spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
10:10
Home Blog Page 236

Istogu shkon pa balotazh

0

Exit Poll-i i realizuar nga UBO Consulting, ka zbuluar rezultatet e para për komunën e Istogut.

Sipas të dhënave të publikuara, LDK kryeson me 64.6 për qind të votave, duke lënë pas me diferencë të madhe kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ali Nimanaj, i cili ka marrë 19.6 për qind. Në vendin e tretë renditet Astrit Bujupaj nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 9.7 për qind, ndërsa Ukë Blakaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 6.1 për qind të votave.

Exit Poll i Dukagjinit: Arian Tahiri fiton me të parën

0

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting dhe prezantuar në Debat Plus, në Komunën e Mitrovicës, rezulton se Arian Tahiri nga PDK-ja kryeson me 55.9% të votave.

Pas tij renditet Faton Peci nga LVV-ja me 39.7%, ndërsa Gezim Plakolli nga LDK-ja ka marrë 4.4% të votave sipas këtij sondazhi paraprak.

Exit Poll-i është realizuar gjatë ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë një numër të madh qytetarësh dhe qendra votimi, dhe paraqet një pasqyrë të rezultateve të mundshme deri në mbylljen e kutive të votimit.

Pjesëmarrje e ulët deri në orën 15:00

0

Deri pak pas orës 15 kanë votuar 523 mijë e 40 qytetarë nga 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë me të drejtë vote apo 26.1 për qind.

Krahasuar me zgjedhjet e 17 tetorit të vitit 2021, janë rreth 23 mijë qytetarë më shumë të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në ora 15:00, pasi aso kohe patën votuar 499 mijë e 928 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues sa kishin të drejtë vote.

Ndërsa, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, këto zgjedhje dalja është më e vogël për rreth 18 mijë votues deri në ora 15:00, pasi në zgjedhjet lokale të vitit 2017 deri katër orë para mbylljes së vendvotimeve kishin votuar 541 mijë e 834 votues.

Ambasadori britanik flet pas vizitës në veri të vendit

0

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka postuar një video nga Zveçani.

Ai tha se ka vizituar disa qendra të votimit në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

“Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën, njerëz që e shprehin vullnetin se kush do t’i përfaqësojë ata për çështjet që i shqetësojnë më së shumti në jetën e përditshme”

Hargreaves shtoi se do të shkojë edhe nëpër komuna tjerë, derisa shtoi se shpreson që të shohë shumë njerëz që votojnë.

Policia jep detaje për rastin në Komoran

0

Policia ka njoftuar se për rastin e Komoranit, ka arrestuar 2 persona.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes,ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe  raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës)”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht policia ka nisë punën për ndriçimin  e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

Ahmeti bëri të ditur se bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve.

‘Lladrovcin e duam edhe këtu!’ – Votë e pazakontë në Skenderaj përkundër listës

0

Votues në Skenderaj shkruan “Ramiz Lladrovci” në fletëvotim – mesazh simbolik për Sami Lushtakun?

Skenderaj, 12 Tetor 2025 – Një skenë e pazakontë është shfaqur gjatë procesit zgjedhor në komunën e Skenderajt, ku një votues ka vendosur të shprehë preferencën e tij politike në një mënyrë joformale: në vend që të votojë për ndonjërin nga kandidatët e listës zyrtare, ai ka shënuar me dorë emrin Ramiz Lladrovci, aktualisht kandidat për rizgjedhje në komunën fqinje të Drenasit.

Në fletëvotimin e fotografuar, shihet se nuk është shënuar asnjë kandidat nga lista për Skenderaj, por në fund është shkruar me laps blu: “Ramiz Lladrovci”, së bashku me një shenjë të kutisë së votimit.

