spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
06:10
HomeKosovaPrishtinaBorë e akull, mbyllet rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë

Borë e akull, mbyllet rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për shkak të reshjeve të borës dhe krijimit të akullit, rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë është mbyllur për qarkullim.

Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor që lidh lagjen e “Muhaxherët” në Prishtinë, është ndërprerë përkohësisht, për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

- Advertisement -

Nga qytetarët kërkohet që të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin rrugë alternative, deri në njoftimin e radhës për rihapjen e saj.

Drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka bërë thirrje të dielën të gjithë ngasësve në vend për kujdes në trafik. Pas reshjeve të shumta të shiut, tani në vendin tonë po mbretëron një mot me kryesisht me borë dhe me temperatura të ulëta, raporton KosovaPress.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat