spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
23:11
Home Blog Page 58

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë në RMV: Kosova nuk është “Metohi”

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e VII-të, botuar nga shtëpia botuese “Trimaks”, Shkup, dhe miratuar nga Komisioni Kombëtar për tekste shkollore më 5 gusht 2025.

Përmes një komunikate për medie BDI bën të ditur se ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës.

“Paraqitja e Kosovës si “gjendet në jugperëndim të Serbisë” i jep Serbisë rolin e pikë-referencës dhe anashkalon njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Maqedonia e Veriut. Përdorimi i termit “Metohi” për Rrafshin e Dukagjinit përbën një devijim të rëndë identitar dhe shkencor, duke u bërë mjet i narrativave historike serbe. Po ashtu, formulimi “Mitrovica e Kosovës” reflekton terminologjinë tendencioze serbe si “Kosovska Mitrovica” dhe nuk mund të jetë pjesë e një teksti shkollor të miratuar institucionalisht”, thuhet në komunikatë.

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi strukturat qeverisëse, të cilat përfaqësohen në Ministrinë e Arsimit dhe Komisionin për tekste shkollore, sepse miratimi i këtij libri në vitin 2025 tregon vasalitetin, servilitetin dhe tolerimin ndaj shtrembërimeve historike dhe identitare, duke rrezikuar edukimin e nxënësve dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar.

Tutje, BDI kërkon urgjentisht të tërhiqet libri nga përdorimi, të rishikohet dhe të korrigjohet përmbajtja sipas standardeve shkencore dhe të politikës shtetërore, të përcaktohet përgjegjësia institucionale dhe politike për këtë libër të botuar në 2025 dhe të garantohet neutraliteti akademik në të gjitha tekstet e ardhshme shkollore.

“Mbrojtja e identitetit historik dhe kombëtar, si dhe e vërteta historike për Kosovën, është detyrë e çdo qeverie dhe çdo vonesë në këtë proces është përgjegjësi, në këtë rast e qeverise. Bashkimi Demokratik për Integrim do ta ndjekë këtë çështje deri në korrigjimin e plotë dhe sqarimin institucional, në mënyrë që gjeneratat e reja të mos ekspozohen ndaj interpretimeve të gabuara për historinë dhe realitetin politik të Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës.

SKANDALOZE / Kosova si pjesë e Serbisë dhe si “Metohi” në librin shkollor të gjeografisë në RMV

Zyrtari i DASH takohet me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane

0

Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë u takuan me Lyn Debevoise, Zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Debevoise shprehu interesimin për të dëgjuar drejtpërdrejt nga bizneset që veprojnë në Kosovë, tha Oda Ekonomike Amerikane në një njoftim.

“Diskutimi u fokusua në diplomacinë tregtare dhe mundësitë e reja për zgjerimin e tregtisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, duke theksuar potencialin në rritje të tregut tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e lidhjeve ekonomike dypalëshe”.

Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi

0

Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin edhe biznesmenin grek Giannis Lalas, u prangosën mëngjesin e së martës nga oficerët e Policisë greke.

Sipas informacioneve që raportohen nga mediat fqinje, ata janë dy grekë dhe katër shqiptarë.

Informacionet tregojnë se atentati ndaj Lalës, në maj 2025 në Liosia, u krye nga katër shqiptarë. Njëri prej tyre, i cili njihet me nofkën “Demos”, ishte akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate.

Ai është një nga kriminelët më mizorë dhe të rrezikshëm dhe një hallkë shumë e rëndësishme në të ashtuquajturën Mafia Greke.

Më pas, “Demos”, siç njihet në qarqet e krimit të organizuar, qëlloi nga një motoçikletë, dhjetëra herë në Mercedesin e zi në të cilin ndodhej Lalas, por makina e blinduar e shpëtoi. /TCH

Bamir Topi, diskret pas marrjes në pyetje nga SPAK

0

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka reaguar për mediat pas daljes së tij nga SPAK, ku u pyet për çështjen e ’21 Janarit’.

Ai kërkoi mirëkuptimin e gazetarëve për të mos zbuluar detaje nga çështja, pasi është procedurë e sekretit hetimor.

“Kam qenë në atë kohë kryetar shteti. Kam filluar vazhdimisht për ‘21 janarin’ në respekt të transparencës ndaj publikut. Por duke qenë se është proces nën hetim nuk them dot më shumë se kaq. SPAK heton për të dalë tek e vërteta”, tha ai.

