spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
18:00
Home Blog Page 82

Osmani takohet me të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.

Presidenca tha se në këtë takim ato kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.

Në takim u diskutua edhe për seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA mbi zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, shtoi Presidenca.

“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull. Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u tha në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Aksident fatal në Koshtovë, shoferja 53-vjeçare humb jetën

0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Koshtovë ku ka humbur jetën shoferja 53-vjeçare.

Lajmin për media e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Koshtovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime të renda ka pësuar drejtuesja e njërës prej veturave, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës se Jugut. Rreth orës 16:20, autoritetet mjekësore të Spitalit Rajonal të Mitrovicës kanë njoftuar se e lënduara drejtuesja e veturës, rreth 53-vjeçare, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha ai.

Ambasadori britanik takohet me Haradinajn dhe Abdixhikun

0

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar ndaras Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

“Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.  Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha Haradinaj.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe kostum

Ambasadori britanik ka shkruar për takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se kanë diskutuar për rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Ishte mirë që u takova me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes. Ne diskutuam për rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Shpresoj që fushata zgjedhore të shkojë pa probleme me qëllim bashkëpunimin pas zgjedhjeve për të mirën e vendit dhe të popullit të Kosovës”, ka shkruari Hargreaves.

Pranohen 261 materiale që nuk kanë të bëjnë me asnjë dëshmi të dëshmitarëve në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

0

Me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe asaj të Jakup Krasniqit janë pranuar në prova materiale 261 dokumente që nuk kanë të bëjnë me asnjë dëshmi të dëshmitarëve, në rastin në të cilin Thaçi dhe Krasniqi së bashku me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep e cila tha se në këto dy kërkesa ishin edhe 49 dokumente të tjera të cilat u refuzuan me arsyetimin se nuk ishin relevante për akuzat, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Më 1 dhjetor, trupi gjykues miratoi pjesërisht një kërkesë të mbrojtjes së Krasniqit për pranim në prova të 144 materialeve që nuk kanë të bëjnë më asnjë dëshmi të dëshmitarëve. Trupi gjykues pranoi në prova 112 prej këtyre materialeve dhe refuzoi 32 prej tyre… Trupi gjykues miratoi pjesërisht një kërkesë të mbrojtjes së Thaçit për pranim në prova të 166 materialeve që nuk kanë të bëjnë më asnjë dëshmi të dëshmitarëve. Trupi gjykues pranoi 149 prej këtyre materialeve dhe refuzoi 17 prej tyre me konstatimin se ato nuk janë relevante për krimet për të cilat janë ngritur akuza në këtë çështje, ose sepse mbrojtja nuk shpjegoi relevancën e tyre në lidhje me ndonjë fakt apo rrethanë në këtë çështje”, tha Griep.

Ndërsa, me 3 dhjetor 2025, trupi gjykues kishte lëshuar një vendim në lidhje me faktet për të cilat janë pajtuar, rrjedhimisht u vërtetuan 29 prej tyre dhe nuk pranoi 20 të tjera për të cilat nuk pati pajtueshmëri mes palëve.

Kurse në çështjen e Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt Fadil Fazliut, dhe Hajredin Kuçit, lidhur me pretendimet për ndikim të paligjshëm ndaj dëshmitarëve, Griep tha se më 2 dhjetor gjyqtari i vetëm miratoi një kërkesë të Prokurorisë për të kërkuar informacion të mëtejshëm në lidhje me një raport të një instituti të jashtëm për kriminalistikë në lidhje me kërkimin e një deklarate konkrete në të dhënat dixhitale të nxjerra nga printerat dhe kompjuterat që pretendohet të jenë përdorur nga Hashim Thaçi në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Lushtaku kritikon Lladrovcin: Për mua, nuk është kurrë më PDK

0

Kryetari i ri i Skenderajt, Sami Lushtaku, në një prononcim për T7 ka komentuar kthimin e Ramiz Lladrovcit në PDK.

Ai ka thënë se për të Lladrovci nuk është kurrë më PDK, por shton se i respekton vendimet e partisë.

“Unë mendimet asnjëherë nuk i ndryshoj. Për mua, Lladrovci nuk është kurrë më PDK, por është vendim i kryetarit dhe kryesisë, unë i respektoj vendimet e kryetarit dhe kryesisë së partisë”, tha ai.

Agim Çeku në listën për deputetë të AAK-së

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në listën për kandidatë për deputetë do të jetë edhe Agim Çeku.

Ai ka thënë se Çeku vazhdimisht ishte partner i respektuar i aleatëve të sigurisë.

Mund të jetë një imazh i tribunë, Zyra Ovale dhe teksti që thotë "ME BESIM N NEZOT ZOT ATDHE SHTET FAMILJE PRONE DIREKT NẼ NATO PLANI AKSIONAL ANIAKSIONALIANETARİSIMN LANETARÉSIMIT SIGURI-EKONOMI"

“Gjeneral Agim Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci. Që në ditët e para ai u vu në krye të luftës së UÇK-së për liri, së bashku me veten etij dhe të gjithë ata që i besuan. Serbia e Millosheviqit u largua me turp nga Kosova, duke lënë pas krime të shumta. Qyshku edhe sot ruan plagët dhe dhimbjet e luftës, ashtu siç bartë me vete edhe familja e gjeneralit Çeku. Gjeneral Çeku, vazhdimisht ishte partner i respektuar i aleatëve tanë të sigurisë. Do ta vazhdojmë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, krah teje dhe krah secilit në këtë vend.”

KQZ diskuton me Komisionet Komunale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

KQZ diskuton me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për përgatitjet dhe sfidat e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtori të veçantë me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (ZEKKZ), për të diskutuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

Në këtë punëtori, ku morën pjesë anëtarë të KQZ-së dhe ZEKKZ-të u diskutua për procesin përgatitor të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Gjithahtu, në këtë punëtori të organizuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, pjesëmarrësit diskutuan sfidat që hasen në nivel lokal gjatë fazave të ndryshme të përgatitjes së zgjedhjeve, si dhe mënyrat e adresimit të tyre brenda kuadrit ligjor dhe rregullativ zgjedhor.

KQZ, në çdo komunë ushtron funksionin zyrtar përmes Zyrtarit Ekzekutiv të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (ZEKKZ), i cili gjatë periudhës së zgjedhjeve është Kryesues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Së fundmi, në kuadër të përgatitjes së procesit zgjedhor, KQZ ka marrë vendim për emërimin e 215 anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Republikës së Kosovës, të cilët përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike.

“Këto tryeza diskutimi kanë për qëllim koordinimin e të gjitha niveleve të KQZ-së, si çështje kyçe në organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve. Gjithashtu, shkëmbimi i informatave në mes të KQZ-së dhe ZEKKZ synon rritjen e efikasitetit në operacione të ndryshme gjatë procesit zgjedhor”, njofton KQZ.

105 vjet nga lindja e Kristo Frashërit, përkujtim i historianit të shquar

0

Më 4 dhjetor 1920 lindi në Stamboll, historiani Kristo Frashëri.

Në vitin 1927 u riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë. Pasi kreu shkollën e mesme më 1940 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Gjatë vitit 1942 ai u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në radhët partizane. Gjatë periudhës 1945-1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar.

Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Institutin e Lartë Pedagogjik, në vitet 1951-1955. Gjatë viteve 1953-1999 ai punoi në disa institucione të rëndësishme, ku shërbeu si punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe në vitin 1997 ai u emërua zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku qëndroi deri në vitin 1999.

Kristo Frashëri pati një prodhimtari të pasur shkencore, që shtrihet në të gjitha periudhat e historisë së Shqipërisë, që nga Antikiteti e deri në kohën e sotme. Ai ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, jetën dhe veprimtarinë e Abdyl Frashërit, Sami Frashërit etj.

Pas vitit 1990 Kristo Frashëri botoi një sërë punimesh shkencore, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

Akademiku Kristo Frashëri u nda nga jeta më 31 janar 2016. /atsh

Britaniku që shërbeu në UÇK, merr shtetësinë e Kosovës

0

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jon Harrison, është bërë shtetas i Republikës së Kosovës.

Lajmin e dha vetë ai në një postim në “Facebook”, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe dekretin për dhënien e shtetësisë nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

Zonja dhe zotërinj, jam shpallur shtetas i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Harrison.

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti

Bajrami: Kurti për 5 vjet e ka maru veç urën e Saradranit

0

Hykmete Bajrami, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shpërndarë një sekuencë nga emisioni Rubikon, ku ajo thotë se Kurti dhe Vuçiq janë në sinkron me njëri-tjetrin, sa herë iu bie popullariteti njërit ose tjetrit’.

“Kur për 5 vjet qeverisje e ke maru veç urën e Saradranit, normal që e bon temë Serbinë dhe tjerët i shpallë tradhtarë”, është mbishkrimi i videos që ka shpërndarë Bajrami ku ajo veç tjerash thotë:

“I kemi pa në sinkron vendimet e Albin Kurtit, sa herë i është dashur popullaritet Vuciqit në Serbi e ka sulmu Albin Kurtin dhe sa herë i ka ra popullariteti Albin Kurtit në Kosovë, serbët në Serbi e kanë bërë këtë” – thotë Bajrami.