
KF Dukagjini ka bërë një lëvizje të madhe në afatin kalimtar duke prezantuar portierin 23-vjeçar, Egzon Lekaj, si përforcimin më të ri të skuadrës. Ish-portieri i Besës së Pejës pritet t’i japë ekipit nga Klina siguri dhe stabilitet në portë në sezonin e ri.
Lekaj, i cili njihet për refleksin e tij dhe shpirtin luftarak, është shprehur i entuziazmuar për këtë kapitull të ri: “Nga sot e tutje pjesë e klubit KF Dukagjini. Faleminderit klubit dhe stafit teknik për besimin. Shpresoj të arrijmë objektivat së bashku.”

Pas përfundimit të kontratës me FC Besa-Peja, portieri i ri ka falënderuar ish-klubin për bashkëpunimin, duke u uruar suksese të gjithëve.
Me këtë përforcim, Dukagjini dërgon sinjal të qartë: sezoni i ri po fillon me ambicie të larta dhe synim për rezultate të mëdha!