spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
05:18
Home Blog Page 37

Shkupi në pritje të protestës për ish-krerët e UÇK-së

0

Pranë sheshit “Skënderbeu” në Shkup po bëhen përgatitjet për protestën gjithëkombëtare në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta.

Kjo është protesta e radhës, ku sërish pritet të mblidhen shqiptarë nga të gjitha trevat me thirrjet për drejtësi. Me mijëra shqiptarë kanë marrë pjesë edhe në protestën e mbajtur në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, ku u bë thirrje për drejtësi të ish-krerë e të UÇK-së.

Një tjetër protestë e madhe është mbajtur më 14 shtator në qytetin holandez në Hagë, ku me mijëra shqiptarë u mblodhën nga Evropa, Amerika por edhe Kosova që të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë u organizua një ditë para se të dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bëhet fjalë për ish-ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James Rubin.Diplomati amerikan dëshmoi para trupit gjykues për procesin e Rambujesë, ku ndër tjera ka thënë se Hashim Thaçi nuk kishte rol udhëheqës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, ai ka thënë se UÇK nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Dëshmia e tij u vlerësua si një nga më të rëndësishmet në këtë proces.

Në prill të vitit 2023 ka nisur procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me përgjegjësi për krime të pretenduara të luftës, pati sjell në gjykatore rreth 125 dëshmitarë, ndërkaq është mbështetur në mbi 100 dëshmi me shkrim.

Protesta e UÇK-së në Shkup, thirrje ish-luftëtarëve të mos marrin rrugë

Një tjetër aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, pikërisht në vendin ku të premten kanë gjetur vdekjen dy gra shtetase shqiptare, sot ka ndodhur edhe një aksident tjetër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, dhe nuk dihet ende për gjendjen e personave të përfshirë në aksident.

Aksidenti i djeshëm në autostradë, dy gra nga Shqipëria humbën jetën

Hamza: Për t’u reformuar, LVV-ja duhet të shkojë në opozitë

0

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, tha se Lëvizja Vetëvendosja (LVV) duhet të kalojë në opozitë për t’u reformuar, ndërsa shprehu bindjen se partitë aktualisht opozitare do të marrin përgjegjësinë për qeverisjen e ardhshme.

“Për t’u reformuar, këta duhet të shkojnë në opozitë. Jam i bindur se partitë tjera që kanë qenë në opozitë do të vijnë në pushtet. Besoj që po. Preferoj marrëveshje politike me LDK-në dhe partitë tjera, duke përjashtuar disa parti me të cilat nuk do të kem marrëveshje. Pres bashkëpunim me LDK-në, AAK-në dhe partitë tjera”, tha Hamza. /rtv21

Aksidenti i djeshëm në autostradë, dy gra nga Shqipëria humbën jetën

0

Dy gra kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi mes veturës ku ishin ato dyja dhe një kamioni që po transportonte mallra.

Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrugës nga Prizreni.

Ndërkaq, i lënduar ka mbetur edhe shoferi i kamionit, i cili mori tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Njëra nga viktimat vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetra fillimisht u dërgua në Emergjencën e Prizrenit e më pas u nis drejt QKUK-së, por atje ka mbërritur pa shenja jete.

“Autostrada Ibrahim Rugova, 12.12.2025 – 07:40. Si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një kamioni, dy femra shtetase të Shqipërisë që kanë qenë në veturë, kanë humbur jetën. Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i kamioni mashkull kosovar i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.

Top Channel raportoi se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në media si eksperte e ekonomisë e nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Viktima tjetër, Eorda Sinollari, punonte si konsulente biznesi në Gjermani.

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

0

Në vazhdimësi, Kosova është përballur me një varg kërcënimesh dhe veprimesh destabilizuese të ardhura nga Serbia, nga sulmi i terroristë në Banjskë në vitin 2023, aktit tjetër kriminal në Kanalin e Ibër-Lepencit, e deri te sulmet e përsëritura përmes të cilave shteti serb synon të cenojë rendin kushtetues të vendit.

Lidhur me këtë, në një intervistë për RTK-në, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se Serbia po vazhdon me të njëjtën politikë agresive të së kaluarës, por thekson se Kosova ka ndërtuar kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me çdo rrezik. Ai paralajmëron blerjen e helikopterëve Black Hawk dhe thekson se koncepti i Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse e pozicionon vendin si të sigurt pa nevojën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Gjatë viteve të fundit, Kosova është përballur me përpjekje të vazhdueshme destabilizuese, nga ana e Serbisë në krye me Aleksandër Vuçiqin.

Sulmi terrorist më 24 shtatorit i 2023 në Banjskë përmes një formacioni paraushtarak të mbështetur nga Vuciqi që kishte për qëllim aneksimin e veriut, akti terrorist në Kanalin e Ibër Lepencit në vitin 2024 dhe shumë sulme të tjera të vazhdueshme minuan stabilitetin rendin kushtetues dhe sovranitetin vendit.

Madje për këtë Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se Serbia vazhdon ta ketë politiken e njëjtë si para tri dekadash. Por thotë se Kosovë është e gatshme ti bëj ballë çdo kërcënime nga cilido shtet që vjen.

“Një politikë që synon destabilizim dhe që ka qasje hegjemoniste dhe destabilizuese në raport me të tjerët dhe kjo na bënë që të marrim masa të përgatitemi jo vetëm për një kërcënim të veçante por për të gjitha kërcënimet që vijnë. Ne nuk matemi, nuk përgatitemi, nuk armatosemi vetëm duke pas për bazë vetëm kapacitet e Serbisë. Ne po ndërtojmë një Forcë që është e gatshme jo vetëm të mbroj Kosovës nga çdo kërcenim dhe rrezik, por edhe të kontribuojmë për paqe dhe siguri krahas aleatëve tanë nëpër botë”, tha Maqedonci.

Maqedonci ka thënë viti 2026 do të jetë koha kur do të konkludohet përfundimisht blerja e helikopterëve ‘Black Hawk’ në koordinim me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, ndonëse diskutimi për procedurat e prokurimit tashmë veç se kanë filluar.

“Kjo blerje sic bëhen shumica i blerjeve nga Ministria e Mbrojtjes do të bëhet sipas konceptit shtet më shtet dhe do të realizohet përmes programit FMS ose Direct Sale pra përmes komunikimit direkt me prodhuesin. Ne aktualisht jemi në fazën e analizës së nevojave sepse blerja e helikopter nuk është e thjesht siç mund të jetë blerja e sistemeve të tjera të armëve”, theksoi Maqedonci.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak , në mesin e tyre këtë vendim Kroacia e mori pas 17 vitesh. Në këtë drejtim Maqedonci ka thënë se Kosova e ka koncepti e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse duke eleburuar funksionimin e tij, marr si model nga disa vende anëtare të NATO-s.

“Ne kemi ardhur në përfundim që Mbrojtja Gjithëpërfshirëse është një koncept i cili mundëson që të Kosova të ndërtojë një sistem mbrojtës për interesa të qytetarëve të RKS pa pasur nevojë që kjo të bëhet e obligueshme, përmes një sistemi vullnetar të rezervës , përmes angazhimit të institucioneve. është një model që është marrë nga disa vende e që është adaptuar në Ministrinë e Mbrojtjes”, nënvizoi Maqedonci.

Ndërkohë, deri në përfundim të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të cilin FSK përfundon në 2028, Ushtria e Kosovës pritet ti ketë 8520 pjesëtarë, në mesin e tyre 5000 ushtarë aktiv, 3000 rezervist e 520 staf civil.

Çmime të larta para festave të fundvitit, shqetësim për qytetarët

0

Në Kosovë, festat e fundvitit nuk janë vetëm periudhë gëzimi dhe atmosfere festive, por shpesh shndërrohen edhe në barrë financiare për shumë familje. Qytetarët ankohen se në prag të festave, çmimet e produkteve janë rritur dukshëm, duke i bërë shpenzimet e fundvitit më të vështira për tu përballuar.

Festat e fundvitit sjellin atmosferë festive, por për shumë familje kjo periudhë shoqërohet edhe me sfida financiare. Ndërsa përgatitjet për festat shtohen, qytetarët vërejnë rritje të dukshme të çmimeve të shumë produkteve, duke e bërë këtë sezon më të rëndë për buxhetin familjar.

“Sigurisht që në çdo festë rriten çmimet. Gjithkund në botë ka ulje, por te ne shpesh shtrenjtohen. Ishalla mblidhen mend e rregullohen”, thotë një qytetar.

“Më keq nuk ka ku shkon, po vërehen shumë. S’ka më lirë, veç nëse gjen diçka të prishur”, shton një tjetër.

Qytetarët kërkojnë stabilizim të çmimeve, sidomos të produkteve bazike.

“Janë rrit pak, por ndoshta edhe kushtet ekonomike nuk janë shumë të mira. Varet edhe nga importi, se kemi pak prodhim vendor. Thirrja ime është që çmimet të jenë më stabile, sidomos ato elementare”, shton një qytetar tjetër, raporton televizioni publik.

Nga ana tjetër, tregtarët shumica prej tyre prapa kamerave e arsyetojnë rritjen e çmimeve me rritjen e kërkesës dhe kostot e furnizimit. Disa pranojnë se këtë vit çmimet janë më të larta se vitin e kaluar, por mohojnë që në prag të festave të ketë keqpërdorim apo rritje të qëllimshme të çmimeve.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,3% në muajin nëntor 2025, krahasuar me muajin nëntor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë, ndër to edhe atyre bazike sikurse qumështi, djathi dhe vezët me 10,5%.

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1546 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 23 persona, prej të cilëve 13 i ka dërguar në mbajtje dhe tre  në vuajtje të dënimit.

Del ibro, hyn Jasmina

0

Ibro mbylli rrugëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 4.

Ai ishte në nominim me Shkurten, Labin, Albën dhe Sasan.

Ibro ishte i pafat edhe në biletën e fatit, e cila nuk i dha mundësinë të kishte një rikthim.

Në vend të tij u fut Jasmin Kadriu.

28 vjeçarja tha se po futej në shtëpinë më të madhe në vend, për një arsye të veçantë,

Lecce fiton sfidën, por humb nga lojtarët më të rëndësishëm

0

Lecce arriti të kaloj pengesën duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj ekipit Pisa, por ky 3-pikësh i kushtoi shtrenjtë humbi Medon Berishën.

Pas vetëm 10 minutash lojë, mesfushori kuqezi u shtri në tokë duke prekur këmbën.

Mes lotësh, Berisha doli nga fusha me barelë, ndërsa i gjithë stadiumi duartrokiste dhe brohoriste emrin e tij.

Një goditje e madhe jo vetëm për Lecce-n, por edhe për përfaqësuesen kuqezi, pasi Berisha ndalet në momentin e tij më të mirë.

Shkëlqeu edhe Ylber Ramadani, titullar dhe 90 minuta në fushë, i vlerësuar nga mediat me notën 7,4.

“Më vjen shumë keq për Berishën, për vëllain tim të vogël. Dëmtimi i tij më shqetëson, e presim sa më shpejt në fushë”, u shpreh Ramadani.

Pas ndeshjes, edhe trajneri Eusebio Di Francesco theksoi se kjo fitore u zbeh nga dëmtimi i Berishës, duke vërtetuar peshën e mesfushorit kuqezi brenda ekipit.

Zhvillimet e fundit nga Ukraina, i dërguari i Trump takon udhëheqësit evropian dhe Zelenskyn

0

I dërguari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të udhëtojë për në Gjermani këtë fundjavë për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë për rundin e fundit të bisedimeve të nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës.

Steve Witkoff, i cili ka udhëhequr përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë, do të diskutojë versionin më të fundit të marrëveshjes së propozuar të paqes në Berlin.

Administrata Trump po shtyn përpara që një marrëveshje të jetë në fuqi deri në Krishtlindje dhe ka zhvilluar disa runde bisedimesh me përfaqësuesit ukrainas dhe rusë në javët e fundit, megjithëse ka pasur pak shenja se një përparim i madh është i afërt.

Ende nuk është konfirmuar se cilët liderë evropianë do të marrin pjesë në bisedimet e Berlinit.

Wall Street Journal, e cila raportoi e para detajet e takimit, tha se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz do të marrin pjesë.

Konfirmimi i takimit Witkoff-Zelensky vjen disa ditë pasi Ukraina i dha SHBA-së versionin e saj të rishikuar të një plani paqeje me 20 pika, versioni më i fundit i një propozimi që u shfaq për herë të parë në fund të nëntorit dhe ka shkaktuar një fluks aktiviteti diplomatik.

Fati i territorit në Ukrainën lindore mbetet një nga temat më të vështira në negociata, me Kievin që refuzon të lëshojë tokën që është pushtuar në mënyrë të paligjshme, dhe Moskën që përsërit qëllimin e saj për të marrë të gjithë rajonin e Donbasit me forcë, nëse Ukraina nuk tërhiqet.

