spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
04:14
Home Blog Page 29

Certifikohet lista me kandidatë për deputetë e Listës Serbe

0

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar vendimin e KQZ-së dhe ka vendosur për certifikimin e listës me kandidatë për deputetë të Listës Serbe.

Kjo pas ankesës që është bërë në PZAP nga kjo parti, meqë në KQZ nuk ishte certifikuar lista me kandidatët për Parlamentin e Kosovës.

“APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr. Protokolli 01/3771-2025, të datës 10.12.2025, NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr. Protokolli 01/3771-2025, të datës 10.12.2025, ashtu që PRANOHET rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 11.12.2025, CERTIFIKOHET lista e kandidatëve (33 kandidat) të subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim.

Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka theksuar se protesta e sotme në mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një thirrje publike për Gjykatën Speciale të Hagës që ata të kthehen sa më shpejt në Kosovë pasi janë të pafajshëm.

Haradinaj, beson në pafajësinë e tyre dhe thotë se dihet se kush ka bërë krime në Kosovë.

“Ne besojmë në pafajësinë e tyre, se e njohim çka ka ndodhur në Kosovë, dihet kush ka qenë agresor, duke i njohur rrethanat nuk ka asnjë alternativë tjetër se të pafajësisë së tyre. Është një thirrje publike që sa më shpejt të kthehen në Kosovë, janë të pafajshëm”, tha Haradinaj.

Ahmeti: Europë, Amerikë, NATO, faleminderit që pëkrahet UÇK-në në ndërprerje të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës

0

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin e tij në protestën që u mbajt në Shkup në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ka falënderuar fuqitë që përkrahën shqiptarët dhe UÇK-në.

“Europë, Amerikë, NATO, faleminderit që filozofinë e veprimtarinë të njerëzve më të mëdhenj të kombit tonë, na i shpërblyet në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në ndërprerje të gjenocidit të mëtejmë të shqiptarëve të Kosovës”.

“Prandaj, jemi mirënjohës Gjeneral Clark me dëshminë e tij të pamohueshme dhe të pakontestueshme. I jemi mirënjohës zv.sekretarit të Shetit, James Rubin, si dhe ambasadorit që punoi shumë në rajon për paqe e stabilitet, Christopher Hill”.

Nga ky shesh, po i drejtohemi edhe Evropës, tha Ahmeti.

Ai tha se i takonte asaj lëvizje që nuk kërkonte t’ua marrë e mohojë lirinë të tjerëve, por liri e drejtësi kërkonte për shqiptarët.

Gucati: Gjykata Speciale si gjykatat e ish-Jugosllavisë, i kërkojmë Evropës drejtësi të mirëfilltë

0

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në fjalën e tij në protestën që po mbahen në Shkup, ka thënë se tubimi i sotëm dhe protestat paraprake, tregojnë që UÇK rrjedh dhe mbrohet nga populli.

Gucati ka thënë se nga Shkupi i dërgojnë mesazh Trendafilovës.

“Me të gjithë këta këtu, dhe protestat e kaluara, i tregojmë Trendafilovës që UCK rrjedh nga populli dhe mbrohet nga populli”, ka thënë Gucati.

Ai tutje ka thënë se Specialja ngjanë me gjykatat në kohën e ish-Jugosllavisë.

“Gjykata Speciale është politike dhe i ngjanë gjykatave të ish-Jugosllavisë së kohës së Titos”.

“kërkojmë që kjo gjykatë të jetë  e mirëfilltë dhe Evropa të bëjë drejtësi të mirëfilltë”, është shprehur Gucati.

Rexha: Në vitin 2025 janë shënuar 60 raste të sulmeve ndaj gazetarëve

0

Nuk janë të pakta rastet kur gazetarët në Kosovë u përballën me kërcënime e sulme, sulme që kanë ditur të jenë edhe nga krerë institucional, e zyrtarë të partive politike, me theks asaj të Vetëvendosjes.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka thënë se gjatë 2025-ës janë shënuar mbi 60 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, por që as këto nuk kanë mundur t’i demotivojnë gazetarët për të ecur përpara për misionin të cilin dhe janë e për të zbuluar afera të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

“Po vitit 2025 ka qenë një vit me të vërtetë i vështirë dhe me sfida për gazetarët e Kosovës. Mund ta quajmë një vit që normal në kuptimin që nuk ka pasur tensione siç ishin në vitin 2023 dhe në atë që do të duhej te ishte vit normal. Për shkak te zgjedhjeve në shkurt dhe zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjet në fund te vitit gazetaret kanë qenë cak i sulmeve te formave dhe llojeve të ndryshme që kanë ardhur kryesisht nga krerët e institucioneve të Kosovës, duke filluar nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe VV-së aty këtu ndonjë deputet të partive të tjera ish opozitare të cilët kanë sulmuar gazetaret për shkak të punës që bëjnë. Kjo është e dënueshme, është për keqardhje. Deri në dhjetor keni shënuar mbi 60 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe kjo dëshmon që puna e gazetarëve vazhdon të mbetet e vështirësuar. Fatmirësisht këto sulme nuk i kanë demotivuar shumicën e gazetarëve punë e tyre, puna e tyre ka qenë jetike për të zbuluar shumë afera korruptive të Qeverisë Kurti dhe institucioneve të tjera të pavarura të fushatave në Kosovë”, deklaroi Rexha.

Ai u shpreh se viti është karakterizuar edhe nga rrëzimi i Lgjit për Këshllin e Pavraur për Media (KPM) nga Gjykata Kushtetuese dhe problemet e RTK-së.

Rexha ka nënvizuar edhe kontrollin që Lëvizja Vetëvendosje  ushtron mbi transmetuesin publik.

“Është viti kur Gjykata Kushtetuese ka rrezuar ligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave (KPM), ne jemi të lumtur që në këtë vit ka rrëzim të ligjit të tillë. Ka qenë viti në të cilën RTK-ja është përballur me shumë probleme. Dy herë protesta për shkak të mos gatishmërisë së Qeverisë Kurti për ta ndarë buxheti, natyrisht për shkak të mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ne shprehim keqardhje që RTK-ja në masë të madhe është i kontrolluar nga partia politike në pushtet Vetëvendosje dhe narrativa e transmetuesit publik në masën më te madhe shërben si propagandë e Qeverisë Kurti. Kjo është për keqardhje, televizioni publik duhet të lihet i qetë i pavarur. Shpresoj që vitin e ardhëm do të bëhet ligji i ri që do ta rregullonte edhe pronën e transmetuesit publik. Ka pasur edhe kërcënime me jetë, disa raste kanë shkuar në gjykatë. Kemi dy raste që janë dënuar njerëzit për incidentet në veri. Një vit i vështirë por e kemi mbyllur duke dhënë edhe çmimet vjetore që kanë treguar se sa e rëndësishme është puna e gazetarëve”, potencoi ai.

Gazetarët po vihen në rrezik edhe nga sulmet online dhe disa raste fizike, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore dhe ditëve të zgjedhjeve.

“Siguria e gazetarëve është vënë në rrezik nga sulmet online që vijnë nga institucionet kujtoj që në shkurt ka pasur edhe sulme fizike nga gazetaret e Klan Kosovës dhe Nacionales, në fushatën zgjedhore të përkrahësve politikë te VV-së edhe në ditët e zgjedhjeve, retorika ngjitëse, gjuha e urrejtjes që vjen ndaj gazetarëve online shpeshherë bartet në rrugë. Për neve është alarmuese thirrja jonë është për të gjithë krerët e institucioneve për pjesëmarrësit e jetës publike të mos bëjnë fushata denigruese  ndaj gazetarëve nëse kanë vërejtje për punën e tyre të dërgojnë ankesat në KMSHK”, tha Rexha.

Shkupi në pritje të protestës për ish-krerët e UÇK-së

0

Pranë sheshit “Skënderbeu” në Shkup po bëhen përgatitjet për protestën gjithëkombëtare në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta.

Kjo është protesta e radhës, ku sërish pritet të mblidhen shqiptarë nga të gjitha trevat me thirrjet për drejtësi. Me mijëra shqiptarë kanë marrë pjesë edhe në protestën e mbajtur në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, ku u bë thirrje për drejtësi të ish-krerë e të UÇK-së.

Një tjetër protestë e madhe është mbajtur më 14 shtator në qytetin holandez në Hagë, ku me mijëra shqiptarë u mblodhën nga Evropa, Amerika por edhe Kosova që të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë u organizua një ditë para se të dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bëhet fjalë për ish-ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James Rubin.Diplomati amerikan dëshmoi para trupit gjykues për procesin e Rambujesë, ku ndër tjera ka thënë se Hashim Thaçi nuk kishte rol udhëheqës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, ai ka thënë se UÇK nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Dëshmia e tij u vlerësua si një nga më të rëndësishmet në këtë proces.

Në prill të vitit 2023 ka nisur procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me përgjegjësi për krime të pretenduara të luftës, pati sjell në gjykatore rreth 125 dëshmitarë, ndërkaq është mbështetur në mbi 100 dëshmi me shkrim.

Protesta e UÇK-së në Shkup, thirrje ish-luftëtarëve të mos marrin rrugë

Një tjetër aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, pikërisht në vendin ku të premten kanë gjetur vdekjen dy gra shtetase shqiptare, sot ka ndodhur edhe një aksident tjetër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, dhe nuk dihet ende për gjendjen e personave të përfshirë në aksident.

Aksidenti i djeshëm në autostradë, dy gra nga Shqipëria humbën jetën

Hamza: Për t’u reformuar, LVV-ja duhet të shkojë në opozitë

0

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, tha se Lëvizja Vetëvendosja (LVV) duhet të kalojë në opozitë për t’u reformuar, ndërsa shprehu bindjen se partitë aktualisht opozitare do të marrin përgjegjësinë për qeverisjen e ardhshme.

“Për t’u reformuar, këta duhet të shkojnë në opozitë. Jam i bindur se partitë tjera që kanë qenë në opozitë do të vijnë në pushtet. Besoj që po. Preferoj marrëveshje politike me LDK-në dhe partitë tjera, duke përjashtuar disa parti me të cilat nuk do të kem marrëveshje. Pres bashkëpunim me LDK-në, AAK-në dhe partitë tjera”, tha Hamza. /rtv21

Aksidenti i djeshëm në autostradë, dy gra nga Shqipëria humbën jetën

0

Dy gra kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi mes veturës ku ishin ato dyja dhe një kamioni që po transportonte mallra.

Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrugës nga Prizreni.

Ndërkaq, i lënduar ka mbetur edhe shoferi i kamionit, i cili mori tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Njëra nga viktimat vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetra fillimisht u dërgua në Emergjencën e Prizrenit e më pas u nis drejt QKUK-së, por atje ka mbërritur pa shenja jete.

“Autostrada Ibrahim Rugova, 12.12.2025 – 07:40. Si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një kamioni, dy femra shtetase të Shqipërisë që kanë qenë në veturë, kanë humbur jetën. Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i kamioni mashkull kosovar i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.

Top Channel raportoi se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në media si eksperte e ekonomisë e nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Viktima tjetër, Eorda Sinollari, punonte si konsulente biznesi në Gjermani.

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

0

Në vazhdimësi, Kosova është përballur me një varg kërcënimesh dhe veprimesh destabilizuese të ardhura nga Serbia, nga sulmi i terroristë në Banjskë në vitin 2023, aktit tjetër kriminal në Kanalin e Ibër-Lepencit, e deri te sulmet e përsëritura përmes të cilave shteti serb synon të cenojë rendin kushtetues të vendit.

Lidhur me këtë, në një intervistë për RTK-në, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se Serbia po vazhdon me të njëjtën politikë agresive të së kaluarës, por thekson se Kosova ka ndërtuar kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me çdo rrezik. Ai paralajmëron blerjen e helikopterëve Black Hawk dhe thekson se koncepti i Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse e pozicionon vendin si të sigurt pa nevojën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Gjatë viteve të fundit, Kosova është përballur me përpjekje të vazhdueshme destabilizuese, nga ana e Serbisë në krye me Aleksandër Vuçiqin.

Sulmi terrorist më 24 shtatorit i 2023 në Banjskë përmes një formacioni paraushtarak të mbështetur nga Vuciqi që kishte për qëllim aneksimin e veriut, akti terrorist në Kanalin e Ibër Lepencit në vitin 2024 dhe shumë sulme të tjera të vazhdueshme minuan stabilitetin rendin kushtetues dhe sovranitetin vendit.

Madje për këtë Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se Serbia vazhdon ta ketë politiken e njëjtë si para tri dekadash. Por thotë se Kosovë është e gatshme ti bëj ballë çdo kërcënime nga cilido shtet që vjen.

“Një politikë që synon destabilizim dhe që ka qasje hegjemoniste dhe destabilizuese në raport me të tjerët dhe kjo na bënë që të marrim masa të përgatitemi jo vetëm për një kërcënim të veçante por për të gjitha kërcënimet që vijnë. Ne nuk matemi, nuk përgatitemi, nuk armatosemi vetëm duke pas për bazë vetëm kapacitet e Serbisë. Ne po ndërtojmë një Forcë që është e gatshme jo vetëm të mbroj Kosovës nga çdo kërcenim dhe rrezik, por edhe të kontribuojmë për paqe dhe siguri krahas aleatëve tanë nëpër botë”, tha Maqedonci.

Maqedonci ka thënë viti 2026 do të jetë koha kur do të konkludohet përfundimisht blerja e helikopterëve ‘Black Hawk’ në koordinim me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, ndonëse diskutimi për procedurat e prokurimit tashmë veç se kanë filluar.

“Kjo blerje sic bëhen shumica i blerjeve nga Ministria e Mbrojtjes do të bëhet sipas konceptit shtet më shtet dhe do të realizohet përmes programit FMS ose Direct Sale pra përmes komunikimit direkt me prodhuesin. Ne aktualisht jemi në fazën e analizës së nevojave sepse blerja e helikopter nuk është e thjesht siç mund të jetë blerja e sistemeve të tjera të armëve”, theksoi Maqedonci.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak , në mesin e tyre këtë vendim Kroacia e mori pas 17 vitesh. Në këtë drejtim Maqedonci ka thënë se Kosova e ka koncepti e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse duke eleburuar funksionimin e tij, marr si model nga disa vende anëtare të NATO-s.

“Ne kemi ardhur në përfundim që Mbrojtja Gjithëpërfshirëse është një koncept i cili mundëson që të Kosova të ndërtojë një sistem mbrojtës për interesa të qytetarëve të RKS pa pasur nevojë që kjo të bëhet e obligueshme, përmes një sistemi vullnetar të rezervës , përmes angazhimit të institucioneve. është një model që është marrë nga disa vende e që është adaptuar në Ministrinë e Mbrojtjes”, nënvizoi Maqedonci.

Ndërkohë, deri në përfundim të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të cilin FSK përfundon në 2028, Ushtria e Kosovës pritet ti ketë 8520 pjesëtarë, në mesin e tyre 5000 ushtarë aktiv, 3000 rezervist e 520 staf civil.