spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
09:48
Home Blog Page 978

Nga lufta në paqe: 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës

0

Sot bëhen 26 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, e cila edhe i dha fund luftës në Kosovë.

Pas kësaj marrëveshje, Serbia ishte e detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 10 mijë njerëz janë vrarë, rreth 5 mijë të tjerë të zhdukur dhe mbi 1 milion shqiptar të zhvendosur.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Parashikimi i motit për sot

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.

Sot bëhen 4 muaj nga zgjedhjet e fundit në Kosovë

Plot katër muaj që nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, vendi ende nuk ka institucione të konstituuara dhe nuk duket as afër ta kalojë krizën politike

Ndonëse natën e zgjedhjeve Albin Kurti doli në shesh dhe tha se qeverinë do ta krijojë vetë, pa ‘hajvanat’ e opozitës, kjo si duket mbeti veç një dëshirë.

Prej 15 prillit e deri më sot, Kuvendi është mbledhur pothuajse 30 herë për ta konstituuar veten, por pa sukses. Fillimisht pati probleme për verifikimin e mandateve meqë Kurti dhe vartësit s’kishin dhënë dorëheqje, por kjo u kalua shpejt.

Ngecja kryesore erdhi te propozimi i VV-së për kryetare të Kuvendit, ku ministrja-deputete Albulena Haxhiu u refuzua disa herë nga deputetët.

Pas dështimeve të njëpasnjëshme, VV e ndërroi taktikën duke mos e vënë emrin e saj si propozim, por duke kërkuar votim të fshehtë. Meqë komisioni për votim të fshehtë asnjëherë nuk e mori shumicën e thjeshtë të votave, Kuvendi ka ngecur aty.

Shihet qartë se partia e parë nuk i ka votat as për kryetar të Kuvendit dhe as për qeveri, ndërsa nuk pritet as sot dhe as ditëve në vijim që të ketë ndonjë ndryshim. Kosova ka ngecur në krizë politike, teksa vazhdojnë seanca e shkurtra çdo 48 orë.

Sot edhe një përpjekje për konstituim të Kuvendit

0

Sot deputetet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 29-ën herë për të vazhduar seancën konstituive të nisur më 15 prill, në përpjekje për të përmbyllur konstituimin e organit ligjvënës.

Vazhdimi i seancës është paraparë të nisë në orën 11:00.

Në vazhdim e seancës që është mbajtur të shtunën është bërë e 20-ta herë radhazi që deputetët nuk kanë pasur kuorum për ta formuar Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Përfaqësues të pushtetit e opozitës së deritashme ia bartën sërish njëri-tjetrit përgjegjësinë për bllokadën e krijuar.

Pas dështimit të se shtunës kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, që ka dështuar që të zgjidhet në pozitën e kryetares së Kuvendit për 6 herë radhazi, ka insistuar se partia e saj i ka votat për ta formuar Qeverinë.

Por, këto vota LVV duhet t’i sigurojë tek partitë opozitare mirëpo ato deri tash nuk kanë pohuar se kanë marrëveshje me partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Krahasuar me vitin e kaluar, çmimet e konsumit janë ndjeshëm më të larta

0

Tre për qind janë më të larta çmimet e konsumit sivjet, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këto statistika i ka publikuar së fundmi Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Por, pavarësisht shifrave zyrtare, qytetarët konsiderojnë se çmimet po bëhen të papërballueshme.

Nëpër rrugët e qytetit të Prishtinës, qytetarët largohen nga marketet me qese gjysmë të mbushura. Jo sepse raftet janë bosh, por sepse buxhetet e tyre nuk përballojnë barrën e ngritjes së çmimeve.

Qytetarët e intervistuar thonë se rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës po prek gjithçka, por më së shumti ushqimet bazë.

“Çmimet janë shumë, shumë të shtrenjta. Nuk na mbeten para në kuletë dhe as ushqimin nuk mundemi ta blejmë aq sa na nevojitet, sepse nuk kemi buxhet dhe nuk kemi të ardhura.”

“Çmimet nuk janë në rregull. Për çdo ditë ndryshojnë. Jam duke u çuditur se si po jeton ky popull”, thotë Arsim Canolli, qytetar.

“Po, janë të shtrenjta, sidomos ushqimi. Gjerat tjera nuk janë aq të shtrenjta, por ushqimi është shumë i kushtueshëm. Prandaj ka probleme në popullatë, sepse të gjitha të hollat po shpenzohen për ushqim”, thotë Muhamet Demiri, qytetar.

Nga qytetarët e zakonshëm, tek organizatat që mbrojnë të drejtat e konsumatorëve, shqetësimi është i përbashkët.

“Të gjitha çmimet në Republikën e Kosovës janë të stërngritura, të tepruara dhe shpeshherë manipulative. Ato kanë trajta spekulative dhe kjo ndikon negativisht edhe në prodhimin vendor. Për shkak të përpjekjes për të ndjekur çmimet e ngritura, prodhimi vendor humb hapin në garën ekonomike. Kështu, vazhdojmë të kemi 90 për qind importe dhe vetëm 10 për qind prodhim vendor. Do të duhej të ishte e kundërta”, tha Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori”.

Sipas tij, asnjë qeveri deri më sot nuk e ka vendosur qytetarin konsumator në qendër të politikave publike.

“Asnjë parti nuk e ka marrë seriozisht këtë çështje. Gjëja e parë që duhet të bëjë qeveria aktuale është ta njohë qytetarin konsumator. E dyta, të krijojë një treg funksional dhe e treta, të sigurojë zbatimin e ligjeve – nga një nivel -40 ta ngrisë në +100. Këto janë tri detyrat kryesore, nëse ka vullnet dhe aftësi për t’i realizuar”, shtoi Kaçaniku, raporton transmetuesi publik.

Ndërkohë, të dhënat më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 3 për qind në muajin prill 2025, krahasuar me prillin e vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, rritjet më të mëdha janë shënuar te kafeja, çaji, vajrat, mishi, energjia elektrike, si dhe produktet e qumështit dhe vezët. Krahasuar me muajin mars, çmimet janë rritur për 0.2 për qind. Ndërkohë, çmimet e karburanteve kanë shënuar ulje.

Kurti flet për sigurinë: Situata në Kosovë është përmirësuar dukshëm

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar shumë.

Kjo pasi siç thotë Kurit, siguria është shtrirë çdokund e gjithandej territorit dhe është shtuar si asnjëherë më parë.

“Duke ju falenderuar bashkërendimit institucional, bashkëpunimit profesional dhe ndërveprimit operacional, nga organet e inteligjencës, sigurisë dhe drejtësisë të shtetit tonë, siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit dhe është shtuar si asnjëherë më parë”, ka shkruar mes tjerash Kurti në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Inteligjenca e sigurisë nacionale në Kosovë

Duke ju falenderuar bashkërendimit institucional, bashkëpunimit profesional dhe ndërveprimit operacional, nga organet e inteligjencës, sigurisë dhe drejtësisë të shtetit tonë, siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit dhe është shtuar si asnjëherë më parë.

Si rezultat i masave dhe veprimeve të ndërmarra është siguria është përforcuar në vazhdimësi përgjatë viteve të fundit, veçanërisht në katër komunat në veri ku problemet e sigurisë ishin me të theksuara. Gjendja e sigurisë në veri ka qenë e rëndë për shkak të ndikimit dhe rolit të Serbisë por edhe masave të institucioneve të Republikës së Kosovës në të kaluarën të cilat ishin asimetrike me nivelin e kërcënimit.

Progresi përgjatë viteve në raport me zvogëlimin e ndikimit të Serbisë, përmirësimi i situatës së sigurisë në katër komunat në veri, garantimi i lëvizjes së lirë, operimit të bizneseve, fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit atje, kanë ndikuar në një ambient me të sigurt, jo vetëm në katër komunat veriore, por edhe në vendbanimet tjera me shumicë serbe.

Veriu i Kosovës nga një regjion me prani jo vetëm të terroristëve dhe kriminelëve serbë, por edhe një nga lokacionet më proruse, tashmë është stabilizuar dukshëm. Stabilizimi i situatës në këtë pjesë, ka ndikuar pozitivisht përveç sigurisë së përgjithshme të Republikës së Kosovës edhe në atë rajonale.

Aspektet kryesore ku ka pasur progres të vazhdueshëm dhe thelbësor :

– Reduktimi i kapaciteteve destabilizuese të Serbisë në Kosovë (në veri dhe në pjesë tjera të vendit tonë);

– Përmirësimi i situatës së sigurisë;

– Largimi i barrikadave dhe pamundësimi i rivendosjes së tyre;

– Luftimi i grupeve kriminale dhe terroriste;

– Neutralizimi i mekanizmave ilegal të kontrolluar nga Serbia që kanë monitoruar dhe raportuar për aspekte të sigurisë në veri;

– Sundimi i rendit dhe ligjit që solli edhe forcimin e sovranitetit;

– Fillimi i procesit të formalizmit dhe zgjerimit të ekonomisë në veri të vendit;

– Luftimi i kontrabandës dhe mbyllja  e rrugëve ilegale;

– Mbyllja e strukturave ilegale;

– Shpallja e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste;

– Kundërvënia e suksesshme ndaj sulmit agresor dhe terrorist në Banjskë (24.09.2023), ditën  e sulmit dhe më pas, përfshirë konfiskimin e armatimit dhe ngritjen e aktakuzës;

– Menaxhimi efikas i dëmeve nga sulmi terrorist ndaj infrastrukturës vitale, kanalit të furnizimit me ujë Ibër-Lepenc (29.11.2024);

– Arrestimi dhe procedimi i rasteve ndaj të përfshirëve në vepra kriminale dhe terroriste në veri, shpallja në kërkim e shumë personave të dyshuar për sulme dhe mandej arratisja e tyre për në Serbi;

– Dekonspirimi i aktiviteteve agresive/provokuese të Serbisë përgjatë vijës kufitare (lëvizjet e ushtrisë dhe mjeteve ushtarake);

– Ulja graduale e incidenteve dhe sulmeve në veri, me theks të veçantë nga viti 2024 e tutje.

Kërcënimi i lartë i Serbisë në terren, është reduktuar gradualisht, si pasojë e neutralizimit të mekanizmave destabilizuese të saj. Masat e vazhdueshme dhe efektive kanë bërë që të arratisen jashtë kufijve të Kosovës pjesëtarët e grupeve terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” si dhe pjesëtarë të strukturat ilegale, atyre të sigurisë, pjesëtarët e grupeve kriminale dhe të organizatave ekstremiste të lidhura me Serbinë dhe Rusinë. Lokalizimi dhe konfiskimi armatimit të konsiderueshëm në veri ka ndikuar pozitivisht në siguri.

Arrestimi i 5 bashkëpunëtoreve të fshehtë të shërbimeve të inteligjencës së Serbisë (2024-2025), ka rritur sentimentin e sigurisë edhe te qytetarët dhe njëkohësisht ka ngritur besimin e tyre tek institucionet e sigurisë.

Zgjedhjet e fundit parlamentare kanë shënuar rritje të pluralizmit politik në mesin e subjekteve politike serbe. Ndërhyrja e Serbisë (për shkak të kufizimit të mundësive për veprim), ka ndryshuar formë – nga vrasjet dhe brutaliteti fizik ndaj kundërshtarëve politikë e votuesve në kushtëzime financiare e presione të tjera më të buta. Kjo ka rezultuar edhe në rezultat elektoral, ku më shumë se 20 % e serbëve tashmë nuk e kanë votuar “Listën Serbe”, si instrument të Beogradit, kurse në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk i kontrollon më 10 mandatet e ulëseve të rezervuara.

Tashmë Serbia ka humbur forcën destabilizuese që kishte më parë, përkatësisht  nuk ka më mekanizma të fortë kërcënues brenda Kosovës. Të tillët kanë mbetur përgjatë kufirit (Forcat e Armatosura të Serbisë dhe Policia), e sporadikisht, në pika afër kufirit, janë të pranishëm edhe pjesëtarë të organizatave terroriste e grupeve kriminale. Serbia vazhdon të paraqes kërcënim të lartë për Kosovën si shtet armiqësor që shfrytëzon mekanizmat e sigurisë, grupet terroriste dhe kriminale, dezinformacionin dhe fushatat propaganduese, kërcënimet tjera hibride, për të cenuar sigurinë dhe interesat e Kosovës.

Grupet e fuqishme kriminale serbe në veri janë luftuar suksesshëm, gjersa janë mbyllur rrugë ilegale, janë shkatërruar dhjetëra laboratorë të drogës në veri dhe është rritur monitorimi i vijës kufitare. Kjo ka dhënë rezultate në parandalimin e kontrabandës së mallrave, trafikimit të armëve, imigrantëve dhe dukurive të tjera kriminale. Trafikimi i lëndëve narkotike nga grupe kriminale që e shfrytëzojnë Kosovën si transit, pastrimi i parave dhe trafikimi i armëve, shfrytëzimi i grupeve kriminale nga Serbia për qëllime politike dhe të sigurisë, janë sfida të vazhdueshme që ndërlidhen me krimin e organizuar.

Përkundër intensifikimit të luftës hibride nga Serbia dhe Rusia, institucionet relevante kanë shtuar bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve, në kundërvënie ndaj tyre.

Ka pasur në vazhdimësi operacione që janë zhvilluar më qëllim të detektimit dhe parandalimit të sulmeve të ndryshme në veri dhe pjesë tjera të vendit.

Është luftuar suksesshëm radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi me motive fetare. Niveli i kërcënimit nga sulmet e tilla terroriste është i ulët, pa asnjë sulm të regjistruar. Ndërsa, niveli i kërcënimit nga përhapja e rrymave radikale mbetet i mesëm, me tendenca të rritjes, si pasojë e operimit të disa “mesxhideve ilegale”, përpjekjeve për konsolidim të disa grupeve, radikalizmit të gjeneratave të reja nga radikalizmi online, radikalizmi i shtetasve tanë në diasporë, radikalizmi në burgje si dhe angazhimi i shteteve dhe qarqeve jomiqësore në përhapjen e rrymave radikale dhe propagandimin kundër Kosovës.

Është parandaluar influenca malinje e shteteve dhe qarqeve jomiqësore si Rusia, Kina dhe Irani. Ndikimi i tyre në Kosovë është më i ulti në rajon dhe më gjerë. Në aspektin e jashtëm, prania e lartë e Rusisë në Serbi si dhe sinkronizimi i aktiviteteve kundër Kosovës, puqja e interesave mes tyre për destabilizim të rajonit, po ndikojnë që kërcënimi nga Rusia të mbetet i lartë.

Është shënuar avancim i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar me impakt në sigurinë nacionale. Është rritur ndjeshëm komunikimi dhe koordinimi i aktiviteteve në mes të institucioneve të sigurisë, institucioneve të tjera relevante dhe aktorëve tjerë. Ka vazhduar bashkëpunimi i afërt me partnerët rajonalë dhe ata strategjikë, në fushën e inteligjencës, të sigurisë dhe të mbrojtjes. AKI ka zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar, përfshirë vendosjen e kontakteve të bashkëpunimit me agjenci përkatëse në kuadër të BE-së, NATO-s dhe më gjerë;

Avancimi i kapaciteteve të institucioneve të mbrojtjes, inteligjencës dhe sigurisë (humane, teknike, teknologjike), ka ndikuar pozitivisht në përforcimin e sigurisë nacionale, ballafaqimin e suksesshëm me sfidat e sigurisë, detektimin dhe parandalimin e kërcënimeve, si dhe hetimin e rasteve të ndryshme, me impakt për sigurinë.

Në vijim keni një listë të vendimeve dhe veprimeve të institucioneve me mandat ekzekutiv dhe legjislativ, të cilat kanë pasur ndikim pozitiv në përforcimin e sigurisë nacionale. Në pjesë më të madhe të operacioneve të institucioneve të sigurisë si dhe trajtimit të temave të tjera me interes, AKI ka ofruar kontribut të vazhdueshëm, përmes strukturave të specializuara në fushën e analizës, operativo-teknike si dhe kundërvënies ndaj kërcënimeve hibride.

Vdekja e të riut nga Vitia – Policia: Nuk ishte pasojë e aksidentit

0

I. H., 26-vjeçar nga Pozherani i Vitisë ka humbur jetën sot në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Për këtë ngjarje tragjike, Policia ka dhënë detaje shtesë, duke informuar se pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, “është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit”.

Rasti është hapur si “hetim mbi vdekjen”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç.

Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si: “Hetim mbi vdekjen”.

Për informata shtesë, do të njoftoheni pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonal.

Sara harron Ledrin, zbulohet i dashuri i ri i saj

0

Sara Hoxha duket se ka nisur një histori të re dashurie pas ndarjes me reperin, Ledri Vula.

Fillimisht u raportua se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë shumë të njohur në rrethet e Tiranës, por duket se tani kemi një ide se për kë bëhet fjalë.

“Sekretin” e ka zbuluar Instagrami, shkruan boldnews.

Në të njëjtin vend, duke shijuar detin në këtë fundjavë, Sara Hoxha është parë me Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin.

Ai ka publikuar një foto nga bregu i detit, ndërsa nga i njëjti vend ka publikuar edhe Sara.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet se dyshja mund të jenë në një romancë me njëri-tjetrin, por nuk përjashtohet as mundësia që mund të kenë shkuar bashkë si pjesë e një grupi shoqëror.

Megjithatë ka raportime se dyshja janë parë bashkë prej muajsh dhe tashmë kanë nisur që të frekuentojnë hapur të njëjtat vend.

Mesa duket, Sara ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga reperi Ledri Vula, me të cilin ka edhe një vajzë, të quajtur Poem.

Rusia pretendon se mori një rajon në Ukrainë, kjo e fundit vazhdon sulmet me dronë

0

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të dielën se forcat e saj kishin arritur në skajin perëndimor të rajonit të Donetskut, një nga katër provincat që Rusia aneksoi ilegalisht në vitin 2022, dhe se trupat po “zhvillonin ofensivën” në rajonin fqinj të Dnipropetrovskut.

Kjo do të ishte hera e parë që trupat ruse do të hynin në rajon në luftën më shumë se trevjeçare.

Nga ana tjetër Ukraina e ka mohuar këtë pretendim.

Përparimi i Rusisë do të shënonte një pengesë të rëndësishme për forcat tashmë të sforcuara të Ukrainës, ndërsa bisedimet e paqes mbeten të bllokuara dhe trupat ruse kanë bërë përparime graduale gjetkë.

Forcat e Putinit duket se janë gjithashtu vetëm pak kilometra larg qytetit të Sumy-t, tri vjet pasi Ukraina i detyroi të largoheshin nga rajoni verior.

Në zhvillimet tjera, një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në sulmet ajrore ruse në rajonin lindor të Ukrainës, Kharkiv.

Këto sulme erdhën pas sulmeve ruse që shënjestruan kryeqytetin rajonal të shtunën.

Policia rajonale në Kharkiv tha të dielën se numri i të vdekurve nga sulmet e së shtunës ishte rritur në gjashtë persona. Më shumë se dy duzina të tjerë u plagosën.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë të dielën se Rusia qëlloi gjithsej 49 dronë dhe karrem shpërthyes dhe tre raketa gjatë natës. Dyzet dronë u rrëzuan ose u bllokuan elektronikisht.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kanë rrëzuar 61 dronë ukrainas gjatë natës, përfshirë edhe pranë kryeqytetit.

Pesë persona u plagosën të dielën në një sulm me dron ukrainas në një parking në rajonin Belgorod të Rusisë, sipas guvernatorit rajonal Vyacheslav Gladkov.

Dy persona u plagosën kur një sulm me dron ukrainas shkaktoi një zjarr në një fabrikë kimike në rajonin Tula, thanë autoritetet lokale.

Autoritetet ruse thanë të dielën në mëngjes se aeroportet Vnukovo dhe Domodedovo, dy aeroporte ndërkombëtare që i shërbejnë Moskës, pezulluan përkohësisht fluturimet për shkak të një sulmi me dron ukrainas.

Më vonë gjatë ditës, Domodedovo ndaloi përkohësisht fluturimet për herë të dytë, së bashku me aeroportin Zhukovsky.

Pse stomaku rritet me moshën?

0

Dhjami i barkut nuk është vetëm një problem estetik, por edhe një rrezik serioz për shëndetin që rritet me moshën.

Një hulumtim i ri nga shkencëtarët e qendrës prestigjioze amerikane të kërkimit “City of Hope” dhe Universitetit të Kalifornisë (UCLA) zbulon pse është barku ai që vuan më shpesh me kalimin e viteve.

Hulumtimet tregojnë se trupi jo vetëm që zgjeron qelizat dhjamore ekzistuese, por gjithashtu krijon në mënyrë aktive të reja, veçanërisht tek të moshuarit.

Fajtori kryesor është një grup specifik i qelizave staminale, të quajtura qeliza CP-A, të cilat aktivizohen me plakjen dhe nxisin krijimin e depozitave të reja të yndyrës në indin e bardhë dhjamor.

Mekanizëm biologjik, jo vetëm kalori
“Njerëzit shpesh humbasin masë muskulore dhe shtojnë yndyrë, edhe nëse pesha e tyre trupore nuk ndryshon”, shpjegon Profesor Dr. Qiong Annabel Wang, bashkautore e studimit.

“Plakja aktivizon një proces që çon në formimin e qelizave të reja dhjamore në rajonin e barkut”.

Shkencëtarët e lidhin këtë proces me një molekulë të quajtur LIFR (Receptori i Faktorit Frenues të Leukemisë).

Ndërsa organizmat e rinj nuk varen nga ky sinjal, tek ata më të vjetër është thelbësor për prodhimin e yndyrës.

Dëshmi përmes eksperimenteve mbi kafshët dhe qelizat njerëzore
Në një seri eksperimentesh, qelizat staminale nga minjtë e moshuar u transplantuan te minjtë e rinj, dhe ata vazhduan të krijonin qeliza të reja yndyrore me të njëjtin ritëm. Në të kundërt, qelizat nga minjtë e rinj nuk treguan aktivitet të ngjashëm te organizmat e moshuar.

Sipas Dr. Adolfo Garcia-Ocaña, drejtor i departamentit të endokrinologjisë molekulare në City of Hope, kjo është hera e parë që shkenca ka konfirmuar se plakja rrit aftësinë e indit dhjamor për t’u rritur dhe zgjeruar .

Pasojat shëndetësore
Dhjami i barkut shoqërohet me: Rritje të rrezikut të diabetit të tipit 2 , sëmundjeve të zemrës dhe sindromës metabolike .

Kjo e bën zbulimin jo vetëm të rëndësishëm për të kuptuar plakjen, por edhe potencialisht revolucionar në zhvillimin e terapive kundër obezitetit dhe sëmundjeve kronike .

Ekipi i hulumtimit beson se synimi i qelizave CP-A dhe rrugës së sinjalizimit LIFR mund të çojë në ilaçe të reja që parandalojnë akumulimin e dhjamit të barkut.

Kjo mund të nënkuptojë jetëgjatësi më të madhe, shëndet më të mirë dhe kontroll të peshës tek popullata e moshuar.