Zelensky ka reaguar me skepticizëm ndaj propozimit të fundit të Shtëpisë së Bardhë për zgjidhjen e çështjes territoriale, që është që ushtria e Ukrainës të tërhiqet nga rajoni dhe ai të shndërrohet në një “zonë të veçantë ekonomike”.

Presidenti ukrainas u tha gazetarëve se sipas kushteve të propozuara nga SHBA-të, Kremlini do të zotohej të mos përparonte në zonat e lëna bosh nga forcat e Ukrainës, me tokën midis pjesëve të Donbasit të kontrolluara nga Rusia dhe vijave mbrojtëse të Ukrainës të shndërruar në një zonë të demilitarizuar.

Propozimi, me sa duket një përpjekje për të zgjidhur çështjen e pronësisë ligjore duke krijuar një status të ri për tokën, është vënë në pikëpyetje publikisht nga Zelensky, i cili tha se “Çfarë do ta pengojë [Rusinë] të përparojë? Apo të infiltrojë e maskuar si civilë?”

Ukraina dhe aleatët në Evropë kanë thënë publikisht se bisedimet e udhëhequra nga SHBA-të kanë qenë të frytshme dhe kanë përshëndetur progresin në sigurimin e ndryshimeve në një plan i cili u konsiderua gjerësisht si në favor të Rusisë kur u shfaq për herë të parë.

Por ka pasur shenja në javët e fundit se Trump po humbet durimin me Zelenskyn dhe mbështetësit e tij në kontinent.

Në një intervistë të ashpër me Politico në fillim të kësaj jave, presidenti amerikan i etiketoi udhëheqësit evropianë si “të dobët” dhe përsëriti thirrjet e tij që Ukraina të mbajë zgjedhje.

Zelensky tha se zgjedhjet mund të mbahen brenda 90 ditësh nëse SHBA-të dhe Evropa ofrojnë sigurinë e nevojshme. Zgjedhjet janë pezulluar që kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Ndërsa shtytja diplomatike e Shtëpisë së Bardhë vazhdon, vëmendja në Evropë është përqendruar në mënyrën se si të mbështetet Ukraina në rast të një marrëveshjeje paqeje, me bisedime që vazhdojnë mbi garancitë e sigurisë dhe financimin.

Qeveria ukrainase përballet me një situatë të vështirë financiare: ajo duhet të gjejë 135.7 miliardë euro shtesë gjatë dy viteve të ardhshme.

Të premten, qeveritë e Bashkimit Evropian ranë dakord të ngrijnë për një kohë të pacaktuar asetet ruse me vlerë rreth 210 miliardë euro (185 miliardë paund; 247 dollarë).

Shpresohet që marrëveshja të hapë rrugën që fondet t’i kthehen hua Ukrainës nëse arrihet një marrëveshje në samitin e BE-së javën e ardhshme, duke i siguruar Kievit ndihmë financiare për ushtrinë e saj dhe përpjekjet për të rindërtuar pjesë të vendit të shkatërruara pas gati katër vitesh lufte të përgjithshme.

Ky veprim është dënuar si vjedhje nga Kremlini dhe banka qendrore e Rusisë ka thënë se do të padisë Euroclear, një bankë belge ku mbahen shumica dërrmuese e aseteve ruse të ngrira pas pushtimit.

Zyrtarët po negocionin ende strukturën e saktë të një marrëveshjeje për të ripërdorur asetet ruse në emër të Ukrainës, me qeverinë belge që ishte veçanërisht skeptike për shkak të ekspozimit të saj të veçantë ligjor si mbajtësi kryesor.

Diku tjetër, u raportua se versioni më i fundit i planit të paqes që po qarkullon parashikon që Ukraina të bashkohet me shpejtësi me Bashkimin Evropian.

Financial Times tha se Brukseli mbështeti pranimin e shpejtë të Ukrainës në bllok, një ide e propozuar nga Ukraina në draftin e fundit që i ka dhënë Uashingtonit.

Ukraina aplikoi zyrtarisht për t’u bashkuar me BE-në disa ditë pas pushtimit të vitit 2022, por pavarësisht premtimeve për një proces të përshpejtuar, është ende disa vite larg anëtarësimit.

Sipas planit, Ukraina do të bëhej anëtare që në janar të vitit 2027, raportoi AFP, duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar. Nuk ishte e qartë nëse Uashingtoni e kishte miratuar atë element të draftit.