spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:47
HomeKosovaZgjedhjet 2025Blushi: Si ka mundësi që asnjë nga partitë e Kosovës nuk premton...

Blushi: Si ka mundësi që asnjë nga partitë e Kosovës nuk premton bashkimin me Shqipërinë?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Publicisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se ka bërë sot fotografi nëpër Prishtinë.

Blushi shprehet se ka parë nëpër rrugët e Prishtinës postera të ndryshëm, ku një ndër ta ishte edhe “Punëtore e punëtorë organizohuni”.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti

Blushi shtron pyetjen sesi ka mundësi që asnjë nga partitë politike në Kosovë nuk e premton bashkimin Kombëtar me Shqipërinë.

- Advertisement -

Sipas Blushit, kjo është gjëja më e pakuptueshme në këto zgjedhje.

Postimi i plotë:

ZGJEDHJET NË KOSOVË

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Nuk kuptohet mirë kush fiton dhe kush humb prandaj dola nëpër Prishtinë për të bërë fotografi dhe për të kuptuar pak më shumë.

Nga qindra shkrepje zgjodha të postoj këtë foto, në të cilën një votues po mendohet ndërkohë që dikush ka shkruar në mur një parullë sindikaliste që thotë, Punëtore e Punëtorë Organizohuni.

Nuk e di çfarë ndikimi kanë në këto zgjedhje premtimet e ndryshme, por ajo që më habit është si ka mundësi që asnjë nga partitë e Kosovës nuk premton Bashkimin me Shqipërinë.

Kjo është gjëja më e pakuptueshme në këto zgjedhje.

Pse kosovarët duan të jetojnë vetëm?

Ndoshta do kuptohet nesër.

Ose ndoshta jo, nuk do kuptohet as nesër.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat