmë thirrje subjekteve politike dhe përfaqësuesve të tyre të presin me qetësi rezultatet zyrtare të zgjedhjeve dhe të demonstrojnë përgjegjësi politike e qytetare.

Totaj dhe Abrashi i masin forcat në balotazh

0

Sipas Exit Poll-it të UBO Consulting, në Komunën e Prizrenit rezultojnë këto përqindje:

Shaqir Totaj (PDK) – 43.3%

Artan Abrashi (LVV) – 30.4%

Driton Selmanaj (LDK) – 11.1%

Këto rezultate tregojnë se Totaj dhe Abrashi do të përballen në balotazh, pasi asnjëri nuk arriti të sigurojë shumicën absolute në raundin e parë të zgjedhjeve.

Përparim Rama s’e fiton me të parën

0

Exit Poll-i i realizuar nga UBO Consulting tregon se gara për kryetar të Prishtinës pritet të shkojë në balotazh, mes kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrullah Çeku.

Sipas rezultateve të publikuara nga Exit Poll-i, Përparim Rama ka marrë 34.3 për qind të votave, ndërsa Hajrullah Çeku renditet shumë afër me 32.1 për qind.

Në vendin e tretë qëndron kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 28.9 për qind, ndërsa Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 2.8 për qind dhe Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD) 1.7 për qind.

Istogu shkon pa balotazh

0

Exit Poll-i i realizuar nga UBO Consulting, ka zbuluar rezultatet e para për komunën e Istogut.

Sipas të dhënave të publikuara, LDK kryeson me 64.6 për qind të votave, duke lënë pas me diferencë të madhe kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ali Nimanaj, i cili ka marrë 19.6 për qind. Në vendin e tretë renditet Astrit Bujupaj nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 9.7 për qind, ndërsa Ukë Blakaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 6.1 për qind të votave.

Exit Poll i Dukagjinit: Arian Tahiri fiton me të parën

0

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting dhe prezantuar në Debat Plus, në Komunën e Mitrovicës, rezulton se Arian Tahiri nga PDK-ja kryeson me 55.9% të votave.

Pas tij renditet Faton Peci nga LVV-ja me 39.7%, ndërsa Gezim Plakolli nga LDK-ja ka marrë 4.4% të votave sipas këtij sondazhi paraprak.

Exit Poll-i është realizuar gjatë ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë një numër të madh qytetarësh dhe qendra votimi, dhe paraqet një pasqyrë të rezultateve të mundshme deri në mbylljen e kutive të votimit.

Pjesëmarrje e ulët deri në orën 15:00

0

Deri pak pas orës 15 kanë votuar 523 mijë e 40 qytetarë nga 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë me të drejtë vote apo 26.1 për qind.

Krahasuar me zgjedhjet e 17 tetorit të vitit 2021, janë rreth 23 mijë qytetarë më shumë të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në ora 15:00, pasi aso kohe patën votuar 499 mijë e 928 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues sa kishin të drejtë vote.

Ndërsa, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, këto zgjedhje dalja është më e vogël për rreth 18 mijë votues deri në ora 15:00, pasi në zgjedhjet lokale të vitit 2017 deri katër orë para mbylljes së vendvotimeve kishin votuar 541 mijë e 834 votues.