Ky veprim simbolik vjen në një moment ku në Skenderaj garon ish-komandanti dhe politikani i njohur Sami Lushtaku, dikur mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor i Lladrovcit, si në kohë lufte ashtu edhe në periudhën e pasluftës, kur të dy ishin figura të rëndësishme brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lladrovci, i cili këtë herë garon si kandidat i pavarur përmes Iniciativës Qytetare për Drenasin, duket se ka përfituar nga një valë simpatish që shkon përtej kufijve të komunës së tij, të paktën në nivel simbolik.

Fotografia është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta, si nga përkrahësit e Lladrovcit, ashtu edhe nga ata të Lushtakut.

Ndonëse kjo “votë” nuk do të ketë efekt juridik, ajo është një mesazh i qartë për ndasitë dhe rivalitetet që kanë lindur brenda PDK-së pas ndarjes së rrugëve politike të dy ish-bashkëluftëtarëve.

Të shtëna me armë para qendrës së votimit në Komoran

0

Të shtëna me armë janë regjistruar sot para një qendre votimi në fshatin Komoran të komunës së Drenasit, duke krijuar shqetësim në mesin e qytetarëve në ditën e votimeve.

Burime të KosovaPress kanë konfirmuar se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e këtij incidenti.

Ndërkohë, një dëshmitar okular ka mohuar që incidenti të ketë ndonjë lidhje me procesin zgjedhor. Sipas tij, përplasja ndodhi për shkak të një konflikti të mëhershëm mes dy të rinjve. Fillimisht ata janë përleshur fizikisht, dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri katër herë.

Policia është duke hetuar rrethanat e incidentit, ndërsa pritet një komunikatë zyrtare për më shumë detaje mbi rastin. Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe respektim të rendit publik gjatë procesit zgjedhor.

Limaj pas votimit: Shpresoj se me fitoren e kandidatëve të fitojnë edhe qytetarët

0

Ka votuar edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai gjatë fjalës së tij para mediave ka thënë se shpreson se që bashkë me fitoren e kandidatëve të fitojnë edhe qytetarët.

“Sot është një moment i mirë për demokracinë në Kosovë. Gjithë qytetarët e komunave kanë shans të jashtëzakonshme për të vlerësuar punën e atyre që kanë qenë dhe për t’i dhënë mundësi vetës tyre për të përmirësuar jetën në lokalitetet. Besoj që qytetarët do të vlerësojnë punë e secilit veç e veç dhe mbi bazën e punës që të votohet përmes votës. Dua sonte që kur kandidatët fitues të shpallin fitoren, shpresoj që në atë fitore kanë fituar edhe qytetarët dhe jo vetëm ata vetë. Ka raste shumë në Kosovë që sonte ka shanse që kandidatët fitojnë bashkë me qytetarët sepse kanë oferta të cilat nëse votohet për kandidatë të tillë kanë fituar edhe qytetarët e komunave”, tha Limaj.

Berisha fton qytetarët e Prishtinës të dalin masivisht në votime

0

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje.

“Ju ftoj që të dilni masivisht dhe te shfrytëzojmë te drejtën tonë për votim shpresoj të mos ketë përsëritje më por ta bëjmë një fillim të ri. Të nisemi dhe të fillojmë të punojmë për zhvillimin dhe për të gjitha punë që i kemi pasur pangu për shumë vite”, ka thënë Berisha.

Rama: Urime për fitoren e Shqipërisë, uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherit edhe kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Përparim Rama, ka ushtuar të drejtën e votës.

Ai pas votimit fillimisht uroj për fitoren e Shqipërisë që mposhti mbrëmë Serbinë, pikërisht në Serbi, duke lidhur kështu me një fitore të kryeqytetit.

“Urime për fitoren e Shqipërisë dje, një fitore historike, monumentale. Uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti, të fitojë zhvillimi i vendit tonë, të fitojë bashkëpunimi i ndërsjellë nga të gjithë, një unifikim, një zgjidhje e përbashkët për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Po ashtu, në të njëjtën kohë uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtarë, që i çojnë proceset përpara me një vizion të mirëfilltë për të ardhmen tonë”, tha Rama.