Ish-presidenti i Shqipërisë paraqitet në SPAK

 

Betohet Bali Muharremaj, premton qeverisje me besnikëri e ndershmëri

0

Gjatë ditës së sotme është betuar kryetari i rizgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Në fjalën e tij para të pranishmëve. Muharremaj premtoi se do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve me besnikëri e ndershmëri.

Më tutje, në fjalimin e tij, Muharremaj u shpreh se Komuna e Suharekës ka potencial të jashtëzakonshëm, me njerëz punëtor, rini të talentuar dhe gra e burra që ndërtojnë të ardhmen e këtij qyteti.

Hamza takon ambasadorin gjerman, flasin për zgjedhjet

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph, duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, dhe duke e njoftuar për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.

Në postimin e tij, Hamza ka njoftuar edhe se në takim, ai ka theksuar se nga partnerët ndërkombëtarë pret përkrahje në skenën ndërkombëtare, si për heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE.

Postimi i plotë:

Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt.

Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE.

Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike.

Korça shndërrohet në qytetin e magjisë së dhjetorit

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë sot pamje të atmosferës festive nga qyteti i Korҫës, ku dritat shumëngjyrëshe dhe pema e Krishtlindjes janë kartolina mikpritëse festive në prag të festave të fundvitit.

Atmosfera festive e krijuar nga zbukurimet dhe dritat shumëngjyrëshe do ta shoqërojë këtë muaj gjithë qytetin, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Korҫës, por edhe vizitorëve të ndryshëm.

Atmosfera festive ndjehet në çdo qytet të Shqipërisë gjatë këtij muaji. Sheshet dhe rrugët e qyteteve të vendit janë dekoruar me pemën e Krishtlindjes dhe dritat vezulluese.

Gjatë ditëve të dhjetorit në sheshet kryesore të qyteteve po zhvillohen aktivitete të shumta festive, me muzikë dhe performanca të ndryshme, që do të kulmojnë në natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor.

Përgjatë gjithë muajit dhjetor në këto sheshe janë hapur edhe panaire dhe shtëpiza nga bizneset me produktet bio të zonave ku jetojnë, duke i dhënë hov edhe ekonomisë lokale.

Presidenti Begaj viziton Kosovën sot dhe nesër

0

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të nisë një vizitë dyditore në Kosovë.

Për vizitën e tij, Policia e Kosovës tha se do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”.

Policia e Kosovës kërkoi “mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”.

Takimi Haradinaj-Prattipati: Theksohet nevoja urgjente për formimin e institucioneve

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pritur në selinë e partisë së tij të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipatin.

Ai tha se diskutuan për zhvillimet politike, zgjedhjet e ardhshme dhe “urgjencën e formimit të institucioneve”.

Mund të jetë një imazh i Zyra Ovale dhe teksti

“Sot, në selinë e Aleancës, me bashkëpunëtorë, pata kënaqësinë të pres të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, e shoqëruar nga Këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, znj. Amy Reichert. Diskutuam mbi zhvillimet politike, zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit dhe urgjencën e formimit të institucioneve që dalin prej tyre në afatin sa më të shkurtër, kjo si parakusht për ta kthyer normalitetin në vend dhe perspektivën integruese euro-atlantike”, shkroi Haradinaj në një postim në “Facebook”.

Osmani takohet me Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras

0

Presidenca ka lëshuar një njoftim për takimin mes presidentes Osmani dhe Raportuesit Evropian për Kosovën, Riho Terras. Ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Osmani i ka thënë se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë të lirë, të qetë dhe demokratike dhe se transferimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Z. Riho Terras. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, m ç`rast Presidentja Osmani theksoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë plotësisht të lirë, të qetë dhe demokratike dhe se transferimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore.”

Osmani ka thënë se “vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm”.

Ajo ka kërkuar mbështetjen e Terras për heqjen e masave.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e z. Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, teksa Kosova ka përmbushur çdo kërkesë të paraqitur nga partnerët evropianë. Sipas Presidentes Osmani, heqja e masave do të ishte një sinjal i fuqishëm për qytetarët dhe një mesazh inkurajues për vazhdimin e reformave.”

Osmani ka shtuar se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE duhet të procedohet sa më parë dhe anëtarësimi të bëhet në bazë të meritave.

“Gjatë takimit, Presidentja prezantoi një sërë të dhënash të institucioneve ndërkombëtare që e pozicionojnë Kosovën në majat e performancës në shumë fusha kyçe.”

Orav e pret në Prishtinë raportuesin e BE-së për Kosovën, Riho Terras