spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
17:17
Home Blog Page 970

Trump paralajmëron se do të merret me Kosovën dhe Serbinë

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një postim në Truth Social, ka kujtuar se në mandatin e tij të parë, Serbia dhe Kosova po shkonin drejt luftës, por, siç ka shkruar ai, një gjë të tillë e ka ndaluar.

Më tej ka kritikuar qasjen rreth çështjes Kosovë–Serbi.

“Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje, dhe do të bëjnë një marrëveshje, ashtu siç i bëra të bënin India dhe Pakistani, në atë rast duke përdorur TREGTINË me Shtetet e Bashkuara për të sjellë arsye, kohezion dhe mendje të shëndoshë në bisedime me dy udhëheqës të shkëlqyer të cilët ishin në gjendje të merrnin shpejt një vendim dhe të NDALONIN! Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po e përballonin me forcë, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova atë (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe, por do ta rregulloj përsëri!). Një rast tjetër është Egjipti dhe Etiopia, dhe lufta e tyre për një digë masive që po ndikon në lumin madhështor Nil. Ka paqe, të paktën për momentin, për shkak të ndërhyrjes sime, dhe do të mbetet kështu!
Po kështu, do të kemi PAQE, së shpejti, midis Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani. Unë bëj shumë dhe nuk marr kurrë merita për asgjë, por kjo është në rregull, POPULLI e kupton. BËJENI LINDJEN E MESME TË MADHE PËRSËRI!”, shkroi Trump.

Çitaku: LVV-ja po e mban të bllokuar Kuvendin, kjo është pengmarrje klasike

0

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 32-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për bllokadë të qëllimshme.

“Kjo është një pengmarrje klasike. LVV po e mban Kuvendin të bllokuar. Ne kemi ofruar alternativë, edhe pse nuk kemi detyrim të votojmë kandidatin e tyre pa shumicë, ata po e mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.” u shpreh Çitaku, duke theksuar se përgjegjësia për zhbllokimin bie mbi fituesin e zgjedhjeve.

Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar pas dështimit të 32-të të konstituimit

0

Për herë të 32-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Edhe seanca e sotme sërish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni

Nga deputetët që ishin në sallë, 45 votuan për, 1 votë kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Seanca tjetër mbahet me 17 qershor në orën 10:00.

Përplasjet vazhdojnë – Guri: Vetëvendosje po mban peng konstituimin e Kuvendit

0

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, para fillimit të seancës ka komentuar ngërçin institucional, duke e quajtur situatën një fatkeqësi.

Ai tha se nuk ka parë ndonjë përpjekje serioze për zgjidhje dhe se përgjegjësia i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kryeministri në detyrë ka deklaruar se kjo nuk është çështje me prioritet, dhe me këtë mendësi nuk shoh zhbllokim të shpejtë,” u shpreh Guri, duke theksuar nevojën për reflektim dhe përgjegjësi politike.

”Nuk e kam menduar asgjë dhe nuk është ndjenjë e mirë për të tentuar për ta zhbllokuar situatën, është fatkeqësi por I takon të parit të bëjë zgjidhje kështu që po presim. Kryeministri në detyrë ka deklaruar që nuk është çështje me interes me u zgjidh dhe me këtë mendësi nuk besoj zhbllokim të shpejtë të kësaj situate”, ka thënë Guri.

Konstituimi i Kuvendit mbetet pezull – Haxhiu: Varet nga opozita

0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, ka deklaruar se përfundimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës varet nga vullneti i partive opozitare.

Ajo e tha këtë deklaratë para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovë.

Mbyllet sot Panairi i Librit “Prishtina 2025” – një festë e librit dhe kulturës

0

Sot përmbyllet edicioni i 25-të i Panairit të Librit “Prishtina 2025”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, i cili u mbajt në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Për pesë ditë me radhë, ky panair mblodhi botues, autorë, studiues dhe lexues nga të gjitha trevat shqiptare, duke ofruar një hapësirë të pasur për promovimin e librit dhe shkëmbimin kulturor.

Ngjarja shënoi jo vetëm një përvjetor jubilar, por edhe një dëshmi të vazhdimësisë së interesimit për leximin dhe zhvillimin e kulturës letrare shqiptare dhe me gjerë.

Dhuna në familje nuk ndalet – 7 raste të raportuara në një ditë

0

Shtatë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Gjashtë prej tyre janë në rajonin e Prishtinës dhe një në Klinë.

Në Fushë Kosovë një grua është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj.

“Fushë Kosovë / 14.06.2025-08:30. Është arrestuar e dyshuara f/k nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar fizikisht për motive xhelozie ish-bashkëshortin e saj m/k me të cilin jetojnë në një banesë. Viktima ka pësuar lëndime. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.”

Në Obiliq është arrestuar një burrë pasi dyshohet se i ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

“Obiliq 14.06.2025, 15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Në Prishtinë një shtetas i huaj dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Prishtinë  14.06.2025, 17:50. I dyshuari m/k me shtetsi te huaj  dyshohet se nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten, viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policore dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

Në Fushë Kosovë dyshohet se një grua është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.

“Fushë Kosovë 14.06.2025, 15:50. Pas një mosmarrëveshje viktima f/k dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull m/k. Rasti nën hetime.”

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Podujevë.

“Podujevë 14.06.2025, 22:00. Pas një mosmarrëveshje viktima f/k dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari m/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.”

Në Graçanicë një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Graçanicë 14.06.2025, NN. Dyshohet se viktima f/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Në Klinë një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

“Klinë / 13.06.2025 – 16:00. I dyshuari m/k dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”

Valë të nxehti në Kosovë – Këshilla nga mjekët për të shmangur pasojat shëndetësore

0

Në këto ditë vape, mjekët u sugjerojnë qytetarëve kujdes të shtuar, sidomos në pikun e ditës.

Specialisti në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF), në Prishtinë, Rushit Ismajli, vuri në dukje se pas një maji të ftohtë, ngritja e menjëhershme e temperaturave në qershor ka shkaktuar vështirësi në përshtatjen e qytetarëve.

“Kaluam prej një periudhe që e kishim me temperatura shumë të ulëta. Maji ka qenë me temperatura të ulëta, pastaj në qershor përnjëherë temperaturat u ngritën. Ka pasur vështirësi në përshtatjen e njerëzve me këto temperatura dhe menjëherë shohim se disa persona vetëm se janë djegur. Ajo çka duhet të bëjnë kujdes është që në radhë të parë të shmangin pikun e ditës nga ora 10:00 deri 17:00, sepse në këtë kohë temperaturat janë të larta,. Mund të shkaktohet dehidrim, djegie e lëkurës, që është rrezik për kancerin e lëkurës”, tha Ismajli.

Ismajli rekomandon konsumimin e të së paku dy litrave ujë në ditë dhe një dietë të shëndetshme me pemë dhe perime të freskëta.

“Ajo çka do t’i këshilloj qytetarët, të gjitha grupmoshat, veçanërisht gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, që përpos të mos dalin në mesin e ditës, të konsumojnë sasinë e mjaftueshme të ujit, së paku dy litra në ditë Pritet që temperaturat të rriten. Ajo çka ne rekomandojmë është që të kujdesen që të shmangin temperaturat e larta. Kemi pasur raste, por i kemi menaxhuar dhe i kemi këshilluar të mbajnë veshje me ngjyra të të çelëta dhe të lehtë si dhe të mbajnë kapela”, shtoi ai.

Ismajli vë theksin edhe te dieta.

“Dieta është shumë e rëndësishme. Kryesisht duhet të jetë një dietë e shëndetshme dhe të hanë ushqime të freskëta: pemë dhe perime. Perimet të lahen në ujë të rrjedhshëm. E njëjta gjë edhe me pemët. Të mos konsumojnë sasi të tepërta të kripës, të yndyrës, sheqerit, po ashtu edhe brumërat. Të mos hanë aty ku ka ushqime të shpejta, sandviça, hamburgerë, qebapa etj.”, tha për EO, Ismajli.

Në vetëm 24 orë, Policia ndëshkon mijëra shkelës trafiku

0

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë ka shqiptuar 1,752 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 25 kanë qenë me lëndime, ndërsa 30 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marrëdhënia me Jozin, Loredana: Nuk jam shëruar ende

0

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Loredana Brati, ka deklaruar se po kalon një periudhë jo të mirë.

“Eksperienca brenda Big Brother nuk ka qenë aq e lehtë. Unë i ndjej shumë energjitë, e gjitha ndikoi në mirëqenien time. Pata një farë sinjali kur nuk kisha më uri si më parë, nuk kam qenë aq mirë. Edhe videot që shikoja kur dola, ishin një thikë në plagë dhe më ndikuan. Vendosa të rrethohesha me njerëz të besueshëm dhe që më jepnin pozitivitetin që më mungonte. E kam parë që që nuk kisha më dritën kur hyra në Big Brother. Tani po përpiqem ta rikuperoj. Nuk mund të them që jam në periudhën time më të mirë. Sado ishte një eksperiencë e fortë”, u shpreh Loredana.

Po marrëdhënie jote me Jozin?

“E kam kërkuar ta analizoj. Ndjenjat, veten…në raport me palën tjetër. Nuk ndihem mirë të flas për këtë muhabet. Kjo është arsyeja përse nuk kam folur, nuk ndihem akoma gati. Do vijë momenti do i them të gjitha. Publiku tek unë ka vlerësuar sinqeritetin, vetëm u kërkoj pak kohë”, tha Loredana mes emocionesh.