spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
14:39
Home Blog Page 242

Në prag të samitit të madh të paqes, kamionë të shumtë gati me ndihma për të hyrë në Gaza

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të drejtojë një samit ndërkombëtar paqeje në Egjipt të hënën së bashku me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Një zëdhënës i presidencës së Egjiptit tha se samiti synon të “i japë fund luftës në Rripin e Gazës, të forcojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme dhe të hapë një faqe të re në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

Pritet që udhëheqës nga më shumë se 20 vende të jenë të pranishëm në Sharm El-Sheikh, tha një zëdhënës i al-Sisi-t.

Ndërkohë, në orët e hershme të mëngjesit janë nisur kamionët me ndihma të mbledhur në Egjipt.

Ata janë parë në gjendje gatishmërie të kalojnë kufirin e Gazës dhe të shpërndajnë ndihma atje.

Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar vazhdimisht për kushtet katastrofike humanitare në Gaza, ku u shpall zi buke në disa pjesë veriore.

KQZ apelon qytetarët që të marrin me vete dokumentet e vlefshme për votim

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që para se të shkoni në vendvotim, të kontrollojnë se ku e kanë vendvotimin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, KQZ apelon qytetarët që të kenë kujdes që të marrin me vete një nga dokumentet e vlefshme: letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes

“Gati për të votuar? Para se të shkoni në vendvotim, kontrolloni ku votoni, https://qv.kqz-ks.org Shkruani datën e lindjes dhe numrin personal – menjëherë shfaqet qendra juaj e votimit! Mos harroni të merrni me vete një nga dokumentet e vlefshme: letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes”, thuhet në apel.

Pas triumfit ndaj Serbisë, Daku poston me Hoxhajn: Istog dhe Gjilan

0

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku ka reaguar pas triumfit të “Shqiponjave” ndaj Serbisë.

Daku publikoi një fotografi nga Leskoci, me sulmuesin Arbër Hoxhajn të dy të buzëqeshur.

“Istog dhe Gjilan”, shkroi Daku sipër fotografisë.

Shqipëria ka triumfuar në përballjen me Serbinë në Leskovc. Kombëtarja shqiptare fitoi me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Rey Manaj.

Ndryshe, për herë të parë në historinë e futbollit mes tyre, Shqipëria ka mposhtur Serbinë në fushë.

Nis zbatimi i sistemit EES në disa pika kufitare të BE-së

0

Të gjithë qytetarët e Kosovës që do udhëtojnë jashtë vendit nga sot, do të përballen me Sistemin e Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së.

“Entry/Exit System – EES, është një sistem biometrik i cili regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, duke mbledhur të dhëna: si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi. Ky sistem synon përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe eliminimin e vulave në pasaportë. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të monitorojë dhe informojëqytetarët për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces”, thuhet në njoftim.

Radoniqi: Procesi i votimit ka nisur me rregull, materialet janë shpërndarë me kohë

0

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka folur për media nga qendra e votimit në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, ku ka bërë të ditur se procesi i votimit ka nisur në mënyrë të rregullt.

“Sa i përket qendrave komunale, të gjitha përgatitjet janë bërë dhe të gjitha pajisjet janë shpërndarë në të gjitha komunat. Presim që nesër të fillojë numërimi në të gjitha komunat,” – ka deklaruar Radoniqi.

Ai ka shtuar se materialet zgjedhore janë dërguar me kohë dhe se deri më tani nuk janë raportuar pengesa në procesin e votimit.

Sa i përket platformës për rezultate, Radoniqi ka thënë se kanë punuar në përmirësimin e saj.

“Zgjedhje për të cilat KQZ-ja ka punuar që gjashtë muaj. Kemi bërë përgatitje të shumta, ndryshime në proces sipas ligjit. Në këto zgjedhje kemi përmirësuar platformën. Kemi mbështetjen e Britanisë në ndërtimin e platformën, sa i përket qendrave komunale të gjitha përgatitjet janë bërë”

Mbi dy milionë qytetarë me të drejtë vote në Kosovë

0

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i votimit në mbarë territorin e Republikës së Kosovës ka nisur me kohë dhe në mënyrë të rregullt, me përjashtim të ndonjë qendre të vetme ku janë raportuar vonesa të vogla.

“Sot procesi i votimit zhvillohet në 948 qendra të votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 janë qendra të rregullta për votimin e zakonshëm me 2,571 vendvotime, ndërkaq 38 qendra të tjera, nga një në secilën komunë, me 54 vendvotime, janë hapur për të mundësuar votimin me kusht,” ka deklaruar Elezi.

Ai ka bërë të ditur se, sipas listës së votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është 2 milionë e 25 mijë e 105, të shpërndarë në 38 komuna të vendit.

“Përveç organizimit të vendvotimeve të rregullta, KQZ do të organizojë edhe votimin përmes ekipeve mobile lëvizëse për 3 mijë e 467 votuesit me nevoja të veçanta, të cilët janë regjistruar dhe evidentuar paraprakisht,” ka shtuar ai.

Elezi ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të votojnë për kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit në kuvendet komunale.

“Po ashtu, në këto orë të para të procesit, njoftojmë se përmes platformës elektronike qv.kqz-rks.org, secili votues mund të kontrollojë me lehtësi qendrën e tij të votimit,” ka theksuar ai.

Zëdhënësi i KQZ-së ka njoftuar se sot votohet për 38 kryetarë komunash dhe 942 anëtarë të 38 kuvendeve komunale.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5 mijë e 624, prej të cilëve 205 kandidatë për kryetarë komunash dhe 5 mijë e 419 kandidatë për kuvendet komunale,” ka deklaruar Elezi.

Kombëtarja demolon Serbinë në mes të Leskovcit

0

Shqipëria është afër kalimit në Kupën e Botës pas fitores së jashtëzakonshme ndaj Serbisë.

Ka qenë Rey Manaj, i cili shënoi një super gol në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Një super shansë e kishte edhe Nedim Bajrami, por nuk e arriti finishin si duhet.

Historiku i zgjedhjeve në Kosovë

0

Historia e zgjedhjeve në Kosovën e lirë fillon në vitin 2000, në kohën kur u organizuan zgjedhjet e para. Më 28 tetor të atij viti u mbajtën zgjedhjet për Kuvende Komunale, duke shënuar nisjen e një procesi të gjatë për ndërtimin e institucioneve të një vendi që po përgatitej dalëngadalë të bëhej shtet.

Misioni i OSBE-së në Kosovë e themeloi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në vitin 2000 dhe ky institucion u kryesua nga shefat e këtij misioni deri në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë dhe mori mbi vete përgjegjësinë për organizimin e zgjedhjeve.

Proceset zgjedhore në Kosovë ndahen në dy etapa të rëndësishme historike: zgjedhjet para dhe pas pavarësisë së shpallur në vitin 2008.

Nga viti 2000 dhe deri më tani, në vendin tonë janë mbajtur me dhjetëra procese zgjedhore në nivel vendi apo të pjesshme. Ndërkohë që për Kuvendin e Kosovës janë organizuar 9 procese zgjedhore, për Kuvende Komunale janë organizuar 8 procese zgjedhore.

Zgjedhjet e drejtpërdrejta për Kryetar të Komunave filluan të mbahen nga viti 2007 dhe që nga ajo kohë janë organizuar 6 procese të tilla zgjedhore përgjatë viteve 2007, 2009, 2013, 2017, 2021 dhe 2025.

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve flasin se përgjatë 25 viteve, më shumë se 60 mijë persona kanë marrë pjesë në garat zgjedhore, si kandidatë për deputetë, kryetarë të komunave dhe asambleve  komunale. Në këtë shifër përfshihen edhe personat që janë certifikuar më shumë se një herë.

E numri më i madh i kandidatëve të certifikuar u takojnë zgjedhjeve për Kuvende Komunale. Gjatë 25 viteve, në 6 procese, statistikat e Komisionit Qendror Zgjedhor flasin për certifikimin e mbi 1,200 kandidatëve.

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , të kandidatëve të certifikuar ndër vite, tregojnë për dallimin e thellë në mes të dy gjinive. Përgjatë dy dekadave e gjysmë, nga numri i përgjithshëm i kandidatëve , për pjesëmarrje në proceset zgjedhore janë certifikuar mbi 19 mijë gra dhe mbi 41 mijë burra, raporton televizioni publik.

Për Zgjedhjet Lokale 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 5,624 kandidatë, prej  të cilëve 205 kandidatë për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 5,419 kandidatë për Zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Nga 205 kandidatë të certifikuar për t`i udhëhequr komunat, 185 janë burra dhe 20 gra, ndërkaq, në zgjedhjet për asamblistë, të kuvendeve komunale, nga 5.419 të certifikuar 3,395 janë burra dhe 2,024 gra.

Imazhe të reja tregojnë dëme dhe zhvendosje në qytetin e Gazës

0

Imazhet satelitore të publikuara nga kompania e inteligjencës Vantor, kanë kapur skena tërheqëse në të gjithë Gazën, ndërsa armëpushimi hyri në fuqi të premten.

Imazhet tregojnë dëmet e shkaktuara në një zonë veriore të Qytetit të Gazës rreth Sheshit Abed, i cili ishte përdorur si një kamp i vogël zhvendosjeje përpara përparimit të IDF-së në qytet.

Më në jug, mund të shihet një kamp shumë më i madh zhvendosjesh të ngritur rreth një kompleksi banimi të quajtur Hamad City, pranë Khan Yunis.

Ky kamp i shtrirë, me një sipërfaqe prej rreth 2.5 km katrorë, u krijua menjëherë pasi IDF njoftoi planet e saj për të pushtuar Qytetin e Gazës në gusht.

Më në fund, mund të shohim turma njerëzish dhe automjetesh që shkojnë në veri drejt qytetit të Gazës përgjatë rrugës bregdetare al-Rashid, një nga dy rrugët e miratuara për të kthyerit.

Një fëmijë goditet nga vetura në kryeqytet

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë Enis Pllana, ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën UÇK në Prishtinë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.