Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur për Planin e Zgjerimit të bllokut për vitin 2025, ku edhe ka përmendur si pjesë të saj edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka thënë se në qendër të Planit të Zgjerimit e kanë vënë sundimin e ligjit.
“Tani ne po kërkojmë gjithashtu një lidhje të fortë në politikën e sigurisë së jashtme, duke përfshirë partnerët tanë në prioritetet tona kryesore, duke qëndruar zyrtarisht dhe duke mbrojtur vlerat tona për të siguruar stabilitetin rajonal. Sepse unioni ynë nuk duhet të jetë më i madh, por duhet të rritet duke u fuqizuar, mund të jesh më i madh apo më i gjerë, por nuk mund të jesh më i fuqishëm. Ne i duam të dyja ne duam të përfshijmë fqinjët tanë, dhe të bëhemi të gjithë së bashku të fortë”.
Borrel ka pasur disa fjalë edhe për Serbinë dhe lidhjet e saj me Rusinë, por pa ia përmendur emrin.
“Nuk mund të ruani lidhjet me Rusinë ose të përpiqeni të bëni biznes si zakonisht, dhe të prisni që vendi juaj të jetë pjesë e BE-së. Është një gjë apo tjetra. Me kalimin e viteve, ne kemi parë se një bashkëpunim i zakonshëm për politikën e sigurisë së jashtme, është treguesi më domethënës i faktit se kandidati vlerëson vlerat tona dhe orientimet tona gjeopolitike”.
Ndërkohë, ka listuar vendet tjera të Ballkanit Perëndimor që po mbështesin politikat e BE-së, e ku ka përfshirë edhe Kosovën.
“Disa nga partnerët tanë që janë plotësisht dhe rreshtohen me politikën tonë të përbashkët të sigurisë së jashtme, mund të përmend Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjën e Kosovës, i cili është duke u rreshtuar vullnetarisht”, ka thënë Borrell.