spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
05:46
HomeRajoniShqipëriaBorë në veri të Shqipërisë, Policia: Automjetet të pajisen me goma dimërore...

Borë në veri të Shqipërisë, Policia: Automjetet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Shtetit apeloi sot drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes për shkak të përkeqësimit të motit kryesisht në Dibër, Kukës e Shkodër.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera.

- Advertisement -

Policia thekson se është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore.

Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.

- Advertisement -

“Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës”, thekson Policia.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat