spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
16:19
Home Blog Page 43

Shtyhet seanca ndaj Nagip Krasniqit dhe Isuf Zejnës pas kërkesës së mbrojtësit

0

Të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Nagip Krasniqi, avokatit Ibrahim Vyrtut Ibrahimaga, është shtyrë seanca e fjalës hyrëse.

Krasniqi dhe Isuf Zejna po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i rastit, Rrahaman Beqiri, bëri të ditur se avokati Ibrahimaga e ka njoftuar Gjykatën përmes e-mailit se, për arsye familjare, nuk mund të paraqitet në seancën e sotme dhe ka kërkuar shtyrjen e saj.

Në mungesë të kushteve për zhvillimin e seancës, ajo u shty.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, edhe në një rast tjetër akuzohet për korrupsion, e për të cilën aktakuzë në seancën fillestare të 8 tetorit 2024 është deklaruar i pafajshëm.

50 aksidente trafiku gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme gjatë 24-orëve të fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 18 aksidente me të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2100 gjoba trafiku.

Gjatë 24-orëve të fundit policia ka arrestuar 18 persona, prej të cilëve 12 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje dënimi.

Tahiri: Qeveritarë të korruptuar në Kosovë nuk përfillin as prokurorinë, as gjykatat

0

Ish-zëvendësministrja e Kosovës, Edita Tahiri, kritikoi ashpër sjelljen e qeveritarëve aktualë ndaj sistemit të drejtësisë, duke e theksuar kontrastin me atë të Shqipërisë.

Tahiri thotë se ekziston një dallim i madh mes mënyrës se si pushtetarët e dy vendeve i trajtojnë organet e drejtësisë.

Sipas saj, derisa në Shqipëri zyrtarët përballen me prokurorinë, në Kosovë një gjë e tillë nuk ndodh.

“Qeveritare te korruptuar kendej e andej kufirit – ka nje dallim, ne Shqiperi se paku shkojne ne prokurori, ne Kosove nuk perfillin as prokurori as gjykata.. kombi eshte zene peng nga te tillët”, shkroi Tahiri.

Ajo theksoi se kjo qasje e pushtetarëve ndaj drejtësisë po e mban vendin peng.

Aksident tragjik në autostradë: Vdes një grua pas përplasjes me kamion

0

Një grua ka humbur jetën sot në një aksident të rëndë trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ajo po drejtonte veturën e cila u përplas me një kamion.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha Kelani.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve dhe njësitë relevante.

Policia e Kosovës apeloi për respektim të rregullave të trafikut dhe që shoferët të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik.

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas pamjeve të siguruara në këtë aksident të përfshira janë së paku dy automjete – një kamion dhe një veturë.

Në foton e publikuar, shihet makina e cila është dëmtuar tërësisht, derisa pë fatin e shoferit ende nuk dihet asgjë.

 

Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Unë jam kosovar – Tropoja është Kosovë, siç është Mitrovica e Suhareka

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e tha edhe mbrëmë, 11 dhjetor, përballë gazetarit Blendi Fevziu në “Opinion” se “ai është kosovar” dhe se asnjëherë në jetën e tij nuk ka bërë dallim mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Foli edhe për burgosjen e katër ish-krerëve të UÇK-së.

Sali Berisha: Zotëri, unë jam kosovar, unë nuk mendoj dot…

Pyetje: Si je kosovar?

Sali Berisha: Jam kosovar unë, Tropoja është Kosovë, siç është Mitrovica, Suhareka. Po të më pyesësh mua, unë mendoj sa për Shqipërinë, edhe për Kosovën, nuk kam ndonjë dallim..

Po a ishte i tensionuar raporti i tij me Hashim Thaçin?

“Jo absolutisht! Ka ardhur në zyrë dhe i kam dhënë mbështetje të plotë, kthehu të mitingu, te deklaratat e mia për UÇK-në”, u përgjigj kryedemokrati.

Madje, kujtoi momentin kur një zyrtar britanik i kishte thënë se “ai është komisar i UÇK-së”.

“Jo i them unë, nuk jam komisar. Unë e mbështes luftën dhe lëvizjen. Pse thotë atëherë, shtëpia jote është bërë bazë e tyre? Është bërë bazë prej traditës së familjes time, bindjes time. Ata janë vrarë për Kosovën”, rrëfeu Berisha.

Për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhen në Hagë, tha me bindje se “ata janë të pafajshëm”.

“Kur them këtë, unë jam njeri që pranoj plotësisht ligjin e vendit dhe atë ndërkombëtar, por deri sot, nuk kam gjetur asnjë dëshmi të vetme, të faktojë krimet e tyre”, deklaroi kryetari i PD-së.

Deklaroi se pas luftërave të Skënderbeut, lufta e UÇK-së është “faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve”. /TvKlan

Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut

0

Sot do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ku do të bëhet edhe betimi i kryetarit të zgjedhur, Faton Peci.

Mbledhja do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, do të fillojë në ora 12:00.

Kjo seancë shënon fillimin zyrtar të mandatit të ri lokal pas zgjedhjeve lokale dhe balotazhit që u mbajt më 9 nëntor 2025, ku Faton Peci, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), u shpall fitues i garës për kryetar të komunës me rreth 53.5% të votave ndaj kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri.

Rezultatet përfundimtare u certifikuan edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Prishtina renditet e 21-ta në botë për ndotjen e ajrit

0

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, mbrëmë u renditet e 21-ta në botë sa i përket cilësisë së ndotjes së ajrit.

Bazuar në matjet e “IQ Air”, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 106.

Këto nivele të grimcave cilësohen si të dëmshme për disa kategori të njerëzve.

Forcat e Policisë dhe Ambasada Amerikane testojnë reagimin në situata krize

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, do të zhvillojë një ushtrim të përbashkët në shkallë të gjerë të premten, sot nga rreth ora 15:00 deri në 21:00.

“Ky ushtrim do të fokusohet në menaxhimin e krizave, koordinimin ndër-institucional dhe procedurat e reagimit emergjent. Ai është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe për të siguruar gatishmëri në reagimin ndaj një sërë incidentesh të mundshme”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Ambasadat dhe konsullatat e Shteteve të Bashkuara shpesh zhvillojnë ushtrime për të përgatitur të punësuarit për situata emergjente natyrore ose të shkaktuara nga njeriu. Zakonisht, këto realizohen përmes ushtrimeve të brendshme në tavolinë ose ushtrimeve të vogla. Megjithatë, marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës krijojnë një mundësi të veçantë për zhvillimin e një ushtrimi të përbashkët, të madh dhe praktik të menaxhimit të krizave në Kosovë.

Gjatë ushtrimit, publiku mund të presë: Rritje të prezencës së Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së Ambasadës së SHBA-së në afërsi të Ambasadës dhe zonave të tjera të caktuara për trajnim në Prishtinë, ndërprerje të përkohshme të trafikut dhe devijime, përfshirë mbyllje të shkurtra rrugësh sipas udhëzimeve të Policisë së Kosovës dhe përdorim të mundshëm të sirenave, altoparlantëve dhe efekteve të tjera trajnuese që mund të jenë të dukshme për banorët dhe kalimtarët.

“Ambasada e SHBA-së thekson se ky është vetëm një ushtrim, jo përgjigje ndaj ndonjë incidenti të vërtetë. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e publikut dhe ju lutemi të ndiqni çdo udhëzim të dhënë nga Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Temperaturat minimale: 1-4 °C, temperaturat maksimale: 7-9°C, era fryn e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, njofton IHMK.