spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
14:49
Home Blog Page 54

Vuçiç i bën thirrje BE-së të pranojë njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka propozuar që Bashkimi Evropian t’i pranojë njëkohësisht të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare me të drejta të plota, në mënyrë që të sigurohet stabiliteti rajonal. Ai do ta paraqesë këtë plan në takimet me zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë thirrje për një ndryshim radikal të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke u angazhuar për pranimin e njëkohshëm të të gjitha gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si anëtare me të drejta të plota. Duke argumentuar se një qasje e copëzuar, me anëtarësim të pjesshëm dhe në faza, do t’i linte të hapura mosmarrëveshjet rajonale dhe do ta destabilizonte zonën, Vuçiç tha se këtë propozim do ta paraqesë gjatë takimeve të ardhshme në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Arsyetimi për një anëtarësim të unifikuar rajonal

“Opsioni më i mirë për BE-në do të ishte që t’i pranonte të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të plota në të njëjtën kohë”, deklaroi Vuçiç në një forum në Beograd. Ai ngriti pyetje kritike rreth qasjes me hapa: “Nëse i pranoni dy ose tre vende të rajonit, çfarë do të ndodhë me të tjerat? Si do të zgjidhen pyetjet e hapura?”
Ai e paraqiti anëtarësimin e njëkohshëm si zgjidhjen optimale për stabilitet afatgjatë rajonal dhe përsëriti angazhimin e Serbisë për paqe, duke premtuar se vendi nuk do të hyjë në asnjë konflikt gjatë mandatit të tij, i cili zgjat deri në vitin 2027.

Procesi i bllokuar i integrimit në BE

Ballkani Perëndimor – që përfshin Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – është në procesin e integrimit në BE për më shumë se dy dekada. Progresi ka qenë i pabarabartë: Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata formale anëtarësimi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë hapur bisedimet, Bosnja mban statusin e vendit kandidat, ndërsa Kosova ende nuk e ka fituar këtë status.
Edhe pse BE-ja përsërit se e sheh të ardhmen e rajonit si pjesë të Evropës, pengesat e brendshme politike dhe reformat e ngadalta kanë vonuar ndjeshëm ritmin e zgjerimit.

Adresimi i ndikimit të sanksioneve të SHBA-ve në energjinë e Serbisë

Veçmas, Vuçiç foli edhe për krizën e afërt në rafinerinë e naftës NIS në Serbi, ku shumicën e aksioneve i zotëron kompania ruse Gazprom Neft, e cila rrezikon të ndalojë punën në mesin e janarit për shkak të sanksioneve amerikane. Ai paraqiti tre opsione: marrja e një përjashtimi të vështirë nga sanksionet amerikane, shitja e aksioneve ruse te partnerë të tjerë, ose ndërhyrja e shtetit serb.
Vuçiç paralajmëroi për “vështirësi serioze” nëse rafineria ndalet, por e përjashtoi shtetëzimin, duke deklaruar se Serbia mund ta blejë vetë pjesën ruse të aksioneve, nëse është e nevojshme. Ai synon ta ngrejë këtë çështje strategjike energjetike edhe me liderët e BE-së gjatë vizitës së tij.

Presidenti i Shqipërisë vazhdon vizitën në Kosovë

0

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot, për të dytën ditë me radhë, po vazhdon vizitën dyditore në Kosovë.

Presidenti Begaj, ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë, është pritur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi e shumë personalitete të tjera.

Sipas agjendës, presidenti Begaj do të marrë pjesë në përvjetorin e 50 të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 9 dhe 10 dhjetor 2025, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Me këtë rast, Policia e Kosovës po angazhohet me kapacitetet e saj për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë gjithë kohës së vizitës.

Për të siguruar mbarëvajtjen e lëvizjes sipas itinerarit zyrtar dhe zhvillimin e aktiviteteve të parashikuara në agjendë, Policia e Kosovës do të realizojë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurtra kohore, në disa segmente rrugore.

Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, që u krye një vit më parë.

Ndër veprat penale për të cilat akuzohen, përfshihet edhe rrezikimi i rendit kushtetues përmes veprave terroriste dhe spiunazhit. Një nga të akuzuarit është pjesëtar i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë.

Një toger i inteligjencës ushtarake serbe është në mesin e tre personave ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka ngritur të martën aktakuzë për sulmin me rreth 20 kilogramë eksplozivë, të kryer një vit më parë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Aktakuza përfshin vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të cilët akuzohen për “Rrezikim të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, dhe për terrorizëm. Ata dhe Igor Dimiqi akuzohen gjithashtu për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy vëllezërit Viqentijeviq akuzohen se e realizuan sulmin mbi infrastrukturën kritike në fshatin Varagë, i cili ndodhet në veriun e banuar kryesisht me serbë.

“J.V. dhe D.V. akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit, ‘Ibër Lepenc’, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike, dhe ndërmarrjes ‘Ibër Lepenc’, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, Jovan Viqentijeviqi është edhe toger në Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake të Serbisë dhe akuzohet për spiunazh.

“I pandehuri J.V., akuzohet edhe për veprën penale ‘Spiunazhi’. Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, Toger, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat t’i përdorë gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

E raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i datës 3 nëntor 2025 kishte konfirmuar se mostra e dheut e marrë nga çizmet e sekuestruara të vëllezërve Viqentijeviq më 30 nëntor 2024, nuk dallonte nga mostrat e dheut të marra në vendin e ngjarjes në fshatin Varagë tek kanali i Ibër-Lepencit.

“Gjendja faktike e përshkruar si në këtë aktakuzë vërtetohet qartazi edhe nga Raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI, i dt. 03.11.2025, me nr. ref: FBI/80-SP-C120 (ID e Rastit me nr. SP-2478001) i mostrave të DHEUT TË ÇIZMEVË të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve – vëllezërve Vicentiijević në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllakë… nga të cilat mostra Eksperti Videntici ka konstatuar se çizmave të të pandehurve janë nga Dragisha Vicentiijević dhe me motra të tjera të dheut të marra në vendin e ngjarjes, më konkretisht në kanalin ‘Iber Lepenc’, nuk ka dallueshmëri…”, thuhet në raport.

Gjatë hetimeve, me pjesëmarrjen dhe asistencën e ekspertëve të FBI-së/SHBA, janë siguruar prova dhe dëshmi në vendin e ngjarjes, duke përfshirë mostrat referente të dheut nga fshati Varagë, oborri i shtëpisë së të pandehurve në Zubin Potok dhe fshati Prevllakë, për të krahasuar me dheun dhe baltën në dy palë çizme të sekuestruara.

Sipas Prokurorisë, ngjashmëria e dheut tregon se të pandehurit ishin prezent në vendin ku ndodhi shpërthimi dhe kanë kryer aktin terrorist ndaj kanalit.

Në aktakuzë theksohet gjithashtu se Jovan Viqentijeviqi, kolonel në Shërbimin Inteligjent të Ushtrisë Serbe, është parë në fotografi dhe video duke manovruar armë luftarake dhe eksplozivë ushtarakë.

“Përfundimisht, nga provat e gjetura dhe të analizuar si më lartë, i pandehuri Jovan Vicentijeviq… arrijmë deri te konstatimi se i njëjti ka ndërmarrë veprimet konkrete në sulmin terrorist të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze”, thuhet në aktakuzë.

Po ashtu, ai përcillte lëvizjet e ushtarëve të KFOR-it dhe ka mbledhur informacione klasifikuar, duke fotografuar bazën e Njësive Speciale të Policisë në Jasenovik dhe duke krijuar dokumente që përpiqeshin të prezantonin një organizatë fiktive me qëllim të dëmshme për Kosovën.

Sulmi shkaktoi ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shumë komuna, pasi përmes kanalit shpërndahet uji nga liqeni i Ujmanit për rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës. Autoritetet intervenuan menjëherë për të evituar dëmin në Korporatën Energjetike të Kosovës, e cila përdor kanalin për ftohjen e energjisë elektrike.

Ky sulm terrorist në Varagë të Poshtme të Zubin Potokut është i dyti i përmasave të mëdha, pas atij në Banjskë më 24 shtator 2023. Për të dyja rastet, institucionet e Kosovës e kanë bërë përgjegjëse Serbinë.

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1833 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 18 persona, prej të cilëve 10 i ka dërguar në mbajtje.

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

0

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme parashihen edhe intervale me diell, ndërsa erërat do të fryjnë mesatare deri lokalisht të forta, kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja.

Nga janari rritet paga minimale, bizneset ngrenë shqetësimet

0

Nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë pritet të rritet nga 350 në 425 euro bruto, vendim ky i bërë i ditur sot nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Megjithatë, nga komuniteti i biznesit ky vendim po konsiderohet politik, si dhe i ngutshëm, pasi që sipas tyre, është marrë pa konsultim dhe pa analizë të thelluar.

Ndërkaq, sipas njohëseve të ekonomisë ky vendim për pagën minimale mund të ndikojë në rritje të informalitetit sa i përket deklarimit të pagave për punëtorë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna vlerëson se vendimi për pagën minimale është marrë me procedurë të shpejtuar dhe pa analizat e nevojshme.

“Ka qenë një ftesë shumë e shpejtë, që brenda 24 orëve të takohemi dhe të vendosim për pragun e pagës minimale nga ana e ish-ministrit të Financave të cilën e kemi refuzuar për arsyeje se është çështje që kërkon studim dhe hapësirë më të madhe. E keqja më e madhe e kësaj qeverie ka qenë që gjitha vendimet që janë marrë që kanë prek biznesin janë marrë pa një studim të hollësishëm dhe konsultim me sektorin privat, mirëpo gjithmonë biznesi është befasuar. Nuk jemi kundër rritjes së pagës minimale, jemi për të bërë një studim, dhe t’i, japim hapësirë biznesit që me ardhur me një qëndrim ose vendim konkret me propozim se sa duhet të jetë paga minimale. Nuk po themi që paga minimale e propozuar që është e lartë apo e ulet, mendojmë se nëse do të jepnin hapësirë dhe kohë të analizojmë dhe të shkojmë me një propozim konkret tek qeveria sa i përket pagës minimale ndoshta kish me qenë edhe me e lartë se kaq. Është shqetësim tek bizneset që po merren vendimet kaq shpejtë, pa konsultim”, thotë Rafuna.

Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK), Kushtrim Ahmeti, e cilëson këtë proces si pjesë të fushatës zgjedhore.

“Është plotësisht fushata dhe ne kemi qenë kundër, kemi marrë pjesë në takim dhe jemi plotësisht kundër. Kemi kërkuar që qeveria duhet me qenë funskionale e plotë, për të dalë një vendim i tillë, e jo të merret në këtë periudhë, ku edhe qeveria është qeveri në detyre, ministrat shumica prej tyre janë bërë deputet, nuk ka asnjë logjike. Periudha kur po merret ky vendim është kohë që po behet puro për fushatë politike”, thotë Ahmeti.

Njohësi i ekonomisë, Naim Huruglica thotë se ndikimi real i pagës minimale në treg është i kufizuar, pasi shumica e punëdhënësve tashmë paguajnë më tepër, porse sipas tij ekziston rreziku që mund të rritet informaliteti.

“Me folë në realitet nga gjendja në tregun e punës, mund të them se shumica e sektorëve industrial ose sektorët ku kosovaret punojnë tani pagë minimale nuk ka nër 500 euro, pagë reale. Mirëpo, nëse rritja vërtetë është bërë në momentin e fundit mund të interpretohet pse është prit të bëhet tash, por nuk është bërë më herët…Paga minimale edhe kur caktohet në mënyrë ligjore, nuk do të thotë që ka me pas një ndikim direkt në përcaktimin e çmimit të tregut të punës, sepse çmimi i punës veç ka ik më lartë seç është ai. Ekziston vetëm një rrezik, nëse ka diku që paguhen njerëzit më pak mund t’i fus në informalitet”, thekson Huruglica.

Kryetari i Sindikatës se Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se paga minimale e propozuar nuk e përballon koston reale të jetesës.

“Në një takim që e kemi mbajtur së fundi si këshill ekonomiko social me ministrin Murati, kërkesa ime ka qenë që paga minimale duhet të jetë 600 euro, por ai ka dalë me propozimin e tij që duhet të jetë 500 euro dhe me këtë propozim ka shkuar në qeveri të Kosovës…Sot paga minimale nëse marrim koston e shpenzimeve për katër anëtar të një familje, atëherë çdo gjë që mbetet nën 800 euro paga minimale nuk i mbulon shpenzimet…Kemi telashe, sepse edhe në të kaluarën, kur u mor vendim që paga minimale të jetë 350 euro ajo edhe sot nuk po zbatohet”, thotë Azemi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur sot se paga minimale nga muaji i ardhshëm do të bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash.

Kurti përmes një postimi në Facebook tha se nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale do të bëhet 500 euro.

Ai tha se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

Nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë pritet të rritet nga 350 në 425 euro bruto, vendim ky i bërë i ditur sot nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Megjithatë, nga komuniteti i biznesit ky vendim po konsiderohet politik, si dhe i ngutshëm, pasi që sipas tyre, është marrë pa konsultim dhe pa analizë të thelluar.

Ndërkaq, sipas njohëseve të ekonomisë ky vendim për pagën minimale mund të ndikojë në rritje të informalitetit sa i përket deklarimit të pagave për punëtorë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna vlerëson se vendimi për pagën minimale është marrë me procedurë të shpejtuar dhe pa analizat e nevojshme.

“Ka qenë një ftesë shumë e shpejtë, që brenda 24 orëve të takohemi dhe të vendosim për pragun e pagës minimale nga ana e ish-ministrit të Financave të cilën e kemi refuzuar për arsyeje se është çështje që kërkon studim dhe hapësirë më të madhe. E keqja më e madhe e kësaj qeverie ka qenë që gjitha vendimet që janë marrë që kanë prek biznesin janë marrë pa një studim të hollësishëm dhe konsultim me sektorin privat, mirëpo gjithmonë biznesi është befasuar. Nuk jemi kundër rritjes së pagës minimale, jemi për të bërë një studim, dhe t’i, japim hapësirë biznesit që me ardhur me një qëndrim ose vendim konkret me propozim se sa duhet të jetë paga minimale. Nuk po themi që paga minimale e propozuar që është e lartë apo e ulet, mendojmë se nëse do të jepnin hapësirë dhe kohë të analizojmë dhe të shkojmë me një propozim konkret tek qeveria sa i përket pagës minimale ndoshta kish me qenë edhe me e lartë se kaq. Është shqetësim tek bizneset që po merren vendimet kaq shpejtë, pa konsultim”, thotë Rafuna.

Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK), Kushtrim Ahmeti, e cilëson këtë proces si pjesë të fushatës zgjedhore.

“Është plotësisht fushata dhe ne kemi qenë kundër, kemi marrë pjesë në takim dhe jemi plotësisht kundër. Kemi kërkuar që qeveria duhet me qenë funskionale e plotë, për të dalë një vendim i tillë, e jo të merret në këtë periudhë, ku edhe qeveria është qeveri në detyre, ministrat shumica prej tyre janë bërë deputet, nuk ka asnjë logjike. Periudha kur po merret ky vendim është kohë që po behet puro për fushatë politike”, thotë Ahmeti.

Njohësi i ekonomisë, Naim Huruglica thotë se ndikimi real i pagës minimale në treg është i kufizuar, pasi shumica e punëdhënësve tashmë paguajnë më tepër, porse sipas tij ekziston rreziku që mund të rritet informaliteti.

“Me folë në realitet nga gjendja në tregun e punës, mund të them se shumica e sektorëve industrial ose sektorët ku kosovaret punojnë tani pagë minimale nuk ka nër 500 euro, pagë reale. Mirëpo, nëse rritja vërtetë është bërë në momentin e fundit mund të interpretohet pse është prit të bëhet tash, por nuk është bërë më herët… Paga minimale edhe kur caktohet në mënyrë ligjore, nuk do të thotë që ka me pas një ndikim direkt në përcaktimin e çmimit të tregut të punës, sepse çmimi i punës veç ka ik më lartë seç është ai. Ekziston vetëm një rrezik, nëse ka diku që paguhen njerëzit më pak mund t’i fus në informalitet”, thekson Huruglica.

Kryetari i Sindikatës se Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se paga minimale e propozuar nuk e përballon koston reale të jetesës.

“Në një takim që e kemi mbajtur së fundi si këshill ekonomiko social me ministrin Murati, kërkesa ime ka qenë që paga minimale duhet të jetë 600 euro, por ai ka dalë me propozimin e tij që duhet të jetë 500 euro dhe me këtë propozim ka shkuar në qeveri të Kosovës…Sot paga minimale nëse marrim koston e shpenzimeve për katër anëtar të një familje, atëherë çdo gjë që mbetet nën 800 euro paga minimale nuk i mbulon shpenzimet…Kemi telashe, sepse edhe në të kaluarën, kur u mor vendim që paga minimale të jetë 350 euro ajo edhe sot nuk po zbatohet”, thotë Azemi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur sot se paga minimale nga muaji i ardhshëm do të bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash.

Kurti përmes një postimi në Facebook tha se nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale do të bëhet 500 euro.

Ai tha se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

Kurti thotë se para qeverisjes së tij paga minimale ishte 130/170 euro që ishte e pandryshuar për më shumë se një dekadë.

Me 31 tetor Qeveria në detyrë mori vendim për rritjen e pagës minimale për vitin 2026. Paga minimale u tha se do të rritet në dy faza: nga 1 janari i vitit 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkaq nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro.

Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç. /KP

Krasniqi fton shqiptarët në protestën e Shkupit në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë

0

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë shqiptarët për pjesëmarrje masive në protestën e cila do të mbahet më 13 dhjetor, në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup në mbrojtje të krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Pas Prishtinës dhe Tiranës, këtë të shtunë, jehona për drejtësi e shqiptarëve do të ngrihet fuqishëm edhe në Shkup. Më 13 dhjetor, në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu”, bashkohen zërat nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejt të UÇK-së. Një protestë gjithëkombëtare, një kauzë e përbashkët. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

LVV-ja kryeson listën e kandidatëve me aktakuza aktive

0

As në këto zgjedhje që do mbahen më 28 dhjetor nuk mungojnë kandidatët për deputetë që kanë probleme me drejtësinë. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) prin me numrin e kandidatëve që kanë aktakuza aktive, për të vazhduar me AAK-në e NISMA-n.

7 nga 110 kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kanë aktakuza aktive për vepra penale.

Shumica prej tyre janë për akuzat e vjetra, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend para 10 vitesh.

Ish-kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, e ish-ministrat Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Arbërie Nagavci e ish-deputetët Fitore Pacolli e Salih Zyba, janë duke u përballur ende me akuzat për hedhje të gazit lotsjellës.

Në këtë listë të kandidatëve për deputet është edhe Rozeta Hajdari, e cila në qeverinë Kurti ka mbajtur pozitën e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, e që nesër do të dalë para gjykatës në seancën fillestare për akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rezervat shtetërore.

Bashkë me të, të akuzuar janë edhe dy zyrtarë të ministrisë Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, e biznesmeni Ridvan Muharremi.

Dy kandidatë për synojnë ulësen e deputetit, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë aktakuza aktive, të dy për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pal Lekaj sa ishte në krye të Ministrisë së Infrastrukturës, akuzohet për aferën e quajtur “53 milionëshi”, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Lekaj ishte dënuar nga shkalla e parë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, me 3 vjet e 8 muaj burgim efektiv, por Apeli e ka kthyer në rigjykim, e seancat janë duke vazhduar ende.

Me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, se kishte punësuar në baza partiake në kompaninë “Eko Regjioni” në Prizren, është duke u përballur edhe Besnik Krasniqi kandidat për deputet nga kjo parti.

Edhe dy ish-ministrat e NISMA-s, janë pjesë e listës për kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Endrit Shala e Vesel Krasniqi akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa kishin qenë në krye të Ministrisë se Industrisë e Tregtisë, në periudha të ndryshme, me anë të një udhëzimi administrativ të kundërligjshëm i janë hequr kompetencat Doganës për të bërë vlerësimin e cilësisë së naftës që futej në Kosovë, dhe duke ia kaluar kompetencat operatorëve privat.

Listës së Partisë Demokratike Turke të Kosovë, me numrin një i prin Fikrim Damka, i cili ishte edhe pjesë e kabinetit qeveritar, në pozitë e ministrit të Zhvillimit Rajonal.

Damka aktualisht është duke u përballur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare së bashku me ish-ushtruesin e detyrës së sekretarit në MZHR, Besim Kamberaj.

Damka dhe Kamberaj, akuzohen nga PSRK-ja se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej rreth 1 milion eurosh, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare gjatë 2021 dhe 2022.

Megjithatë në listat e kandidatëve për legjislaturën e dhjetë të Kuvendit, ka edhe persona të dënuar nga Gjykata Themelore, siç janë kandidati i PDK-së, Shkumbin Demaliaj e Çelë Gashi e ai i AAK-së, Agim Çeku, të tre të shpallur fajtorë në rastin e veteranëve.

Për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë në garë 1 mijë e 181 kandidatë për deputetë nga 24 subjekte politike.

Ndërkohë, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme përcakton se një kandidat nuk mund të certifikohet nëse në tri vjetet e fundit ka dënim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me së paku një vit burgim efektiv. /Dukagjini

Restaurohet disku i rrallë me zërin e at Gjergj Fishtës

0

Drejtori i Muzeut të Forcave të Armatosura, Niko Kotherja, njëkohësisht historian e koleksionist, ka restauruar një disk i cili mban të regjistruar zërin e at Gjergj Fishtës.

Disku është një ndër të paktat kopje autentike që kanë mbërritur deri në ditët tona. Niko Kotherja tregoi për ATSH-në se, disku ishte në gjendje të papërdorshme, i thyer në tri pjesë.

Historiani shpjegon se në gjendjen fillestare, ishte e pamundur të dëgjohej dhe se është dashur një punë e madhe për puthitjen e tri pjesëve në një të vetme për të bërë të mundur leximin e saktë të pllakës. Në këtë mënyrë Fishta i madh u ringjall përmes zërit të tij.

I pyetur mbi detaje teknike rreth restaurimit, Kotherja tha se, restaurimi u realizua në Korçë, duke përdorur metoda efikase për ngjitjen dhe njëkohësisht krijimin e terrenit sa më të favorshëm të riprodhimit në gramafon. Disku ka ende nevojë për një ndërhyrje të fundit, për eliminimin e zhurmave dhe më tutje do të vijë momenti i digjitalizimit të përmbajtjes së të dy anëve të tij.

“Kjo që shihni është një ndër kopjet e vetme autentike të diskut mbërritur në ditët tona ku gjendet i regjistruar zeri origjinal i kolosit të letrave shqipe dhe mendimtarit at Gjergj Fishta. Në dijeninë time kopje të tjera origjinale të këtij disku kanë qenë të limituara, pra jo një tirazh i lartë siç ishin disqet e tjera me muzikë që tregtoheshin asokohe”, thotë Niko Kotherja.

Ai shpjegoi se, pas një kohe të gjatë pune, duke respektuar me korrektësi cilësimin e 78 rrotullimeve për minutë, në të dy faqet e diskut, në pothuajse 7 minuta, u arri të dëgjohej qartë zëri i kolosit, që reciton dy nga këngët e kryeveprës së e tij “Lahuta e malcis”.

Disku, i regjistruar në Shkodër, besohet t’i përkasë vitit 1937 ose 1938 dhe është i vetmi material zanor deri më sot i at Gjergj Fishtës. Ai është pjesë e koleksionit të historianit Kotherja, së bashku me qindra dëshmi të tjera zanore, që datojnë para Luftës II Botërore. Disqet e tjera që përmban ky koleksion janë të larmishme, si muzikë popullore, këngë patriotike, regjistrime audio të personaliteteve, si Aleksandër Moisiu, etj.

Vlen të theksohet se pjesë e këtij koleksioni janë dhe gjithë regjistrimet në disqe të “Himnit të flamurit”, prej vitit 1918 e deri më 1952. Në këtë fond gjenden regjistrime të kryera nga kompani diskografike në Itali, Amerikë, Francë, Turqi, etj.

Niko Kotherja tha për ATSH-në se do të ketë një prezantim të këtij regjistrimi, i cili mund te vijë në një përvjetor të Fishtës apo të ngjarjeve ku ai ka qenë protagonist, si p.sh. Kongresi i Manastirit.

Prezantohen kandidatët për Çmimet Kombëtare të Letërsisë

0

Në pritje të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, për vitin 2024, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit prezanton kandidatët e përzgjedhur.

Juria e këtij edicioni të çmimeve, përbëhet nga Besnik Mustafaj (kryetar) dhe me anëtarë: Dhurata Shehri, Elsa Skënderi Rakipllari, Maklena Nika dhe Fatmira Nikolli.

Enit Karafili është një prej 10 autorëve të përzgjedhur nga juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024, me romanin “Epope intime”.

Enit Karafili Steiner, një shkrimtare shqiptare që jeton në Zvicër, vjen me këtë sagë të paharrueshme shqiptare, ku malli dhe dashuria për atdheun lidhen me fije të padukshme me mallin dhe dashurinë për njerëzit.

Romani rrëfen për Marlën dhe Marinin, ende në prag të jetës, kushërinj të lidhur në mënyrë “mëkatare” me njëri-tjetrin, të cilët largohen nga Shqipëria e 1995-ës.

Një tjetër finalist është autori Virgjil Muçi me romanin “Tri jetët e zotit P.”, një roman për dashurinë e pakufishme dhe të patjetërsueshme të një njeriu për pushtetin mbi qeniet njerëzore në shprehjen e vet më të plotë, jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht.

Për hir të këtij misioni, Zoti P. kuturiset e ndërmerr një udhëtim të pazakontë në tri botë: atë të vdekatarëve të rëndomtë, pra Toka; atë të hijeve të përjetshme, Nëntoka; për t’u ndalur në stacionin e fundit, aty ku shtrëngohet të paguajë haraçin: mohimin e vetvetes, për të siguruar përjetësinë.

Ndërsa Aida Baro është një prej 10 përkthyesve të përzgjedhur nga juria, si finaliste për Çmimin e madh të Përkthimit, me romanin “Jeta e shkurtër e Lukas Santanës” nga Elvira Dones.

“Jeta e shkurtër e Lukas Santanës” nuk është thjesht një roman, por historia e vërtetë e një djaloshi teksan, të cilin Donesi e ka shoqëruar përgjatë verës së mbrame të jetës së tij. Ai është një reflektim mbi dënimin kapital dhe mënyrat perverse të shfrytëzimit të sistemit të drejtësisë, mbi kthesat ogurzeza të fatit dhe përpjekjet e dëshpëruara të shtresave të margjinalizuara për të kaluar një prag të pakapërcyeshëm, një pasqyrë e vetëmohimit të grave në çfarëdolloj sistemi.

Edhe Elda Gjana është një prej 10 përkthyesve të përzgjedhur nga juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024.

Ajo është përzgjedhur për përkthimin e librit “Shtëpia e fundit para malit” nga autorja Monika Helfer.

Helfer-i na dhuron një roman të fuqishëm, me një prozë me intensitet të rrallë, që na çon në një botë rurale e të ashpër dhe që rrëfen për barrën që rëndon në historinë e çdo familjeje. Shtëpia e fundit para malit është cilësuar si një rast editorial origjinal në botën gjermane, duke fituar zemrat e të gjithëve: kritikëve, lexuesve dhe librarëve. /atsh