spot_img
E diel, 5 Prill, 2026
15:23
Home Blog Page 5

Sulm me dron në Iranin jugor: Goditet depo e ndihmave humanitare, shkatërrohen automjetet e emergjencës

0

Një sulm me dron në Iranin jugor ka goditur një depo që mbante kontejnerë ndihmash dhe automjete emergjence, ka bërë të ditur të premten një zëdhënës i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK).

Sulmi në provincën jugore të Bushehrit, i ndodhur herët të premten, shkatërroi dy kontejnerë, dy autobusë dhe një numër të papërcaktuar automjetesh emergjente. Sipas raportimit të Klankosova.tv, zëdhënësja e organizatës nuk ia atribuoi fajin asnjë pale, ndërsa agjencia e lajmeve Reuters nuk ka mundur të përcaktojë menjëherë përgjegjësinë për këtë sulm.

Vriten tre ndihmës humanitarë që nga fillimi i luftës FNKK është i vetmi grup humanitar që operon në të gjithë territorin e Iranit, me një rrjet prej rreth 100,000 ndihmësish. Që nga fillimi i sulmeve ajrore amerikano-izraelite më 28 shkurt, tre anëtarë të kësaj organizate kanë mbetur të vrarë gjatë kryerjes së detyrës.

Kreu i delegacionit të FNKK-së në Iran deklaroi të enjten për Reuters se nevojat mjekësore në vend po rriten në mënyrë eksponenciale, ndërkohë që furnizimet po pakësohen me shpejtësi. Situata mbetet kritike, pasi goditja e infrastrukturës humanitare vështirëson operacionet e shpëtimit dhe ndihmës për popullatën civile të prekur nga konflikti.

Trump paralajmëron ndërhyrje në Ngushticën e Hormuzit: “Me pak më shumë kohë, e hapim lehtësisht”

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të premten se SHBA mund ta hapë Ngushticën e Hormuzit „me pak më shumë kohë“, ndërsa presioni ndërkombëtar mbi administratën e tij po rritet për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë në konfliktin me Iranin.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump theksoi se rihapja e kësaj pike strategjike do të mundësonte qarkullimin e lirë të naftës dhe stabilizimin e tregjeve financiare.

“Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të sigurojmë pasuri”, shkroi Trump.

Pesë javë luftë dhe kaos në tregjet globale Kjo deklaratë vjen gati pesë javë pas nisjes së sulmeve ajrore të përbashkëta nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit. Lufta vazhdon të përhapë kaos në rajon dhe të tronditë tregjet financiare globale, duke shkaktuar rritje alarmante të çmimeve të energjisë dhe naftës.

Rihapja e këtij kanali detar është shndërruar në prioritet absolut për qeveritë ndërkombëtare, pasi Ngushtica e Hormuzit shërben si rruga kryesore për transportin e një të pestës së furnizimit botëror me naftë. Bllokimi i saj ka rënduar ndjeshëm ekonomitë globale, duke detyruar administratën Trump të kërkojë rrugë operative për të rikthyer stabilitetin në furnizim.

Akuza të rënda ndaj Ramush Haradinajt, reagon ashpër Dauti: Shpifësit do të përballen me drejtësinë

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas disa komenteve fyese dhe akuzave të rënda të drejtuara ndaj vëllait të tij, Ramush Haradinajt.

Reagimi vjen pasi një person me emrin Daut Hetemi, në një postim të gazetarit Adriatik Kelmendi, e ka cilësuar Ramush Haradinajn me terma si “vrasës i pasluftës” dhe “haraçgji”. Daut Haradinaj ka bërë të ditur se autori i këtyre rreshtave, bashkë me këdo që përhap shpifje të tilla, do të përballet me organet e drejtësisë në mënyrë të pakompromis.

“Ky koment është një shpifje e ulët e bërë nga një individ në një postim të mbrëmshëm të Adriatik Kelmendit për Ramush Haradinajn. Autori i këtij komenti, së bashku me të gjithë ata që përhapin shpifje të tilla, do të mbajnë përgjegjësi dhe do të përballen pa kompromis me drejtësinë”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, gjuha e urrejtjes dhe akuzat e pabazuara në hapësirat publike nuk do të tolerohen më, duke paralajmëruar se rasti do të ndiqet përmes rrugëve ligjore për të mbrojtur dinjitetin e liderit të AAK-së. Ky zhvillim ka nxitur diskutime të shumta lidhur me përgjegjësinë e fjalës së lirë në rrjetet sociale dhe pasojat juridike të shpifjes.

Postimi i plotë:

Ky koment është një shpifje e ulët e bërë nga një individ në një postim të mbrëmshëm të Adriatik Kelmendit për Ramush Haradinajn.

Autori i këtij komenti, së bashku me të gjithë ata që përhapin shpifje të tilla, do të mbajnë përgjegjësi dhe do të përballen pa kompromis me drejtësinë.

“Mos u tut kryeministër”, Kadrijaj e ashpër në seancë ndaj Kurtit

0

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet për shtrenjtimin e derivateve, ka adresuar kritika të ashpra dhe ironike ndaj Qeverisë Kurti, duke shkaktuar edhe të qeshura në sallën e Kuvendit.

Sipas raportimit të Ekonomia Online, Kadrijaj deklaroi se Kryeministri Kurti po gjen vazhdimisht arsyetime për dështimet e tij, duke përmendur pandeminë, luftën në Ukrainë dhe tani zhvillimet në Iran, ndërsa theksoi se ai po mbrohet nga “gardianët” e tij brenda sallës.

“Njëherë pengesë ka qenë pandemia, pastaj lufta në Ukrainë, e tash lufta në Iran. Nuk po e lënë me i hapur sytë e me bërë asnjë punë. Më vjen të qesh kur flasin për korrupsion këta që i kanë vjedhur rezervat shtetërore dhe i kanë bërë dëm këtij vendi. Marre! Marre”!, deklaroi Kadrijaj nga foltorja.

Akuzat për energjinë dhe projektet e bllokuara Deputetja e AAK-së u ndal edhe te kriza energjetike, duke akuzuar ekzekutivin se ka bllokuar qëllimisht projektet që do të siguronin pavarësinë energjetike të Kosovës.

“Ju jeni kjo qeveri që i keni ndalur të gjitha adutet që Kosova të mos ketë krizë energjetike; e keni ndalur termocentralin e ri dhe gazsjellësin amerikan. Pse? Për të vjedhur e për t’i ndihmuar Martin Berishajt dhe militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ky korrupsion ka për t’ju tmerruar shumë shpejt edhe juve”, potencoi ajo.

Ironia me “gardianët” e Kryeministrit Në fund të fjalës së saj, Kadrijaj ironizoi heshtjen e Kryeministrit Kurti gjatë seancës, duke aluduar në praninë e shtuar të mbrojtjes së tij afër foltores.

“Kryeministri është i heshtur sepse po i vijnë gardianët e anës së djathtë dhe ata aty sipër. Si asnjëherë tjetër nuk po mërzitet për fjalimet tona, sepse janë ata aty dhe nuk po ia lëshojnë rrugën. Mos u tut kryeministër, se nuk besoj që tash ka për të të gjetur gjë”, përfundoi deputetja Kadrijaj.

Pushteti kundërshton kërkesën e opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen TVSH-së për naftën

Anëtarë të kabinetit qeverisës kanë kundërshtuar kërkesat e opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për naftën gjatë një debati parlamentar të premten, në një kohë kur çmimet e karburantit janë rritur ndjeshëm si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) paraqiti një rezolutë në Kuvend, përmes së cilës i kërkohet Qeverisë të gjejë mënyra për të subvencionuar çmimin e naftës për bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendorë. Rezoluta, e mbështetur edhe nga PDK-ja dhe AAK-ja, kërkon uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër dhe uljen e përkohshme të TVSH-së nga 18% në 8%.

Kjo kërkesë vjen pasi çmimi i naftës ka arritur deri në 1.79 euro për litër, krahasuar me 1.33 euro sa ishte më 3 mars, pak ditë pas nisjes së sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Opozita: Qeveria po përfiton nga kriza Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deklaroi se rritja e çmimeve po prodhon një krizë ekonomike me ndikim te çdo familje. “Qeveria nuk guxon të qëndrojë si spektatore dhe të përfitojë nga rritja e taksave në këto produkte”, u shpreh ajo.

Kritika ka adresuar edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili akuzoi ekzekutivin se po injoron rënien e standardit të jetesës. “Kjo Qeveri po bën veprime vetëm si të konvertohen në votë; blerjen e votës përmes parasë publike”, deklaroi Hamza. Ndërkaq, Besnik Tahiri nga AAK-ja vlerësoi se Qeveria nuk është e aftë të përballet me krizat, duke e quajtur situatën aktuale një „barrë të rëndë“ për qytetarët.

Qeveria: Masat e opozitës prekin shtesat e fëmijëve dhe lehonave Në anën tjetër, ministrat e kabinetit Kurti i cilësuan propozimet opozitare si të dëmshme. Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, pyeti opozitën se cilën kategori sociale duhet ta prekin për të kompensuar humbjen e të hyrave. “Ta heqim akcizën e TVSH-në? Cilat masa të heqim? Shtesat për lehonat apo ato për fëmijët”?, pyeti ajo.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, shkoi më tej duke akuzuar opozitën se po punon për interesat e bizneseve. “Ulja e akcizës për 16 centë për një familje përkthehet në 8 euro kursim në muaj, ndërsa për shtetin kjo do të thotë 10 milionë euro më pak të hyra”, argumentoi Murati.

Qeveria synon ta kontrollojë situatën përmes projektligjit për çmimet tavan, i cili pritet të dërgohet së shpejti në Kuvend. Aktualisht, në fuqi deri më 4 prill janë masat mbrojtëse që kufizojnë marzhën tregtare në 2 centë për shitjen me shumicë dhe 12 centë për shitjen me pakicë.

Tahiri akuzon Qeverinë për heshtje ndaj shtrenjtimit: Rajoni dhe BE-ja morën masa, Kurti u bë spektator

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë për heshtjen dhe mosveprimin përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve të naftës.

Sipas raportimit të Ekonomia Online, Tahiri theksoi se ndonëse kriza mund të mos jetë produkt i politikave të brendshme, dështimi për t’i mbështetur qytetarët është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e ekzekutivit.

“Të gjithë pajtohemi se kjo sfidë nuk është domosdoshmërisht rezultat i politikave të Qeverisë. Pra, nuk është tema te fajtori që e shkaktoi krizën, por pyetja kryesore është: çfarë po bën Qeveria e Kosovës për t’i mbështetur qytetarët e vet në këtë sfidë, ku çmimet e naftës po vazhdojnë të rriten“?, deklaroi Tahiri.

Krahasimi me rajonin dhe Bashkimin Evropian Tahiri bëri një paralele me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian, duke vënë në dukje se qeveritë e përgjegjshme kanë ndërhyrë me pako emergjente dhe politika të mirëfillta fiskale.

“Pse qeveria e vendit tonë vazhdon të jetë vetëm një shikuese ose aktor që vëzhgon situatën pa ndërmarrë veprimet e nevojshme? Shumë shtete kanë subvencionuar drejtpërdrejt qytetarët, kanë mbështetur sektorët e goditur si transportin e bujqësinë, kanë zvogëluar akcizën dhe kanë përgjysmuar TVSH-në. Ndërsa këtu, shohim vetëm deklarata populiste që tentojnë të zhvendosin vëmendjen”, shtoi ai.

Tahiri kujton premtimet e Albin Kurtit të vitit 2018 Në fund të fjalës së tij, deputeti i PDK-së riktheu në vëmendje qëndrimet e Albin Kurtit kur ishte në opozitë, duke i krahasuar ato me pasivitetin e tij të sotëm si Kryeministër.

“Dua të kujtoj një deklaratë të vitit 2018 të Albin Kurtit, kur si lider opozitar alarmonte për rritjen e vazhdueshme të çmimit të naftës. Ndërsa sot, me gjithë këtë fuqi politike, ai nuk po alarmon dhe nuk po merr veprimet e nevojshme për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve”, përfundoi Arian Tahiri.

Mustafa akuzon Qeverinë për naftën: Po përfitoni nga rritja e çmimeve, 60 centë për çdo litër i merr shteti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, në emër të grupit parlamentar, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë lidhur me shtrenjtimin e derivateve, duke e cilësuar ekzekutivin si përfituesin kryesor të kësaj krize.

Nga foltorja e Kuvendit, Mustafa theksoi se Kosova po kalon në një valë të re të rritjes së çmimeve, e cila sipas tij nuk po vjen vetëm nga faktorët e jashtëm, por edhe si pasojë e drejtpërdrejtë e mosveprimit të Qeverisë.

“Po kalojmë në një valë të re të rritjes së çmimeve. Kjo rritje nuk po vjen vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda si pasojë e mosveprimit të kësaj qeverie. Ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2022, kur e latë inflacionin të shpërthejë lirshëm dhe qytetarët i latë të vetëm përballë shtrenjtimit”, deklaroi Mustafa.

“Shteti nuk është spektator, është përfitues” Mustafa u ndal te shifrat konkrete, duke vënë në dukje se çmimi i naftës po prek vlerat nga 1.80 deri në 2.00 euro për litër, gjë që për një nga vendet më të varfra në Evropë është e papërballueshme. Ai shpjegoi se ky shtrenjtim ka efekt zinxhir në koston e transportit, prodhimit dhe furnizimit me produkte bazë.

“Në këtë rritje zinxhirore, shteti nuk është vetëm spektator, por është edhe përfitues. Nga 1.80 euro që paguan qytetari për një litër naftë, rreth 60 centë janë taksa që i merr shteti. Sa herë që një qytetar furnizohet me karburant, ai paguan edhe taksat për buxhetin e shtetit”, potencoi deputeti i PDK-së.

