spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
12:40
Home Blog Page 973

Parada e Krenarisë në Prishtinë

0

Sot në Prishtinë do të mbahet ecja e Paradës së Krenarisë, duke filluar nga ora 17:30.

Organizuesi i kësaj parade “Prishtina Pride” ka publikuar listën e aktiviteteve me të cilat tha se “do e përmbyllim edhe një tjetër vit të suksesshëm të organizimit të Javës së Krenarisë”.

Agjenda e publikuar:

Ora 17:30 / Mblidhemi ne Sheshin Skënderbeu

Ora 18:30 / Ecja e Paradës së Krenarisë fillon

Ora 19:00 / Koncerti fillon te Biblioteka Kombëtare e Kosovës – parkingu.

Policia e ‘lëshon’ dorën, rreth 2 mijë gjoba për 24 orë

0

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1963 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 28 kanë qenë me lëndime, ndërsa 43 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 19 persona, ndërkaq 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona u dërguan në vuajtje të dënimit.

Bashkëpunim mes institucioneve letrare të Tiranës dhe Prishtinës

0

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit, Alda Bardhyli, zhvilloi një vizitë në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës.

E shoqëruar nga Sibel Halimi, drejtoreshë e Drejtorisë të Kulturës të Prishtinës dhe drejtoresha e Bibliotekës, Naime Beqirajaj, Alda Bardhyli u njoh nga afër me punën dhe fondin e librave në bibliotekën në qendër dhe në degët e saj, në pjesë të tjera të kryeqytetit si dhe në fshatrat e komunës së Prishtinës.

Të tri drejtoreshat ranë dakord për thellim të bashkëpunimit në mes të tri institucioneve kulturore, letrare dhe artistike, këmbim të librave, përvojave, ngjarjeve dhe autorëve.

“Bashkëbiseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në funksion të promovimit të letërsisë shqipe, me theks të veçantë në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore e letrare”, u shpreh Sibel Halimi.

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës së Prishtinës tha se e njohu kreun e QKLL-së me krijimin e hapësirave të reja për kulturë dhe art në Prishtinë si dhe për dinamikën e angazhimeve në fuqizimin e lexueshmërisë sidomos tek gjeneratat e reja.

Drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli, gjendet në Prishtinë në kuadër të Panairit të Librit “Prishtina 2025” i cili çeli ditën e mërkurë (11 qershor) edicionin e tij të 25-të.

Të dënuarit nga Gjykata Speciale do të vuajnë dënimin në Belgjikë

0

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftuan se kanë arritur një marrëveshje me Belgjikën, që të dënuarit nga kjo gjykatë të mund ta vuajnë dënimin me burgim në këtë shtet.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e Dhomave të Specializuara për të kryer mandatin e vet”, tha kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, sipas një njoftimi për media.

Trendafilova u bëri thirrje edhe shteteve të tjera që të nënshkruajnë marrëveshje me Dhomat e Specializuara – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në mënyrë që, sipas saj “të fuqizohet korniza e gjykatës për zbatimin e dënimeve”.

Specialja kujtoi se të dënuarit në formë të prerë duhet të vuajnë dënimin jashtë Kosovës, bazuar në këmbimin e letrave më 2014 mes përfaqësueses së atëhershme të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Cathrine Ashton, dhe atëbotë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, në këtë institucion është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, raporton rel.

Deri më tani, kjo gjykatë ka shpallur aktgjykime për krime lufte dhe për pengim të drejtësisë. Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte, ndërsa ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje.

Kurti viziton familjen e policit të arrestuar në Serbi

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj kanë vizituar sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua dhe po mbahet nga autoritetet serbe prej datës 7 qershor.

Në komunikatën e ZKM-së thuhet se, Kurti i ka njoftuar familjarët për përpjekjet e dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë.

Po ashtu, aty thuhet se kryeministri në detyrë, familjarët i ka siguruar që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti vizitoi familjen e Arbnor Spahiut

Kamenicë, 13 qershor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe deputeten e Kuvendit, Liza Gashi, vizitoi sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht nga autoritetet serbe prej datës 7 qershor.

Kryeministri Kurti i njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë. Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.

Familjarët u shprehën mirënjohës për vizitën dhe kujdesin.

Apple së shpejti do t’u lejojë përdoruesve të CarPlay të shikojnë video

0

Të gjithë përdoruesit aktualisht, nuk mund të shikojnë video në YouTube kur e përdorin aplikacionin e njohur të CarPlay.

Apple e ka arsyetuar vendimin me mos shpërqendrimin gjatë ngasjes së automjetit.

Megjithatë, MacRumors gjeti prova se kompania së shpejti do ta aktivizojë këtë funksion në CarPlay.

Sigurisht, kjo veçori në vetvete nuk është e re.

Disa automjete me sistem operativ Android dhe Tesla ju lejojnë të transmetoni filma dhe video, si dhe të luani lojëra ndërsa jeni të parkuar.

Dhe tani, Apple ka të ngjarë të bëjë të njëjtën gjë me lançimin e ardhshëm të iOS 26.

Por, transmetimi i videos do të lejohet vetëm ndërsa makina është e parkuar.

Për fillestarët, zhvilluesit do të duhet të shtojnë mbështetje për CarPlay me video AirPlay, dhe disa prodhues makinash mund ta prezantojnë këtë veçori në një datë të mëvonshme.

Disa prej tyre janë të kujdesshëm ndaj veçorive të reja dhe kanë nevojë për siguri se videot mund të luhen vetëm kur automjeti është i palëvizshëm.

Megjithatë, është një veçori mjaft e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, kështu që duhet të arrijë në të gjitha makinat e aktivizuara me CarPlay sa më shpejt të jetë e mundur.

Asllani mund të mbetet në Serie A

0

Kristjan Asllani do të kalojë javë jo edhe aq të qeta në SHBA ku po merr pjesë në Botërorin e Klubeve me Interin.

Kjo, pasi emri i mesfushorit shqiptar qarkullon gjerësisht në diskutimet e merkatos së këtyre ditëve në Itali.

Për mesfushorin përflitet gjithnjë e më shumë hipoteza e largimit dhe në skenë ka dalë një alternativë shumë interesante.

Klubi i Fiorentinës ka tentuar vazhdimisht që të afrojë mesfushorin e Kombëtares shqiptare që kur ai ishte pjesë e Empolit, para se të zgjidhte Interin.

Tani që Asllani mund të largohet nga zikaltrit, zërat janë shtuar, edhe për shkak të kërkesës së trajenerit të ardhshëm të Fiorentinës, Stefano Piolit.

Mediat italiane raportojnë se trajneri, i cili do të kthehet në Serinë A sapo të mbyllë kontratën me Al Nasr në Arabinë Saudite, e kërkon Asllanin që të jetë pjesë e projektit të ri në Firence, pasi vlerëson futbollistin të cilin e ka parë në vitet e kaluara si kundërshtar në fushën e lojës.

Njëkohësisht, edhe Interi pritet t’i hapë rrugë lëvizjes së Asllanit, në një moment revolucioni thuajse total të disa reparteve të skuadrës.

Mediat italiane raportojnë qe klubi i ka vendosur një çmim prej 14 milionë eurosh kartonit të futbollistit shqiptar për të mundësuar largimin e tij gjatë verës.

Vuçiq: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës, duam asociacionin

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian (BE) është “vendim politik” dhe jo çështje merite.

“Njerëzit në Evropë flasin vazhdimisht për një qasje të bazuar në meritë, me formulime të tilla. Por, kështu s’ka ndodhur asnjëherë”, tha Vuçiq, duke theksuar se për Serbinë pengesa kryesore në këtë rrugë mbetet mosgatishmëria për të njohur pavarësinë e Kosovës.

“Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.

Gjatë forumit në Pragë, Vuçiq u takua edhe me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin, sipas tij, pati një “bisedë përmbajtjesore dhe konstruktive” për vazhdimin e bisedimeve nën ndërmjetësimin e BE-së, sfidat rajonale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Përsërita përkushtimin e plotë të Serbisë për të gjetur zgjidhje kompromisi përmes dialogut, me respekt të plotë për partnerët ndërkombëtarë dhe me një vlerësim të qartë për interesat e popullit tonë. Nënvizova se për vazhdimin e dialogut është thelbësore kthimi te bazat që janë lënë pas dore – siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, deklaroi Vuçiç.

Shtëpia-muze e Dritëro Agollit drejt finalizimit

0

Në kuadër të përpjekjeve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore, ka nisur procesi për ndërtimin e shtëpisë muze të Dritëro Agollit, një prej figurave më të shquara të letërsisë shqipe.

Tashmë ka nisur prishja e godinës për të liruar hapësirën ku do të ngrihet ky muze, projekti i të cilit vjen si një bashkëfinancim nga Bashkia Devoll me Këshillin e Qarkut Korçë.

“Jemi të kënaqur që para tri ditëve filloi të hiqet ajo godinë, e cila degradoi fare. Do të nisë komplet që nga themelet. Sot mbaron faza e prishjes dhe javën që vjen do të fillojë. Mund të zgjasë dy apo tre muaj, sepse me 13 nëntor duhet të inaugurohet”, thotë Hekuran Begolli, kyetar i fshatit Menkulas.

Kjo shtëpi do të ndërtohet në fshatin Menkulas të Devollit dhe do të përfaqësojë një hapësirë të gjallë kujtese që ruan frymën, veprën dhe jetën e tij.

Projekti synon që kjo shtëpi të kthehet në një qendër të rëndësishme kulturore, edukative dhe turistike për të gjithë ata që dëshirojnë të njihen nga afër me jetën dhe krijimtarinë e Dritëro Agollit

PDK do t’i drejtohet gjykatës pas refuzimit nga ZRrE

0

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, i cila e ka refuzuar kundërshtimin e tyre administrativ ndaj vendimit që detyron mbi 1 mijë e 300 biznese të kalojnë në tregun e lirë të energjisë.

Sipas PDK, ky vendim rrezikon mijëra vende pune dhe cenon seriozisht stabilitetin ekonomik të Kosovës.

“Ky është një vendim thellësisht i padrejtë, joprofesional, i njëanshëm dhe skajshmërisht politik në thelb. ZRRE, që duhet të jetë një institucion në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit, ka zgjedhur t’i mbyllë sytë para pasojave katastrofike të këtij vendimi për sektorin privat – shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e PDK-së, e cila ka bërë të ditur se kjo parti do të vazhdojë për këtë çështje në Gjykatë.