spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
06:43
Home Blog Page 50

KQZ-ja shpall konkurs për angazhimin e 1,100 zyrtarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

KQZ-ja ka njoftuar se ka shpallur konkurs për angazhimin e 1 mijë e 100 zyrtarëve për raportimin e rezultateve preliminare dhe për orientimin e votuesve në Qendra të Votimit

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur konkurs për agazhimin e 1,100 zyrtarëve të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, më 28 dhjetor 2025.”

KQZ thotë se 950 prej tyre do të angazhohen për raportimin e rezultateve preliminare nga Qendrat e Votimit që do të hapen për votim në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe 150 të tjerë për të ndihmuar votuesit në orientimin e tyre.

“Të gjitha këto konkurse janë shpllur më 10 dhjetor dhe do të mbyllen më 12 dhjetor 2025, në orën 23:59. Të gjitha detajet, përfshirë dhe kriteret për aplikim, janë publikuar në këtë vegzë: https://stafqv.kqz-ks.org/”.

Hamza e zbulon para konventës sloganin e fushatës

0

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zbuluar sloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Hamza, në një postim në Facebook, është shprehur se fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët e saj dhe ne duhet t’ia japim vendit të ardhmen që e meriton.

“Bashkë. Përpara. Ky është slogani ynë dhe zotimi ynë. Fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët e saj dhe ne duhet t’ia japim vendit të ardhmen që e meriton. Kur jemi bashkë, Kosova ecën përpara. #PDK130”, ka njoftuar Hamza.

Haradinaj: Kryetarët e Srpskas në Veri t’i kthejnë simbolet dhe fotot e Presidentes në zyra

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se është i indinjuar që kryetarët e Listës Srpska në komunat veriore “i kanë hequr simbolet e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes”.

Haradinaj kërkoi që këto simbole “urgjentisht t’i rikthejnë në vendin që u takon”.

“Po ashtu, edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, BE dhe ShBA, që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kryetarët e komunave nga komuniteti serb ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të punojnë në harmoni me to!”, tha Haradinaj.

Këtë deklaratë, kreu i AAK-së e bëri në një postim në Facebook ku uroi kryetarët e komunave nga partia e tij për betimin e dhënë.

“I përgëzoj të gjithë kryetarët e komunave që kanë dhënë betimin, me theks të veçantë 5 kryetarët prej radhëve të AAK-së dhe i inkurajoj të vazhdojnë punën e tyre në interes të qytetarëve dhe gjithmonë në përputhje me ligjin e Kushtetutën”, tha Haradinaj.

Gjykata Speciale e liron me kusht Isni Kilajn

0

Isni Kilaj është liruar përkohësisht me kusht nga Gjykata Special me kusht, pas shqyrtimit më të fundit të paraburgimit nga Gjyqtari i Vetëm i Gjykatës së Lartë në rastin Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajit, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Rasti 12”).

Në vendimin e tij të 3 dhjetorit 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që nga shqyrtimi i fundit i ndalimit të Kilajt në tetor 2025 dhe se ndalimi i tij nuk ishte më i arsyeshëm ose proporcional.

“Gjyqtari mori në konsideratë, ndër faktorë të tjerë, se koha që z. Kilaj ka kaluar tashmë në paraburgim tani tejkalon dënimin minimal statutor që ai do të përballej nëse dënohej për veprat penale për të cilat akuzohet. Gjyqtari gjithashtu mori në konsideratë se nuk ishin paraqitur prova që tregonin se z. Kilaj ishte përpjekur të pengonte procedurat gjatë periudhës së tij të mëparshme të lirimit të përkohshëm në vitin 2024; se paraqitja e provave në rastin Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit tani është kryesisht e mbyllur; dhe se rreziku që z. Kilaj mund të ndikojë te dëshmitarët e prokurorisë në Rastin 12, duke pasur parasysh rrethanat e tyre të veçanta, është shumë i ulët. Gjyqtari gjithashtu arriti në përfundimin se z. Kilaj nuk përbën rrezik arratisjeje, në dritën e periudhës së tij të mëparshme të lirimit të përkohshëm dhe në dritën e ofertës së një sigurie të konsiderueshme financiare që do të humbiste nëse ai arratiset”, thuhet tutje.

Specialja ka sqaruar se Kilaj mbetet i akuzuar në gjyqin e tij që është në vazhdim dhe lirimi i tij i nënshtrohet kushteve të ndryshme të hartuara për të minimizuar rrezikun që ai të ndikojë te dëshmitarët në çështjen e tij ose në çdo çështje tjetër para Dhomave të Specializuara.

Haxhiu e Nagavci “sfidohen” nga një nxënës

0

Derisa diskutonin se si të luftohet dhuna, ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci janë përballur me një ndodhi të njërit prej nxënësve të shkollës “Ahmet Gashi”,  i cili tregon se në një ligjëratë ku ligjëronin policët iu ishte thënë “rrini urtë se ju çojmë në stacion”.

Ai pyet ato se si mundet me u siguru kur shteti ushtron dhunë ndaj tyre.

Këtu i është përgjigjur Haxhiu duke thënë se kjo është e hidhur, por është edhe një realitet, duke marrë shembuj edhe politikanët të cilët patën përplasje në Kuvend.

“Qysh kemi me mujt na me u siguru kur vetë shteti jonë dhuron shumë dhunë ndaj neve. Përshembull ne e kemi pasë para dy ose tre jave një ligjërata në shkollë dhe me fillimin e ligjëratës e kemi pasë ligjëratën me policë dhe me fillimin e saj, policët duke na bërtitur tu na thënë “rrini urtë se ju çojmë në stacion”, e edhe kjo është njëfarë lloje. Ne nuk ndihemi sigurt që e kemi këtë çdo ditë, si në shkollë, si në rrugë, gjithkund”, pyeti nxënësi i shkollës “Ahmet Gashi” në Prishtinë raporton Ekonomia Online.

Haxhiu thekson se ka raste që politikanët nuk janë shembulli më i mirë e që nuk duhet të ndjeket, por që nënvizon se edhe ata janë njerëz e mund të gabojnë.

“Fatkeqësisht realiteti është i tillë, është i hidhur . unë nuk mundem me mohu këtë sepse e kemi parë të gjithë q ehe në institucione dhe në këtë vend ku jemi sot ka pasë dhunë dhe është përdorur dhunë. Mendoj që ka raste që politikanët nuk janë shembulli më i mirë që duhet ta ndjekim. Prandaj ftojë që sa herë të kemi raste të tilla që ata të mos jenë asnjëherë shembull i mirë që duhet të ndjekjet. Por qytetarët e kanë fuqinë në moshën 18 vjeçare e fiton të drejtën e votës dhe pastaj qytetarët, politikanët e papërgjegjshëm dhe përdorin dhunë i ndëshkojnë me votë. Pra kjo është fuqia që ka populli. Është e vërtetë që ne nuk mundemi me kontrolli gjithmonë se çka bëjnë të rriturit prandaj edhe ekzistojnë ligjet në fuqi. Ne mundemi me kontrolli se çka bëjmë vet. Prandaj është e rëndësishme që secili prej nesh me kontrollu vetveten në mënyrë që mos të jetë i dhunshëm sepse të qenit i dhunshëm nuk mund t’i ndreq padrejtësitë por vetëm i vazhdon. Edhe njëherë sa herë ka raste të tilla duhet që t’i adresojmë dhe përgjegjësinë për këtë e kanë edhe institucionet e drejtësisë, e institucionet e drejtësisë e kanë adresuar edhe dhunën që ka ndodhur në Kuvend, ndonëse për bindjen time jo në formën që është dashtë të adresojnë, por edhe politikanët janë njerëz mund të gabojnë, por mos i ndiqni si shembull kur nuk duhet”, u përgjigj Haxhiu.

Begaj: ASHAK pati edhe rol atdhetar e patriotik

0

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në pesëdhjetë vjetorin e Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës tha se sot kremtohet rrugëtimi gjysmëshekullor i dijës, sakrificës, dhe përkushtimit intelektual, qytetar e kombëtarë.

“Festojmë jetën e një institucioni që u lindi në kushte të vështira, por që u ngrit në lartësinë e institucioneve të tjera simotra të kombeve të zhvilluara. Kosova ishte një histori e trashëgimi të çmuar dijesh të hershme, përpara se kjo godinë e ky institucion të merrnin formën që ka sot”, tha Begaj.

Presidenti shqiptar në fjalën e tij në pesëdhjetëvjetorin e ASHAK-ut tha se në kohët më të vështira, Akademia e intelektualët e Kosovës patën edhe një rol atdhetar e patriotik.

“Ata mbrojtën gjuhën e historinë, identitetin shqiptar kur ato ishin të kërcënuara. Patriotizmi i tyre u shpreh jo vetëm me fjalë të mëdha, por me punë të palodhur shkencore, krijimtari të guximshme dhe këmbëngulje për të thënë të vërtetën”, tha ai.

Begaj tha se historia e shqiptarëve të Kosovës nuk është histori a e një populli me institucione të lira.

“Është historia e pengesave të qëllimshme, e kufizimeve politike e sociale nga një sistem i egër, represiv e kriminal që synonte në ndalte çdo afirmim kulturor, shkencor dhe dinjitar kombëtar shqiptar. Sa më i fortë presioni , aq më e madhe ishte përgjigjja e elitës intelektuale të Kosovës”, tha presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj, tha se pas shumë përpjekjesh e sakrificash dhe falë ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve evropian, shqiptarët jetojnë një moment të paprecedentë.

