spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
16:56
Home Blog Page 55

Lahuta përfshihet në listën e UNESCO-s për mbrojtje urgjente

0

Lahuta, një vegël e njohur muzikore shqiptare, është futur edhe zyrtarisht në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, njoftoi të martën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente”, shkroi Rama në Facebook.

Lahuta është instrument prej druri me një tel të vetëm, me një trup të zbrazët të mbuluar me lëkurë dhe një qafë të gdhendur, i cili ndërtohet, luhet dhe shoqërohet me këndim kryesisht në veriun dhe veriperëndimin e Shqipërisë.

Instrumenti punuar me dorë prej druri, dikur kishte tela prej qimesh kali, ndërsa sot shpesh përdor fije najloni. Ajo luhet në rrethin familjar dhe bashkësi, si dhe në raste të veçanta si dasma dhe festa.

“Lahuta kontribuon në ruajtjen e kujtesës së përbashkët dhe vlerave shoqërore. Nëse dikur përqendrohej në legjenda lokale, sot praktika përfshin edhe tregime personale, duke e lejuar traditën të evoluojë. Kjo ndërthurje e së vjetrës me të renë e mban praktikën të rëndësishme dhe të pranishme”, tha UNESCO në njoftimin e saj, raporton rel.

Lahuta është më e fundit në mesin e disa trashëgimive shqiptare që UNESCO i merr zyrtarisht nën mbrojtje.

Dhjetorin e kaluar, UNESCO e mori nën mbrojtje vallëzimin e njohur festiv shqiptar, “K’cimi i Tropojës”, ndërsa më 2022, xhubletën shqiptare, një veshje 4 mijë vjeçare.

Pjesë e listës së pasurive botërore që mbrohen nga UNESCO janë edhe Butrinti, Berati, Gjirokastra, iso-polifonia dhe tradita e shtegtimit të bagëtive apo “Transhumanca”.

Hoxhaj: Kurtin do ta largojë nga kryeministria bashkëpunimi mes partive ish-opozitare

0

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha se pas 28 dhjetorit, Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha çelësi për ta larguar atë nga kryeministria, është bashkëpunimi mes partive ish-opozitare.

“E para çka unë mendoj se do të ndodh është se Albin Kurti nuk është më kryeministër pas 28 dhjetorit, që qytetarët do ta votojnë në mënyrë masive Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Ka një disponim për ne, ka një mbështetje për ne dhe çdo ditë jam në terren, edhe sot kam qenë në terren gjatë ditës dhe po bëjmë përpjekje që të komunikojmë me ta”, tha ai.

Hoxhaj u shpreh se sipas tij, kjo është forma e cila do të ofronte stabilitet.

“Çelësi i cili e largon z.Kurti është çelësi i një bashkëpunimi në mes të partive politike në opozitë, në mes të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe subjekteve tjera politike. Unë mendoj që vetëm këto mund të ofrojnë stabilitet”, tha ai.

Andin Hoti tregon pse iu bashkua LVV-së

0

Kandidati i LVV-së për deputet, Andin Hoti, ka treguar për lëvizjen e tij politike drejt partisë që drejton Albin Kurti, pasi që para disa vitesh kishte qenë në PDK dhe kishte kandiduar për deputet nga po e njëjta parti.

Hoti ka thënë se në vitin 2020 kishte refuzuar kandidimin e tij për deputet nga PDK-ja dhe se lëvizja e tij drejt partisë Lëvizja Vetëvendosje ka qenë disi e natyrshme edhe për shkak të angazhimit që ka marrë tek Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.

“Kjo lëvizje është pak e natyrshme për shkak të punës së përbashkët qe kemi pasur me kryeministrin Kurti dhe përkrahjen e pa rezervë të Kurtit në fushën që unë e mbuloj, por edhe për shkak të bindjeve të mia”, ka thënë ai në FRONTAL.

Abdixhiku: LDK e përkushtuar për të garantuar stabilitet institucional dhe ecje me aleatë

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ditën e sotme ka takuar të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, duke theksuar se gjatë këtyre ditëve, ai ka takuar edhe ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, si dhe ka pasur një drekë pune me ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph.

Në këto takime, siç ka njoftuar Abdixhiku, është diskutuar për sfidat me të cilat po përballet Kosova, zhvillimet aktuale politike dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre.

“Rëndësi të veçantë gjatë bisedave tona iu kushtua Zgjedhjeve Nacionale të 28 dhjetorit si dhe vizionin politik tonin pas zgjedhjeve’’, ka shkruar ai.

Në postimin e tij, i pari i LDK’së ka deklaruar se ai ka theksuar përkushtimin e kësaj partie për të garantuar stabilitet institucional dhe për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të vendit, dhe po ashtu, përkushtimin e LDK-së për ecje euroatlantike me aleatë.

Postimi i plotë:

Gjatë këtyre ditëve kam takuar ambasadorët përkatësisht të ngarkuarën me punë të SHBA 🇺🇸, Mbretërisë së Bashkuar 🇬🇧, Francës 🇫🇷 dhe Gjermanisë 🇩🇪.

Sot, mirëprita të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ndërsa gjatë javës zhvillova takime edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, si dhe pata një drekë pune me ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph.

Gjatë këtyre takimeve diskutuam për sfidat me të cilat po përballet Kosova, zhvillimet aktuale politike dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre. Rëndësi të veçantë gjatë bisedave tona iu kushtua Zgjedhjeve Nacionale të 28 dhjetorit si dhe vizionin politik tonin pas zgjedhjeve.

Theksova përkushtimin e LDK-së për të garantuar stabilitet institucional dhe për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të vendit; dhe mbi të gjitha ritheksova përkushtimin e LDK-së për ecje euroatlantike me aleat.

Po ashtu vura në pah se lista e LDK-së përfaqëson profesionistë të dëshmuar, njerëz të përkushtuar e punëtorë të palodhur, të cilët mbi gjithçka e duan Kosovën dhe punojnë me zemër për të.

Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca i kanë dhënë Kosovës në çdo etapë shtetformuese. Nënvizova se partneriteti ynë i qëndrueshëm me këto vende mike mbetet themelor për të ardhmen demokratike dhe orientimin euroatlantik të Republikës sonë.

LDK mbetet garancë thelbësore e një rrugëtimintë tillë.

Hamza e pret Lladrovcin në selinë e PDK-së

0

Kreu i PDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, e ka pritur sot në një takim në zyrat e PDK-së, Ramiz Lladrvocin.

Hamza ka thënë se në takim kanë biseduar rreth mobilizimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimin për ta maksimizuar votën në Drenas.

Kandidati për kryeministër ka thënë se PDK në Drenas është e bashkuar dhe e gatshme për fitore.

“Sot në zyre e prita mikun tim, kryetarin Ramiz Lladrovci.Me Ramizin biseduam rreth mobilizimit të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimit për ta maksimizuar votën e qytetarëve në Drenas. Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi nga secili prej nesh.

PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore”, ka shkruar Hamza.

Mjegulla e dendur: Policia kërkon vigjilencë në komunikacion

0

Policia e Kosovës ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të mjegullës së dendur.

Nga policia është këshilluar që të përdorën dritat e mjegullës, dhe të mbajnë vëmendjen e shtuar.

Po ashtu, nga Policia, i është bërë thirrje shoferëve që të mos shpejtojnë.

Akuzat për shpërthimin në “Ibër Lepenc”: koloneli serb dhe vëllai nën hetim

0

Sot Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për shpërthimin në kanalin e Ibër Lepencit në Varragë.

Në pikën 3 të aktakuzës, thuhet se i akuzuari Jovan Viqentijeviq nga data e pacaktuar e në vazhdimësi, e deri në momentin e arrestimit të tij, më 1 dhjetor 2024, i pandehuri në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Ushtarak të Serbisë, me gradën kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që t’i përdorë gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

Çmimet rrisin barrën për familjet kosovare

0

Në Kosovë, festat e fundvitit nuk janë thjesht kohë gëzimi – për shumë familje, ato janë një provë reale financiare.

Çmimet e larta të produkteve bazë, ushqimore dhe të energjisë e bëjnë të vështirë përballimin e shpenzimeve festive për familjet me të ardhura mesatare dhe të ulëta.

Besim Krasniqi, punonjës në sektorin privat me një pagë prej 550 eurosh në muaj, duhet të kursejë gati gjysmën e të ardhurave mujore vetëm për të përballuar shpenzimet e natës së Vitit të Ri.

“Çdo ditë dal në dyqane dhe i hulumtoj çmimet. Një kilogram mish i terur është 26.00 euro, ndërsa mishi i kuq i viçit ka arritur në 16.00 euro. Kjo është jashtë normales”, thotë ky banor i Prishtinës për Radion Evropa e Lirë.

Familja e tij 6-anëtarëshe mbështetet vetëm te paga e tij, dhe vitin e kaluar shpenzoi rreth 200 euro për festat. Sivjet parashikon të shpenzojë të paktën 270 euro, për shkak të rritjes së çmimeve.

“I kam katër fëmijë dhe ata kanë kërkesa – dekorime, ëmbëlsira, pije, mish e gjëra tjera”, thotë Krasniqi.

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë në RMV: Kosova nuk është “Metohi”

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e VII-të, botuar nga shtëpia botuese “Trimaks”, Shkup, dhe miratuar nga Komisioni Kombëtar për tekste shkollore më 5 gusht 2025.

Përmes një komunikate për medie BDI bën të ditur se ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës.

“Paraqitja e Kosovës si “gjendet në jugperëndim të Serbisë” i jep Serbisë rolin e pikë-referencës dhe anashkalon njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Maqedonia e Veriut. Përdorimi i termit “Metohi” për Rrafshin e Dukagjinit përbën një devijim të rëndë identitar dhe shkencor, duke u bërë mjet i narrativave historike serbe. Po ashtu, formulimi “Mitrovica e Kosovës” reflekton terminologjinë tendencioze serbe si “Kosovska Mitrovica” dhe nuk mund të jetë pjesë e një teksti shkollor të miratuar institucionalisht”, thuhet në komunikatë.

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi strukturat qeverisëse, të cilat përfaqësohen në Ministrinë e Arsimit dhe Komisionin për tekste shkollore, sepse miratimi i këtij libri në vitin 2025 tregon vasalitetin, servilitetin dhe tolerimin ndaj shtrembërimeve historike dhe identitare, duke rrezikuar edukimin e nxënësve dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar.

Tutje, BDI kërkon urgjentisht të tërhiqet libri nga përdorimi, të rishikohet dhe të korrigjohet përmbajtja sipas standardeve shkencore dhe të politikës shtetërore, të përcaktohet përgjegjësia institucionale dhe politike për këtë libër të botuar në 2025 dhe të garantohet neutraliteti akademik në të gjitha tekstet e ardhshme shkollore.

“Mbrojtja e identitetit historik dhe kombëtar, si dhe e vërteta historike për Kosovën, është detyrë e çdo qeverie dhe çdo vonesë në këtë proces është përgjegjësi, në këtë rast e qeverise. Bashkimi Demokratik për Integrim do ta ndjekë këtë çështje deri në korrigjimin e plotë dhe sqarimin institucional, në mënyrë që gjeneratat e reja të mos ekspozohen ndaj interpretimeve të gabuara për historinë dhe realitetin politik të Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës.

SKANDALOZE / Kosova si pjesë e Serbisë dhe si “Metohi” në librin shkollor të gjeografisë në RMV

Zyrtari i DASH takohet me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane

0

Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë u takuan me Lyn Debevoise, Zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Debevoise shprehu interesimin për të dëgjuar drejtpërdrejt nga bizneset që veprojnë në Kosovë, tha Oda Ekonomike Amerikane në një njoftim.

“Diskutimi u fokusua në diplomacinë tregtare dhe mundësitë e reja për zgjerimin e tregtisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, duke theksuar potencialin në rritje të tregut tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e lidhjeve ekonomike dypalëshe”.