spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
01:13
HomeBotaBota reagon për marrëveshjen e paqes, Izraeli vazhdon bombardimet në Gaza

Bota reagon për marrëveshjen e paqes, Izraeli vazhdon bombardimet në Gaza

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Derisa e gjithë bota sytë i kishte tek marrëveshjen e arritur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, në Gaza janë raportuar shpërthime nga bombardimet e ushtrisë izraelite.

Mediat raportojnë se ushtria izraelite që ndryshe njihet shkurt si IDF, i ka paralajmëruar banorët e Gazës të mos kthehen në zonat që janë ende zona aktive luftimesh.

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka shprehur gatishmërinë për dërgimin e trupave ushtarake për ruajtjen e paqes atje.

“Italia, e cila gjithmonë e ka mbështetur planin e SHBA-së, është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të konsoliduar armëpushimin, për të ofruar ndihmë të re humanitare dhe për të marrë pjesë në rindërtimin e Gazës. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të dërgojmë trupa nëse krijohet një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare për të ribashkuar Palestinën”, tha ai.

- Advertisement -

Qeveria e Izraelit parashihet të mblidhet sot rreth orës 14:00 sipas kohës së Jerusalemit dhe nëse miraton zyrtarisht marrëveshjen, do të hyjë në fuqi një armëpushim.

Ndërsa, SHBA-të kanë thënë se të gjithë pengjet e mbetura izraelite do të lirohen të hënën.

Duke folur nga India, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e quajti marrëveshjen një moment “lehtësimi të thellë” dhe shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë “hapat thelbësorë dhe të menjëhershëm” të armëpushimit.

Ai shtoi se shpreson që kjo të jetë një “rrugë e qëndrueshme drejt një paqeje afatgjatë”.

Kurse presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar se Turqia do të monitorojë nga afër zbatimin e saj të rreptë.

Ai gjithashtu tha se është “i kënaqur” që negociatat “kanë rezultuar në një armëpushim në Gaza”, duke theksuar se “edhe Turqia ka kontribuar”.

“Me këtë rast, përshëndes me dashurinë time më të përzemërt vëllezërit dhe motrat e mia palestineze, të cilët kanë vuajtur vuajtje të papërshkrueshme gjatë dy viteve të fundit. Zoti i bekoftë shpirtrat e martirëve tanë dhe u dhëntë atyre vende në qiell”, shkroi Erdogan.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat