spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
00:29
HomeRajoniShqipëriaBora mbulon malin e Tomorit, duke krijuar një pamje piktoreske

Bora mbulon malin e Tomorit, duke krijuar një pamje piktoreske

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në këto ditë dimri bora ka mbuluar malin e Tomorit, duke ofruar një pamje piktoreske.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga statuja e Abaz Aliut në malin e Tomorit.

- Advertisement -

“Kartolinë nga mali i Tomorit”, shkruan Rama.

Tyrbja e Abaz Aliut ndodhet në malin e Tomorit, i cili është një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh.

- Advertisement -

Çdo fundgushti nga data 20 deri në datën 25, në këtë vend organizohet një ritual dhe një festë madhështore nga besimtarët e sektit bektashi, e cila përbën festën më të rëndësishme të vitit.

Mali i Tomorit shtrihet në verilindje të qytetit të Çorovodës, në një largësi rreth 20-25 km dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të raftingut në kanionet e Osumit.

Nën këmbët e Tomorit, rrjedh Lumi Osum që duke zbritur nga terrene tepër malore ka krijuar kanionet e famshme të tij tepër të vizituara, sidomos gjatë stinës së verës.

Por, jo vetëm kanionet, në këtë itinerar gjenden dhe disa objekte kulti të feve kristiane e bektashiane dhe monumente të natyrës dhe të kulturës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat