spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
15:51
Home Blog Page 971

Përshkallëzohet konflikti mes Izraelit dhe Iranit, Trump mohon përfshirjen e SHBA-ve

0

Një raund i gjashtë bisedimesh midis SHBA-së dhe Iranit mbi një marrëveshje të mundshme mbi programin bërthamor të Teheranit ishte planifikuar të zhvillohej sot.

Në vend të kësaj, për natën e tretë, Izraeli kreu sulme thellë në zemër të Iranit, ndërsa Teherani lëshoi dy breshëri raketash balistike drejt Izraelit.

Derisa Irani nuk ka dhënë shifra të përditësuara të viktimave, Izraeli po llogarit koston e të vrarëve dhe të plagosurve në sulmet iraniane.

Deri më tani janë raportuar 10 viktima, 200 të lënduar dhe disa izraelit të zhdukur.

Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për iranianët, duke u thënë banorëve të largohen nga zona përreth objekteve ushtarake.

“Të gjithë personat që janë … të pranishëm në ose përreth fabrikave të prodhimit të armëve ushtarake dhe institucioneve të tyre mbështetëse duhet të largohen menjëherë nga këto zona dhe të mos kthehen deri në njoftim të mëtejshëm. Prania juaj pranë kësaj infrastrukture e vë jetën tuaj në rrezik”.

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-të nuk janë të përfshira në konfliktin e fundit midis Izraelit dhe Iranit.

“SHBA-të nuk kishin të bënin fare me sulmin ndaj Iranit sonte”, tha Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.

Irani ka paralajmëruar SHBA-në dhe aleatët e saj që të mos e ndihmojnë Izraelin të ndalojë sulmet hakmarrëse të Teheranit.

“Nëse sulmohemi në çfarëdo mënyre, formë apo formë nga Irani, forca dhe fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të SHBA-së do të bjerë mbi ju në nivele të papara më parë”, shtoi Trump. “Megjithatë, ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe t’i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm!!!”

Përpjekja e dështuar e radhës për konstituimin e Kuvendit

0

Deputetët e zgjedhur do t’iu drejtohen sot ulëseve të Kuvendit, në përpjekjen e tyre të tridhjetë e dytë për konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.

Vazhdimi i radhës i seancës konstitutive do të fillojë nga ora njëmbëdhjetë.

Kuvendi i ri i Kosovës nuk është konstituuar ende që nga 15 prilli pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të legjislativit.

Dita e Kushtetutës

0

Vetëm katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008, ka hyrë në fuqi kushtetuta e saj e cila e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran , demokratik, unik dhe të pandashëm.

Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës shënon fillimin e një periudhe të re të zhvillimeve politike.

Kushtetuta hyn në fuqi 120 ditë pas shpalljes së pavarësisë. Institucionet e Kosovës, kanë arritur që për një periudhë të shkurtër kohore, të përgatisin dhe miratojnë 40 ligje që dalin si propozim nga Pakoja e Ahtisaarit.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës kundërshtohet nga përfaqësuesit e serbëve të cilët nuk janë pajtuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila deri tani është njohur nga 118 vende të botës.

Parashikimi i motit për ditën e diel

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s Indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Edicioni i 12-të i Festivalit DEA OPEN AIR shpall fituesit e çmimeve

0

Mbrëmja gala që u mbajt në kryeqytet këtë të premte, solli një atmosferë festivali, ku kryefjalë ishte kinematografia.

DEA OPEN AIR e përfundoi këtë edicion të dymbëdhjetë, duke ofruar sërish përvojë të re kulturore, si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e njohjes së kinemasë botërore.

Ky edicion, që u mbajt nga datat 9-13 qershor bëri bashkë të gjithë rreth kinemasë cilësore. Në konkurrim morën pjesë 34 filma nga 20 vende të botës.

’’Edhe ky edicion konfirmoi, se kinemaja serioze mbetet një nga mjetet më të fuqishme për të eksploruar, ndjerë dhe kuptuar vetveten. Kjo është arsyeja, përse DEA nuk ndjek trende – por investon te konsolidimi i profilit të vet, si festival i përmbajtjes dhe ndërton te besimi i shikuesit”, u shpreh drejtoresha Artistike e Festivalit, Mirela Oktrova, në hapje të ceremonisë

Drejtori i Festivalit, Edmond Topi, falenderoi të gjithë ata që mbështetën këtë organizim.

’’Kemi mbyllur një maratonë filmash, të cilët shpresojmë t’i keni shijuar. Unë i kam parë edhe më parë dhe si drejtor kisha sikleta të tjera, por shpresoj që ju t’i keni shijuar vërtetë. Nuk jam i fjalëve të gjata, por shpresoj të përjetoni njësoj edhe këtë mbrëmje, siç keni qenë gjatë këtyre ditëve prezent në shfaqjen e filmave’’, u shpreh drejtori Edmond Topi.

Filmi ’’Përkushtimi i Hasanit’’ (titulli në origjinal Commitment Hasan) me regji të Semih Kaplanoglu, Turqi 2021 mori Kupën DEA për Filmin më të mirë me Metrazh të Gjatë, me motivacionin për saktësi dhe mjeshtëri të lartë.

Filmi eksploron tema si pajtimi, falja dhe lidhja njerëzore me thellësi dhe përmbajtje. Në një peizazh që shndërrohet në pasqyrë të brendshme, filmi rrëfen një histori universale përmes pak personazheve të ndërtuar me nuancë dhe autenticitet.

Të nominuar në këtë kategori ishin edhe dy filma të tjerë;

Mykaela Plotkin – Zonjushat, Brazil 2024

Igor Aleksov – Lena dhe Vladimiri – Maqedonia e Veriut 2023

Regjisori Semih Kaplanoglu ishte vetë i pranishëm në marrjen e Kupës DEA, ndërsa mes emocioneve dhe falenderimit për trofeun tha se, ndihej krenar që mori një çmim të rëndësishëm në një vend që është special për të.

’’U jam falenderues për jurinë, që më nderuan me çmim, por krahas nderimit ndjehem shumë i emocionuar, pasi unë jam nip i një gjysheje që ka lindur në Shqipëri dhe e ndiej deri në palcë këtë nderim që më bëtë. Çmimet janë të bukura, por shërbejnë edhe për motivim e rinojnë regjisorin. Unë jam 63 vjec dhe kjo më jep nxitje për të sjellë një gjë më të mirë, që mund të vlerësohet në të ardhmen . Sa mirë që ekzistoni, sa mirë që ekziston kinemaja dhe sa mirë që ekzistojnë festivale të tilla që na vlerësojnë’’, u shpreh regjisori fitues Semih Kaplanoglu

DEA OPEN AIR vlerësoi të njëjtin film turk edhe me kupën për Regjinë më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë.

Me motivacionin për regjinë e tij të rafinuar dhe thellësisht reflektuese, për saktësinë dhe përmbajtjen me të cilat e kthen thjeshtësinë në kinema të thellë regjisorin Kaplanoglu.

Umut Karadak i dha trofeun e tretë në këtë festival, filmit me të njëjtin titull për vërtetësinë e thellë në portretizimin e Hasan-it — një interpretim që përqafon pa frikë ambiguitetet e jetës dhe kontradiktat e qenies njerëzore. Ky çmim u dorëzua nga Drejtor i Teatrit Kombetar, Indrit Cobani

Konkurimi në këtë program u ndoq nga juria e Filmit me Metrazh të gjatë, e përbërë nga: Niccolo Castelli (kryetar – Zvicër), Luiza Xhuvani (anëtare – Shipëri), Claudio Bucci (anëtar – Itali), Fatos Berisha (anëtar – Kosovë), Nikos Moustakas (anëtar – Greqi).

Si simbole të respektit për kontributet e individualiteteve të shquara të ekranit DEA OPEN AIR nderoi kujtimin e të madhes Margarita Xhepa, ndërsa çmimin e mori në dorëzim i biri, aktori gjithashtu i njohur Ndriçim Xhepa. Dy muaj pas kalimit në amshim, filmi i fundit ku interpretoi ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, është “Vdekja le të presë”. Një film ky përshëndetës, në çelje të festivalit që erdhi si homazh për Margarita Xhepa.

’’Ja që vjen një moment dhe detyrohesh. Një kënaqësi të tillë, në këtë rast ime më do ta kishte marr vetë, por ja që gjithcka e ka një fund në jetë. Me kënaqësi do ta çoj në shtëpinë e saj këtë statujë. Falenderoj edhe pjesëmarrësit për reagimin. Në respekt të dy festivalbërësve, që e kanë ideuar këtë festival, e bëjnë për 12 vite edhe do t’i uroja shumë e shumë vite të tjera. Ju falenderoj për këtë respekt që përcillni për karrierën 70-vjeçare të Margaritës’’, tha Ndriçim Xhepa.

Një tjetër çmim ishte edhe DEA e Karrierës ose siç organizatorët e këtij fesuivali e kanë emërtuar, DEA e Mirënjohjes, i cili sivjet shkoi për jetën artistike dhe veprimtarinë e një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare regjisorin Saimir Kumbaro.

Juria e festivalit akordoi Çmimin Special, një përmendje të veçantë skenarit të filmit ’’Këtu vallezohet me hijet’’ të Pluton Vasit, me skenar të Bashkim Hoxhës, për guximin në përballjen me një kapitull kompleks dhe të dhimbshëm të historisë shqiptare, me thellësi dhe sinqeritet. Një histori që spikat për ndershmërinë e këndvështrimit dhe përkushtimin për të rikthyer kujtesën dhe humanizmin përmes rrëfimit.

Me Senhoritas/Zonjushat, Mykaela Plotkin fitoi Kupën DEA për Skenarin më të Mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë. Ajo i qaset një teme rrallëherë të trajtuar me ndjeshmëri dhe guxim: kënaqësisë, dëshirës dhe dashurisë në moshën e tretë. Plotkin dërgoi një video përshëndetëse për festivalin.

Filmat konkurrues në programin e Filmit të shkurtër dhe Filmit me Metrazh të Gjatë i vlerëson nga ky këndvështrim tradicionalisht Juria e medias, e përbërë sivjet nga: Alda Bida (kryetare), Ermal Peci (anëtar), Juljana Vrapi dhe Egla Xhemalaj (anëtare). Juria e Medias ndau dy çmime – një për kategorinë e Filmit të Shkurtër dhe një për kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë.

Çmimi Special i Medias në Konkurimin e Filmit të Shkurtër dhe motivacioni i tij shkoi për ’’Dhe kjo është për këtë Krishtlindje’’ me regji të Peter Vulchev, Bullgari 2024. Me motivacionin për një narrativë të ndjeshme dhe fokusim te vlerat e solidaritetit.

Ndërsa Çmimi Special i Medias në Konkurimin e Filmit me Metrazh të Gjatë dhe motivacioni përkatës shkoi për ’’Këtu vallëzohet me hijet’’ nga Pluton Vasi, Shqipëri 2024. Ky film u vlerësua si një akt angazhimi qytetar që merr përsipër të hedhë dritv mbi pasojat e represionit të diktaturës. Çmimin e mori vetë regjisori i pranishën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve:

’’Kënaqësi për mua, falenderimi i veçantë për organizatorët. Për mua ishte një kthim në inocensë. Janë emocione të rralla, pasi këtu në këto ambjente kemi marr fillimet e para të profesionit. Një përmendore të jashtëzakonshme për pedagogët tanë’’, u shpreh regjisori Vasi

Nga vlerësimet e jurisë organizatorët e Festivalit ndanë Çmimin Special të Publikut/Audiencës – vleresim, qe rezulton nga klikimet dhe mesazhet ne llogarite zyrtare te festivalit si edhe nga vlersimet e publikut, e ka ndjekur shfaqjet e filmave ne kinema.

Me këtë çmim publiku vlerësoi aktorin Karafil Shena, në rolin kompleks të Zigurit – ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe njëherësh baba i një gazetareje që përpiqet të ndriçojë të kaluarën, në filmin ’’Këtu vallëzohet me yjet’’. Në emër të organizatorëve, vendimin e kësaj here e zbuloi Drejtori i Programit të Filmit me Metrazh të Gjatë, Genc Përmeti.

Kupa Dea për Kamerën më të Mirë iu dha Aleksandar Rusjakovit, drejtor fotografie i filmit ’’Lena dhe Vladimiri’’ me regji të Igor Aleksovit, për një punë vizuale që na lejon të ndjejmë emocionet e personazheve dhe pothuajse të nuhasim vendet ku ata jetojnë.

Gjithashtu ky film u vlerësua me Kupën DEA për aktoren më të mirë në filmin me metrazh të gjatë akorduar Sara Klimoska, për aftësinë për të sjellë në jetë një personazh me intensitet dhe vërtetësi. me këtë performancë, ajo konfirmohet si një nga zërat më premtues jo vetëm në kinemanë ballkanike, por edhe më gjerë.

Programi i Filmit të Shkurtër në DEA OPEN AIR 2025 Solli një mozaik rrëfimesh të thella dhe të larmishme, ku ndërthuren trauma personale, sfida sociale dhe momente të papritura ndërgjegjësimi. Temat që dominuan ishin humbja, padrejtësia, shtypja, identiteti dhe dashuria.

Në kategorinë, Filmi i Shkurtër më i Mirë, i përzgjedhur në 14 filma të Shkurtër nga 12 vende të botës, mes tre te nominuarve çmimi shkoi për ’’Sara’’ me regji të Ariana Andrade Castro, Spanjë–Peru, 2024. Me motivacionin për atmosferën e ndërtuar me ndjeshmëri të thellë, për regjinë e rafinuar dhe gjetjet e bukura vizuale, për mënyrën si drama ndërthuret me poezi filmike, trishtim dhe reflektim njerëzor,

Festivali ka prej kohësh në traditën e vet inkurajimin e kineastëve të rinj në rrugën jo fort të lehtë të krijimit kinematografik. Këtij synimi i shërben edhe Çmimi Inkurajues.

Drejtorja e Programit të Filmit të Shkurtër, Ajola Daja zbuloi çmimin që shkoi për Granit Dragaj – “Shkëmbim” – Kosovë 2022 me motivacionin e një gjuhë të pastër kinematografike dhe me një qasje të sinqertë, filmi na kujton rolin që kinemaja mund të luajë për të promovuar humanizmin dhe empatinë, ku përmes syve të një fëmije, ai na fton të shohim botën me më shumë mirësi.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve rezervoi të tjera vlerësime edhe për konkurimet në Seksionet e Filmit Studentor dhe Filmit të Shkurtër, seksionet me aplikimet më të shumta në të gjithë këto dymbëdhjetë vjet të rrugëtimit të DEA-s. Ofertën filmike në Programin dhe Konkurimin e Filmit Studentor e ndoqi Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor e përbërë nga: Andriana Vickovic (kryetare – Kroaci), Lulzim Zeqja (anëtar – Shqipëri), Ben Apolloni (anëtar – Kosovë).

Në këtë edicion, u bënë pjesë 13 filma nga 9 vende të botës, ndër të cilët: Shqipëria, Irani, Korea e Jugut, Bullgaria, Spanja, Italia, Kili dhe Rusia, shqetësimi kryesor i të cilëve mbetet raporti i njeriut me botën përreth apo i individit me komunitetin.

Ben Apolloni një nga anëtaërt e jurisë zbuloi emrin e Matteo Giampetruzzi nga Italia fitues me oferëtn filmike ’’Lum ata që janë të pastër në zemër’’ një film ky i vitit 2023.

Sivjet, juria, kishte vendosur të “përmendë në mënyrë të veçantë” edhe një konkurrues tjetër, me dëshirën për ta vlerësuar atë në mënyrë inkurajuese dhe ai është Mauro Zaçes. Një çmim i veçantë ky për filmin “Shtigje” që spikat për ndërtimin e qëndrueshëm dramaturgjik dhe për një regji të pastër, të qartë dhe të përmbajtur.

Edicioni i 12-të i DEA OPEN AIR – Tirana 2025 – përputhur me moton “Kinemaja si integritet” konfirmoi edhe një herë vlerën e kinemasë si formë reflektimi dhe rrëfimi me integritet.

Me falënderimin për mbështetjen dhe kthimin sërish vitin e ardhshëm Mirela Oktrova, drejtoresha artistike e DEA OPEN AIR e deklaroi të mbyllur Edicionin e dymbëdhjetë DEA – International Film Festival – Tiranë 2025.

