spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
00:43
Home Blog Page 47

Puthje në Big

0

Tash e disa ditë, Toney dhe Benita janë të afërt me njëri-tjetrin.

Ata shumicën e kohës qëndrojnë të përqafuar, por një puthje mes tyre ende nuk kishte ndodhur.

Megjithatë, sonte Toney ia ka rrëmbyer Benitës një puthje të vogël.

“Kur të thotë dikush “ndalu”, duhet të ndalesh”, është shprehur Benita.

Dogana sekuestron mbi 295 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

0

Dogana e Kosovës njofton se gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndalur një automjet për verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim.

“Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda veturës”, thuhet në njoftim.

Shuma e parave është konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme.

Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes së fletëvotimeve nga Sllovenia, ku janë duke u shtypur, për të filluar me votimin jashtë Kosovës për votuesit që u regjistruan të votojnë përmes postës në zgjedhjet paralamentare të 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se për shkak që këto janë zgjedhje të parakohshme që organizohen në periudhë të shkurtër kohore, votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve më 12 dhjetor, por të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të arrihet në fillim të javës së ardhshme.

“Aktualisht janë duke u shtypur fletëvotimet për votuesit jashtë Kosovës, që i takojnë votimit me postë – dhe planifikojmë që ato të sillen në Kosovë gjatë ditës së premte, 12 dhjetor. Pasi këto fletëvotime të arrijnë në Kosovë, shërbimi votues do të përgatit pakot e veçanta për çdo votues dhe përmes kontraktorit do t’i dërgojë në adresat e votuesve. Për shkak se jemi në zgjedhje të parakohshme, është e vështirë që periudha për votimin përmes postës të fillojë sipas planifikimeve me datë 12 dhjetor dhe të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të arrihet në fillim të javës së ardhshme”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Nga 77 mijë e 85 votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, pjesa më e madhe e tyre, 57 mijë e 829 prej tyre janë regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq mbi 19 mijë e 260 të tjerë për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

Votimi përmes postës, sipas afatit ligjor, përfundon më 27 dhjetor. Në këtë ditë, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, mbahet votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Sipas Elezit, ky votim do të organizohet në 24 shtete të ndryshme të botës.

“Më 27 dhjetor, procesi i votimit për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizohet në 24 shtete të ndryshme të botës. Sipas vendimit të KQZ-së, votimi do të zhvillohet në 23 ambasada dhe 14 konsullata. Numri i përgjithshëm i votuesve që janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe në të cilat sipas vendimit të KQZ-së do të zhvillohet procesi i votimit, është 19,256”, tha ai.

KQZ-ja fillimisht kishte planifikuar që votimi jashtë vendit të zhvillohej në 50 përfaqësi diplomatike në 36 shtete, si dhe në 10 qendra votimi jashtë përfaqësive.

Por, me vendimin e 10 dhjetorit të KQZ-së, duke u bazuar në të dhënat nga regjistrimi i votuesve dhe në aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe vendimin e PZAP-it, procesi do të organizohet vetëm në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Kush është kreu i ri i SPAK-ut?

0

Prokurori Klodian Braho u zgjodh kryetar i SPAK me 7 vota të anëtarëve të KLP.

Kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota. 1 votë shkoi për Elvin Gokaj. Ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Klodian Braho do të ketë një mandat 3-vjeçar si drejtues i SPAK, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin.

Braho do të marrë pikërisht detyrën nga Dumani në 19 dhjetor për të nisur më pas zyrtarisht ushtrimin e funksionit si drejtues i Prokurorisë së Posaçme.

Votimi në KLP

Klodian Braho – 7 vota

Adnan Xholi – 3 vota

Elvin Gokaj – 1 votë

Doloreza Musabelliu – Asnjë votë

Seanca në KLP zgjati 6 orë, ndërsa të katër kandidatët shpalosën platformat e tyre për drejtimin e SPAK.

Klodian Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004, Braho kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

Braho ishte prokuror i SPAK dhe u emërua në këtë institucion më 19 dhjetor 2019, pas konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të procesit të rivlerësimi ose ndryshe siç quhet, procesi i vettingut.

Braho ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës.

Karrierën si prokuror e nisi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ku punoi deri në vitin 2012.

Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendësdrejtues i këtij institucioni.

Në vitin 2015, Braho u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, ku u përfshi në hetime të çështjeve me karakter të veçantë penal. Pas shpërbërjes së kësaj prokurorie dhe krijimit të SPAK, ai u emërua prokuror në strukturën e re.

Dosjet e nxehta që ka hetuar
Gjatë karrierës së tij, Klodian Braho ka qenë pjesë e hetimeve që lidhen me zyrtarë të lartë dhe subjekte të dyshuara për krim të organizuar. Ndër dosjet që ka ndjekur përmendet ajo ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, dosja Toyota Yaris, 5 D si dhe kryesuar hetimet për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Gjithashtu, ai ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati. Braho kryesoi hetimet edhe ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Ai ka hetuar edhe ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika.

Në vitin 2022, Klodian Braho u përfshi në procesin e kandidimit për postin e kreut të SPAK, por më pas u tërhoq nga gara.

Në mars të vitit 2023, Braho dha dorëheqje nga një pjesë e një dosjeje që kishte në hetim, në lidhje me çështjen e inceneratorëve, pas pretendimeve të ngritura nga palë të përfshira për mungesë transparence në veprimet procedurale.

Në 2025, Braho ishte kandidati i parë që shpalli kandidaturën për kreun e SPAK.

Ka pasur këto detyra:
14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit

0

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masë së paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit, i cili së bashku me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Vendimi është marrë më 10 dhjetor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Paraburgimi ndaj Thaçit është vazhduar edhe për dy muaj, pasi trupi gjykues ka konstatuar se ka rrezik që ai të pengojë procedurat dhe të kryejë krime të tjera në këtë fushë.

Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë mbyllur zyrtarisht paraqitjen e provave.

Ndryshe, mbrojtja kishte filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

Më pas, ish-diplomati amerikan Christopher Hill filloi dëshminë më 10 nëntor 2025 dhe vazhdoi edhe më 11 nëntor 2025 dhe 12 nëntor 2025. E ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee dëshmoi më 12 dhe 13 nëntor 2025. Ndërsa, më 17 nëntor e filloi dëshminë Ëesley Clark i cili e përfundoi më pas më 18 nëntor 2025.

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

Çitaku i reagon Muratit për vizat: Gazi lotsjellës është kontributi juaj i vetëm

0

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka reaguar Hekuran Muratit nga Vetëvendosje, pasi që ky i fundit ia ka dhënë meritat Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave, duke thënë se të njëjtit ‘’janë bërë qesharak’’ dhe se kontributi i vetëm i tyre është gazi lotsjellës dhe vonesat disa vjeçare.

Tutje, Çitaku, i është drejtuar Muratit duke i thënë se së pari ta kryejë punën e tij e pastaj të krekoset.

Postimi:

Hekuran,

Kontributi juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat disa­vjeçare.

Asnjë kontribut tjetër nuk keni. Asnjë.

Qesharak jeni bërë.

Veç kur të na tregoni një ditë se ju e keni shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë, edhe e keni çliruar Kosovën.

Mos u merr me gjëra koti.

Dil pak dhe shko vetëm në një barnatore, e ke me i pa qytetarët tanë duke mos pasur para as barnat me i pagu.

Dil dhe takoje ndonjë pensioner, e të tregon se si po duhet me kursy nga buka e gojës për t’i paguar faturat e energjisë elektrike.

Kryeje ndonjë punë tënden, e pastaj krekosu.

Shkon Peci vjen Demelezi

0

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai do ta zëvendësojë ministrin e deritanishëm të këtij dikasteri, Faton Peci, i cili merr detyrën e Kryetarit të Komunës jugore të Mitrovicës, pas zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit

Parisi kundër heqjes së masave ndaj Kosovës meqë të tjerët po bllokojnë që Beogradi t’i hapë kapitujt e anëtarësimit

0

Pavarësisht se në Kosovë pati një kalim paqësor të pushtetit në katër komunat veriore me shumicë serbe më 5 dhjetor, vendet anëtare të Bashkimit Evropian duket se nuk janë në të njëjtën linjë për t’ia hequr masat ndëshkuese. Që një kohë, figura të rëndësishme shtetërore në Kosovë, nisur nga presidentja, e konsiderojnë vazhdimin e masave plotësisht të padrejtë. Por, a do të mund të bënte Kosova më shumë?

Kur Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, ato u përshkruan si të përkohshme, ndërsa kushtet për heqjen e tyre qenë të qarta.

Zyrtarët në Kosovë ngulmojnë se kërkesat e BE-së për largimin e masave që e dëmtuan vendin në vlera milionëshe janë plotësuar: situata në veri është shtensionuar, prania e Policisë afër objekteve komunale në veri është zvogëluar, serbët kanë marrë pjesë në zgjedhjet e mbajtura sivjet, dhe kalimi paqësor i pushtetit në komunat me shumicë serbe është realizuar.

Por, ditëve të fundit u raportua në mediat e Kosovës, bazuar në burime brenda BE-së, se vende si Franca dhe Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia, nuk kanë vullnet për heqjen e sanksioneve.

Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën i Radios Evropa e Lirë (REL), në Pragë, thotë se është e vërtetë që për çështjen e moslargimit të të gjitha masave kundër Kosovës është diskutuar në Bruksel këtë javë, dhe që Franca e Italia janë mbështetëse të idesë që të largohen vetëm 50 për qind e tyre.

Sipas tij, Parisi insiston në këtë qëndrim meqë kërkon që Beogradi t’i hapë kapitujt për anëtarësim në BE, dhe është i zemëruar pse të tjerët po e bllokojnë procesin.

“Ekziston edhe një argument i përgjithshëm se Brukseli nuk mund t’ia japë këtë ‘dhuratë’ [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurti para zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Nëse ky është një argument i vlefshëm apo jo, është vënë në pikëpyetje nga të tjerët, pasi partia kryesore e opozitës [Partia Demokratike e Kosovës] i dërgoi një letër [shefes së BE-së, Ursula] Von der Leyen së voni, duke kërkuar heqjen e plotë [të masave] menjëherë. Pra, nuk perceptohet si dhuratë për Kurtin nga askush, përveç një numri të vogël shtetesh të BE-së”, thotë Jozwiak.

Një zëdhënëse e Bashkimit Evropian i tha REL-it se blloku evropian synon vazhdimin e heqjes së masave, proces që ka nisur pjesërisht në maj të këtij viti.

Sipas saj, Brukseli është i gatshëm të punojë me autoritetet e Kosovës, sapo të zgjidhen ato, dhe blloku pret nga Kosova të rikthehet në rrugën e reformave të nevojshme që lidhen me BE-në.

Por, për Qeverinë në detyrë të Kosovës, zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk kanë asnjë lidhje me masat.

“Çdo zvarritje tjetër vetëm sa e thellon absurditetin e masave, dhe e cenon kredibilitetin e BE-së. Qëndrimi ynë është që masat duhet të hiqen menjëherë dhe plotësisht”, thotë Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, në disa përgjigje me shkrim për REL-in.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh, në një takim këtë javë me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, se vazhdimi i masave ndëshkuese mbetet “i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm”.

Terras, po ashtu, tha se masat duhet hequr menjëherë.

A mund të bënte Kosova më shumë?

Duke e përshkruar vazhdimin e masave të BE-së si absurditet total, Besar Gërgi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) thotë se Kosova ka humbur shumë kohë këtë vit, në mungesë të institucioneve të reja, dhe se do të mund të punonte më shumë për heqjen e masave.

Gërgi beson që formimi i institucioneve të reja është parakusht për heqjen e masave, ndërsa komunikimi me palët që hezitojnë duhet të jetë prioritet. Sipas tij, politika, sidomos në ditët e sotme, nuk bëhet në bazë të konsideratave morale, por bëhet vetëm për interesa politike.

“Qeveria e re duhet të punojë aktivisht me aleatët, gjatë këtij viti nuk ka pasur shumë komunikim fatkeqësisht, fokusi ka qenë në krijimin e numrave, dhe kjo ka krijuar ngecje në politikën e jashtme të Kosovës. Prandaj, nëse flasim për një Qeveri funksionale, ky është minimumi jetik”, thotë ai për REL-in, duke përmendur edhe nevojën e miratimit të marrëveshjeve me BE-në, siç është Plani i Rritjes, në momentin e parë të mundshëm.

Sipas tij, koha është humbur edhe duke mos u marrë me aspektin teknik të integrimit evropian. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE më 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar kurrë, duke e lënë vendin të vetmin në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit për anëtarësim në bllok.

Gërgi beson se, përveç mungesës së komunikimit, në rritjen e shkallës së hezitimit te disa vende ka ndikuar edhe votimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kundër pjesëmarrjes së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, në garën parlamentare.

Sa është dëmtuar Kosova nga masat?

Sipas një analize të Institutit për Studime të Avancuara – GAP, masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht.

Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin, me 350 milionë euro, energjinë me 114 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro, dhe kulturën me 15 milionë euro.

Prej këtyre fondeve, rreth 218 milionë euro kanë qenë për projekte në kuadër të Instrumentit para-anëtarësimit (IPA II dhe IPA III), dhe rreth 395 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës për Investime të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Terras: Kontingjenti gjerman i KFOR-it më njoftoi për sigurinë në Kosovë

0

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, po vazhdon vizitat e tij nëpër Kosovë.

Ai njoftoi se ka qëndruar në Prizren për t’u takuar me komunitetin e inovacionit, ndërsa më pas ka shkuar në selinë e KFOR-it për t’u informuar për situatën e sigurisë.

“Ditë produktive në Kosovë si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën. Nga komuniteti i inovacionit dhe teknologjisë në Prizren, deri te një informim strategjik për sigurinë në selinë e KFOR-it me kontingjentin gjerman. Këto të dhëna janë thelbësore për stabilitetin dhe përparimin në mbarë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Terras në platformën “X”.

Protesta e 13 dhjetorit në Shkup, OVL-UÇK i përgjigjet Mickoskit

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili paralajmëroi formimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit në Shkup.

Në një deklaratë për media, OVL-UÇK theksoi se protesta është plotësisht paqësore, qytetare dhe demokratike. “Kjo është protestë në mbrojtje të dinjitetit tonë dhe kundër padrejtësive në Hagë, pa asnjë prapavijë partiake,” thuhet në reagim.

Veteranët kritikuan Mickoskin për, siç thanë, tendencën e paraqitjes së tubimit si rrezik për sigurinë publike.

“Deklaratat e Kryeministrit Mickoski për formimin e një ‘shtabi krize’ vetëm sa krijojnë tensione të panevojshme dhe përpiqen ta paraqesin një tubim demokratik si rrezik,” theksoi OVL-UÇK. Organizata siguroi qytetarët se protesta është e koordinuar dhe garanton qetësi, duke bërë thirrje që institucionet e shtetit të Maqedonisë së Veriut të mos e politizojnë të drejtën e protestës.

“Liria e shprehjes dhe e tubimit është e garantuar, dhe ne do ta ushtrojmë atë me përgjegjësi dhe dinjitet,” përfundon reagimi.