spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
10:00
Home Blog Page 974

Java e Krenarisë, Kurti: Secili ka të drejtë të jetë ashtu siç është

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, hapi zyrtarisht Javën e Krenarisë 2025 në Prishtinë, duke theksuar përkushtimin e qeverisë për barazi dhe përfshirje për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Ai vlerësoi rëndësinë e kësaj jave si një simbol të gjallërisë dhe aktivizmit të komunitetit LGBTQ+, duke shtuar se ndjenjat e turpit duhet të luftohen përmes solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët.

“Qeveria e të gjithë qytetarëve e vendit tonë pa dallim. Të rëndësishme janë ngjarjet si Java e Krenarisë pavarësisht orientimit seksual. Prania e të gjithëve ju dëshmon gjallërinë dhe aktivizmin e komunitetit. Ndjenjat e turpit janë dukuri që për të gjithë ne që besojmë në barazi duhet t’i luftojmë së bashku. Institucionet janë në krye të detyrës për një shoqëri gjithëpërfshirëse pa dallim. Si një aspekt i domosdoshëm i barazisë qytetare, mbajtja e Javës së Krenarisë është traditë kuptimplotë me rëndësi në Kosovë. E mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është”, ka thënë Kurti.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, deklaroi se Bashkimi Evropian është fuqimisht i përkushtuar ndaj të drejtave të personave LGBTIQ+, duke theksuar se këto janë të drejta të njeriut, jo të drejta të veçanta.

Ai vlerësoi progresin e Kosovës, veçanërisht faktin që Parada e Krenarisë zhvillohet çdo vit pa incidente, si shenjë e pranimit dhe normalizimit.

“Në emër të Bashkimit Evropian, mund të konfirmoj se jemi fuqimisht të përkushtuar ndaj të drejtave të personave LGBTIQ+. Këto nuk janë të drejta të veçanta. Këto janë të drejta të njeriut. Dhe vizioni ynë në Bashkimin Evropian është mbrojtje më e madhe, përfshirje dhe mosdiskriminim në të gjithë Bashkimin Evropian, në të gjitha shtetet tona anëtare dhe në vendet partnere. Dhe në këtë drejtim, Kosova po bën mirë. Sepse kanë ndodhur shumë gjëra të rëndësishme — vetë fakti që Parada e Krenarisë mbahet çdo vit pa asnjë incident është një shenjë e normalizimit dhe pranimit. Do të doja gjithashtu të theksoj një moment të rëndësishëm për drejtësinë në Kosovë”, ka theksuar ai, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund, në hapjen e sezonit francez në Prishtinë, rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Suedisë për komunitetin LGBTIQ+.

Ai theksoi se ky komunitet përballet me sfida të përditshme dhe përmendi se, sipas të dhënave, mbi 350 persona nga ky komunitet janë vrarë vitin e kaluar.

“Komuniteti LGBTIQ plus. Është një nder i veçantë të jem sërish pjesë e hapjes së sezonit francez këtu në Prysma. Siç e dinë të gjithë, Suedia është një mbështetëse e madhe e këtij komuniteti. Por ky komunitet përballet me sfida çdo ditë. E kam kërkuar këtë në Google dhe rezulton se vitin e kaluar mbi 350 persona nga komuniteti LGBTIQ plus janë vrarë. Disa ditë më parë u publikua një opinion — jo një vendim përfundimtar, por një mendim — nga avokatja e përgjithshme e Këshillit Evropian për të Drejtat e Njeriut. Ky është një zhvillim i rëndësishëm, dhe tani po presim vendimin përfundimtar nga Këshilli. Ky ishte mendimi i avokates së përgjithshme, Tamara Chapietta. Ajo deklaroi se një prej vendeve anëtare të BE-së ka zbatuar ligje kundër komunitetit LGBTIQ plus. Ajo theksoi se kjo përbën një shkelje të të drejtave të këtij komuniteti. Ende nuk kemi një vendim përfundimtar, por kjo është një hap në drejtimin e duhur. Ministrja suedeze për çështjet e komunitetit LGBTIQ, Jessica Olsson-Kantz, e komentoi këtë në Twitter me një mesazh shumë të fortë. Ajo e mbështet këtë qëndrim. Ish-kryeministri suedez, Stefan Löfven, tha se të gjithë duhet të kenë të drejtën të jetojnë realitetin e tyre hapur, pa frikë dhe pa diskriminim. Kjo është ajo që udhëheq mbështetjen e palëkundur të Suedisë për komunitetet në mbarë botën”, shtoi ai.

