spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:51
HomeKulturëBotohet në Slloveni romani “Një fije shprese, një fije shkrepëse” i Ag...

Botohet në Slloveni romani “Një fije shprese, një fije shkrepëse” i Ag Apollonit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Romani i Ag Apollonit, “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, përkthyer në gjuhën sllovene nga përkthyesi i njohur Nikollë Berishaj, është botuar në Slloveni nga KUD Sodobnost International.

Pas botimeve në gjuhën holandeze, angleze, gjermane, malazeze, rumune dhe franceze, romani i Apollonit tashmë gjendet i botuar edhe në gjuhën sllovene. Në gjuhën shqipe ky roman dokumentar u botua më 2020 dhe deri tani është përkthyer në shtatë gjuhë.

- Advertisement -

Romani flet për tragjedinë e luftës, duke u fokusuar në historitë e dy nënave kosovare, te njëra që gjatë luftës ka humbur katër djemtë dhe burrin, dhe te tjetra që, pak ditë pasi iu kthyen mbetjet e dy djemve, bëri vetëvrasje.

Ky roman është ribotuar shumë herë në Kosovë, është shpërblyer si romani më i mirë i vitit 2020, dhe është vlerësuar nga emra të njohur të kritikës shqiptare dhe të huaj. Gjithashtu, vitin e kaluar është dramatizuar dhe inskenuar në Athinë.

- Advertisement -

Apolloni është autor edhe i shumë veprave të tjera të vlerësuara me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të përkthyera në gjuhë të ndryshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat