spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
05:08
HomeKulturëBotim i rrallë mbi artin italian modern në fondin e Bibliotekës Kombëtare...

Botim i rrallë mbi artin italian modern në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në fondin e Arteve Bashkëkohore të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” ruhet një nga veprat më të rëndësishme të kritikës së artit italian të shekullit XX: libri “Pittura italiana moderna: idea per una storia” i Umberto Apollonio, botuar në vitin 1950 nga shtëpia botuese Neri Pozza në Venecia.

Ky botim konsiderohet një tekst themelor për studimin e pikturës italiane moderne, pasi autori – kritik dhe historian i njohur i artit – trajton në mënyrë analitike zhvillimet estetike, rrymat kryesore dhe artistët që formësuan identitetin e artit modern në Itali gjatë dekadave të para të shekullit XX.

- Advertisement -

Vepra shoqërohet me ilustrime të shumta të veprave përfaqësuese, duke e kthyer librin jo vetëm në një studim teorik, por edhe në një dokument vizual të rëndësishëm për artdashësit dhe studiuesit.

Ky titull i rrallë, tashmë pjesë e fondit të veçantë të Bibliotekës Kombëtare, dëshmon për pasurinë e trashëgimisë që institucioni ruan dhe vlerëson në funksion të kërkimit shkencor dhe të studimit të arteve bashkëkohore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat