spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
06:37
Home Blog Page 976

Mustafa kundër zgjedhjeve të reja: Kjo është e fundit që i duhet Kosovës

0

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se bllokada 48 orëshe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të reja.

“Përsëritja e zgjedhjeve është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, tha Mustafa pas dështimit të 29-të përkonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se Kosovës i duhet një Qeveri e Unitetit, propozim ky nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Krasniqi: LVV-ja po e mban peng vullnetin e qytetarëve

0

Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës reagoi duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të procesit demokratik.

Ai tha se qytetarët, katër muaj më parë, përmes votës së lirë, i dhanë fund sundimit të një partie dhe i dhanë shumicën opozitës.

“Fiks para katër muajsh qytetarët dolën në zgjedhje të lira për të dhënë verdiktin e tyre se në çfarë drejtimi e duan vendin. Qytetarët i thanë jo sundimit të një partie të katër viteve të kaluara dhe i dhanë shumicën parlamentare opozitës. Fiks para katër muajsh është pikërisht VV-ja e cila nuk po lejon të konstituohet ky vullnet duke bllokuar këtë konstituim të Kuvendit. Është kaluar çdo kufi i racionalitetit. Kjo nuk është politikë, është tendencë për të mbajtur peng vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Haziri: Ardhja në Kuvend është bërë si në varreza

0

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se nuk ka ende asnjë marrëveshje të zbardhur politike, dhe se në Kuvend po takohen vetëm për procedurë.

Sipas tij, procedura një ditë po një ditë jo në Kuvend, nuk ka fund.

“Fatkeqësisht është bërë ardhja si në varreza”, u shpreh Haziri.

Ai tha se LVV-ja duhet t’i bind deputetët për qëllime politike dhe jo për përdorim.

“Qoftë me u trafiku, ose me bë lëvizje për një përdorim. Mendoj që duhet të ketë përpjekje të një ndërtimi të një mekanizmi të brendshëm”, tha ai.

LAJMI I FUNDIT / Kuvendi i Kosovës, ende i bllokuar – dështon edhe përpjekja e 29-të

0

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Nga deputetët që ishin në sallë, 53 votuan për, asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Seanca e 29-të do të mbahet të hënën me 11 qershor, ora 11:00.

Koci e ndal edhe Daut Haradinajn – deputeti reagon: Votuesit e LVV-së s’kanë të drejtë të më drejtohen

0

Avokati Arianit Koci ka tentuar t’ia ndalë fjalën Daut Haradinajt të AAK-së në shenjë proteste për moskonstituimin e kuvendit, por Haradinaj nuk e dëgjoi.

Koci: Daut, mos u deklaro vec hin brenda se ta ndërprej

Haradinaj: S’po na lëjnë me fol

Koci: Jo s’ka, le t’i kryjnë punët, e kam dost këtë por hi brenda

Haradinaj: Votuesit e LVV-së s’kanë të drejtë me mu drejtu mu

Koci: Jo s’jam votues i LVV-së

Haradinaj: Je deklaru publikisht

Koci: Hic mos u deklaro, të lutem hin brenda

Haradinaj: Vazhdo ti protesto

Koci: Hin hin se krejt i kom nal. Qikjo është protesta jem

Haradinaj: Shumë djalë i mirë je, avokat je ti i din ligjet

Koci: Ani de edhe unë e shkeli kajherë.

Debat i ashpër mes Kocit dhe Izmakut – fjalë të rënda në hyrje të Kuvendit

0

Edhe një tjetër përplasje verbale ndodhi sot para Kuvendit të Kosovës mes deputetes së Nismës, Xhevahire Izmaku, dhe avokatit Arianit Koci, i cili po proteston kundër mos-konstituimit të Kuvendit.

Teksa Izmaku u përpoq të japë një deklaratë për media, Koci e ndërpreu duke i thënë: “Zonja deputete, qysh s’po të vjen marre bre. S’po merrni vesh 30 herë e po flet këtu. Hec hin mrena edhe mos fol pa lidhje”.

Izmaku reagoi duke thënë se vlerëson përpjekjet për një qasje ndryshe dhe pret një ndryshim më serioz në politikë.

“I vlerësoj përpjekjet për një qasje më ndryshe dhe po pres me parë diçka më serioze, vet fakti që është më serioze unë pres një ndryshim”, ka thënë Izmaku.

Përplasje nervash para Kuvendit – Zemaj-Kocit: “Hera e parë dhe e fundit që më pengon”

0

Avokati Arianit Koci ka zhvilluar edhe sot një aksion simbolik para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke vendosur një fjongo të kuqe në hyrje të ndërtesës për të bllokuar simbolikisht hyrjen.

Gjatë këtij veprimi, ai është përplasur verbalish me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, i cili po jepte një deklaratë për media. “Kryje punën”, i tha Koci-Zemajt.

“Hera e parë e mramtë që me pengon. Çka bën me tjerët o punë e jotja”, ia ktheu Zemaj.

Zemaj: Ngërçi politik zgjidhet vetëm me konsensus ndërpartiak

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, para nisjes së seancës konstituive, ka thënë se vetëm konsensusi politik e zgjidh ngërçin e krijuar në kuvend.

“Është e kuptueshme që vetëm konsensusi mes partive e zgjedh këtë ngërç politik. Ne kemi qenë të qartë në propozimin tonë kur është paraqitur që të kemi tejkalim të kësaj krize institucionale, dhe propozimi nuk ka qenë sa për të blerë kohë qysh mundet LVV ta pasqyrojë, por t’iu japim qytetarëve mundësi…”, tha ai.

Ai tha se refuzim kanë nga LVV, ndërsa partitë tjera kanë qenë të “rezervuara”.

Kurti shmang përballjen – edhe sot hyn nga dera anësore e Kuvendit

0

Kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe sot është futur nga dera prapa e Kuvendit.

Ai ka ikur nga gazetarët dhe ka hyrë nga ana e parkingut të Presidencës.

Njëjtë kishte vepruar edhe në seancën e fundit.

Bajqinovci: Koalicioni me PDK-në nuk përjashtohet, por ata duhet të jenë ende në opozitë

0

Partia Demokratike e Kosovës “duhet të jetë në opozitë edhe për disa vjet”, tha Mefail Bajqinovci, deputet i Vetëvendosjes.

Kjo pyetur për një koalicion eventual mes Vetëvendosjes dhe PDK-së.

“Me PDK-në nuk duhet të kemi koalicion, ata duhet të jenë në opozitë për disa vjet. Ne kemi kërkesë nga elektorati që jo me PDK-në. Ia dimë PDK-së historinë për 15 vjet”, tha ai në intervistë në “Blic”.

Por, tha ai, “nuk thashë që është pamundshme”.