Sipas tij, derisa familjet detyrohen të reduktojnë shpenzimet bazike dhe bizneset e bujqit po rëndohen financiarisht, Qeverisë po i rriten të hyrat buxhetore. Mustafa kërkoi që shteti të ndërhyjë urgjentisht për të lehtësuar barrën e qytetarëve përmes rishikimit të taksave në derivate.

Përplasja për grantet, Paris Guri “gozhdon” Faton Pecin: E kam ditur që është hajn, por që s’di të lexojë e kuptova sot

0

Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ashpër pasi ish-ministri i Bujqësisë, aktualisht kryetar i Mitrovicës, Faton Peci, publikoi një vendim të Prokurorisë duke pretenduar se është hedhur poshtë kallëzimi penal ndaj tij për rastin e granteve.

Pretendimet e Pecit u hodhën poshtë menjëherë nga Prokuroria Speciale, e cila sqaroi se kallëzimi i hedhur kishte të bënte vetëm me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve zyrtare dhe jo me hetimet që po vazhdojnë për keqpërdorimet e granteve në bujqësi.

Pas këtij sqarimi institucional, Guri, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Pecit, duke e cilësuar veprimin e tij si tentativë për të mashtruar opinionin.

“Që Faton Peci është hajn, këtë e kam ditur moti, por që paska probleme edhe me leximin e kuptova tani pas reagimit të Prokurorisë”, ka shkruar Guri.

Sipas zyrtarit të LDK-së, përpjekja e Pecit për ta paraqitur veten si të pafajshëm në rastin e granteve përmes një dokumenti që flet për një çështje tjetër, tregon dëshpërimin e tij përballë drejtësisë. Ky reagim vjen në një kohë kur Prokuroria Speciale konfirmoi se hetimet për miliona eurot e ndara në formë grantesh po vazhdojnë me intensitet të plotë.

Abdixhiku për rritjen e çmimeve: Kosova në krizë, masat e qeverisë nuk po funksionojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike dhe se ekzekutivi ka dështuar të ndërmarrë hapat e duhur.

Sipas raportimit të Ekonomia Online, Abdixhiku theksoi se prezenca e opozitës në këtë seancë ka për qëllim mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe ngritjen e një shqetësimi të argumentuar mbi rritjen e paprecedentë të çmimeve.

“Ne jemi këtu për të mbrojtur diçka që u ishte garantuar qytetarëve nga Qeveria. Jemi këtu për të ngritur një shqetësim të civilizuar dhe të argumentuar, me qëllim që të arrijmë konsensus për arsyen e kësaj seance. Duhet ta pranojmë që jemi në krizë dhe reagimi ynë ndaj saj është tema kryesore. Në këtë rrafsh, kemi dy alternativa para vetes”, u shpreh Abdixhiku.

Kritika për masat e dështuara Lideri i LDK-së u ndal veçanërisht te masat e ndërmarra deri më tani nga Qeveria, duke përfshirë vendosjen e çmimeve tavan, të cilat sipas tij nuk po japin rezultate në treg.

“Nëse këto masa të Qeverisë, përfshirë edhe ato për çmimin tavan që po na prezantohen si listë, duhet t’i shqyrtojmë, unë po ju jap lajmin e keq: ato nuk po funksionojnë. Kjo alternativë ka dështuar të zbusë goditjen ekonomike mbi familjet tona”, theksoi ai.

Abdixhiku kërkoi reflektim nga mazhoranca që të shqyrtohen propozimet e opozitës për lehtësime fiskale, si rruga e vetme për të stabilizuar tregun e derivateve dhe për të parandaluar rritjen zinxhir të çmimeve të produkteve bazë.

Deklaratë e fortë e veteranit të UÇK-së: “Shpresoj të më kalojë mllefi, po i takova Gjinovcin e Gashin në shesh do të kenë problem me mua”

0

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dardan Krasniqi, gjatë një interviste në “Kosova Live”, ka shprehur indinjatën e tij të thellë lidhur me zhvillimet e fundit dhe debatet rreth ekspozitës për masakrat në sheshin e Prishtinës.

Krasniqi ka deklaruar se ndjen një mllef të madh të grumbulluar nga këto ngjarje dhe ka shpresuar që kjo gjendje t’i kalojë. Megjithatë, ai ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë për analistin Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashin.

“Shpresoj që më kalon mllefi. Nëse i takoj Rron Gjinovcin dhe Shkëlzen Gashin në shesh, ata do të kenë problem me mua”, ka deklaruar Krasniqi, duke lënë të kuptohet se tensionet e krijuara nga debatet publike mund të kalojnë në ballafaqime personale.

Reagimi i Krasniqit vjen pas polemikave të shumta që kanë shoqëruar ekspozitën në fjalë, ku figura të shoqërisë civile dhe veteranë të luftës kanë pasur qëndrime të kundërta, gjë që ka nxitur një debat të ashpër në opinionin publik.