OVL UÇK pyet Osmanin: A keni komunikuar me Kallas për mandatin e Speciales?

0

OVL UÇK i është drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani, për mandatin e EULEX-it dhe atë të Dhomave të Specializuara.

“Dëshirojmë të dimë nëse është marrë vendimi për zgjatjen e mandatit dhe nëse ka pasur një shkëmbim të ri letrash me Përfaqësuesen e Lartë aktuale të BE-së, znj. Kaja Kallas, në lidhje me këtë vendim të fundit për mandatin e EULEX-it dhe Gjykatës Speciale”, thuhet mes tjerash në letrën dërguar Osmanit.

Letra e plotë:

E nderuar znj. Presidente Vjosa Osmani,

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,ju drejtohet lidhur me vendimin e fundit për zgjatjen e mandatit të Misionit të EULEX-it në Kosovë dhe Dhomave të Specializuara, për një periudhë tjetër dyvjeçare (2025–2027), siç është raportuar publikisht nga mediat evropiane dhe vendore.

Jemi të vetëdijshëm se në të kaluarën një vendim i tillë është formalizuar përmes shkëmbimit zyrtar të letrave ndërmjet Jush dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së.

Dëshirojmë të dimë nëse është marrë vendimi për zgjatjen e mandatit dhe nëse ka pasur një shkëmbim të ri letrash me Përfaqësuesen e Lartë aktuale të BE-së, znj. Kaja Kallas, në lidhje me këtë vendim të fundit për mandatin e EULEX-it dhe Gjykatës Speciale.

Duke qenë se shumë nga bashkëluftëtarët tanë ndodhen aktualisht në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, ne si organizatë jemi drejtpërdrejt palë e interesuar në këtë proces.

Ritme pa ndalesë – UNUM Festival ndez Shëngjinin

0

Qindra të rinj i janë bashkuar Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike UNUM i cili do të vijojë edhe ditën e nesërme, tek Rana e Hedhun, në Shëngjin.

Zona bregdetare është kthyer në epiqendër festimesh me performanca live të DJ-ve më të mirë botërorë.

Ky festival muzikor është pikëtakimi i përvitshëm për mijëra turistë e artdashës nga gjithë Evropa me skenografi rërën, pishat dhe detin. Të rinjtë kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës për të ndjekur nga afër 70 artistë që performuan në tri skena të ndryshme të vendosura në bregdet, duke sjellë një atmosfere elektrizuese dhe përvojë unike.

Ky është edicioni i 6-të i UNUM Festival, që çdo vit gjallëron Shëngjinin. Tashmë është kthyer në një traditë që ky festival të organizohet në nisje të sezonit të ri turistik, raporton atsh.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM ka startuar të enjten e 5 qershorit dhe do të vijojë deri nesër, duke i dhënë gjallëri Shëngjinit në nisje të sezonit turistik. Ndërkohë për mbarëvajtjen e aktivitetit janë angazhuar struktura të shumta policore, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë së pjesëmarrësve dhe disiplinim e lëvizjes së automjeteve.

Nga tregu i lirë te faturat më të larta: A po rritet kostoja e shërbimeve publike?

0

Ndërsa zhurma më e madhe për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë është dëgjuar nga sektori privat, ndërmarrjet publike kanë hyrë në këtë proces pa shumë bujë, por jo pa pasoja.

Me çmime të tregut që nuk do të rregullohen më nga shteti dhe me kosto të reja energjetike që priten, pyetja kryesore që shtrohet është: a do të rriten çmimet e shërbimeve publike që qytetarët i marrin çdo ditë?

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se ky tranzicion mund të sjellë rritje të tarifave për shërbime esenciale, si uji dhe pastrimi, të cilat varen drejtpërdrejt nga konsumi i energjisë.

“Çdo tentim i këtyre ndërmarrjeve për lëvizje të çmimeve, duhet të ndalohet nga pronarët e tyre. E, pronarët e tyre dihet se kush janë – në nivel lokal janë komunat, kurse në nivel qendror është qeveria”, thotë për Radion Evropa e Lirë Berim Ramosaj, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës.

Furnizim nga KEK-u

Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës – ZRRE konfirmon për REL-in se, nga 1 qershori, në tregun e hapur të energjisë kanë dalë të gjitha ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale, që kanë mbi 10 milionë euro qarkullim dhe mbi 50 punëtorë.

Këto ndërmarrje janë duke u furnizuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, e cila është licencuar nga ZRRE-ja për furnizim komercial me rrymë.

Paraprakisht, ato janë furnizuar nga Operatori për Furnizim me Energji – KESCO, me tarifa të rregulluara nga ZRRE-ja.

Furnizimi, tani e tutje, do të bëhet me çmime të tregut dhe jo të përcaktuara nga institucionet shtetërore.

As KEK-u, as ZRRE-ja nuk kanë ofruar informata të detajuara për numrin e ndërmarrjeve publike që kanë nënshkruar kontrata për furnizim me energji në treg të hapur.

Në një komunikatë për media më 5 qershor, KEK-u ka bërë të ditur se ka nënshkruar 15 kontrata komerciale me konsumatorë që kanë zgjedhur furnizim të drejtpërdrejtë, por nuk ka saktësuar nëse bëhet fjalë për ndërmarrje publike apo private.

Përveç KEK-ut, në Kosovë janë të licencuara edhe 20 kompani të tjera për furnizim me energji elektrike, ndërsa një tjetër ndodhet në proces të licencimit.

Sfidat financiare

Aktualisht, në vend funksionojnë 18 ndërmarrje publike qendrore dhe rajonale, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm si: energjia, transporti, telekomunikacioni, shërbimet postare, menaxhimi i mbeturinave, ujësjellësi e të tjera.

Përveç tyre, sipas Institutit për Hulumtime të Avancuara – GAP, ekzistojnë edhe 55 ndërmarrje publike lokale.

Blendi Hasaj, nga ky institut, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se ndërmarrjet publike me performancë të mirë, mund të arrijnë t’i ruajnë çmimet aktuale të shërbimeve, por ato që ndër vite janë përballur me vështirësi financiare, do të kenë sfida për shkak të rritjes së kostos së energjisë elektrike.

“Ky realitet na çon te një pikë kyçe: këto kompani ose duhet t’i rrisin çmimet e shërbimeve, ose duhet të ndërhyjë qeveria. Një prej mundësive është që qeveria t’i subvencionojë këto ndërmarrje, sepse nuk besoj se do të ishte e përshtatshme që të gjitha shërbimet publike të shtrenjtoheshin përnjëherë”, thotë Hasaj.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë për mundësinë e tillë të subvencionimit, Qeveria e Kosovës nuk u përgjigj.

REL-i ka kontaktuar edhe disa prej ndërmarrjeve publike – përfshirë Telekomin e Kosovës, Postën, Trepçën, Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Kompaninë Rajonale “Pastrimi”, Kompaninë për Menaxhimin e Deponive dhe Trafikun Urban – për t’i pyetur nëse dalja në tregun e hapur do të ndikojë në rritjen e çmimeve të shërbimeve që ato ofrojnë.

Nga të gjitha këto, vetëm Telekomi i Kosovës/VALA ka kthyer përgjigje, duke deklaruar se çdo rritje e kostove, përfshirë edhe ato të energjisë, ndikon drejtpërdrejt në çmimin e shërbimeve që ofron kompania.

“… por, ne do të bëjmë përpjekje – për aq sa është e mundur – që kjo kosto shtesë të reflektohet sa më pak në çmimin e shërbimeve për konsumatorët”, tha Fadil Lepaja, udhëheqës i Zyrës për Komunikim në këtë kompani.

Sipas tij, Telekomi paguan rreth 1.5 milion euro në vit për faturat e energjisë elektrike.

Çka thonë bizneset për liberalizimin e energjisë?

Bashkë me ndërmarrjet publike, në tregun e lirë të energjisë kanë hyrë edhe rreth 1.300 biznese private.

Por, hapja e këtij tregu ka nxitur reagime të forta dhe shqetësime të shumta për çmimet dhe gatishmërinë e vendit për këtë ndryshim.

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë me ngulm shtyrjen e liberalizimit për së paku një vit, duke argumentuar se çmimet që ofrojnë kompanitë e licencuara për furnizim, janë shumë më të larta sesa ato të përcaktuara nga shteti, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë paraqitur ende oferta në treg.

Në këtë situatë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka kërkuar ZRRE-së pezullimin urgjent të procesit deri në plotësimin e kushteve thelbësore.

“Vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të liberalizimit, së paku dy kompani prodhuese i kanë pezulluar operacionet, duke përmendur si arsye kostot e larta të energjisë elektrike. Institucionet shtetërore janë informuar për këto zhvillime”, thuhet në komunikatën e saj për media të lëshuar më 5 qershor.

Liberalizimi i tregut energjetik është një kërkesë e Bashkimit Evropian dhe parashikohet në Traktatin e Komunitetit të Energjisë që Kosova e ka nënshkruar që nga viti 2005, së bashku me vendet e tjera të rajonit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë gjithashtu tregje të liberalizuara energjetike.

Edhe në këto dy vende fillimisht kishte rezistencë, por sot procesi shihet si mundësi për menaxhim më të mirë të kostove energjetike.

Në Kosovë, megjithatë, ky tranzicion ndodh në një moment sfidues ekonomik – sipas një ankete të fundit të Eurobarometrit, 45 për qind e qytetarëve thonë se përballja me shpenzimet për mbijetesë është brenga e tyre kryesore. /REL

Meta mbetet prapa grilave – kalojnë 7 muaj nga arrestimi

0

Edhe pse kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga dita e arrestimit të Ilir Metës, kreut të Partisë së Lirisë, ai vijon të mbahet në paraburgim, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë sërish hetimet me 3 muaj të tjerë.

Lajmi u konfirmua këtë të hënë nga avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili reagoi me tone të forta, duke e cilësuar qëndrimin e Metës në qeli si një “burgim i paligjshëm” dhe “përndjekje politike”.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024 dhe më 27 maj të këtij viti iu komunikuan zyrtarisht akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe një hetim pasuror të mbartur prej vitesh.

Por, sipas avokatit, edhe pse akuza tashmë është komunikuar, organi i akuzës vazhdon ta mbajë në burg, pa asnjë provë konkrete.

“Thonë se nuk janë mbledhur provat për të dhe e mbajnë në burg Presidentin e Republikës. Nuk janë mbledhur prova, nuk ka asnjë fakt pse mbahet dhe është absurde që presidenti qëndron në paraburgim”, u shpreh avokati Cakrani, i cili paralajmëroi se vendimi i zgjatjes do të ankimohet.

Sipas tij, SPAK ka tejkaluar çdo afat procedural dhe mbajtja në paraburgim e ish-presidentit, pasi akuzat janë bërë publike, është shkelje flagrante e të drejtave. Madje, Cakrani ironizoi edhe arsyetimin e dhënë nga prokuroria për të justifikuar zgjatjen: “Tani SPAK na thotë se nuk ka mbaruar akoma mbledhjen e provës, kjo është kërkesë e SPAK për zgjatjen e hetimeve. Thonë se po presin provat, presin një akt ekspertimi për ish-vjehrrën e tij, se ça lidhje ka Meta me ish-vjehrrën…”

“Presidenti Meta është rrëmbyer dhe SPAK-u është kthyer në një Prokurori politike. Hetimet kanë nisur 6 vitet më parë. Çështja hetohet nga Tirana dhe jo SPAK, por SPAK po të donte kishte hetuar policët që rrëmbyen presidentin. Inkuizicioni që po bëhet ndaj Metës është i paprecedentë në botë. Është e pamoralshme dhe joligjore ta mbash ende në paraburgim” u shpreh Cakrani.

Ndërkohë që SPAK pretendon se zgjatja është 3-mujore, avokati Cakrani këmbënguli se afati i dhënë është 6 muaj dhe paralajmëroi ndjekje ligjore në instanca më të larta: “SPAK ka tejkaluar afatet e mbledhjes së provave. Ai ka mbi 7 muaj në paraburgim, prokuroria ka detyrim ligjor që çdo dy muaj të bënte referimin për hetimet. Ne do i pasqyrojmë edhe më vonë, do e vijojmë betejën deri në Strasburg. Po përgatiten edhe materialet për Gjykatën Kushtetuese.”

Me një ton të ashpër ndaj strukturës antikorrupsion, Cakrani përfundoi duke thënë: “Nuk e di me çfarë detyrimesh e ligjesh punon SPAK për këtë inkuizicion, as Aranit Çela nuk ka arritur në këtë situatë. Ai është numri dy i opozitës, pas zotit Berisha. Pas 6 vitesh hetimesh tani kërkojnë përsëri zgjatjen e hetimit. Kjo çështje do shkojë deri në Gjykatën Evropiane, ne jetojmë në një vend autokrat, në autokraci. Këto janë mjetet ligjore.”

Izraeli do ta deportojë Greta Thunberg dhe aktivistët tjerë

0

Një jaht që transportonte aktivistë dhe një sasi të vogël ndihmash humanitare që po përpiqej të arrinte në Gaza po vazhdon udhëtimin drejt një porti izraelit, thotë Ministria e Jashtme e Izraelit.

Aktivistja e klimës Greta Thunberg dhe një ligjvënëse franceze janë midis 12 personave në bordin e anijes Madleen që u ndalua nga forcat izraelite.

Izraeli e quajti varkën një “jaht selfie” dhe që mbante “më pak se një kamion të vetëm me ndihma” dhe thotë se aktivistët do të deportohen.

Ministria e Jashtme izraelite tha se anija po udhëton “në mënyrë të sigurt” drejt Izraelit dhe se ekuipazhi do të deportohet.

“Ka mënyra për të dërguar ndihma në Rripin e Gazës – ato nuk përfshijnë selfie në Instagram”, tha ajo.

Menjëherë pas orës 06:00 BST, ministri i mbrojtjes tha se anija do të çohej në qytetin port të Ashdodit.

Thunberg tha në një videomesazh të pararegjistruar se ata ishin “rrëmbyer” nga forcat izraelite.

Ministria e Jashtme palestineze ka bërë thirrje për mbrojtje të sigurisë së aktivistëve dhe një zyrtar i OKB-së ka kërkuar që më shumë anije të “lundrojnë së bashku” për të sjellë ndihma në Gaza.

Përpjekjet për ta zhbllokuar nuk duket se do të ndalen më kaq.

Një konvoj prej rreth 1,000 personash është duke udhëtuar drejt Gazës nga Tunizia për të “thyer rrethimin” në territorin palestinez.

I organizuar nga Koordinimi Tunizian i Veprimit të Përbashkët për Palestinën, konvoji me nëntë autobusë shpreson të kryejë një “akt simbolik” duke thyer bllokadën e Izraelit ndaj Gazës.

Karvani i Soumond, që në arabisht do të thotë “qëndrueshmëri”, synon të arrijë në Rafah në Gazën jugore deri në fund të javës.

Grupi do të udhëtojë përgjatë brigjeve tuniziane dhe libiane, por Kajro ende nuk ka dhënë lejet e panevojshme për të udhëtuar nëpër Egjipt.

Koordinatori Jawaher Channa tha se do të duhet të shohin se çfarë do të ndodhë kur të mbërrijnë në Egjipt, i cili kufizohet me Gazën.

Ajo shton se nuk presin të kenë ndonjë problem gjatë kalimit të Libisë, pasi “populli i saj historikisht e ka mbështetur kauzën palestineze”.

Një serb proteston ndaj vizitës së Kurtit e Sveçlës në Veri

0

Stefan Veljkoviq, një serb, udhëheqës i të ashtuquajturës “Demokracia Serbe” ka protestuar në veri, atje ku sot ishin kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Një medium lokal serb ka publikuar disa pamje, ndërsa shkruan se protestuesi u ndalua “dhunshëm” nga sigurimi i Sveçlës e më pas u arrestua.

Protestat në Los Angeles, Trump nuk ndalet, dërgon forca shtesë

0

Donald Trump ka marrë vendim të ri sa i përket protestave në Los Angeles.

“Ne morëm një vendim të shkëlqyer duke dërguar Gardën Kombëtare për t’u marrë me trazirat e dhunshme dhe të nxitura në Kaliforni”, shkroi Trump në Truth Social.

“Nëse nuk do ta kishim bërë këtë, Los Angeles do të ishte zhdukur plotësisht”.

Ai tha se Guvernatori Gavin Newsom dhe Kryetarja e Bashkisë së Los Anxhelosit Karen Bass kishin qenë mosmirënjohës ndaj tij pasi të dy e kritikuan – duke deklaruar se vendosja ishte “e panevojshme” dhe “ndezi” protestat që kishin qenë të vogla dhe të lokalizuara.

“Vetëm një vështrim i fotove dhe videove të Dhunës dhe Shkatërrimit ju tregon gjithçka që duhet të dini”, shtoi Trump.

“Ne gjithmonë do të bëjmë atë që është e nevojshme për t’i mbajtur qytetarët tanë TË SIGURTË, në mënyrë që, së bashku, ta BËJMË AMERIKËN PËRSËRI TË MADHE!”.

Nga ana tjetër mediat kanë raportuar se Los Angeles do të padisë administratën Trump, duke e vlerësuar vendosjen e Gardës Kombëtare si një “akt antikushtetues”.

Të premten, oficerët e ICE-së kryen bastisje në zona të banuara kryesisht me popullsi latino-amerikane të Los Anxhelosit, duke përfshirë edhe jashtë një magazine veshjesh në Lagjen e Modës pranë qendrës së Los Anxhelosit.

Të nesërmen, ICE tha se “mbi 1,000 protestues rrethuan dhe sulmuan një ndërtesë federale” dhe oficerët ishin “shumë më të pakët në numër”.

Grupi i parë i trupave të Gardës Kombëtare mbërriti jashtë Qendrës Metropolitane të Paraburgimit – ku dyshohet se ishin dërguar migrantët e arrestuar gjatë bastisjeve – të dielën në mëngjes.

Dje pasdite, turma protestuesish përmbytën gjithashtu autostradën 101 në qendër të Los Angeles dhe bllokuan trafikun.

Ndërsa protestat kundër arrestimeve të shumta të ICE-së përfshijnë Los Angelesin, një tjetër politikë e imigracionit e Trump ka hyrë në fuqi këtë mëngjes.

Javën e kaluar, Trump nënshkroi një urdhër që ndalonte udhëtimin në SHBA për qytetarët nga 12 vende: Afganistani, Mianmari, Çadi, Kongo-Brazzavili, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Qytetarët nga shtatë vende të tjera – Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela – do të përballen me kufizime të pjesshme udhëtimi.

Ekzistojnë disa përjashtime – duke përfshirë edhe për atletët që vijnë në SHBA për ngjarje të mëdha sportive, të tilla si Kupa e Botës 2026 dhe Lojërat Olimpike të Los Angeles 2028. Urdhri nuk i anulon vizat ekzistuese.

Cila është sasia e duhur e mishit të kuq që duhet ta hani gjatë verës?

0

Temperaturat e verës, rritja e aktivitetit fizik dhe dëshira për ushqime më të lehta ndikojnë në zgjedhjet e vakteve.

Mishi i kuq, i pasur me proteina, hekur dhe vitaminë B12, është një pjesë e rëndësishme e dietës, por konsumi i tepërt i tij shoqërohet me një rrezik në rritje të sëmundjeve të caktuara, veçanërisht në muajt e ngrohtë kur trupi është më i ndjeshëm ndaj ushqimeve të rënda.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë balancimin me kujdes të marrjes së mishit të kuq, duke marrë parasysh moshën, nevojat individuale dhe rreziqet shëndetësore.

Shumica e organizatave shëndetësore, të tilla si Fondi Botëror i Kërkimeve për Kancerin dhe Instituti Amerikan për Kërkime për Kancerin, rekomandojnë që konsumi i mishit të kuq nuk duhet të kalojë tri racione në javë, që është rreth 350-500 gramë mish i gatuar.

Ky rekomandim është rezultat i hulumtimeve që tregojnë se konsumi i tepërt i mishit të kuq shoqërohet me një rrezik në rritje të kancerit kolorektal dhe sëmundjeve të tjera kronike.

Nutricionistët australianë rekomandojnë një maksimum prej shtatë porcionesh mish të kuq pa dhjamë në javë, ku një porcion është 65 gramë mish i gatuar (rreth 90-100 gramë i gjallë).

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar këshillon ata që hanë rregullisht më shumë se 90 gramë mish të kuq ose të përpunuar në ditë që të zvogëlojnë konsumin e tij, për shkak të një rreziku në rritje të kancerit të zorrëve.

Fëmijët dhe adoleshentët – Mishi i kuq është një burim i rëndësishëm i hekurit dhe vitaminës B12, të cilat janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Megjithatë, sasia duhet të jetë e moderuar, dhe mishi duhet të jetë i gatuar mirë dhe produktet e përpunuara duhet të shmangen. Për më të vegjlit, porcionet duhet të jenë të vogla dhe të kombinuara me perime.

Të rriturit – Për të rriturit e shëndetshëm, rekomandimi mbetet deri në tre racione në javë, me zgjedhje midis mishrave të ligët dhe të papërpunuar. Në verë, kur trupi dëshiron ushqime më të lehta, rekomandohet që mishi i kuq të jetë pjesë e një vakti të ekuilibruar, jo përbërësi kryesor.

Të moshuarit – Të moshuarit kanë nevoja të shtuara për proteina për shkak të rrezikut të humbjes së muskujve (sarkopeni) dhe nevojës së shtuar për vitaminë B12 dhe zink. Për ta, marrja e moderuar e mishit të kuq mund të jetë e dobishme, por brenda sasive të rekomanduara dhe gjithmonë në kombinim me burime të tjera të proteinave dhe fibrave.

Rreziqet shëndetësore nga konsumimi i tepërt  – Hulumtimet tregojnë se konsumimi i tepërt i mishit të kuq, veçanërisht mishit të përpunuar (si salçiçe, sallam, proshutë), shoqërohet me një rrezik në rritje të kancerit kolorektal, sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe vdekshmërisë në rritje. Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon mishin e përpunuar si kancerogjen dhe mishin e kuq si ndoshta kancerogjen për njerëzit.

Për më tepër, përmbajtja e lartë e yndyrës së ngopur në disa lloje mishi të kuq mund të kontribuojë në rritjen e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Rekomandohet të zgjidhni copa mishi pa dhjamë dhe të shmangni produktet me kripë dhe konservues të shtuar.

Si ta përfshijmë mishin e kuq në dietën tonë verore? – Zgjidhni copa mishi të pa dhjamë dhe të freskëta, siç është mishi i viçit ose i viçit, pa dhjamë të dukshëm.

Kufizoni konsumin e mishrave të përpunuar (salçiçe, proshutë, patate) në minimum ose shmangni ato plotësisht.

Gatuajeni mishin në temperatura më të ulëta (zierje, zierje) në vend që ta piqni në temperatura të larta ose ta piqni në skarë, për të zvogëluar formimin e komponimeve të dëmshme.

Kombinoni mishin me shumë perime të freskëta, bishtajore dhe drithëra të plota.

Në verë, zvogëloni madhësinë e porcioneve dhe përqendrohuni në një shumëllojshmëri burimesh proteinash – pulë, peshk, vezë, bishtajore dhe arra.

Rekomandime sipas gjendjes shëndetësore –

Njerëzit me rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës ose diabet:

Ata duhet ta kufizojnë konsumin e mishit të kuq në një maksimum prej një deri në dy racione në javë, me theks në prerjet e mishit të pa dhjamë dhe të freskëta, dhe të shmangin mishin e përpunuar.

Gratë shtatzëna dhe gratë në moshë riprodhuese:

Për shkak të nevojave në rritje për hekur dhe vitaminë B12, rekomandohet marrja e moderuar e mishit të kuq, por gjithmonë i gatuar mirë dhe me origjinë të verifikuar.

Osmani takon shefin e zyrës së BE-së, flasin për krijimin e institucioneve

0

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Osmani ka folur me të për konstituimin e Kuvendit dhe rrugën evropiane të Kosovës.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, gjatë takimit, ata kanë folur edhe për vizitën e para rreth tri javësh të kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, në Kosovë.

“Presidentja Osmani e vlerësoi këtë vizitë, njëlloj si edhe vizitat e zyrtarëve të tjerë të lartë të BE-së, si një sinjal të përkushtimit të Bashkimit Evropian ndaj aspiratave të Kosovës për integrim në strukturat evropiane. Në këtë kontekst, ndër të tjera, u diskutua edhe për rëndësinë e reformave, bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet evropiane”, thuhet në njoftim.