spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
13:47
Home Blog Page 238

Abdixhiku: Shpresojmë që Kosova të jetë sërish shembull i zgjedhjeve demokratike

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hedhur votën e tij. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij.

Ndërsa, para mediave ai tha se LDK mbështet çdo vendim të Policisë e Prokurorisë.

“Gjithmonë kanë qenë, janë dhe do të jenë festë [zgjedhjet]. Le të urojmë, të punojmë dhe të shpresojmë që Kosova të jetë sërish shembull i zgjedhjeve demokratike”, tha Abdixhiku.

“LDK-ja dhe unë shprehim mbështetjen dhe besimin e plotë në organet e rendit, prandaj çdo vendimmarrje e tyre do të jetë në përputhshmëri me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha tutje ai.

Osmani: Ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin Prindon Sadriu, kanë votuar pak më parë.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë”, tha ajo.

Osmani i ka uruar suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë në zgjedhje.

Ajo ka thënë se shpreson që vota të mbrohet me çdo kusht.

Osmani i ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.

Hamza: Unë dhe familja ime e përmbushëm obligimin qytetar

0

Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka votuar së bashku me familjen e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza përgëzoi institucionet dhe qytetarët për proces zgjedhor të qetë, demokratik dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit.

“Unë dhe familja ime e përmbushëm obligimin qytetar dhe votuam për Mitrovicën. I përgëzoj institucionet dhe qytetarët për këtë proces zgjedhor të qetë, demokratik dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit tonë”, tha ai.

“Njëkohësisht, i ftoj të gjithë mitrovicasit që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. S’ka nder më të madh sesa të japësh kontribut për të mirën e përbashkët.  Votoni dhe vendosni vetë për Mitrovicën tonë!”, ka shkruar Hamza.

Lladrovci pas votimit: Kanë nisur probleme të vogla nëpër oborre të shkollave

0

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai pasi ka përfunduar votimin, në një paraqitje për media ka thënë se “kanë nisur probleme të vogla” nëpër ambientet e shkollave dhe ka shtuar se ka kërkuar të merren të gjitha masat.

Po ashtu, ai para mediave u bëri thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.

“Përshëndes të gjithë dhe i ftojë të gjithë qytetarët e Drenasit të dalin të votojnë dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre Uroj sukses dhe që zgjedhjet të shkojnë si duhet”, deklaroi Lladrovci.

Krasniqi: Sapo votuam për të ardhmen që Prishtina e meriton

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës sot në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Pasi hodhi votën, Krasniqi tha se “sapo votuam, jo vetëm për të kryer një obligim qytetar, por edhe për të dhënë drejtimin që Prishtina e meriton.”

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në mënyrë masive në votime: “Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës, e gjithë Kosovës, që të votojnë masivisht – sepse katër vite janë me të vërtetë shumë, dhe verdikti i tyre duhet të jetë ai që vendos për të ardhmen e tyre, për një jetë më të mirë.”

Pas votimit, Ismaili: Sot është një ditë e mirë për Prishtinën

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka votuar pak më parë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali.

“Sot është një ditë e mirë për Prishtinën”, tha ai.

Çeku: Dita e zgjedhjeve duhet të jetë festë për të gjithë

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka votuar sot në kuadër të zgjedhjeve lokale. Me këtë rast, ai theksoi rëndësinë që dita e zgjedhjeve të shihet si një ditë feste për qytetarët.

“Besoj që kjo ditë do të jetë e tillë, pas një fushate të qetë dhe përgjithësisht konstruktive, e cila realisht u përmbyll në mënyrën më të mirë dhe më të bukur me fitoren e jashtëzakonshme të Shqipërisë mbrëmë në futboll”, deklaroi Çeku.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.

“Sot jemi këtu për ta ushtruar të drejtën tonë demokratike, të cilën duhet ta bëjnë të gjithë qytetarët pa dallim, deri në fund të ditës kur mbyllen të gjitha vendvotimet”, shtoi ai.

Kurti voton dhe fton qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar pak më parë.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme, votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, tha ai.

Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

“Gëzuar”, tha ai.

Kryetari i AAK-së apelon qytetarët: Vendosni dhe votoni

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar sot në Gllogjan, për zgjedhjet lokale. Ai tha se ka kryer obligimin e tij qytetar.

Haradinaj, në një postim në “Facebook”, ka thënë se është ndjenjë e veçantë të votojë në vendlindje, aty ku ka votua edhe babai i tij.

“Sot e kreva obligimin tim qytetar, bashkë me nanën Ruke, Suzanën, Antigonën dhe pjesë të familjes në Gllogjan. Anita e Gjini votojnë në Prishtinë. Është ndjenjë e veçantë me votu në vendlindje, aty ku ka votu edhe babai im. Kuvendet Komunale dhe kryetarët kanë shumë rëndësi. Vendosni dhe votoni”, ka shkruar Haradinaj.

Parashikimi i motit për sot

0

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato maksimale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare