spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
12:34
Home Blog Page 41

Çka i tha Abelard Tahiri Hashim Thaçit në telefon?

0

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, nga Haga, duke e cilësuar atë si një moment gjithmonë emocional.

Tahiri ka theksuar se gjatë bisedës e ka njoftuar Presidentin Thaçi se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup, në mbështetje të kërkesës për drejtësi dhe liri për çlirimtarët.

“Gjithmonë emocionuese me bisedu me Presidentin Thaçi. Në bisedën telefonike që pata sot me të, e njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup, sepse kur kërkohet drejtësi, nuk ka kufij,” ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Gjithmonë emocionuese me bisedu me Presidentin Thaçi. Në bisedën telefonike që pata sot me të, e njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup, sepse kur kërkohet drejtësi, nuk ka kufij. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët, për ata që i dhanë liri këtij vendi dhe dinjitet këtij populli!🇦🇱

Bedri Hamza e uron dhe ia dorëzon mandatin Faton Pecit

0

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, e ka pritur sot në zyrën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, kryetarin e ri të Komunës, Faton Pecin.

Hamza e ka pritur në mënyrë mjaft miqësorë bashkëvendësin e tij për t’ia dorëzuar pozitën e kryetarit të komunës, duke i uruar punë të mbarë.

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut ka thënë se tashmë gara politike ka përfunduar dhe se duhet koncentrim për të mirën e qytetit.

“Gara politike ka përfunduar dhe tash të gjithë duhet ta koncentrojmë energjinë në dobi të qytetit. Edhe një herë urime dhe ju priftë e mbara dhe na priftë e mbara”, ka thënë Hamza.

Kryetari i ri Faton Peci e ka falënderuar Hamzën për secilën punë të mirë që ka bërë për qytetin e Mitrovicës së Jugut.

Kolë Idromeno, artisti poliedrik dhe ati i Realizmit shqiptar

0

Më 12 dhjetor të vitit 1939 ndërroi jetë Nikollë Idromeno, “Piktor i Popullit”.

I njohur edhe si Kolë Idromeno, ai ishte piktor, skulptor, arkitekt, urbanist, fotograf, kineast, kompozitor e inxhinier dhe konsiderohet si një pararendës i Realizmit dhe artit të peizazhit në Shqipëri.

Ai ishte i pari që realizoi shfaqjet kinematografike në Shqipëri, në 1919. Në vitin 1883 realizoi tablonë “Motra Tone”, që është dhe vepra e parë e rëndësishme realiste në pikturën shqiptare të periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë. Kolë Idromeno rrjedh prej një familjeje çame të ardhur nga Parga e Greqisë e të vendosur në Shkodër. Mësimet e para të artit i mori në studion e Pietro Marubbi-t, gjë që e vuri në kontakt me mediumin më të ri të kohës, fotografinë. Në moshën 16-vjeçare më 1875, ai shkon në Venecia ku kalon një periudhë të shkurtër studimi në Akademinë e Arteve të Bukura e më pas pranë studios së një artisti venecian.

Më 1878, me kthimin në Shkodër, shfaqi interesa e dhunti në disa fusha. U bë i njohur për projektet arkitektonike të një sërë ndërtesash publike e private në Shkodër, si Kafja e Madhe, Banka Kombëtare, disa shtëpi në dy rrugët kryesore të qytetit. Arkitektura që propozon ai sjell disa tipare perëndimore kundrejt arkitekturës orientale, që kishte depërtuar ndër shekuj.

Fondi i tij fotografik numëron 1300 negativë në xham në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe rreth 100 në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Kolë Idromeno pa dyshim është një artist poliedrik, i cili mjeshtrinë e vet artistike e shprehu përmes fotografisë, si nxënës i Pjetër Marubit, por gjurmët e veprës së tij gjenden kudo në Shkodër. Skicat që mbajnë firmën e Idromenos kanë nisur të realizohen që prej vitit 1903. Edhe zbukurimet në tavanin e Kishës së Madhe, janë realizuar me shumë kujdes dhe mjeshtëri nga dora e tij. /atsh

Vepra e Martin Camajt përmblidhet në një botim të veçantë

0

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë u promovua vepra e plotë në një vëllim të vetëm e Martin Camajt.

