spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
18:18
Home Blog Page 44

Prishtina renditet e 21-ta në botë për ndotjen e ajrit

0

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, mbrëmë u renditet e 21-ta në botë sa i përket cilësisë së ndotjes së ajrit.

Bazuar në matjet e “IQ Air”, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 106.

Këto nivele të grimcave cilësohen si të dëmshme për disa kategori të njerëzve.

Forcat e Policisë dhe Ambasada Amerikane testojnë reagimin në situata krize

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, do të zhvillojë një ushtrim të përbashkët në shkallë të gjerë të premten, sot nga rreth ora 15:00 deri në 21:00.

“Ky ushtrim do të fokusohet në menaxhimin e krizave, koordinimin ndër-institucional dhe procedurat e reagimit emergjent. Ai është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe për të siguruar gatishmëri në reagimin ndaj një sërë incidentesh të mundshme”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Ambasadat dhe konsullatat e Shteteve të Bashkuara shpesh zhvillojnë ushtrime për të përgatitur të punësuarit për situata emergjente natyrore ose të shkaktuara nga njeriu. Zakonisht, këto realizohen përmes ushtrimeve të brendshme në tavolinë ose ushtrimeve të vogla. Megjithatë, marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës krijojnë një mundësi të veçantë për zhvillimin e një ushtrimi të përbashkët, të madh dhe praktik të menaxhimit të krizave në Kosovë.

Gjatë ushtrimit, publiku mund të presë: Rritje të prezencës së Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së Ambasadës së SHBA-së në afërsi të Ambasadës dhe zonave të tjera të caktuara për trajnim në Prishtinë, ndërprerje të përkohshme të trafikut dhe devijime, përfshirë mbyllje të shkurtra rrugësh sipas udhëzimeve të Policisë së Kosovës dhe përdorim të mundshëm të sirenave, altoparlantëve dhe efekteve të tjera trajnuese që mund të jenë të dukshme për banorët dhe kalimtarët.

“Ambasada e SHBA-së thekson se ky është vetëm një ushtrim, jo përgjigje ndaj ndonjë incidenti të vërtetë. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e publikut dhe ju lutemi të ndiqni çdo udhëzim të dhënë nga Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Temperaturat minimale: 1-4 °C, temperaturat maksimale: 7-9°C, era fryn e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, njofton IHMK.

Ymeri: Albin Kurti është kukull i mafies energjetike

0

Janina Ymeri, kandidate e LDK-së për deputete, deklaroi sonte në Pressing në T7 se kryeministri në detyrë Albin Kurti “është kukull i mafias energjetike”.

Sipas saj “kabineti kanë qenë kukulla të Albinit, e Albini kukull e mafisë energjetike”, tha ajo.

Po ashtu, ajo foli për mosreagimin e shtetit ndaj shtrenjtimit tri herë të energjisë elektrike.

Fituesi i “Eurovision 2024” merr vendimin drastik

0

Fituesi i Eurovision 2024, Nemo, ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen e Izraelit.

Këngëtari nga Zvicra njoftoi se do të kthejë mbrapsht trofeun si shenjë proteste ndaj lejimit të konkurrimit të Izraelit.

“Vitin e kaluar, unë fitova Eurovision dhe mora trofeun. Edhe pse jam pafundësisht mirënjohës për komunitetin rreth këtij konkursi dhe gjithçka që kjo përvojë më ka mësuar si njeri dhe artist, sot nuk ndiej më se ky trofe i përket raftit tim. Eurovision thotë se beson në bashkim, përfshirje dhe dinjitet për të gjithë. Këto vlera e bënë këtë konkurs të vlefshëm për mua. Por vijimësia e pjesëmarrjes së Izraelit, gjatë periudhës që Komisioni Ndërkombëtar i Pavarur i OKB-së e ka përshkruar si gjenocid, shpreh një kundërshtim të qartë midis këtyre idealeve dhe vendimeve të marra nga EBU”.

Më tej, ai shprehu mirënjohjen ndaj komunitetit tC festivalit, fansave dhe artistëve me të cilët ndau skenën dhe thotë se është një vendim që vjen nga “interesi për vlerat që Eurovision premton, jo nga refuzimi i njerëzve që e bëjnë të veçantë.”

Ai shton se “muzika na lidh ende”, diçka që mbetet e pandryshuar për të.

Nemo triumfoi në Eurovision 2024 me këngën “The Code.”

Haradinaj thotë se ditët e mira do të agojnë

0

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, thotë se kurrë nuk e ka humbur besimin e nuk është dorëzu “edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët”.

“Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur”, shprehet Haradinaj.

I njëjti shton se “na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës”.

“Nuk e humbim kurrë besimin, sepse të sinqertë e kemi angazhimin.

Postimi i plotë:

Ditët e mira do të agojnë.

Kurrë se kam humbë besimin, e nuk jam dorëzu edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët.

Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur.

Na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës.

Nuk e humbim kurrë besimin, sepse të sinqertë e kemi angazhimin.

Nuk zbrapsemi, anipse ofendojnë e shpikin propagandë me synim me shkatërru gjithçka në kujtesë.

Ne luftuam për lirinë e fjalës, që operon në kritikë, këshillë e protestë. Mirëpo e keqperdorën deri në ekstrem rrugëtimin për një pushtet i cili po i dalldisë deri në çmenduri.

Por, ne do ta rrënojmë këtë shembull të keq. Me rrugën e demokracisë, me votën e popullit e cila e rikthen besimin tek zhvillimi.

Do të bëhemi krah njëri tjetrit.

Do t’ia kthejmë Kosovës miqtë.

Do ta rikthejmë shpresën për zhvillim.

Drita ‘shkymet’ nga Alkmaar

0

Drita nuk ka arritur të sigurojë sot kualifikimin e menjëhershëm në turin tjetër të Ligës së Konferencës, pasi është mposhtur në shtëpi nga AZ Alkmaar me rezultatin 3-0.

Skuadra holandeze dominoi takimin nga fillimi deri në fund, si në lojë ashtu edhe në rezultat, duke vendosur ritmin e ndeshjes gjatë gjithë 90 minutave.

Pavarësisht humbjes së thellë, shanset e Dritës për të kaluar më tej mbeten të paprekura.

Kampionët e Kosovës ndodhen ende në një pozicion të favorshëm në grup dhe kanë mundësi reale të synojnë madje edhe një vend mes tetëshes së parë, në varësi të rezultateve të fundit.

Rezultati përfundimtar

Drita 0-3 AZ Alkmaar

Pas tri dekadash, pritet rikthimi i prodhimit të municionit në Kosovë

0

Pas më shumë se 30 vitesh, Kosova pritet ta ketë sërish fabrikën e saj të municionit. Në fund të vitit të ardhshëm, parashihen që prodhimet e kalibrave të ndryshëm ta kenë firmën e “Made in Kosova”.

Për ndërtimin e kësaj fabrike, lokacioni i destinuar do të jetë Jahoci i Gjakovës, ku është paraparë të ndërtohet edhe zona industriale e qytetit.

Përmes kësaj nisme strategjike, ushtria e Republikës do ta rrisë sigurinë e vendit e do zhvillojë edhe më shumë kapacitete mbrojtëse.

“Në fund të vitit të ardhshëm do t’i kemi plumbat e parë që do të prodhohen në Kosovë nga një fabrikë shtetërore për nevoja të ushtrisë, policisë dhe për nevojat e eksportit”, kishte deklaruar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ish-ushtarakë në Kosovë e vlerësojnë si të rëndësishme ndërtimin e një fabrike të municionit, në një kohë kur situata e sigurisë është e brishtë në Ballkanin Perëndimor por edhe në përgjithësi në botë.

Ndërtimi i kësaj fabrike, sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastratit, do të kontribuojë në forcimin kapaciteteve të Forcës por edhe rritjen e sigurisë së vendit.

“Situata e sigurisë në përgjithësi është jashtëzakonisht e brishtë, dhe nëse vihet deri te një konflikt i përmasave globale, atëherë do të jetë shumë i kufizuar edhe blerja e armatimeve dhe municioneve dhe në këtë aspekt ndërtimi i kësaj fabrike, nëse nuk është deklarim politik, nëse është real ajo çka është deklaruar unë e shoh jashtëzakonisht të dobishme për ne në përgjithësi”, tha Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së.

Prodhimi i municionit, nga njohës të fushës, pos që shihet i rëndësishëm në aspektin e sigurisë, pritet të kontribuojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Hapja e fabrikës së municionit që nuk do të jetë vetëm për kapacitet brendshme të përmbushjes, normal për fillim, por që ma vonë do të jenë për eksport në vende të tjera, dhe kjo do të ketë edhe në aspekti profitabil edhe përfitues”, tha Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë

Një vit më herët Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshje me prodhuesin turk të industrisë për ndërtimin e fabrikës së municioneve në Kosovë, marrëveshje që do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve dhe mjeteve të tjera ushtarake, sipas standardeve të NATO-s.

Kosova shihet si faktor stabiliteti në rrugën drejt anëtarësimit në NATO

0

Anëtarësimi i Kosovës në NATO është shndërruar në një nga çështjet më të rëndësishme strategjike për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Në një periudhë të rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe kërcënimeve hibride në rajon e në veçanti nga Serbia, Kosova po shihet gjithnjë e më shumë si një faktor i rëndësishëm i stabilitetit.

Prandaj edhe thirrjet janë të vazhdueshme që Republika të bëhet anëtare e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë.

Madje javë më parë në një diskutim u mbajtën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë thirrje që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe që Serbisë t’i shtohet presioni për të ndalur fushatën e çnjohjeve dhe pengesave, dhe të largohet nga orbita ruse.

Pikërisht për këtë në një deklarim për RTK-në, Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se në gjitha aspektet Forca e Kosovës është e gatshme të jetë krah e ushtrive më të fuqishme në botë brenda aleancës së NATO-s.

“Kosova në aspektin ushtarak, në aspektin e mbrojtjes, në aspektin e kapaciteteve dhe shumë gjërave të tjera tashmë është e gatshme që të jetë pjesë e NATO-s, normalisht sfida kryesore mbetet aspekti politik në vet NATO, më saktësisht hezitimi i vendeve mos njohëse për pranuar Kosovën në NATO, që vlerësoj që nuk është një pengesë e pakapërcyeshme”, tha, Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes

Megjithatë, ndonëse FSK është e gatshme në çdo kohë të bëhet pjesë e Aleancës, i domosdoshëm po shihet edhe përmirësimi i raporteve në diplomaci.

”Qeveria cila do që vjen mbas këtyre zgjedhjeve do duhet fokusimin kryesor ta ketë në diplomaci dhe përmirësimin e këtyre dëmtimeve që i kemi pasur në aspektin diplomatik dhe të ecim përpara drejt anëtarësimit në NATO. Me anëtarësimin e Kosovës në NATO nuk fiton vetëm Kosova, fiton edhe rajoni fiton edhe NATO-ja, sepse Ballkani do të jetë shumë më stabil”, tha Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së.

Njohës të sigurisë në vend e shohim si mundësi potenciale anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke iu referuar përfundimit të planit 10 vjeçar të tranzicionin që përfundon në 2028.

“Gjithë kjo orvatje edhe autoriteteve tona, por sidomos kongresistëve bëjnë në një formë që ne para se ti plotësojmë standardet mund të përfshijmë për anëtarësim apo në fazën preliminare për anëtarësim në NATO”, tha Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Shtetet e fundit që u anëtarësuan në NATO ishin Finlanda dhe Suedia, duke ngritur numrin e vendeve anëtare në 32.

Fatmir Limaj: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i bindur se Partia Demokratike e Kosovës do t’i fitojë zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Limaj tha se PDK po rikthehet fuqishëm në skenën politike.

“Jemi dy lista të cilat garojmë që atje të jemi sa më të fuqishëm, dhe pastaj procesi le të ecë. Rikthimin e fuqishëm të Partisë Demokratike, me shpresë që do të na kthehen edhe ata burra në Kosovë, për të shkuar drejt asaj Partisë Demokratike të i fiton zgjedhjet”, tha Limaj.

Mes tjerash, i pari i Nismës tha se ai ishte i gatshëm për një koalicion me PDK-në.

“Gatishmëria jonë ka qenë deri në fund. Ne me të tjerët edhe mund të ndërtojmë edhe ndonjë lloj koalicioni, partneriteti, por me Partinë Demokratike të Kosovës kemi qenë të gatshëm të përfundojmë në listë. Sigla e PDK-së është sigël që ndihem mirë”, u shpreh Limaj.

“Është sjellja ime politike. Është identiteti im politik. Nuk ka ndonjë distancim programor, është diçka që e kemi ndërtuar bashkë”, tha ai pos tjerash.