“Kemi dy shtete shqiptare, dy Akademi Shkencore që u shërbejnë një kombi. Është hera e parë në historinë tonë që dija shqiptare mund të zhvillohet pa pengesa në liri e bashkëpunim të plotë. Kjo na jep jo vetëm siguri, por edhe fuqi për të ecur përpara për tu ngritur si komb përmes dijes, krijimtarisë dhe përmes shpirtit. E kaluara na ka mësuar vlerën e dijës dhe e ardhmja na kërkon të shndërrojmë këtë dije në forcë zhvillimi për shoqërinë tonë”, tha presidenti shqiptar, Begaj.

Kraja: Historia e ASHAK-ut është e lidhur ngushtë me historinë e Kosovës

Nura: Institucionet e Kosovës do të krijohen nga PDK dhe partitë e ish-opozitës

0

Ish-deputeti i PDK-së, Jakup Nura, tha se institucionet e reja do të krijohen nga PDK-ja në bashkëpunim edhe me partitë e ish-opozitës.

Sipas tij, bashkëpunimi me LVV-në nuk mund të ndodh derisa zyrtarët e këtij subjekti politik të punojnë për interesat e Kosovës.

“LVV-ja e ka humbur mundësinë e bashkëpunimit nga ana jonë. Derisa ta shohim se ka një qëndrim më pozitiv për zhvillimin e Kosovës dhe marrëdhëniet ndërkombëtare me miqtë tanë ne nuk do të kemi përafrim me LVV-në. Përjashtuar Listën Serbe, ne me subjektet e tjera do të jem të hapur për bashkëpunim. Institucionet e Kosovës do të vijnë nga koalicionet e PDK-së dhe aleatët e tjerë që kanë qenë në opozitë. Mendoj se zgjedhjet e dhjetorit do ta ndryshojnë numrin e ulëseve në Kuvend dhe do ta ndryshojnë përqindjen e partive politike duke parë që partitë e ish-opozitës e kanë mbajtur qëndrimin në interesin e Kosovës”, tha Nura. /Rtv21

Osmani takohet me Begajn: Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, që po qëndron për vizitë në Kosovë.

Osmani ka thënë se me Begajn biseduam për bashkëpunimin e pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.

Mund të jetë një imazh i Zyra Ovale

Postimi i plotë:

Në një takim të ngrohtë fundvitit, sot pata kënaqësinë ta pres Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin biseduam për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës. 🇽🇰🫶🇦🇱

Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona.

Kraja: Historia e ASHAK-ut është e lidhur ngushtë me historinë e Kosovës

0

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka shënuar gjysmëshekullin e themelimit. Të pranishëm aty ishin zyrtar të lartë shtetëror nga Kosova e Shqipëria, përfaqësues akademish nga vende të ndryshme e ambasador të akredituar në Kosovë.

Kryetari i ASHAK-ut, Mehmet Kraja derisa foli për 50 vjetët e punës së Akademisë tha se ASHAK-u ndau fatin e vështirë të historisë e gjeografisë së vendit të vetë.

“Bashkë me këtë histori duhet bërë të ditur se Akademia u themelua si e Kosovës dhe e tillë mbeti deri në ditët e sotme, dhe e tillë do të jetë edhe në të ardhmen në të gjitha fazat e zhvillimit të punës së saj. Ajo ndau fatin e vështirë të historisë e gjeografisë së vendit të vetë. Akademia u quajt e Kosovës dhe bashkë me vendin ku u themelua i bëri 50 vjet jetë në një rrugë të vështirë të emancipimit e lidhur ngushtë me vlerat më të larta të humanizmit, mendimit të lirë dhe të progresit. Themelimi të akademisë i kanë paraprirë disa rrethana specifike të zhvillimeve shoqërore e politike në vend”, tha Kraja.

Ai tha se sfida më e madhe e Akademisë së Kosovës mbetet konsolidimi dhe pavarësia e saj institucionale.

“Historia e saj është e lidhur ngushtë me historinë e shtetit të Kosovës duke qenë jo vetëm mbështetëse e të gjitha proceseve politike që e quan Kosovën drejt pavarësisë, ndonjëherë edhe ideatorë e këtyre lëvizjeve me interes për shoqërinë dhe emancipimin e saj shoqëror e kulturor”, tha Kraja.

Qytetarët mirëpresin fushatën “16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

0

Policia e Kosovës ka thënë se qytetarët e kanë mirëpritur fushatën globale “16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Nga policia është deklaruar edhe se dhuna parandalohet bashkërisht dhe se ajo s’duhet të tolerohet.

Komunikata e plotë:

Policia e Rajonit të Prishtinës ka filluar zbatimin e fushatës globale “16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” që nga data 25.11.2025.

Fushata është mirëpritur nga qytetarët, të cilët kanë vlerësuar angazhimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës.

Duke i falenderuar qytetarët për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në këtë fushatë e cila po vazhdon të zbatohet, apelojmë që të Raportojnë  çdo formë dhune dhe të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë.

Dhuna nuk duhet të tolerohet — bashkë e parandalojmë

Liderët fetarë në Kosovë nënshkruajnë deklaratë kundër dhunës me bazë gjinore