spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
07:34
Home Blog Page 4

Vilson Culaj – “7 ditë në tryezë me IMZOT MARK SOPIN”

0

Vilson Culaj – “7 ditë në tryezë me IMZOT MARK SOPIN”

Vilson Culaj përfaqëson një zë të rëndësishëm në letërsinë moderne shqiptare të brezit të tij, duke u dalluar për një krijimtari të larmishme që përfshin poezinë, prozën dhe kritikën letrare. Përmes veprave të tij, ai trajton me thellësi çështje që lidhen me identitetin kulturor dhe trashëgiminë historike, duke sjellë një qasje reflektuese dhe të angazhuar ndaj realitetit kombëtar.

Në këtë intervistë ekskluzive për emisionin “Makina e Shkrimit” në StormKosova, Vilson Culaj flet për librin e tij më të ri “7 ditë në tryezë me IMZOT MARK SOPIN”.

Autori Culaj, në këtë roman, ndërthur përvojën personale me historinë, duke trajtuar figura dhe ngjarje të rëndësishme. Përmes dialogëve të ngjeshur dhe reflektimeve të thella, vepra eksploron raportin mes besimit, identitetit dhe sfidave të kohës, duke e shndërruar rrëfimin në një dëshmi të gjallë të realitetit shpirtëror dhe historik.

LDK-ja mbështet rezolutën për mbrojtjen e historisë: “Është obligim ynë ta mbrojmë sakrificën për liri”

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar se e mbështet në parim rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila synon të trajtojë çështjen e ekspozitës së debatueshme të Shkëlzen Gashit.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deklaroi se mbrojtja e historisë dhe sakrificës së popullit të Kosovës është një përgjegjësi kolektive e përfaqësuesve të popullit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shqyrtuar tekstin e rezolutës dhe në parim pajtohemi me të, sepse është obligim i yni që ta mbrojmë sakrificën e popullit tonë për liri. Gjithsesi, jemi të gatshëm të kontribuojmë në një komision të përbashkët, nëse ka një iniciativë për ta modifikuar dhe plotësuar tekstin e kësaj rezolute”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Reagimet ndaj ekspozitës Ekspozita e autorit Shkëlzen Gashi, e hapur në sheshin e Prishtinës, ka nxitur reagime të ashpra në opinionin publik. Shkak për këtë janë bërë të dhënat e pasakta dhe interpretimet e gabuara rreth Masakrës së Dubravës dhe masakrave të tjera të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Këto lëshime u cilësuan nga familjarët e viktimave, shoqëria civile dhe subjektet politike si një ofendim i rëndë ndaj kujtesës historike dhe dinjitetit të të rënëve për liri. Përmes kësaj rezolute, opozita po kërkon një qëndrim të prerë institucional për të parandaluar shtrembërimin e fakteve historike të luftës së fundit.

Nagavci: LVV-ja është e gatshme të kontribuojë në rezolutën për mbrojtjen e viktimave të luftës

0

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, ka deklaruar se subjekti politik që ajo përfaqëson është i gatshëm të japë kontribut aktiv në hartimin e një rezolute për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Sipas raportimit të Ekonomia Online, ky reagim vjen pas kritikave dhe gabimeve të evidentuara në ekspozitën e hapur më 24 mars në sheshin e Prishtinës, e cila u mbyll vetëm pak ditë pas hapjes. Nagavci theksoi se çështja e dokumentimit të luftës duhet të trajtohet me seriozitet të lartë institucional.

„Sikurse e diskutuam edhe në takimin e Kryesisë, LVV-ja është e gatshme të kontribuojë në një rezolutë që do të paraqiste përmbajtësisht, në aspekt shumëdimensional, çështjet që trajtojnë luftën e fundit. Ne jemi të gatshëm të delegojmë deputetët tanë që, bashkë me deputetët e grupeve të tjera parlamentare, të vijnë me një tekst i cili i adreson këto çështje në mënyrën më të mirë të mundshme“, deklaroi Nagavci.

Drafti pritet të dorëzohet gjatë ditës Më tej, shefja e deputetëve të LVV-së shtoi se procesi i koordinimit mes partive politike duhet të jetë i shpejtë dhe efikas. Ajo bëri të ditur se pret që deri në fund të ditës së sotme të sillet një draft-propozim i harmonizuar për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Kjo nismë vjen si një përpjekje për të krijuar një qëndrim unik shtetëror ndaj krimeve të luftës dhe për të siguruar që mbrojtja e të vërtetës historike të bëhet përmes mekanizmave të qartë ligjorë dhe parlamentarë.

3 milionë euro dhe trajnime në NATO, çfarë u diskutua në takimin Rudolph-Maqedonci

0

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.

“Gjermania vazhdon të qëndrojë krah për krah me Kosovën në forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë”, shkroi Ambasada Gjermane në një postim në Facebook.

Gjatë takimit, u tha se ambasadori “theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në kuadër të iniciativës Enable and Enhance – me 3 milionë euro në vitin 2026 për pesë projekte kyçe”.

“Këto projekte fokusohen në forcimin e shërbimeve mjekësore, logjistikës dhe kapaciteteve të zjarrfikjes brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) – kontribute konkrete që rrisin gatishmërinë operacionale dhe zhvillimin institucional. Takimi përfshiu gjithashtu asistencën e vazhdueshme të Gjermanisë për trajnimin ushtarak: kadetët kosovarë që aktualisht po ndjekin trajnim gjuhësor në Gjermani do të vazhdojnë me arsimimin për oficerë në përputhje me standardet e NATO-s – një investim në gjeneratën e ardhshme të lidershipit brenda FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

“Përveç kësaj, programi bilateral për vitin 2026 parasheh një gamë të gjerë aktivitetesh të përbashkëta, duke përfshirë shkëmbime ekspertësh dhe trajnime në logjistikë, polici ushtarake dhe arsimim për oficerë. Gjermania ka qenë një partner i besueshëm për FSK-në që nga fillimi – dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet tutje në njoftim.

PDK me draft-rezolutë në ‘‘mbrojtje të dinjitetit të viktimave’’, Çitaku: Kuvendi s’mund të sillet normalisht

0

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka bërë të ditur se kjo parti ka përgatitur një draft-rezolutë për „mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës“.

Çitaku ka kërkuar që kjo nismë të vendoset si pika e parë e rendit të ditës në seancën e sotme, duke theksuar se PDK-ja është plotësisht e hapur për diskutime dhe plotësime me grupet e tjera parlamentare.

„PDK-ja ka përgatitur një draft-rezolutë në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës. Sot nuk kemi vetëm sfida politike e institucionale, por kemi një sfidë edhe më të rrezikshme: përpjekjen për ta shtrembëruar historinë tonë. Kujtesa është themeli mbi të cilin qëndrojmë si shoqëri“, deklaroi ajo.

Thirrja për unitet në Kuvend Në argumentimin e saj, Çitaku theksoi se miratimi i kësaj rezolute duhet të ketë përparësi mbi pikat e tjera të rendit të ditës, duke e cilësuar si një domosdoshmëri morale dhe kombëtare.

„Kemi dhënë një draft-propozim dhe jemi të gatshëm ta diskutojmë. Kërkojmë ta fusim në rend dite si pikë të parë, menjëherë pas pyetjeve parlamentare. Nuk ka kuptim që Kuvendi të sillet normalisht sot pa e miratuar këtë rezolutë si hap të parë. Për PDK-në është e domosdoshme që kjo nismë të hyjë në rend dite dhe të trajtohet me prioritet“, shtoi deputetja Çitaku.

Sipas saj, mbrojtja e historisë së luftës çlirimtare është një detyrim ndaj brezave të ardhshëm dhe një përgjigje ndaj tendencave për rishkrimin e fakteve historike të Kosovës.

Tahiri-LVV: E palogjikshme t’na i sillni marrëveshjet ndërkombëtare në këtë formë

0

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Vetëvendosjen lidhur me kërkesën për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke thënë se duhet informacione paraprake.

Tahiri ka deklaruar se kjo le të jetë hera e fundit që, LVV-ja i dërgon në kuvend marrëveshjet ndërkombëtare në këtë formë.

“Ne normal që i mbështesim miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, mirëpo, është plotësisht e palogjikshme, që për marrëveshjet ndërkombëtare që do të duhej të ketë kohë, të ketë lexim, të vijnë në këtë formë dhe në këtë masë. Kjo le të jetë hera e fundit që na sillni marrëveshjet ndërkombëtare, na si AAK jemi zotu që i votojmë ato, por më nuk do të pranojmë asnjë kërkesë nëqoftëse paraprakisht nuk e kemi një informacion prej shefes së grupit të LVV-së. Se nuk bëhet nami me çu ni mesazh a me pru deri të zyra një kërkesë, me thanë ky është qëndrimi jonë’’, ka deklaruar Tahiri.

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

0

Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, e shpallur si e tillë në nder të ditëlindjes së shkrimtarit të mirënjohur danez, Hans Kristian Andersen.

Qëllimi i kësaj dite është të krijojë dhe të thellojë lidhjen e fëmijëve me librin. Dita gjithashtu vë në qendër të vëmendjes libra për fëmijë, siç janë ato të shkruara nga Anderseni. Përrallat e tij më të famshme përfshijnë “Rrobat e reja të mbretit”, “Sirena e vogël”, “Rosaku i shëmtuar”, “Shitësja e vogël e shkrepseve” dhe “Gishtëza”.

Në këtë ditë, rrethet letrare, botuesit e bibliotekat rekomandojnë që fëmijët të ftohen në lexim, duke lexuar vetë ata me zë të lartë përpara shokëve, ose një i rritur të lexojë për ta përrallën e preferuar. Gjithashtu një aktivitet tjetër që mund të kryhet është bërja e faqeshënuesve në bashkëpunim me prindërit.

Edicioni i vitit 2026 i Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë ka temën “Mbillni histori dhe bota do të lulëzojë”, duke njohur potencialin e librave për ta bërë botën një vend më të mirë.

Tema gjithashtu thekson rëndësinë e zgjedhjeve të ndërgjegjshme për mjedisin, duke reflektuar besimin se kujdesi për natyrën dhe kujdesi për fëmijët ndajnë të njëjtën ndjeshmëri. Këtë vit iu la Qipros të shkruante mesazhin dhe të realizonte posterin zyrtar dedikuar librave për fëmijë.

Çështja e Presidentit, Kurti paralajmëron takime me opozitën

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar nisjen e takimeve me partitë opozitare për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

I pyetur nga RTV21 lidhur me këtë temë, derisa po shkonte drejt zyrës së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Kuvend, Kurti u përgjigj shkurtimisht: “Sigurisht”.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur ka kaluar mbi një javë që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili përcaktoi se presidenti duhet të zgjidhet brenda një afati prej 34 ditësh. Megjithatë, deri më tani nuk është shënuar asnjë lëvizje konkrete drejt konsensusit politik.

Konsultimet e brendshme para ftesave zyrtare Kreu i ekzekutivit kishte paralajmëruar edhe ditë më parë gatishmërinë për t’u takuar me kryetarët e partive opozitare, por kishte theksuar se fillimisht i nevojiteshin konsultime të brendshme brenda koalicionit dhe partisë së tij.

“Më nevojiten konsultimet e brendshme”, kishte deklaruar Kurti, duke shtuar se deri në atë moment nuk kishte pasur kohën e mjaftueshme për t’i përmbyllur ato.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare ku në rend dite janë ratifikimet e marrëveshjeve ndërkombëtare, por vëmendja kryesore mbetet te procesi i zgjedhjes së kreut të shtetit, pasi koha në dispozicion sipas aktgjykimit të Kushtetueses po ngushtohet dita-ditës.

Vdes prifti që gjatë luftës lajmëronte iftarin përmes kambanës së kishës

0

Ka vdekur prifti me prejardhje nga Spaçi i Mirditës në Shqipëri, Dom Kelmend Spaqi, famullitar në Kishën e “Shna Ndout” në Gllogjan.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë e miq të tij në rrjetin social Facebook.

“E Enjtja e Shenjtë. Dita e Meshtarisë. Kjo ditë që duhej të ishte ditë gëzimi e bekimi, u kthye në dhimbje për të gjithë ne që të njohëm dhe të deshëm. Pusho në Paqe Dom Kelmend Spaqi”, shkroi prifti Gabriel Grabanica.

Kush ishte Dom Kelmend Spaqi?

Prifti katolik, Dom Kelmend Spaqi, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kishte strehuar me qindra shqiptarë myslimanë në kishën e Shna Ndout.

“4 prilli, i kanë marrë 12 burra, edhe i kanë marrë me i pushkatu. Kam shku pas tyne, dhe iu kam pri, edhe ‘ose edhe mu, ose asnjë’, dhe i kam kthy në kishë. Edhe sot nuk mundem me besu se si kam mundur në atë kohë me i marrë serbit automatin prej dore e me i thanë, ti s’ki zemër me e vra kta”, është rrëfimi i vetë priftit Kelmend Spaqi për kohën e luftës, kur kishte strehuar qindra shqiptarë në kishën e tij.

“Ndaj tha ti besimtarët tu, le të rrinë në kishë, myslimanët jepani ne, e dimë ne çka bëjmë me ta. U thashë, ‘jo kurrë e përjetë, nuk i ndaj’. Nuk ka këtu as katolikë as myslimanë, ka njerëz të pafajshëm. Bëni çka të doni, kjo është nga unë”.

“Pushkatomni më së pari mu, e krejt stafin këtu, atëherë mundeni me i prek këta”, rrëfente Dom Kelmend Spaqi.

Siç kishte raportuar asokohe edhe media e madhe britanike, “Sky News”, ai nuk kishte lejuar që forcat paramilitare serbe të hynin në kishën e tij.

“Në dalje të Pejës sot, ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme guximi. Prifti katolik lokal në fshatin Gllogjan u dha strehë qindra shqiptarëve myslimanë, teksa paramilitarët serbë po afroheshin. Duke i ruajtur ata brenda kishës së tij, Ati Kelmend Spaqi refuzoi t’i lejonte serbët të hynin te ta, duke thënë se të gjithë kanë një Zot. Përfundimisht, ai u desh t’i paguante paramilitarët për t’ua shpëtuar jetën atyre. ‘Jam njeri i Zotit’, na tha ai neve. ‘Kam mësuar ta dua armikun tim’”, raportonte atë kohë, “Sky News”.

Pos kësaj, Prifti Dom Kelmend Spaqi, në kohën e luftës, meqë nuk kishte xhami afër fshatit Gllogjan, ai bashkë me udhëheqësit tjerë të kishës, vendosën ta lajmërojnë iftarin dhe syfyrin me anë të kambanave të kishës.

Legalizohen xhamat e zinj në Kosovë: Nga 1 prilli, foliet duhet të certifikohen me A-TEST

0

Nga data 1 prill 2026, të gjithë pronarët e automjeteve në Kosovë që posedojnë xhama të errësuar, do të duhet t’i nënshtrohen procedurës së legalizimit përmes A-TEST-it, në mënyrë që dokumentacioni i mjetit të jetë i rregullt sipas ligjeve në fuqi.

Ky proces i ri do të kryhet ekskluzivisht në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK). Gjatë kësaj procedure, do të bëhet verifikimi i imtësishëm i përputhshmërisë së xhamave me standardet e lejuara të sigurisë dhe dukshmërisë.

Pa A-TEST, pasojnë gjobat Institucionet kompetente kanë bërë të ditur se çdo automjet që qarkullon me folie në xhama pa kryerjen e A-TEST-it, do të konsiderohet teknikisht i parregullt. Kjo do të sjellë penalizime dhe gjoba të rënda për drejtuesit e automjeteve nga ana e Policisë së Kosovës.

Pronarët e veturave që tashmë kanë vendosur folie, ose planifikojnë ta bëjnë këtë, këshillohen që të paraqiten sa më parë në qendrat e autorizuara të QAK-ut për të kryer testimin e nevojshëm. Ky hap është i domosdoshëm për të garantuar ligjshmërinë e modifikimeve në mjet dhe për të shmangur sanksionet administrative.