spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
09:27
Home Blog Page 63

SKANDALOZE / Kosova si pjesë e Serbisë dhe si “Metohi” në librin shkollor të gjeografisë në RMV

0

Një fotografi e qarkulluar në rrjetet sociale ka hapur debat mbi mënyrën si paraqitet Kosova në tekstet shkollore të Gjeografisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas imazhit të publikuar nga analistja Nafie Selmani, në këta libra Kosova shihet si pjesë e Serbisë, sepse qnë fjalinë e parë hyrëse shkruan se gjendet në jugperëndim të Serbisë dhe jo që kufizohet ashtu siç është shkruar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si vende në kufi.

Po ashtu, më pastaj ajo identifikohet me emërtimin “Metohi”, një term që Serbia e përdor tradicionalisht me ngarkesë politike dhe fetare, duke e trajtuar si pjesë të saj.

Reagimi i plotë i Nafie Selmanit:

A është për burrat e VLEN-it Kosova – Kosovë, apo “Metohia”, ashtu siç figuron në librin e Gjeografisë për klasën e shtatë, botim i vitit 2025?

Dhe a është i njoftuar për këtë emërtim mbështetësi i tyre më i madh politik, kryeministri i Kosovës, ai që shquhej për deklarata nacionaliste? A pajtohet edhe ai që Kosova qenka “Metohi”?

A nuk u vjen pak turp burrave të VLEN-it që nuk arrijnë të mbrojnë as gjënë më elementare të identitetit tonë kombëtar? Apo, sipas zakonit, fajin e   ka sërish Ali Ahmeti, Taravari, ai, ata, unë…të gjithë vetëm ata nuk kanë faj?

Sa herë duhet t’ju poshtërojnë ata juve, pastaj ju neve, pastaj prapë ata juve, vetëm për atë kockë të vogël pushteti që ua kanë hedhur në sofrën e pushtetit?

A keni të paktën një grimcë guximi politik për të kërkuar tërheqjen e këtij botimi skandaloz, e të provoni se vërtet ekzistoni pak përtej rolit dekorativ në qeveri?”.

Mustafa: Zgjedhjet janë mundësia për t’i dhënë fund bllokadës njëvjeçare

0

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, komentoi listat zgjedhore të partive politike, duke theksuar se një pjesë të madhe të kandidatëve nuk i njeh fare.

Ai tha se përgjegjësia për përzgjedhjen e tyre u takon ekskluzivisht partive, ndërsa vetë nuk ka dashur të hyjë në komente për emrat e rinj që po garojnë.

“Listat për deputet nuk mund t’i komentoj, sepse një numër të madh të kandidatëve nuk i njoh. Sigurisht se i njohin ose do duhej t’i njohin subjektet që i kanë propozuar”, tha ai në një prononcim për Indeksonline.

Mustafa ndërkohë pret që zgjedhjet të prodhojnë ndryshime të dukshme, sidomos pas periudhës së gjatë të bllokadës politike. Ai e sheh votën e qytetarëve si një mundësi për stabilizimin e institucioneve dhe për një orientim të ri zhvillimor për vendin.

“Ndryshime në rezultate, pas gati një vit bllokade, do duhej të ketë. Ndryshimet i shoh si reflektim të nevojshëm të qytetarëve me të drejtë vote, për ta stabilizuar vendin dhe për ta vënë në binarë normalë të zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe integrimit euroatlantik, në këtë kohë kur ka ndryshime globale shumë dinamike”, theksoi ai.

Sipas Mustafës, Kosova ka nevojë të rikthehet në normalitet në të gjitha sektorët, veçanërisht në këtë periudhë me zhvillime të shpejta ndërkombëtare.

Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një, të pandashme

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën.

Tutje, ai ka shtuar se “diaspora dhe Kosova janë një, të pandashme”.

Postimi i plotë:

Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën!

Në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale.

Gjatë luftës, diaspora ishte aktivisht e angazhuar, duke u bërë pjesë e përbërëse e luftës për liri dhe logjistikës së UÇK-së.

Vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës.

Pas luftës, diaspora ka qenë bashkë me ne, në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit.

Diaspora dhe Kosova janë NJË, të pandashme!

Bajrami premton fundin e keqqeverisjes me ardhjen e LDK-së në pushtet

0

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se në ditën e parë të qeverisjes së tyre, do t’i bëjnë publike “të gjitha të dhënat për çdo projekt në Kosovë”.

Ajo shkroi në një postim në Facebook se “çdo projekt do të jetë i hapur për publikun dhe çdo vonesë do të shoqërohet me emra, përgjegjësi dhe llogaridhënie pa marrë parasysh emrat”.

“Do të kërkojmë llogari nga secili kontraktor që nuk i ka respektuar afatet, por po aq edhe nga çdo zyrtar shtetëror që me neglizhencë, keqmenaxhim apo heshtje ka lejuar bllokimin e projekteve. Askush nuk do të fshihet më pas procedurave dhe askush nuk do të mbetet pa përgjegjësi. Projektet publike janë para të qytetarëve dhe duhet të përfundojnë me kohë, me cilësi dhe me standard!”, shkroi mes tjerash Bajrami.

Postimi i plotë:

Në ditën e parë të Qeverisë së re të LDK-së do t’i bëjmë publike të gjitha të dhënat për çdo projekt në Kosovë që nga momenti i nisjes, afati i planifikuar për përfundim, deri te çdo ditë vonesë e shkaktuar gjatë zbatimit.

Çdo projekt do të jetë i hapur për publikun dhe çdo vonesë do të shoqërohet me emra, përgjegjësi dhe llogaridhënie pa marrë parasysh emrat!

Do të kërkojmë llogari nga secili kontraktor që nuk i ka respektuar afatet, por po aq edhe nga çdo zyrtar shtetëror që me neglizhencë, keqmenaxhim apo heshtje ka lejuar bllokimin e projekteve.

Askush nuk do të fshihet më pas procedurave dhe askush nuk do të mbetet pa përgjegjësi.

Projektet publike janë para të qytetarëve dhe duhet të përfundojnë me kohë, me cilësi dhe me standard!

Sa i përket rrugëve për Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Pejë dhe Tetovë,  qytetarët e dinë shumë mirë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre pesë viteve: premtime, vonesa, plane të papërfunduara dhe punë të lëna përgjysmë.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe me stadiumet dhe shumë objekte të tjera publike –

projekte të zvarritura, buxhete të shpenzuara pa rezultat dhe asnjë përgjegjësi.

Kjo praktikë e keqqeversjes, e punëve të lëna përgjysmë merr fund!

Me Qeverinë e LDK-së fillon llogaridhënia reale dhe përfundon koha e justifikimeve dhe ankesave!

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomohet në Shtetet e Bashkuara

0

Kapiten Ymërdin Hasani ka diplomuar në Kursin e Çështjeve Civile në Fort Bragg, Karolina e Veriut, SHBA, në Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale John F. Kennedy.

Nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njoftojnë se Kapiten Hasani është shpërblyer me Medaljen për Arritje Ushtarake e cila i ndahet pjesëtarëve të cilët kanë shfaqur rezultate të larta gjatë trajnimit. Ky trajnim i specializuar përqendrohet në përgatitjen e oficerëve për bashkëpunim me komunitete lokale, vlerësim të nevojave civile dhe koordinim të projekteve që mbështesin stabilitetin dhe zhvillimin në zona operimesh.

Përmes këtij kursi, Kapiten Hasani ka fituar njohuri të avancuara në menaxhimin e situatave civile, bashkërendimin me institucione vendore dhe organizata partnere, si dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet forcave ushtarake dhe popullsisë civile.

Kapiten Hasani do t’i kthejë njohuritë e përfituara në shërbim të Kosovës, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të Çështjeve Civile në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Policia në Prishtinë konfiskon 6 armë zjarri brenda javës së fundit

0

Policia në rajonin e Prishtinës gjatë javës së kaluar ka realizuar 152 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 47 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Po ashtu, janë sekuestruar 6 armë zjarri, ndërsa janë shqiptuar mbi 4 mijë gjoba.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4492 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 510 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”

Ish-kreu i Leposaviqit kandidon për deputet nën siglën e LVV-së

0

Ish-kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, është në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për deputetë.

“Dua t’ju informoj se, me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, kam paraqitur kandidaturën time për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, me numrin 83”, ka shkruar mes tjerash Hetemi.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, familjarë dhe bashkëqytetarë,

Dua t’ju informoj se, me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, kam paraqitur kandidaturën time për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, me numrin 83.

Ju faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme.

Me respekt,Lulzim Hetemi Kandidat për deputet – Nr. 83

Albin Kurti 1Lëvizja Vetëvendosje 116

Tre persona u arratisën prej qendrës edukuese korrektuese në Lipjan

0

Tre persona janë arratisur nga qendra edukuese korrektuese në Lipjan.

Policia njofton se ata janë kapur dhe janë kthyer përsëri në qendër.

“ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA – Qendra Edukuese Korrektuese, Lipjan / 07.12.2025 – 20:25. Është raportuar se tre persona meshkuj kosovarë janë arratisur. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër.”

Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Finlanda

0

Një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike, është vënë në pranga këtë të hënë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Policia shqiptare ka njoftuar se gjatë kontrolleve të detajuara në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e operacioneve për goditjen e paligjshmërive në kufi dhe identifikimin e personave të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, policia ndaloi shtetasin: Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u konfirmua se ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “Arrest në burg” nga Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

40-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimi, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet finlandeze.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet në vitin 2026

0

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ku po zhvillohet një nga proceset më të rëndësishme gjyqësore për vendin.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat i cilësojnë të pabazuara.

Sipas aktakuzës, ata ngarkohen me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, por të katër kanë mohuar fajësinë që në paraqitjet e para në gjykatë.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle në një përgjigje për “Front Online” ka bërë të ditur se trupi gjykues ka miratuar një urdhër të ri procedural, i cili përcakton afatet dhe udhëzimet për fazat e mbetura të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata ka caktuar 19 janarin 2026 si afat përfundimtar që Prokuroria dhe Mbrojtja të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore.

“Trupi Gjykues caktoi gjithashtu 19 janarin 2026 si afat për Prokurorinë dhe Mbrojtjen për të paraqitur dosjet gjyqësore përfundimtare të tyre, dhe për Mbrojtjen e Viktimave për dorëzimin e deklaratës mbi pasojat e krimeve të pretenduara për 155 viktima pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore’’, thuhet në deklaratën e Doyle.

Deklaratat përfundimtare të palëve, sipas zëdhënësit Doyle janë planifikuar të zhvillohen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, duke shënuar fundin e pjesës publike të gjykimit.

“Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026. Pas kësaj, Trupi Gjykues do të mbyllë çështjen gjyqësore dhe do të fillojë fazën e kuvendimeve për lëshimin e aktgjykimit. Aktgjykimi duhet të shqiptohet brenda 90 ditësh pas mbylljes së çështjes gjyqësore. Në qoftë se rrethanat kërkojnë zgjatje të mëtejshme të afatit, ai mund të zgjatet për 60 ditë shtesë’’, përfundon përgjigja e Doyle.

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur edhe për datën e fillimit të procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjykatësi Christopher Gosnell ka caktuar 24 shkurtin 2026, për nisjen e procesit gjyqësor kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në çështjen për pengim të drejtësisë.

Bazuar në urdhër, do të zhvillihet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar.