spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
19:37
Home Blog Page 83

105 vjet nga lindja e Kristo Frashërit, përkujtim i historianit të shquar

0

Më 4 dhjetor 1920 lindi në Stamboll, historiani Kristo Frashëri.

Në vitin 1927 u riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë. Pasi kreu shkollën e mesme më 1940 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Gjatë vitit 1942 ai u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në radhët partizane. Gjatë periudhës 1945-1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar.

Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Institutin e Lartë Pedagogjik, në vitet 1951-1955. Gjatë viteve 1953-1999 ai punoi në disa institucione të rëndësishme, ku shërbeu si punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe në vitin 1997 ai u emërua zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku qëndroi deri në vitin 1999.

Kristo Frashëri pati një prodhimtari të pasur shkencore, që shtrihet në të gjitha periudhat e historisë së Shqipërisë, që nga Antikiteti e deri në kohën e sotme. Ai ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, jetën dhe veprimtarinë e Abdyl Frashërit, Sami Frashërit etj.

Pas vitit 1990 Kristo Frashëri botoi një sërë punimesh shkencore, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

Akademiku Kristo Frashëri u nda nga jeta më 31 janar 2016. /atsh

Britaniku që shërbeu në UÇK, merr shtetësinë e Kosovës

0

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jon Harrison, është bërë shtetas i Republikës së Kosovës.

Lajmin e dha vetë ai në një postim në “Facebook”, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe dekretin për dhënien e shtetësisë nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

Zonja dhe zotërinj, jam shpallur shtetas i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Harrison.

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti

Bajrami: Kurti për 5 vjet e ka maru veç urën e Saradranit

0

Hykmete Bajrami, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shpërndarë një sekuencë nga emisioni Rubikon, ku ajo thotë se Kurti dhe Vuçiq janë në sinkron me njëri-tjetrin, sa herë iu bie popullariteti njërit ose tjetrit’.

“Kur për 5 vjet qeverisje e ke maru veç urën e Saradranit, normal që e bon temë Serbinë dhe tjerët i shpallë tradhtarë”, është mbishkrimi i videos që ka shpërndarë Bajrami ku ajo veç tjerash thotë:

“I kemi pa në sinkron vendimet e Albin Kurtit, sa herë i është dashur popullaritet Vuciqit në Serbi e ka sulmu Albin Kurtin dhe sa herë i ka ra popullariteti Albin Kurtit në Kosovë, serbët në Serbi e kanë bërë këtë” – thotë Bajrami.

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në vitin 2026, përndryshe…

0

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka dhënë një paralajmërim në një intervistë, duke thënë se Bashkimi Evropian, i cili ende mbahet peng nga pesë shtete që nuk e njohin Kosovën dhe që ato vende ndjekin linja pro-ruse, nuk mund të ketë rol efektiv në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur në vitin 2025 mund të përsëritet në një version edhe më të errët në vitin 2026.

“Nuk mendoj që një Bashkim Evropian i cili edhe më tutje bllokohet nga 5 vende jonjohëse, të cilat në thelb kanë një politikë pro-ruse, Sllovakia e Fico-s, mund të ketë rrol në një dialog të ndërmjetësuar nga ana e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Hoxhaj kritikoi ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se gjatë vitit 2025 Kurti ka treguar se ose i krijon institucionet sipas kushteve dhe parametrave të tij, ose i përjashton të gjithë të tjerët.

“Se cfarë ka ndodhë në 2025, mund të përsëritet në një version edhe më të errët në 2026. z. Kurti na ka bërë me dije gjatë 2025 që ai ose i krijon institucionet me kushtet e tij, parametrat e tij dhe me kushtet e tij të të menduarit ose i përjashton të gjithë të tjerët.”, ka thënë Hoxhaj në rtv21.

Enver Hoxhaj kujtoi edhe sulmin publik të Kurtit me termin “hajvanat”, duke nënvizuar se nuk ishte drejtuar opozitës, por qytetarëve që nuk ia dhanë votën.

“Kur ai e ka sulmu opozitën me termin “hajvanat” nuk e ka pas me ne, e ka pas me ata që nuk ia kanë dhanë votën”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj paralajmëroi se vitit 2026 i duhet kthjellim politik, përndryshe Kosova rrezikon të humbasë edhe më shumë kohë teksa Shqipëria pritet të anëtarësohet në BE në vitet 2029–2030.

Në fund, Hoxhaj theksoi se tash është në dorën e qytetarëve t’i japin vendit qartësinë që i duhet.

“Ose kemi me u kthjellë brenda vitit 2026 ose ky vend mund të krijojë një qartësi për veten kur e sheh Shqipërinë në 2029-30 duke u anëtarësu në BE. Atëherë ka mundësi që na bjen ndërmend që i kemi humbë 10 vite prej 2019-20 deri 2030. Tash është në dorë të qytetarëve a dojnë me i ofru vendit qartësi”, ka shtuar në fund Hoxhaj.

OSBE i dënon sulmet agresive të Kurteshit ndaj gazetarëve

0

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka thënë se sjellja e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj gazetarëve është e papranueshme.

OSBE tha se liria e medias dhe diskursi publik i përgjegjshëm janë thelbësore për demokracinë e Kosovës.

“Përfaqësuesit politikë në organet e pavarura duhet të mbështesin standardet më të larta të profesionalizmit dhe respektit”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Gjuhën agresive të Kurteshit kundrejt gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe organizata tjera që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Kurteshi, në një reagim publik, e quajti AGK-në “Aleancë të Grupeve Kriminale” dhe listoi një sërë mediash, që sipas tij operojnë si “vrasës me pagesë”.

Për këto akuza, AGK tha se përveç që janë të pabaza, paraqesin rrezik real për sulme të mundshme në të ardhmen ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të mediave në punën e tyre profesionale në terren.

Peci nga Mitrovica e Jugut paralajmëron fillimin e mandatit

0

Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, njoftoi se ka kërkuar thirrjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit Komunal.

Mbledhja, siç njoftoi ai, pritet të mbahet më 12 dhjetor në mesditë.

“🇽🇰Mirëmëngjes qytetarë të Mitrovicës! ✍️Sot kam nënshkruar ftesën për thirrjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, e cila do të mbahet më 12.12.2025, në ora 12:00. Kjo mbledhje shënon fillimin e realizimit të mandatit të dhënë nga vullneti i qytetarëve. Na priftë e mbara!”, shkroi Peci në një postim në profilin e tij në “Facebook”.

“Trafiku Urban” njofton se do të zgjatet për 9 ditë vlefshmëria e biletës

0

“Trafiku Urban” ka njoftuar qytetarët se ditët e humbura, shkaku i protestës, do të shtohen dhe se vlefshmëria e biletës do të zgjatet automatikisht për nëntë ditë pas procesit të vulosjes

Përmes një postimi në faqen zyrtare, kjo ndërmarrje ka njoftuar për hapat se si mund të bëhet kjo:

-Paraqituni në cilëndo nga kioskat e Trafikut Urban.

-Prezantojeni biletën tuaj mujore aktuale.

-Punëtori në kioskë do të vendosë vulën zyrtare të zgjatjes, e cila është e domosdoshme që kompensimi të hyjë në fuqi.

-Pas vulosjes, bileta juaj do të ketë zgjatjen automatike të ditëve të humbura.

Kioskat ku mund të bëhet vulosja:

  1. Kioska prapa Objektit të Komunës (Tek “Plepat”)

Orari i punës:

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00

  1. Kioska në lagjen “Kodra e Diellit” (Tek “Banesat e Bardha”)

Orari i punës:E hënë – E premte: 07:00 – 21:00

E shtunë: 07:00 – 14:00

  1. Kioska në Bulevardin “Bill Kllinton” (Afër nënkalimit)

Orari i punës:

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00

“Kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës!”, thuhet në njoftim.

Mustafa: Institucionet nuk janë lodra politike, paraja publike nuk është karrem për vota

0

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se aty ku mungon transparenca, lind kaosi institucional, për çka thotë se sot në vend të qartësisë por bëhet lojë me institucione.

Mustafa thekson se institucionet nuk janë lodra politike, paraja publike nuk është karrem për vota, shteti nuk është pronë partie dhe se sipas tij koha e mashtrimit me vendime selektive po mbaron

Postimi i plotë:

Kur mungon transparenca, lind kaosi institucional

Transparenca duhet të jetë themeli i shtetit, jo viktimë e pasigurisë së pushtetit.

Sot, në vend të qartësisë, po shohim lojë me institucione. Në vend të ligjit, po shohim vendime që ndryshohen sipas interesit të ditës. Rasti i Listës Serbe është dëshmi e gjallë:

*Sot miratim buxheti.

* Nesër moscertifikim.

* Pasnesër rikthim i vendimit, siç ndodhi edhe gjashtë muaj më parë.

Kjo nuk është qeverisje. Kjo është hile politike mbi kurrizin e shtetit.

Qytetarët nuk kërkojnë defunksionalizim të institucioneve.

Qytetarët kërkojnë funksionalizim të plotë të shtetit:

për rend,

për ligj,

për rregull,

për mirëqenie.

Sot, kur besimi po bie, pushteti po përpiqet ta blejë me ndarje parash jo transparente, me projekte të shpejta, të paqëndrueshme dhe jashtë çdo logjike zhvillimi.

Kjo nuk është ndihmë sociale, kjo është joshje elektorale me hije korrupsioni.

Institucionet nuk janë lodra politike.

Paraja publike nuk është karrem për vota.

Shteti nuk është pronë partie.

Koha e mashtrimit me vendime selektive po mbaron.

Qytetarët sot kërkojnë vetëm një gjë: shtet serioz, të drejtë dhe transparent.

Moscertifikimi i Listës Serbe, Abazi: Është gropa që Kurti po ia bën vetes dhe bashkësisë ndërkombëtare

0

Moscertifikimi i Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të 2025-tës, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haki Abazi po e konsideron një taktikë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se edhe vet kryeministri në detyrë Albin Kurti e di që nuk ka bazë ligjore për ta ndaluar certifikimin e kësaj liste,

Abazi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në këtë mënyrë Kurti po ia bën gropën vetës por edhe Kosovës në arenën ndërkombëtare, marrë shkas këtu edhe reagimet e ambasadorëve, për të cilat ka heshtur LVV.

“Tani, si taktikë e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo është e njohur; nuk është gjë e re që është krijuar aty. Ju e patë edhe reagimin e ambasadës së SHBA-së, edhe të ambasadës së Britanisë. Unë nuk e kuptoj fare pse është duke e thelluar gropën në të cilën ka hyrë Kurti nëpërmjet këtyre taktikave, sikur të ishte një taktikë krejtësisht populiste-elektorale. Duhet ta konsiderojë popullin vërtetë naiv që të mos e kuptojë, por edhe populli e ka kuptuar se nuk bëhen këto shantazhe ndaj institucioneve të shtetit. Nuk është më çështja ndaj Listës Serbe – gjithë Kosova e di kush është Lista Serbe  por, në anën tjetër, ne jemi një shtet që duhet të veprojë sipas ligjit dhe vendimeve ligjore. Deri më tani nuk ka bazë ligjore mbi të cilën mund të thirret çfarëdo lloj ndalese e Listës Serbe, por e dimë që ajo do të certifikohet në instanca të tjera, sikurse ka ndodhur edhe herën e kaluar. Është një gropim i vetvetes që po ia bën Kurti vetes dhe bashkësisë ndërkombëtare por edhe para votuesve të vendit, sepse po i konsideron naivë dhe sikur nuk e kuptojnë realitetin që jemi duke e jetuar. Mendoj që këto veprime të Kurtit janë arsyeja pse ai është zvogëluar dhe do të shkojë drejt zvogëlimit edhe më tutje, sepse partitë tjera kanë treguar sinqeritet duke abstenuar, por në fakt e kuptojnë drejt se veprimi sipas ligjit është mënyra për të ndërtuar një shtet serioz para partnerëve ndërkombëtarë”, tha Abazi.

Abazi tha se LVV e kishte shansin për ta krijuar mundësinë ligjore që Lista Serbe mos të certifikohet.

“Sipas meje duhet të zbatohet ligji. Cilido subjekt politik që i plotëson kriteret sipas ligjit dhe Kushtetutës së Republikës ka të drejtë të marrë pjesë në garën zgjedhore. Dhe nëse ka problem, atëherë ligji duhet të veprojë. Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur shansin të ngrejë aktakuza për veprat që pretendojnë se anëtarët e Listës Serbe kanë kryer, për të arritur deri te një përfundim ligjor. Por partitë politike nuk mund ta bëjnë as ligjin e as gjykatën – kjo është një përzierje e kompetencave dhe shkelje e ndarjes së pushteteve. Nuk ka përgjigje më të qartë sesa ligji dhe zbatimi i plotë i tij ndaj të gjitha subjekteve politike”, shtoi Abazi.

Në mbledhjen e KQZ-së më 2 nëntor nuk është certifikuar Lista Serbe, e kjo ka nxitur reagime të ndërkombëtarëve, pa cka Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një shkrim në “Facebook”, ambasada amerikane thotë se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe “janë shkurtpamëse dhe përçarëse”.

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë nënvizoi se politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për procesin zgjedhor gjithëpërfshirës.

Shqetësime pati edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

“Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë reputacionin e fituar me vështirësi të Kosovës si një demokraci shumetnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë”, shkroi Hargreaves në Facebook.

Ndërsa, Ambasada e Gjermanisë shprehu keqardhjen për sjelljen penguese të disa anëtarëve të KQZ-së.

“Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike të aktorëve politikë”, shkroi ajo në Facebook.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, në një konferencë për media tha se kjo parti ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), dhe se pret që t’i kërkohet KQZ-së që ta certifikojë këtë parti për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Begaj uron 113-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

0

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar sot 113-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), duke theksuar rolin thelbësor të tyre në mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kolektive.

Në një postim në “Facebook”, Begaj vlerësoi kontributin dhe sakrificat e brezave të efektivëve që, sipas tij, me “atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë” i kanë shërbyer vendit për më shumë se një shekull.

“Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite,” shkroi Presidenti.

Ai theksoi se Forcat e Armatosura kanë treguar profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm, duke arritur të jenë “në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit”.

Presidenti Begaj vuri në dukje edhe rolin e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare, duke u shprehur se pjesëmarrja e FARSH në operacionet e NATO-s, BE-së dhe OKB-së e bën vendin “krenar dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive”.

“Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut! Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”, përmbylli Presidenti Begaj urimin e tij.

Ky përvjetor shënon një moment reflektimi dhe vlerësimi për institucionin ushtarak më të rëndësishëm të vendit dhe rolin që ai ka luajtur në historinë e shtetit shqiptar.