spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
20:52
HomeKulturëBlushi promovon në Berat librin “Parajsa Artificiale”

Blushi promovon në Berat librin “Parajsa Artificiale”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shkrimtari dhe gazetar i mirënjohur Ben Blushi ka promovuar në qytetin e Beratit librin e tij të ri, “Parajsa Artificiale”.

Në prani të libërdashësve, Bushi në një bashkëbisedim me publikun jep detaje për librin që eksploron teknologjinë dhe ndikimin e saj në jetën e individëve dhe shoqërisë.

- Advertisement -

Ky libër është një reflektim i rëndësishëm mbi evolucionin e botës moderne, ku teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë bërë pjesë integrale e përditshmërisë.

Në “Parajsa Artificiale”, Blushi përshkruan 24-orë nga marrëdhënia e një çifti, elemente të trillimit dhe realitetit, duke ofruar një pasqyrë të errët, por gjithashtu të mundshme, për mënyrën sesi do të evoluojnë shoqëritë në të ardhmen nën ndikimin e teknologjisë.

- Advertisement -

I ndarë në dy pjesë: “Ferri dhe parajsa”, romani shfaq disa skenarë të një të ardhme të afërt.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat