spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
20:09
Home Blog Page 45

Kurti vazhdon t’i mohoj deklaratat e tij: Nuk e kam quajtur opozitën ‘hajvanë’, Kusari dhe Hajdari të pafajshme

0

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur për gjuhën e ashpër të cilën e ka përdorur gjatë fushatës zgjedhore të shkurtit, ku e quajti ish-opozitën si ‘hajvanë’.

Këtë të enjte në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun, Kurti deklaroi se nuk i ka quajtur të gjithë opozitën, porse e ka pasur për një pjesë të tyre, shkruan Gazeta 1o. Megjithatë, ai është arsyetuar duke thënë se ndoshta është dashur të gjejë ndonjë fjalë tjetër.

“Nuk është e vërtetë që i kam quajtur të gjithë opozitën ashtu. Ajo çfarë kam thënë unë, ka qenë raport me premtimet lajthitëse të cilët janë në rastin më të mirë, iracionale. Ato kishin të bëjnë me, ta zëmë, buxheti i shtetit, merreni me mend premtonin se do të jetë më i madh se bruto produkti vendor. Ose në anën tjetër thonin se do të rrisnin pagat 505 e pensionet 70%. Ose ka pasur premtime të tillaqë, paga minimale do të jetë edhe më e madhe sesa 50%shi i pagës mesatare në Kosovë. Pra, iracionaliteti lajthitës i këtyre premtimeve, ka bërë që unë të them ashtu siç thashë që ndoshta është dashur të gjejë ndonjë fjalë tjetër, veçse, që bëhet fjalë për lajthitje iracionale, bëhet. Pyesni kudo në botë, cilindo ekonomist, çka i bie kjo kur dikush thotë që, buxheti i shteti në mandatin e tij ose saj, do të jetë 50% më i lartë sesa bruto produkti vendor, ose që paga mestare do të jetë më e ultë se paga minimale”, shtoi tutje Kurti.

Kurti ka mbrojtur edhe MImoza Kusarin në lidhje me bisedën telefonike me Milan Radoicicin.

Ka thënë se është montazh dhe pjesë e luftës politike.

Ai ka thënë se i beson Rozeta Hajdarit dhe se çdo gjë që ka thënë ajo është e saktë. Sipas tij, Prokuroria Speciale është ajo që ka bërë shkelje.

Kurti tha se nuk mund të dyfishonte ministrat e tij sepse për atë arsye i cakton secilin prej tyre, por që e merr përgjegjësinë e plotë për çfardo rasti, shkruan Gazeta 10.

“Gjithçka që ka thënë ministrja ime Rozeta Hajdari në konferencën përkatëse për media, pas ngrites së aktakuzës, është e vërtetë dhe e saktë. Unë nuk mund të dyfishoj ministrat e mi, se për atë janë ministrat, që unë të mos jem aty, por natyrisht që e marr përgjegjësinë e plotë si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë besoj që Prokuroria me atë rast ka bërë shkelje dhe jo ministrja Hajdari”, shtoi tutje Kurti.

Kurti mohon t’i ketë quajtur gazetarët dhe mediat, si të Serbisë

0

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurt ka mohuar se ai i kishte quajtur gazetarët dhe mediat si “Gazetarë të Serbisë” dhe “Media të Serbisë”.

Kurti tha se nuk ka qenë e vërtetë që i ka quajtur të gjithë gazetarët dhe mediat si pjestarë të Serbisë, shkruan Gazeta 10.

Ai tha se nuk duhet të ketë gjithpërfshirje në këto raste, sepse e kishte thënë për një media të caktuar.

“Unë asnjëherë nuk i kam quajtur mediat e Kosovës të Serbisë. Këtë e kam thënë vetëm për një medie e cila e ka regjistruar pronësinë, thua se Peja e Gjakova janë qytete të Serbisë. dihet kjo çështje, nuk ka ndryshuar dhe nuk besoj që atë çfarë kam thënë për një televizion do të duhej të vlente për të gjithë. Unë e kam bërë në mënyrë shumë të saktë dhe të qartë dallimin dhe nuk kam nevojë që tash aty t’i fus të gjitha mediat sepse kjo nuk do të ishte e vërtetë”, shtoi tutje Kurti.

Londrimi nuk përmbahet i shpreh dashurinë banorit

0

Një pyetje e Londrimit ka vënë në siklet këtë mbrëmje Klodin.

Londrimi e ka pyetur papritur Klodin se sa e do ai, transmeton Klankosova.tv.

Klodi i tha se e do shumë, por ai u ndje në siklet.

Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e BE-së?

0

Kur Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, ato u përshkruan si të përkohshme, ndërsa kushtet për heqjen e tyre qenë të qarta.

Zyrtarët në Kosovë ngulmojnë se kërkesat e BE-së për largimin e masave që e dëmtuan vendin në vlera milionëshe janë plotësuar: situata në veri është shtensionuar, prania e Policisë afër objekteve komunale në veri është zvogëluar, serbët kanë marrë pjesë në zgjedhjet e mbajtura sivjet, dhe kalimi paqësor i pushtetit në komunat me shumicë serbe është realizuar.

Por, ditëve të fundit u raportua në mediat e Kosovës, bazuar në burime brenda BE-së, se vende si Franca dhe Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia, nuk kanë vullnet për heqjen e sanksioneve.

Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën i Radios Evropa e Lirë (REL), në Pragë, thotë se është e vërtetë që për çështjen e moslargimit të të gjitha masave kundër Kosovës është diskutuar në Bruksel këtë javë, dhe që Franca e Italia janë mbështetëse të idesë që të largohen vetëm 50 për qind e tyre.

Sipas tij, Parisi insiston në këtë qëndrim meqë kërkon që Beogradi t’i hapë kapitujt për anëtarësim në BE, dhe është i zemëruar pse të tjerët po e bllokojnë procesin.

“Ekziston edhe një argument i përgjithshëm se Brukseli nuk mund t’ia japë këtë ‘dhuratë’ [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurti para zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Nëse ky është një argument i vlefshëm apo jo, është vënë në pikëpyetje nga të tjerët, pasi partia kryesore e opozitës [Partia Demokratike e Kosovës] i dërgoi një letër [shefes së BE-së, Ursula] Von der Leyen së voni, duke kërkuar heqjen e plotë [të masave] menjëherë. Pra, nuk perceptohet si dhuratë për Kurtin nga askush, përveç një numri të vogël shtetesh të BE-së”, thotë Jozwiak.

Një zëdhënëse e Bashkimit Evropian i tha REL-it se blloku evropian synon vazhdimin e heqjes së masave, proces që ka nisur pjesërisht në maj të këtij viti.

Sipas saj, Brukseli është i gatshëm të punojë me autoritetet e Kosovës, sapo të zgjidhen ato, dhe blloku pret nga Kosova të rikthehet në rrugën e reformave të nevojshme që lidhen me BE-në.

Por, për Qeverinë në detyrë të Kosovës, zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk kanë asnjë lidhje me masat.

“Çdo zvarritje tjetër vetëm sa e thellon absurditetin e masave, dhe e cenon kredibilitetin e BE-së. Qëndrimi ynë është që masat duhet të hiqen menjëherë dhe plotësisht”, thotë Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, në disa përgjigje me shkrim për REL-in.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh, në një takim këtë javë me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, se vazhdimi i masave ndëshkuese mbetet “i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm”.

Terras, po ashtu, tha se masat duhet hequr menjëherë.

A mund të bënte Kosova më shumë?

Duke e përshkruar vazhdimin e masave të BE-së si absurditet total, Besar Gërgi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) thotë se Kosova ka humbur shumë kohë këtë vit, në mungesë të institucioneve të reja, dhe se do të mund të punonte më shumë për heqjen e masave.

Gërgi beson që formimi i institucioneve të reja është parakusht për heqjen e masave, ndërsa komunikimi me palët që hezitojnë duhet të jetë prioritet. Sipas tij, politika, sidomos në ditët e sotme, nuk bëhet në bazë të konsideratave morale, por bëhet vetëm për interesa politike.

“Qeveria e re duhet të punojë aktivisht me aleatët, gjatë këtij viti nuk ka pasur shumë komunikim fatkeqësisht, fokusi ka qenë në krijimin e numrave, dhe kjo ka krijuar ngecje në politikën e jashtme të Kosovës. Prandaj, nëse flasim për një Qeveri funksionale, ky është minimumi jetik”, thotë ai për REL-in, duke përmendur edhe nevojën e miratimit të marrëveshjeve me BE-në, siç është Plani i Rritjes, në momentin e parë të mundshëm.

Sipas tij, koha është humbur edhe duke mos u marrë me aspektin teknik të integrimit evropian. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE më 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar kurrë, duke e lënë vendin të vetmin në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit për anëtarësim në bllok.

Gërgi beson se, përveç mungesës së komunikimit, në rritjen e shkallës së hezitimit te disa vende ka ndikuar edhe votimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kundër pjesëmarrjes së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, në garën parlamentare.

Sa është dëmtuar Kosova nga masat?

Sipas një analize të Institutit për Studime të Avancuara – GAP, masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht.

Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin, me 350 milionë euro, energjinë me 114 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro, dhe kulturën me 15 milionë euro.

Prej këtyre fondeve, rreth 218 milionë euro kanë qenë për projekte në kuadër të Instrumentit para-anëtarësimit (IPA II dhe IPA III), dhe rreth 395 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës për Investime të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor (WBIF). /REL

Reagimet e Ambasadave për “Listën Serbe”, Gashi: I respektojmë, por secili shtet merr vendimet e veta

0

Zv/ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, ka folur për reagimet e ambasadave të huaja rreth moscertifikimit të listës për deputet të Listës Serbe.

Gashi ka thënë se i respektojnë qëndrimet e ambasadave të huaja në Kosovë, megjithatë ka shtuar se secili shtet i merr vendimet e veta.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka një qëndrim të pandryshuar sa i përket Listës Serbe dhe se kanë argumente që lista me emrat për deputet nga Lista Serbe nuk i kontribuon pluralizmit politik në vend.

“Unë s’mund të jap cilësime ndaj ambasadave respektive. Ne i respektojmë qëndrimet dhe vendimet e tyre. Secili shtet merr vendimet e veta. Ne si LVV kemi një qëndrim sepse kemi një listë argumentesh pse kjo listë s’është në interes të komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Gashi në FRONTAL.

Humb jetën një person në Prizren pas goditjes nga kamioni

0

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e goditjes nga një kamion në lëvizje, në lagjen “Lakuriq” të Prizrenit.

Drejtuesi i kamionit derisa ishte duke lëvizur në afërsi të një punishteje, nga pakujdesia ka goditur viktimën, ku shërbimi i urgjencës është njoftuar menjëherë dhe mjekët në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka dalë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa i dyshuari është ndaluar në stacionin policor.

Prokurori i Shtetit në bashkërendim me prokurorin po ndërmarrin veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet rreth rastit janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren.

Vuçiç kapet në Bruksel duke thënë se mori mesazh nga Rusia

0

Euronews ka publikuar një video ku presidenti serb Aleksandar Vuçiç dëgjohet duke thënë se kishte marrë një “mesazh nga Moska” ndërsa mbërriti në Bruksel për bisedime me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian.

Vuçiç po ecte pranë Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në ndërtesën Berlaymont në Bruksel për një foto familjare të enjten, kur u duk sikur pëshpëriti: “Tani mora një mesazh nga Moska”.

Shkëmbimi u ndërpre papritur nga von der Leyen, e cila dukej sikur pëshpëriti: “Le të… le të presim derisa”.

Të dy u shoqëruan nga Presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa, dhe dolën së bashku pasi bënë një foto.

Nuk është e qartë se për çfarë mesazhi nga Moska po i referohej Vuçiç.

Presidenti serb është një nga të paktët udhëheqës evropianë që mban një kanal komunikimi me Kremlinin, pasi BE-ja ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Moskën pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Vuçiç ishte në Bruksel të mërkurën për një takim dypalësh Serbi-BE për të diskutuar, ndër të tjera, edhe kërkesën e vendit për anëtarësim në BE.

Aleksandër Stavre Drenova – Asdreni, poeti i Himnit të Flamurit

0

Më 11 dhjetor 1947, në Bukuresht, u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare Aleksandër Stavre Drenova, i njohur me emrin e penës, Asdreni.

Asdreni ishte një nga figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare, si dhe autor i Himnit të Flamurit. Ka qenë poet, publicist e aktivist i çështjes kombëtare. Më 1889-ën mërgoi drejt Rumanisë ku kreu punë të ndryshme.

U aktivizua në përpjekjet e kolonisë së Bukureshtit në luftën për çlirim kombëtar dhe u bë një nga veprimtarët dhe figurat qendrore të asaj kolonie. Nisi të shkruante poezi e artikuj publicistikë në fillim të shek. XX. Vjershat e para i botoi në faqet e shtypit shqiptar. Poezia e Asdrenit ndiqte traditën e Naimit e të Çajupit, lartësonte traditat liridashëse të shqiptarëve dhe të kaluarën e tyre.

Disa nga veprat e tij janë “Ëndrra e lotë”, “Rreze dielli”, “Burri i dheut”, “Fisnikët e Shqipërisë”, “Kambana e Krujës” etj.

Fondi personal i Asdrenit ruhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, ku mes të tjerash gjendet edhe pasaporta e tij, lëshuar në vitin 1941.

Asdreni ka hyrë në historinë e letërsisë shqiptare si një poet atdhetar, që me veprën e tij ndikoi për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare e shoqërore dhe për pasurimin e poezisë shqipe me forma e mjete të reja shprehëse.

Turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri 4,4 miliardë euro

0

Turistët dhe vizitorët e huaj jo vetëm po vijnë më të shumtë në numër, por edhe po konsumojnë dhe shpenzojnë më shumë gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se për periudhën janar-shtator 2025, të huajt kanë shpenzuar 4,4 miliardë euro, ose 14,5% më shumë se vitin e kaluar.

Në 3-mujorin e tretë, turistët dhe vizitorët e tjerë të huaj shpenzuan 2,3 miliardë euro, ose 21,6% më shumë me bazë vjetore.

Për periudhën janar-shtator, shpenzimi mesatar llogaritet rreth 431 euro, nga 398 euro në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Rritja e shpenzimeve lidhet drejtpërdrejt edhe me rritjen e numrit të vizitorëve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 9-mujorin e parë të vitit 2025, Shqipëria u vizitua nga 10,2 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 5,7% krahasuar me një vit më parë.

Në të njëjtën kohë, është rritur edhe konsumi i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit. Sipas BSH-së, shpenzimet e tyre për 9-mujorin arritën në 2,1 miliardë euro, me një rritje prej gati 20% me bazë vjetore. /atsh

Zelenskyy: SHBA-ja propozon ‘zonë të lirë ekonomike’ në Donbas

0

Ukraina i dorëzoi dje SHBA-së versionin e saj të përditësuar të planit të paqes, konfirmoi Volodymyr Zelenskyy.

Ai tha se çështjet territoriale mbeten ende “nën diskutim” dhe sugjeroi se ukrainasit duhet të kenë të drejtë fjale për çdo lëshim toke nëpërmjet një referendumi.

Zelenskyy shtoi se SHBA-të kanë propozuar krijimin e një “zone të lirë ekonomike” në zonën e Donbasit nga e cila duan që Ukraina të tërhiqet.

Ai deklaroi se po diskutohen edhe tërheqjet ruse nga copëza toke në rajonet Kharkiv, Sumy dhe Dnipro.

Ai gjithashtu mohoi ekzistencën e një afati të imponuar nga SHBA-të për Krishtlindje, duke thënë në vend të kësaj se Uashingtoni dëshiron vetëm një “mirëkuptim mbi statusin” deri atëherë.

Këto komente u bën pasi Volodymyr Zelenskyy dhe ekipi i tij zhvilluan sot një tjetër diskutim me të dërguarit më të rëndësishëm të Donald Trump.

Të dyja palët diskutuan garancitë e sigurisë, subjekt i njërit prej tri dokumenteve që aktualisht përbëjnë planin më të gjerë amerikan të paqes për Ukrainën.

Marco Rubio, Pete Hegseth, Steve Witkoff, Jared Kushner dhe tre zyrtarë ushtarakë amerikanë ishin të pranishëm, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“Ne e vlerësojmë shumë punën aktive të palës amerikane në nivele të ndryshme”, shkroi Zelenskyy.

“Kjo tregon seriozitetin e qëllimeve të Amerikës dhe angazhimin e saj për të arritur rezultate”.

Dje, Zelenskyy kishte diskutuar një dokument tjetër, mbi rindërtimin e Ukrainës, me zyrtarët amerikanë.

Ai gjithashtu dërgoi dje në Uashington dokumentin e parë, një kornizë paqeje prej 20 pikash.