Nën tingujt e kuartetit të harqeve, në skenë u ngjitën të gjithë pjesëmarrësit për foton tradicionale përmbyllëse. /atsh

Adnan Merovci dhe sozia misterioze e Rugovës

0

Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë dhe shumëvjeçar i Presidentit historik Ibrahim Rugova, ka tërhequr vëmendjen e publikut mëngjesin e sotëm pas publikimit të një fotografie që ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Në fotografinë e publikuar Merovci shihet duke ecur pranë një personi që i ngjan në mënyrë befasuese Presidentit Rugova.

Ngjashmëria vizuale ka qenë aq e theksuar, sa shumë shikues janë ndalur me habi për të kuptuar nëse pamja është reale apo simbolike.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, këpucë me vrima me majë të plotë dhe kostum

Për këtë postim, Merovci nuk ofroi asnjë sqarim, përveç një përshkrimi të shkurtër: “Pa koment”.

Kjo ka nxitur një valë reagimesh nga njerëz që dis nisën të pyesnin nëse fotografia ishte krijuar përmes inteligjencës artificiale. Për të ndalur dilemat, një sqarim i qartë erdhi nga vetë familja e Adnan Merovcit.

E bija e tij, Alba Merovci bëri të ditur se personi në foto nuk është Presidenti Rugova, por një qytetar italian që për nga pamja ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Presidentin historik Ibrahim Rugova.

Kosova pranon të dëbuarit nga SHBA – diplomatja amerikane shpreh falënderime

0

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka falënderuar Kosovën për gatishmërinë për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se Kosova është vendi i parë në Evropë që pranon një gjë të tillë.

Në postimin e bërë në rrjetin social në Twitter në faqen e ambasadës amerikane, thuhet se sigurimi i kufirit të SHBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump.

Po ashtu, aty deklarohet edhe se Prattipati e vlerëson ‘‘shumë’’ si qeverinë edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre.

“Faleminderit partnerit tonë, Kosovës, vendit të parë në Evropë që njofton pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara. Sigurimi i kufirit të SHBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump dhe unë e vlerësoj shumë si qeverinë ashtu edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre”, thuhet në postim.

Një person gjendet i vdekur në Pejë

0

Një person është gjetur sot pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë, rreth orës 18:30.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai ka shtuar se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Rugova.

Gucati: Kurtit s’i punon dora të shkruajë UÇK, s’ka ndihmuar shoqatat e luftës

0

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për mos vizitën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai ka kritikuar Kurtin për këtë, dhe për një deklaratë të tijën se ka shumë letra për të plotësuar për të vizituar ish-komandantët e UÇK-së në Hagë.

“Mua është reale se kjo qeveri më ka befasuar, dhe ky kryeministër që është në detyrë ndoshta e keni dëgjuar në një televizion kur thotë ‘bëni të fala Rexhës dhe askujt tjetër’. A ka më dobësi? Ai nuk i ka bërë nder gjeneral Rexhep Selimit vetëm se i ka dërguar të fala”, u shpreh Gucati.

“Nuk po mundesh ta përmendësh emrin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës apo Pjetër Shalës, por të paktën kjo qeveri është dashtë të thotë bëji të fala Rexhës dhe shokëve të tij. E le më të plotësojë letrat për vizitë, por nuk duhen shumë letra, nuk janë 100 letra, janë 12 faqe aplikacioni me i mbush. Ky ka studiuar për 20 apo 30 vjet e nuk po mundet të plotësojë 12 faqe. Por këtij nuk i bën dora, nuk i punon dora të shkruajë UÇK”, ka thënë Gucati në Klan Kosova.

I njëjti ka theksuar se me Qeverinë në detyrë për katër vite asnjëherë nuk patën ndonjë raport, apo kontakt.

Gucati pohoi se Qeveria e LVV-së asnjëherë nuk u mor me familjarët e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e dalë nga lufta

“Kjo qeveri, nuk dua ta krahasojë me dikë tjetër, ndoshta edhe armiku nuk do të dinte të sillej kaq keq me ne, për katër vite e gjysmë është në Qeveri nëse nuk gaboj. Kjo qeveri asnjë cent nuk e ka ndarë për shoqatat e dala nga lufta, kjo qeveri asnjë nënë të ndonjë dëshmori nuk e ka quar në ndonjë banjë për rehabilitim, kjo qeveri asnjë invalid të UÇK-së nuk e ka dërguar ta shërojë jashtë vendit, kjo qeveri asnjë veteran dhe asnjë fëmijë të veteranit nuk e ka dërguar për shërim jashtë vendit”, tha ai.

“Kjo qeveri për katër vjet nuk e di kah hapet dera e Organizatës të Veteranëve të Luftës të UÇK-së. Asnjë raport nuk e kemi me këtë qeveri, unë kur jam lëshuar nga burgu e pata bërë një kërkesë për shoqatat e dala nga lufta, kam informacione se as nuk e ka marrë në dorë e ta shikojë. As nuk e ka marrë ta shqyrtojë, dhe jo se më ka kthyer përgjigje pozitive apo negative. Kjo qeveri vetëm gojën e ka UÇK e dëshmorë, për këtë qeveri janë të mirë ata që kanë vdekur, këta që kanë mbetur të gjallë mbi 3 mijë invalid që jemi nuk jemi të mirë, dhe veteranë”, theksoi Gucati.

Beogradi pretendon ndalimin e katër serbëve nga Kosova, mes tyre një ish-polic

0

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se autoritetet kosovare i kanë ndaluar të shtunën tre pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) dhe një oficer të pensionuar në pikat kufitare, një javë pasi Serbia e arrestoi një ish-polic të Kosovës.

Ajo tha se autoritetet kosovare nuk kanë pasur “asnjë arsye ligjore” për arrestimin e tyre dhe se kjo “është hakmarrje e nxitur politikisht kundër popullit serb”, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Në të njëjtën ditë, ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se e ka privuar nga shtetësia një shtetas të Kosovës nga komuniteti serb, për “cenim të sigurisë kombëtare” të vendit.

Sveçla nuk tregoi nëse Nikolla Vujoviq – pjesëtarë i policisë serbe – është arrestuar dhe nuk dha hollësi të tjera rreth tij.

Në njoftimin e Zyrës për Kosovën përmenden vetëm inicialet e të ndaluarve nga MUP-i serb: N.V., (26 vjeç), M.M., (28), dhe A.M., (36), si dhe M.S., (53), i cili është polic në pension.

Autoritetet kosovare nuk kanë komentuar deri tani rreth këtyre ndalimeve të raportuara.

Për të ndaluarin me inicialet N.V., Zyra serbe tha se autoritetet e Kosovës kanë marrë vendim për “dëbim të kundërligjshëm”.

“Të gjithë ata, së bashku me familjet, jetojnë prej vitesh në mënyrë paqësore në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe detyrat i kryejnë në drejtoritë policore në territorin e Serbisë qendrore. Aktualisht ndodhen në paraburgim”, thuhet në deklaratën e Zyrës serbe.

Ajo shtoi se për “privimin e kundërligjshëm nga liria” do t’i njoftojë përmes kanaleve diplomatike të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, si dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Ndërkohë, ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, u arrestua nga autoritetet serbe më 7 qershor në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Austria në Kosovë me autobus së bashku me familjen e tij.

Spahiu dyshohet nga autoritetet serbe për “vrasje të rëndë në Banjskë” – ku një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku – tha avokati i angazhuar nga familja e Spahiut, Arianit Koci, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të premten.

Ai shtoi se si dëshmitarë në rastin e Spahiut, i akuzuar konkretisht për vrasjen e tre sulmuesve serbë që u përleshën me Policinë e Kosovës në fshatin që ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, përmenden disa zyrtarë policorë kosovarë.

Koci tha se mbrojtja tashmë ka dorëzuar ankesën ndaj vendimit për paraburgimin njëmujor.

Spahiu aktualisht po mbahet në qendrën e paraburgimit në Suboticë.

Autoritetet kosovare e kanë dënuar arrestimin e Spahiut, ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka e ka quajtur “sjellja jonormale të Serbisë” arrestimin e qytetarëve të Kosovës.