Folklorist, gjuhëtar, poet e shkrimtar, Martin Camaj mbetet një figurë e pazëvendësueshme e modernizmit shqiptar. Promovimi i këtij botimi të ri u bë me pjesëmarrjen e akademikut Francesco Altimari, prof. dr. Anton Berisha, akad. Matteo Mandalà dhe botuesit Bujar Hudhri. Gjatë aktivitetit u zhvillua një dialog i vyer mbi trashëgiminë e Camajt, e cila prek fusha të ndryshme studimi, si: letërsi, gjuhësi, antropologji e folklor.

Në fjalën përshëndetëse Majlinda Toçi theksoi misionin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë në ruajtjen dhe rikthimin e autorëve që kanë formësuar kulturën tonë të shkruar, si dhe rëndësinë e studimit të thelluar të tyre prej emrave të afirmuar të shkencës dhe studimeve letrare.

Profesorët e nderuar, Altimari dhe Mandalà ndodhen në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të “Urdhrit të Skënderbeut”, ku u dekoruan nga Presidenti Bajram Begaj me këtë nderim simbolik që përfaqëson flamurin, virtytin dhe dijen, raporton atsh.

Martin Camaj lindi 100 vjet më parë në Temal të Dukagjinit. Ai është një prej shkrimtarëve të censuruar gjatë regjimit totalitar. Vepra e tij letrare përfshin nëntë vëllime poetike, tri romane dhe një vëllim me novela. “Nji fyell ndër male” (Prishtinë 1953), “Kanga e vërrinit” (Prishtinë 1954), “Djella” (Romë 1958), “Legjenda” (Romë 1964), “Lirika mes dy moteve” (Munih 1967) dhe “Drandja” (Munih 1981), janë disa nga titujt e krijimeve të tij.

Ndërroi jetë më 12 mars të vitit 1992, në Mynih.

Prenkaj: SHBA synon stabilitet në Kosovë, jo qeveri konfliktuoze

0

Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, duke komentuar reagimin e fundit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila ka kërkuar nga Qeveria në detyrë që të ndërmarrë hapa konkretë për uljen e tensioneve, në mënyrë që të rikthehet dialogu strategjik SHBA–Kosovë, tha se këto janë mesazhe serioze që tregojnë pakënaqësinë me qasjen jo bashkëpunuese të Albin Kurtit.

Në një intervistë për RTV21, Prenkaj tha se qytetarët e Kosovës duhet t’i kuptojnë mesazhet e qarta të SHBA-së, e cila po kërkon një qeveri jo konfliktuoze.

“SHBA-ja dhe shtetet e tjera janë mësuar, dhe ne publiku i Kosovës jemi mësuar, me eufemizmat e zotit Kurti dhe të idhnarëve të tij. Është momenti i fundit që publiku i Kosovës t’i kuptojë mesazhet që vijnë nga SHBA, të cilat vijnë herë pas here, por në mënyrë të rregullt, si nga Departamenti i Shtetit që përmend vijat e kuqe me emrin dhe mbiemrin e caktuar që është Albin Kurti. Edhe Komiteti për Politikë të Jashtme, i cili thekson çështjet problematike që ka me zotin Kurti. Tani, reagimi i fundit i ambasadës, i cili kërkon deeskalim e bashkëpunim në mënyrë që të rikthehet dialogu strategjik. Nuk do të kemi dialog strategjik derisa të kemi sjellje të tilla që e ngufatin Kosovën dhe e rikthejnë atë në retorikën historike nacionaliste, e cila për fat të keq po keqkuptohet nga publiku”, tha ai.

Lushaku e akuzon rëndë Kurtin: Ai s’e do shtetin e së drejtës, do pushtet pa kontroll

0

Jehona Lushaku, e LDK-së, tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, mbrëmë në paraqitjen e tij televizive “e hoqi maskën”.

Ajo tha se ai gjatë intervistës që dha Kurti në Kanal 10 mbrojti të gjithë të akuzuarit e partisë së tij e njëkohësisht sulmoi prokurorinë, gjyqësorin e shtetin e së drejtës.

Lushaku tha se kjo shpërfaq “frikë nga drejtësia” dhe se ai do pushtet pa kontroll ku partia është mbi ligjin.

Postimi i plotë:

ALBINI PA MASKË

Mbrëmë, Albin Kurti e hoqi maskën.

Në televizion pas disa vite mungesë, me plot zell, i mbrojti të gjithë të akuzuarit e partisë së tij.

Jo drejtësinë. Jo ligjin.

Por, njerëzit e Vetëvendosjes që po hetohen për korrupsion.

Në të njëjtën kohë, sulmoi Prokurorinë.

Sulmoi gjyqësorin.

Sulmoi shtetin e së drejtës.

Kjo s’është mbrojtje e pafajësisë.

Kjo është frikë nga drejtësia.

Ky është presion politik.

Ky është mentalitet autoritar.

Çka të presim më shumë nga një kryeministër që vetë nuk i përgjigjet drejtësisë?

Që refuzon thirrjet e gjykatave?

Që sillet sikur ligji vlen për të tjerët, jo për të?

Albin Kurti nuk do shtet të së drejtës.

Ai do pushtet pa kontroll.

Pushtet ku partia është mbi ligjin.

Ku kryeministri sillet sikur është vetë shteti.

Kosova nuk guxon ta pranojë këtë.

Kushtetuta e ligjet duhet të vlejnë për të gjithë edhe për pushtetin.

Vjosa Osmani udhëton drejt Vatikanit për audiencë me Papën

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik.

“Po ashtu, Presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës në Vatikan, Presidenca njofton se Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh.

Presidentja Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, z. Prindon Sadriu, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik. Po ashtu, Presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ndërkaq, Presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera. Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

Betohet Faton Peci, merr zyrtarisht drejtimin e Mitrovicës së Jugut

0

Faton Peci e ka bërë betimin e tij të parë si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Ai tashmë edhe zyrtarisht ka marrë postin e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut.

Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut

Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV

0

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhënë mbështetje protestës që do të mbahet në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Pas Prishtinës dhe Tiranës, edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull. Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare. Si kryetar i kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë krah bashkëkombësve të mi. Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja”, ka shkruar Rama.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "PROTESTE K ΝE SHKUP ROTESTC 13 DHJETOR 2025 UCK ÇK ORA 13:00 CIN Sheshi "Skënderbeu", Shkup ACLIRIWTARE E KOSOVES ORGANIZOHET NGA KATEGORITE E DALA NGA LUFTA E UÇK-SẼ"

Shkupi, Prishtina është me ju, shtoi ai.

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kanë paralajmëruar protestë më më 13 dhjetor në Shkup, duke thënë se ajo do të jetë “protestë paqësore, qytetare dhe gjithëpërfshirëse, e organizuar në mbrojtje të dinjitetit tonë dhe në kundërshtim të padrejtësive në Hagë”.

“Nuk ka shprehur keqardhje”: Kryetarja e Gjykatës Speciale nuk aprovon modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës

0

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën për modifikim të dënimit ndaj Haxhi Shalës.

Trendafilova, siç njofton Specialja, ka vendosur që Haxhi Shalës nuk do t’i ulet apo modifikohet dënimi as pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit.

“Për të marrë këtë vendim, Kryetarja u konsultua me gjykatësit e paneleve që kanë shqiptuar dënimin, siç parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave”, thuhet në vendim.

“Kryetarja vuri në dukje konkretisht se z. Shala nuk kishte shprehur keqardhje dhe deklaroi se do ta shqyrtonte modifikimin e mundshëm të dënimit të z. Shala pas dy muajsh”, potencon tutje vendimi.