spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:01
HomeSport"Bombë" në Real Madrid, shkon Ancelotti, por kush do jetë pasuesi?

“Bombë” në Real Madrid, shkon Ancelotti, por kush do jetë pasuesi?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në shtëpinë e Real Madrid nuk ka qetësi.

Pavarësisht se “Los Blancos” nuk do të luajnë këtë fundjavë, pasi La Liga ka shtyrë zyrtarisht ndeshjen Valencia-Real Madrid, për shkak të tragjedisë së përmbytjeve në Valencia, sërish mediat spanjolle kanë në qendër të vëmendjes zhvillimet më të fundit tek klubi mbretëror.

- Advertisement -

Kështu orët e fundit, po flitet gjithmonë e më shumë, për trajnerin e ri të Real Madrid, me teknikun Carlo Ancelotti, që me shumë gjasa do të ketë sezonin e tij të fundit në drejtimin e madrilenëve.

Në Spanjë janë të sigurtë se pasuesi i Ancelottit do të jetë trajneri aktual i Leverkusenit, Xabi Alonso.

- Advertisement -

Ish-mesfushori madrilen do të rikthehej në këtë mënyrë tek ish klubi i tij, me të cilin ka luajtur si futbollist për 5 sezone.

Ndërkohë po këto media flasin se edhe aventura e Ancelotti me ekipin madrilen nuk do të përfundojë këtu, pasi në nderim të gjithë trofeve që italiani i ka dhuruar klubit ndër vite, Florentino Perez duket se do ta propozojë si ambasadorin më të ri të klubit.

Ndërkohë arsye për të rikthyer buzëqeshjen edhe për sulmuesin brazilian Vinicius.

I zhgënjyer për mosfitimin e “Topit të Artë”, klubi i tij Real Madrid do ta “ngushëllojë” në një farë mënyre Viniciusin, duke i ofruar rinovimin e kontratës brazilianit, e cila skadon në 2027.

Ende nuk dihen detajet e kontratës së re të Vinicius, por ajo që dihet me siguri është fakti që prej disa muajsh drejtuesit madrilenë kanë nisur kontaktet me agjentin e lojtarit, me Vinicius që do ta mirëpriste me shumë dëshirë një zgjatje të qëndrimit të tij në Madrid.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat